Albania Online WebStudio Internet Service Provider
 :: Miresevini ne WebSitin zyrtar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

 

Veprimtaritė Ndėrkombėtare pėr vitin 2008
 

50 vjetori i Kėshillit Kushtetues Francez, 3 dhe 4 nėntor 2008

Me 3 nėntor 2008, Kryetari Vladimir Kristo mori pjesė nė veprimtaritė e ditės sė parė tė ceremonive qė zhvillohen nė Paris nė kuadėr tė 50 vjetorit tė krijimit tė Kėshillit Kushtetues tė Francės. Nė fjalėn e hapjes, Presidenti francez Nicola Sarkozy evokoi njė aspekt krejtėsisht tė ri tė reformės kushtetuese tė kohėve tė fundit, duke theksuar se kjo reformė “... u lejon shtetasve tė kundėrshtojnė nė rrugė incidentale  kushtetutshmėrinė e ligjit para Kėshillit Kushtetues”, gjė qė gjer tani ka qenė e pamundur. Gjatė qėndrimit nė kėto veprimtari, Kryetari Kristo ka zhvilluar takime tė veēanta me z. Jean-Paul Costa, Kryetar i Gjykatės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, me z. Jean-Louis Debré, Kryetar i Kėshillit Kushtetues tė Francės, me z. Gianni Buquicchio, Sekretar i Komisionit tė Venecias, me pėrfaqėsues tė gjykatave kushtetuese tė Italisė, Bullgarisė, Maqedonisė, tė Greqisė (Kryetar i Gjykatės Supreme Administrative) etj. Gjatė takimit me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Gjykatės Kushtetuese tė Italisė u shkėmbyen mendime pėr konkretizimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit midis gjykatave kushtetuese tė tė dy vendeve.

Kryetari Kristo do tė marrė pjesė edhe nė punimet e tryezės sė rrumbullakėt tė gjykatave kushtetuese tė vendeve tė Mesdheut parashikuar pėr datėn 4 nėntor 2008. 

 

3-5 tetor 2008

Nė datat 3-5 tetor 2008, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Armenisė, nė bashkėpunim me Komisionin e Venecias organizoi Konferencėn e XIII Ndėrkombėtare tė Erevanit.

Kjo ėshtė njė Konferencė e pėrvitshme, qė synon tė mbledhė nė njė tryezė debati dhe shkėmbimi profesional gjyqtarė dhe akademikė tė sė drejtės kushtetuese.

Tema e pėrzgjedhur kėtė radhė titullohej “Vlerat kryesore kushtetuese dhe praktika publike”.

Nė kėtė Konferencė, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė u pėrfaqėsua nga gjyqtari Sokol Berberi dhe kėshilltari ligjor Denar Biba (zyrtari ndėrlidhės i kėsaj gjykate me Komisionin e Venecias). Gjyqtari Berberi mbajti me kėtė rast temėn “Mbrojtja e vlerave kushtetuese nga shoqėria civile nėpėrmjet kontrollit kushtetues” e cila u vlerėsua nga tė gjithė pjesėmarrėsit, si pėr origjinalitetin ashtu edhe pėr kėndvėshtrimin e pa artikuluar nga tė tjerėt.

Konferenca ishte njė rast i shkėlqyer pėr shkėmbimin e pėrvojės, pasurimin doktrinar dhe njohjen personale ndėrmjet profesionistėve tė sė drejtės kushtetuese.

  (FOTO)               (FOTO)              (FOTO)

8 korrik 2008

Trupa gjyqėsore e Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, e kryesuar nga Kryetari i saj Vladimir Kristo gjendet pėr njė vizitė disaditore nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg.  Sot gjyqtarėt kushtetues shqiptarė janė pritur nga Kryetari i Gjykatės Evropiane tė tė drejtave tė Njeriut, zoti Jean-Paul Costa.

Gjatė bisedimeve ėshtė evidentuar dhe fakti i kėrkesave gjithnjė nė rritje tė individėve shqiptarė drejt Strasburgut. Kryetari Jean –Paul Costa vuri theksin nė nevojėn e marrjes sė masave nga shteti shqiptar pėr tė ekzekutuar vendimet pėrfundimtare tė gjykatave, nė mėnyrė qė nė Gjykatėn e Strasburgut tė shkojnė sa mė pak kėrkesa me objekt tė tillė.
 

19-21 qershor

Me ftesė tė Gjykatės Kushtetuese tė Malit tė Zi, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese Shqiptare, i kryesuar nga Kryetari i kėsaj Gjykate, zoti Vladimir Kristo  nga data 19-21 qershor zhvilloi njė vizitė zyrtare nė Malin e Zi. Gjatė vizitės u diskutua mbi probleme tė drejtėsisė kushtetuese dhe u shkėmbyen eksperiencat mes dy gjykatave. Delegacioni i Gjykatės Kushtetuese Shqiptare, ėshtė pritur  dhe nga President i Malit tė Zi, zoti Filip Vujanoviq.

(FOTO)      (FOTO)    (FOTO)    (FOTO)

 

2-7 Qershor 2008, Vilnius, Lituani

Nė Kongresin e XIV tė Konferencės sė Gjykatave Kushtetuese Europiane, qė u zhvillua nė Vilnius tė Lituanisė nė datat 2-7 Qershor 2008, morėn pjesė delegacione nga 39 vendet anėtare – anėtare tė plota tė Konferencės, njė delegacion nga anėtarėt e asociuar, mbikqyrės nga shtetet e Europės, Amerikės Qėndrore dhe Jugore. Azisė dhe Afrikės, si dhe tė ftuar nga Gjykatat e e Drejtėsisė dhe Gjykata e Shkallės sė Parė e Komuniteteve Europiane, Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut si dhe Komisioni Europian pėr Demokracinė pėrmes Ligjit (“Komisioni i Venecias”). Nė kėtė Kongres morėn pjesė dhe pėrfaqėsues tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė: Xhezair Zaganjori - Gjyqtar i Gjykatės Kushtetuese, Sokol Sadushi - Gjyqtar i Gjykatės Kushtetuese, Brunilda Bara - Drejtore e Drejtorisė sė Administratės Gjyqėsore tė Gjykatės Kushtetuese.

Tema e Kongresit tė XIV tė Konferencės, – “Probleme tė ometimit ligjor nė jurisprudencėn kushtetuese” – hartuar pėr problemin e kompetencės sė institucioneve tė drejtėsisė kushtetuese pėr tė diskutuar rreth kushtetutshmėrisė sė mungesave ligjore. Lidhur me kėtė, vendeve anėtare tė Konferencės u ishte shpėrndarė mė parė njė pyetėsor, ku, mbi bazėn e pėrgjigjeve tė ardhura nga raportet kombėtare tė vendeve anėtare, ishte hartuar mė pas njė raport i pėrgjithshėm lidhur me ketė problem. Nė raportin e pėrgjithshėm theksohej se formimi i doktrinės kushtetuese lidhur me mungesat legjislative reflekton njė tendencė tė pėrgjithshme tė drejtėsisė kushtetuese Europiane, qė konsiston nė forcimin e mbrojtjes sė bazave kushtetuese nė sistemin ligjor. Nė raportin e pėrgjithshėm theksohej se hetimi dhe konstatimi i ometimit ligjor ėshtė njė mjet i kontrollit kushtetues, gjė qė ndihmon nė sigurimin e supremacisė sė Kushtetutės, nė harmonizimin e sistemit ligjor si dhe nė njė mbrojtje me tė mirė tė tė drejtave kushtetuese dhe lirive tė individit.

Diskutimet e pjesėmarrėsve nė Kongres treguan pėr njė shumėllojshmėri tė praktikės sė institucioneve tė drejtėsisė kushtetuese lidhur me problemet e mungesave ligjore. Shumica e pėrfaqėsuesve tė gjykatave kushtetuese qė folėn gjatė diskutimeve theksuan, se hetimi i ometimeve legjislative ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm nė sigurimin e kushtetutshmėrisė sė ligjit.

Objekti i diskutimit tė delegacionit shqiptar nė kėtė konferencė ishte: “Ometimi ligjor si koncept kushtetues nė kėndvėshtrimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”.

Nė takimin e Rrethit tė Presidentėve nė Kongresin e XIV tė Konferencės sė Gjykatave Kushtetuese Europiane u vendos gjithashtu qė tė pranohej Gjykata e Lartė e Principatės sė Monakos si anėtare e plotė e kėsaj Konference.

Zhvillimi i Kongresit tė XV tė Konferencės sė Gjykatave Kushtetuese Europiane u vendos tė bėhet nė vitin 2011 nė Bukuresht (Rumani). Takimi Pėrgatitor i Rrethit tė Presidentėve do tė mbahet nė javėn e parė tė Tetorit 2009 nė Bukuresht.

 

Ceremonia e vitit tė ri gjyqėsor nė Gjykatėn e Strasburgut, 25 janar 2008

Me ftesė tė z. Zhan-Pol Kosta, Kryetar i Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, Z. Vladimir Kristo, Kryetar i Gjykatės Kushtetuese, mori pjesė nė ceremoninė e hapjes sė vitit tė ri gjyqėsor tė kėsaj Gjykate, e cila u zhvillua nė Strasburg me datė 25 janar 2008. Kryetari Kristo asistoi gjithashtu nė punimet e seminarit me temė “Roli i konsensusit nė sistemin e Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut”, organizuar nga ajo Gjykatė. Tė ftuar pėr tė marrė pjesė nė kėto veprimtari ishin edhe kryetarė e gjyqtarė gjykatash kushtetuese e tė larta tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Evropės.

Gjatė seancave tė seminarit dhe tė ceremonisė solemne, Kryetari Kristo zhvilloi takime informale me pėrfaqėsues tė disa gjykatave kushtetuese  evropiane, me tė cilėt u shkėmbyen mendime pėr ēėshtje tė bashkėpunimit dhe tė shkėmbimit tė pėrvojave  midis gjykatave kushtetuese.   

 

Veprimtaritė Ndėrkombėtare pėr vitin 2007

Konferenca Ndėrkombėtare me temė “Konstitucionalizmi i jetės politike dhe ligjore: Roli i Gjykatave Kushtetuese”, 6 - 7 dhjetor 2007, Bukuresht, Rumani

Nė datat 6 dhe 7 dhjetor u zhvillua nė Bukuresht, Rumani, konferenca ndėrkombėtare me temė “Konstitucionalizmi i jetės politike dhe ligjore: Roli i Gjykatave Kushtetuese”, veprimtari e cila u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisė me rastin e 15-tė vjetorit tė krijimit tė kėsaj Gjykate. Nė kėtė konferencė morėn pjesė kryetarė dhe anėtarė tė gjykatave kushtetuese dhe tė gjykatave tė larta tė vendeve europiane si dhe akademikė nė fushėn e tė drejtės kushtetuese. Nga Shqipėria mori pjesė z.Sokol Berberi, anėtar i Gjykatės Kushtetuese.

Nga pjesėmarrėsit nė konferencė u sollėn eksperiencat e vendeve pėrkatėse lidhur me rolin e rėndėsishėm dhe nė rritje qė luajnė Gjykatat Kushtetuese nė jetėn politike dhe ligjore.  Theksi u vu nė rolin qė luajnė kėto Gjykata pėr respektimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, tė shtetit tė sė drejtės, tė parimit tė ndarjes dhe balacimit tė pushteteve dhe tė demokracisė. Nga disa pjesėmarrės u prezantuan, sipas njė vėshtrim krahasues, dhe tendecat lidhur me raportet e juridiksionit kushtetues tė vendit me juridiksionin e tė drejtės europiane. Gjatė prezantimeve, i’u kushtua vėmendje dhe ēėshtjes sė forcimit tė legjitimitetit dhe efektivitetit tė vendimeve tė gjykatave kushtetuese.

Z. Sokol Berberi bėri njė prezantim me shkrim lidhur me eksperiencėn dhe rolin e Gjykatės Kushtetuese shqiptare nė drejtim tė ndikimit mbi ligjvėnėsin dhe politikėn. Nė prezantimin e tij u trajtuan kėto ēėshtje: juridiksioni i Gjykatės Kushtetuese shqiptare pėr kontrollin e kushtetutshmėrisė sė ligjeve nė planin normativ, disa ēėshtje tė debatueshme nga doktrina; subjektet qė e vėnė nė lėvizje Gjykatėn dhe se si kanė ndikuar ose mund tė ndikojnė nė rolin e Gjykatės kėta faktorė; dhe disa aspekte tė disponibilitetit dhe juridiksionit kushtetues nė interpretimet e Gjykatės.

 

 

Konferencė Multilaterale, 30 tetor – 2 nėntor 2007

Fondacioni Gjerman IRZ (Fondacioni Gjerman pėr Bashkėpunimin Ligjor Ndėrkombėtar) organizoi nė Dubrovnik, Kroaci, nė datat 30 tetor – 2 nėntor 2007, Konferencėn Multilaterale me temė “E drejta procedurale penale nė njė Europė qė po bashkohet”, e cila kėtė vit kishte si qėllim shkėmbimin e pėrvojave tė vendeve tė ndryshme tė Europės Juglindore lidhur me kuadrin ligjor nė fushėn e procedurės penale, duke synuar arritjen e standardeve europiane nga vendet qė aspirojnė tė jenė anėtare tė Bashkimit Europian. Nė kėtė veprimtari, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė u pėrfaqėsua nga Zoti Xhezair Zaganjori, anėtar i Gjykatės Kushtetuese, dhe Znj. Arta Vorpsi, kėshilltare e gjyqtarėve.

 

Vizitė nė Maqedoni e delegacionit tė Gjykatės Kushtetuese, 17-19 tetor 2007

Me ftesė tė Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, z. Mahmut Jusufi,  njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i kryesuar nga z. Vladimir Kristo, Kryetar, zhvilloi nga data 17 deri me 19 tetor 2007, njė vizitė nė vendin fqinj. Gjatė takimeve tė zhvilluara, delegacionet e gjykatave kushtetuese tė tė dy vendeve shkėmbyen pėrvojat e tyre nė fushėn e organizimit dhe tė funksionimit tė institucioneve pėrkatėse, nė fushėn e kontrollit tė pajtueshmėrisė sė ligjit me Kushtetutėn dhe diskutuan veēanėrisht pėr ēėshtje tė kontrollit kushtetues pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė individėve. Gjatė kėsaj vizite, delegacioni u prit nga z. Branko Crvenkovski, President i Republikės sė Maqedonisė, i cili zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė e miqėsore me delegacionin e Gjykatės Kushtetuese. Gjatė bisedės u theksua se gjykatave kushtetuese u takon tė luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė kuadėr tė pėrēapjeve pėr integrimin evropian tė tė dy vendeve. Delegacioni u prit nė takim tė veēanta edhe nga z. Besim Dogani, Nėnkryetar i Parlamentit tė Maqedonisė, dhe z. Sasho Vasilievski, Zėvendėsministėr i Drejtėsisė.
 

(FOTO)   (FOTO)  (FOTO)  (FOTO)  (FOTO)
 

Konferenca e 12-tė Ndėrkombėtare Erevan, Armeni, 5-6 tetor 2007

Njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, i pėrbėrė nga z.Kujtim Puto, anėtar, dhe zj.Ela Elezi, specialiste nė Drejtorinė e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, mori pjesė nė konferencėn gjyqėsore dy ditore me temė “Pėrvoja ndėrkombėtare e bashkėpunimit ndėrmjet gjykatave kushtetuese dhe institucioneve tė Ombusmanit nė fushėn e sigurimit dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut”, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Armenisė, Komisioni i Venecias dhe Avokati i Popullit tė Republikės sė Armenisė, e cila zhvilloi punimet nė Erevan, Armeni, nė datat 5-6 tetor 2007.

Midis raporteve tė tjera tė mbajtura nė kėtė veprimtari, njė vend tė rėndėsishėm zuri edhe fjalimi i gjyqtarit nga Shqipėria, z.Kujtim Puto, i cili kryesisht u fokusua mbi legjitimimin e Avokatit tė Popullit dhe marrėdhėnien kushtetuese midis Gjykatės Kushtetuese dhe Avokatit tė Popullit.

Nė kėtė konferencė merrte pjesė edhe Avokati i Popullit tė Republikės sė Shqipėrisė, z.Ermir Dobjani.


Vizitė studimore nė Athinė, Greqi, 20 – 21 shtator 2007

Nė datat 20 dhe 21 shtator 2007, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, i kryesuar nga Kryetari i kėsaj Gjykate, Dr. Vladimir Kristo, dhe i pėrbėrė nga Z. Hajredin Fuga, Kėshilltar i Kryetarit, dhe Z. Kujtim Osmani, Sekretar i Pėrgjithshėm, zhvilloi nė Athinė, Greqi, njė vizite studimore 2 ditore qė pėrmbante nė agjendėn e saj takime me homologė dhe personalitete tė tjera tė shquara tė shtetit fqinj grek nė fushėn e drejtėsisė.

Gjatė kėsaj vizite, delegacioni i Gjykatės Kushtetuese zhvilloi takime me Kryetarin e Kėshillit tė Shtetit tė Republikės sė Greqisė, Zotin Georgios Panagiotopoulos, Kyetarin e Gjykatės sė Lartė – Areios Pagos, Zotin Romilos Kedikoglou, si dhe takime me funksionarė tė nivelit tė lartė tė Ministrisė sė Drejtėsisė tė Greqisė. Nė kėto takime, autoritet shkėmbyen pėrvojat dhe eksperiencat e vendeve tė tyre lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucioneve respektive, nė frymėn e zhvillimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve tė bashkėpunimit tė ndėrsjelltė ndėrmjet kėtyre institucioneve tė rendėsishme tė shtetit tė sė drejtės.

Nė pritjen e organizuar nė Kėshillin e Shtetit tė Republikės sė Greqisė ishte i pranishėm dhe Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Greqi, Sh.T.Z. Vili Minarolli.
 

(FOTO)    (FOTO)  (FOTO)

 

Takimi i 18-tė i Pėrvitshėm i Grupit Europian tė sė Drejtės Publike dhe Konferenca Ndėrkombėtare 2 ditore, Athinė, Greqi, 14 – 18 shtator 2007

Me ftesė tė Prof. Spyridon Flogaitis, Drejtor i Qendrės Europiane pėr tė Drejtėn Publike, Z. Xhezair Zaganjori, anėtar i Gjykatės Kushtetuese, ka pėrfaqėsuar institucionin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė nė Takimin e 18-tė tė Pėrvitshėm tė Grupit Europian tė sė Drejtės Publike me temė “Siguria Europiane”, si dhe nė Konferencėn 2 ditore me temė “Masat Kombėtare pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut”, veprimtari tė organizuara nga Qendra Europiane pėr tė Drejtėn Publike, dhe tė zhvilluara nė Athinė, Greqi, nė datat 14 – 18 shtator 2007.
 

Konferenca Ndėrkombėtare pėr 10 vjetorin e themelimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Gjeorgjisė, 6 – 7 korrik 2007

Me ftesė tė Z. George Papuashvili, Kryetar i Gjykatės Kushtetuese tė Gjeorgjisė, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Z. Fehmi Abdiu, anėtar i Gjykatės, dhe Zj. Ela Elezi, specialiste nė Drejtorinė e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, ka marrė pjesė nė punimet e Konferencės Ndėrkombėtare me temė: “Juridiksioni i Gjykatės Kushtetuese dhe GJEDNJ nė zonat e konflikteve,” e cila ėshtė organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisė nė bashkėpunim me Komisionin e Venecias e institucione tė tjera partnere dhe ėshtė zhvilluar nė Batumi, Gjeorgji, nė datat 6 – 7 korrik 2007.    
 

Kongresi i 9-tė Ndėrkombėtar pėr tė Drejtėn Europiane dhe Kushtetuese tė Krahasuar, 29 – 30 qershor 2007

Nė datat 29 – 30 qershor 2007, Z. Sokol Berberi, anėtar i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė ka marrė pjesė nė punimet e Kongresit tė 9-tė Ndėrkombėtar pėr tė Drejtėn Europiane dhe Kushtetuese tė Krahasuar, zhvilluar nė Universitetin e Regensburg, Gjermani. Kjo veprimtari mbledh gjyqtarė nga gjykatat kushtetuese kombėtare dhe europiane, si dhe profesorė tė universiteteve tė ndryshme europiane, tė cilėt kėtė vit kanė shkėmbyer pėrvojat dhe mendimet e tyre pėr 2 tema tė rėndėsishme – Identiteti Kombėtar dhe Rajonal dhe Integrimi Mbikombėtar: Zhvillimet kushtetuese dhe europiane nė Europėn Juglindore, si dhe Kushtetueshmėria e sė drejtės private: Zhvillimet e fundit.
 

Takimi i 6-tė i Kėshillit Mikst pėr Drejtėsinė Kushtetuese, 29 – 30 maj 2007

Nė datat 29 e 30 maj 2007, u mbajt nė Venecia, Itali, mbledhja e 6-tė e kėshillit mikst pėr drejtėsinė kushtetuese tė Komisionit tė Venecias. Nė punimet e kėsaj mbledhje morėn pjesė Zoti Luan Pirdeni, drejtor i Studimeve, Informimit dhe Publikimeve nė Gjykatėn Kushtetuese dhe nėpunės ndėrlidhės me Komisionin e Venecias, dhe Zonja Zyhra Sharofi, shefe e Zyrės sė Protokoll – Arkivit.
 

Konferenca e 15-tė Gjyqėsore Ndėrkombėtare, 16 – 19 maj 2007 

Me ftesė tė Fondacionit tė Familjes Furth dhe Fakultetit tė Drejtėsisė tė Universitetit tė Miēiganit, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Zoti Xhezair Zaganjori dhe Zoti Sokol Sadushi, anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, dhe Zonja Alma Ēomo, drejtore e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, mori pjesė nė punimet e Konferencės sė 15-tė Gjyqėsore, e cila i zhvilloi punimet nė Ann Arbor, Michigan, U.S.A., nė datat 16 – 19 maj 2007.
 

45 vjetori i Gjykatės Kushtetuese tė Turqisė, 25 – 28 prill 2007

Njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Zoti Alfred Karamuēo dhe Zoti Kristofor Peēi, anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, mori pjesė nė Simpoziumin Ndėrkombėtar me temė: “Roli i gjykatave kushtetuese pėr paqen universale dhe civilizimin,” i cili u organizua edhe nė kuadėr tė 45 vjetorit tė themelimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Turqisė dhe i zhvilloi punimet nė Ankara, Turqi, nė datat 25 – 28 prill 2007.
 

Hapja e vitit gjyqėsor 2007 – 19 janar 2007

Me ftesė tė Zotit Luzius Wildhaber, Kryetar i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, Zonja Vjollca Meēaj, anėtare e Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, mori pjesė nė ceremoninė pėr hapjen e vitit gjyqėsor 2007 dhe nė seminarin e organizuar me kėtė rast, veprimtari tė cilat u zhvilluan nė Strasburg, Francė, mė 19 janar 2007.

  

VITI  2006

Seminar mbi “Garancitė pėr Pavarėsinė e Gjyqtarėve Kushtetues”, 23 – 25 nėntor 2006

Me ftesė tė Zotit Ioan Vida, Kryetar i Gjykatės Kushtetuese tė Rumanisė, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Dr. Fehmi Abdiu anėtar i Gjykatės Kushtetuese, dhe Zonja Arta Vorpsi, Kėshilltare Ligjore, morėn pjesė nė Seminarin me temė “Garancitė pėr Pavarėsinė e Gjyqtarėve Kushtetues”, i cili u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisė dhe Komisioni i Venecias dhe u zhvillua nė Bukuresht, Rumani, nė datat 23 – 25 nėntor 2006. 
 

Konferencė Multilaterale, 13 – 16 nėntor 2006

Fondacioni Gjerman IRZ (Fondacioni Gjerman pėr Bashkėpunimin Ligjor Ndėrkombėtar) dhe Komisioni Europian organizuan nė Dubrovnik, Kroaci, nė datat 13 – 16 nėntor 2006, Konferencėn Multilaterale me temė “Pavarėsia e drejtėsisė nė Europė”, e cila adresoi aspekte dhe probleme tė ndryshme lidhur me pavarėsinė e drejtėsisė nė Europė. Nė kėtė veprimtari, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė u pėrfaqėsua nga Prof. As. Dr. Xhezair Zaganjori dhe Zoti Petrit Plloēi, anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese.
 

Kongresi i 4-tė i ACCPUF, 13 – 15 nėntor 2006

Nga data 13 deri me 15 nėntor 2006, zhvilloi punimet nė Paris Kongresi i IV i ACCPUF-it (Shoqata e Gjykatave Kushtetuese qė Pėrdorin Gjuhėn Frėnge), nė tė cilin morėn pjesė kryetarė dhe pėrfaqėsues nga 38 gjykata  kushtetuese anėtare tė kėsaj Shoqate. Nė punimet e Kongresit morėn pjesė Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės Ndėrkombėtare tė Frėngjishtfolėsve dhe z. G. Bukikio, Sekretar i Komisionit tė Venecias. Delegacioni i Gjykatės Kushtetuese u kryesua nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe pėrbėhej nga  z. Kujtim Puto, gjyqtar, dhe z. Luan Pirdeni, drejtor. Rreth temės ‘Kompetencat e Gjykatės Kushtetuese”, qė pėrbėnte temėn e kėtij Kongresi, u paraqitėn pėrvojat e gjykatave kushtetuese pjesėmarrėse dhe u zhvilluan debate pėr ēėshtje aktuale tė jurisprudencės sė tyre. Gjatė punimeve, delegacioni i Gjykatės Kushtetuese diskutoi pėr disa ēėshtje aktuale tė vendimmarrjes sė saj.

(Foto)
 

15-tė vjetori i Gjykatės Kushtetuese tė Federatės Ruse, 26 – 28 tetor 2006

Njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Dr. Gjergji Sauli, Kryetar i kėsaj gjykate, Zoti Petrit Plloēi, anėtar, dhe Zonja Alma Ēomo, drejtore e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, mori pjesė nė Konferencėn Ndėrkombėtare me temė “Hapėsira e pėrbashkėt ligjore europiane dhe praktika e drejtėsisė kushtetuese”, e cila u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Federatės Ruse, Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Europės dhe Instituti pėr tė Drejtėn dhe Politikat Publike, nė kuadėr tė programit tė presidencės ruse nė Komitetin e Ministrave tė Kėshillit tė Europės. Kjo veprimtari u zhvillua nė Moskė, Federata Ruse, nė datat 26 – 28 tetor 2006. Tema kryesore e diskutimeve tė kėsaj konference ishte perspektiva e zhvillimit tė hapėsirės sė pėrbashkėt ligjore nė Europė, mbi tė gjitha nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.
 

Takimi Pėrgatitor i Rrethit tė Kryetarėve, 6 – 8 shtator 2006 

Njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i kryesuar nga Z.Alfred Karamuēo, anėtar dhe i pėrbėrė nga Z. Kujtim Osmani, Sekretar i Pėrgjithshėm dhe Z. Luan Pirdeni, Drejtor i Drejtorisė sė Studimeve, mori pjesė nė punimet e Rrethit tė Kryetarėve tė Konferencės sė Gjykatave Kushtetuese Evropiane, tė cilat u mbajtėn  nė Vilnius tė Lituanisė nė datėn 7 shtator 2006. Nė kėtė takim morėn pjesė pėrfaqėsues nga 33 gjykata kushtetuese supreme. Nė kėtė Konferencė u shqyrtuan kėrkesat e paraqitura pėr anėtarėsim nga disa gjykata kushtetuese supreme. Gjatė qėndrimit nė Vilnius delegacionet e gjykatave kushtetuese evropiane u pritėn edhe nga Presidenti i Republikės sė Lituanisė, z. Valdas Adamkus.(Foto)

(Foto)
 

15-tė vjetori i Gjykatės Kushtetuese tė Bullgarisė, 30 qershor – 1 korrik 2006  

Prof. As. Dr. Xhezair Zaganjori dhe Zoti Petrit Plloēi, anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, morėn pjesė nė Ceremonitė dhe nė Konferencėn Ndėrkombėtare me temė “Gjykata Kushtetuese nė Shtetin Demokratik”, tė cilat u organizuan me rastin e 15-tė vjetorit tė Gjykatės Kushtetuese tė Bullgarisė nė datat 30 qershor – 1 korrik 2006, Sofje, Bullgari. Pjesėmarrja nė kėto veprimtari ishte njė eksperiencė e dobishme pėr Gjykatėn Kushtetuese tė Shqipėrisė, pasi u njoh mė nga afėr me kontributin e rėndėsishėm tė Gjykatės Kushtetuese tė Bullgarisė pėr rendin kushtetues dhe shtetin e sė drejtės, pėr zhvillimin e njė ekonomie moderne dhe tė demokracisė nė vend, pėr pėrfshirjen e Bullgarisė nė proceset integruese Europiane dhe botėrore.
 

Takimi i 5-tė i Kėshillit Mikst pėr Drejtėsinė Kushtetuese, 13 – 15 qershor 2006

Nė datat 15 e 16 qershor 2006, u mbajt nė Budapest Mbledhja e Pestė e Kėshillit mikst pėr drejtėsinė kushtetuese tė Komisionit tė Venecias, nė punimet e sė cilės mori pjesė edhe nėpunėsi ndėrlidhės i Gjykatės. Mbledhja trajtoi probleme tė bashkėpunimit midis gjykatave kushtetuese dhe Komisionit tė Venecias pėr ēėshtje tė Forumit tė Venecias, tė bazės sė tė dhėnave CODICES, tė botimit tė numrave tė ardhshėm tė Buletinit tė Jurisprudencės Kushtetuese etj. Gjatė qėndrimit nė Budapest, pjesėmarrėsit u pritėn nė njė takim tė veēantė nga z. Lazlo Solyom, Presidenti Hungarisė.

(Foto)
 

Konferenca e 14-tė Gjyqėsore Ndėrkombėtare, 17 – 19 maj 2006 

Me ftesė tė Fondacionit tė Familjes Furth, Gjykatės sė Lartė tė Republikės sė Ēekisė dhe tė Fakultetit tė Drejtėsisė tė Universitetit tė Miēiganit, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Dr. Fehmi Abdiu dhe Prof. As. Dr. Xhezair Zaganjori, anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, dhe Zonja Alma Ēomo, drejtore e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, mori pjesė nė punimet e Konferencės sė 14-tė Gjyqėsore Ndėrkombėtare me temė “Administrimi i sistemeve gjyqėsore tė mbingarkuara me ēėshtje: Gjetja e ekuilibrave midis drejtėsisė dhe ekonomisė gjyqėsore”. Konferenca e kėtij viti u zhvillua nė Pragė, Republika e Ēekisė, nė datat 17 – 19 maj 2006.
 

50-tė vjetori i Gjykatės Kushtetuese tė Italisė – 22 prill 2006

Njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė i pėrbėrė nga Dr. Gjergji Sauli, Kryetar i kėsaj gjykate, dhe Zonja Vjollca Meēaj, anėtare, mori pjesė nė ceremonitė zyrtare tė organizuara me rastin e 50-tė vjetorit tė krijimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Italisė. Kėto ceremoni u zhvilluan nė praninė e Presidentit tė Republikės, Carlo Azeglio Ciampi, si dhe tė personaliteteve tė tjera tė larta shtetėrore nė Romė, Itali, mė 22 prill 2006.
 

Hapja e vitit gjyqėsor 2006 – 20 janar 2006

Me ftesė tė Zotit Luzius Wildhaber, Kryetar i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, Zoti Kristofor Peēi, anėtar i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, mori pjesė nė ceremoninė pėr hapjen e vitit gjyqėsor 2006 dhe nė seminarin e organizuar me kėtė rast, veprimtari tė cilat u zhvilluan nė Strasburg, Francė, mė 20 janar 2006.

 

Vitit 2005

Bullgari

Vizitė pranė Gjykatės Kushtetuese tė Bullgarisė

Me ftesė tė z. Nedelko Beronov, Kryetar i Gjykatės Kushtetuese tė Bullgarisė, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe i pėrbėrė nga z. Alfred Karamuēo, znj. Vjollca Meēaj, anėtarė, dhe z. Hajredin Fuga, kėshilltar i Kryetarit, zhvilloi nga data 20 deri me 23 qershor 2005 njė vizitė pune nė Bullgari. Gjatė kėsaj vizite, delegacioni  i Gjykatės Kushtetuese bėri disa takime pune me homologėt bullgarė, gjatė tė cilėve u shkėmbyen pėrvojat e tė dy gjykatave nė fushėn e kontrollit kushtetues. Delegacioni u prit nė takim tė veēantė nga Presidneti i Republikės sė Bullgarisė.

Kazakistan

Pjesėmarrje nė Konferencė shkencore

Me ftesė tė Z. Igor Rogov, Kryetar i Kėshillit Kushtetues tė Kazakistanit, znj. Vjollca Meēaj mori pjesė nė Konferencėn shkencore qė u organizua nga ky Kėshill nė bashkėpunim me Komisionin e Venecias nė kuadėr tė dhjetėvjetorit tė Kushtetutės sė kėtij vendi. Konferenca u mbajt nė Astana – Kazakistan nė datat 30 e 31 gusht 2005.

Turqi

Simpozium dhe vizitė nė Turqi

Me ftesė tė z. Mutafa Bumin, Kryetar i Gjykatės Kushtetuese tė Turqisė, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i pėrbėrė nga z. F. Abdiu, gjyqtar dhe ish Kryetar i Gjykatės Kushtetuese, z. I. Shurdhi, shef i Kabinetit tė Kryetarit, dhe z. Luan Pirdeni, Drejtor i Studimeve, bėri njė vizitė zyrtare nė Turqi. Sipas programit tė vizitės, delegacioni mori pjesė nė punimet e Simpoziumit me temė “Ēėshtje tė Harmonizimit tė Kushtetutės Turke me Kushtetutėn Evropiane”, i cili i zhvilloi punimet nė Ankara nga data 28 deri me 30 prill 2005. Nė punimet e simpoziumit morėn pjesė gjyqtarė kushtetues, profesorė konstitucionalistė nga Turqia dhe vendet tė ndryshme tė Evropės. Nė datat 1 dhe 2 maj 2005 delegacioni zhvilloi, sipas programit, vizita nė Ankara dhe Stamboll.

SHBA

Vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Me ftesė tė Advocate’s International, nga data 13 deri me 28 mars 2005, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe i pėrbėrė nga z. Fehmi Abdiu, z. Kristofor Peēi, z. Xhezair Zaganjori, z. Petrit Plloēi, znj. Vjollca Meēaj, z. Sokol Sadushi, z. Kujtim Puto, anėtarė, dhe znj. Alma Ēomo, drejtore e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, zhvilloi njė vizitė studimore nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vizita ishte e  programuar nė dy pjesė. Gjatė pjesės sė parė vizita u zhvillua nė Los Angeles – California, nė datat 16 – 23 mars, 2005. Gjatė qėndrimit nė Los Angeles, delegacioni shqiptar mori pjesė nė njė sėrė veprimtarish, ku mund tė pėrmenden Konferenca pėr Ndihmėsat e Gjyqtarėve, vizita nė Gjykatėn e Distriktit pėr Distriktin Qėndror tė Kalifornisė, si dhe vizita nė Gjykatėn e Lartė tė Los Angeles. Pjesa e dytė e vizitės u zhvillua nė Washington D.C., nė datat 23 – 27 mars 2005. Gjatė qėndrimit nė Washington, delegacioni shqiptar vizitoi Gjykatėn e Lartė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Gjykatėn Federale tė Pretendimeve, Qendrėn Gjyqėsore Federale, si dhe pati takime mjaft tė rėndėsishme me autoritete tė lartė tė sistemit gjyqėsor ameriikan.  

Kiev – Ukraine

Veprimtari e Fondacionit tė Familes Furth.

Me ftesė tė z. Frederick Furth, drejtues i Fondacionit tė Familjes Furth, njė delgacion i Gjykatės Kushtetuese mori pjesė nė punimet e Konferencės sė XIII Gjyqėsore Ndėrkombėtare, qė u mbajt nė Kiev – Ukrainė, nė datat 25 – 27 maj 2005. Delegacioni pėrbėhej nga znj. Vjollca Meēaj, anėtare, dhe znj. Arta Vorpsi, kėshilltare. Nė kuadėr tė punimeve tė Konferencės, pėrfaqėsues gjykatash tė larta dhe kushtetuese tė vendeve tė ndryshme nga bota mbajtėn tema dhe debatuan rreth temės qėndrore tė pavarėsisė sė gjyqėsorit dhe tė rrugėve tė forcimit tė autonomisė sė tij nė vendet demokratike.

Qipro

Sipas Statutit tė Konferencės sė Gjykatave Kushtetuese Evropiane dhe me ftesė tė z. Christos Artemides, Kryetar i Gjykatės Supreme tė Qipros, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, z. Kristofor Peēi, anėtar, dhe z. Luan Pirdeni, drejtor,  mori pjesė nė punimet e Kongresit tė XIII tė Gjykatave Kushtetuese Evropiane, i cili u mbajt nė Nikosia tė Qipros nga data 15 deri me 19 maj 2005. Punimet e Kongresit tė XIII tė Gjykatave Kushtetuese Evropiane u fokusuan te tema “Kriteret e kufizimit tė tė drejtave tė njeriut nė praktikėn e Gjykatės Kushtetuese.” Gjatė punimeve tė Kongresit, delegacioni i Gjykatės Kushtetuese paraqitit kumtesėn me temė “Kufizimet e tė drejtave tė njeriut nė praktikėn e Gjykatės Kushtetuese,” e cila u prit me interes tė veēantė nga pjesėmarrėsit. Nė mbledhje tė Rrethit tė Kryetarėve tė Gjyktave Kushtetuese Evropiane, me propozim tė Gjykatės Kushtetuese tė Lituanisė, u vendos qė Kongresi i XIV tė mbahet nė Vilnius nė vitin 2008.

Rumani

Nga data 31 maj deri me 1 qershor 2005 u mbajt nė Bukuresht Konferenca e Kryetarėve tė Gjykatave Kushtetuese anėtare tė ACCPUF-it (Shoqata e Gjykatave Kushtetuese qė pėrdorin edhe frėngjishten). Konferenca vendoi pėr ēėshtje tė pranimeve, pėr mbajtjen e Kongresit tė ardhshėm dhe pėr temėn e tij. Ndėrkaq, Konferenca ballafaqoi pėrvojat e gjykatave kushtetuese anėtare rreth temės “Pavarėsia e gjyqtarėve dhe e juridiksioneve”. Raporti sintezė i paraqitur nė Konferencė pėrmendi edhe aspekte nga praktika e Gjykatės Kushtetuese nė kėtė fushė. Gjyqtari Kujtim Puto paraqiti temėn mbi praktikėn e Gjykatės Kushtetuese lidhur me kontrollin  kushtetues tė vendimeve tė KLD-sė ose tė Gjykatės sė Lartė.

Spanje

Me ftesė tė znj. Maria Emilia Casa Baamonde, Kryetare e Gjykatės Kushtetuese tė Mbretėrisė sė Spanjės, njė delegacion i Gjykatės Kushtetuese, i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe i pėrbėrė nga z. Kujtim Puto, anėtar, mori pjesė nė ceremonitė me rastin e 25 vjetorit tė krijimit tė saj, qė u zhvilluan nė Madrid me datė 12 korrik 2005. Gjatė qėndrimit nė Madrid, delegacioni zhvilloi takime me homologė tė gjykatave kushtetuese tė vendeve evropiane.

Itali

Me ftesė tė Ministrisė sė Drejetėsisė tė Italisė, njė delegacion me anėtarė nga institucionet kryesore tė drejtėsisė tė vendit, nė pėrbėrje tė tė cilit ishte edhe z. Kristofor Peēi, anėtar i Gjykatės Kushtetuese, mori pjesė nė takimin shumėpalėsh tė mbajtur nė Romė nė datat 25 deri me 28 shtator 2005. Tema qėndrore e takimit ishte ajo e pavarėsisė sė gjyqėsorit nė vendet nė tranzicion, gjatė tė cilit u zhvilluan shkėmbime pėrvojash midis delegacioneve tė vendeve tė tjera dhe pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė gjyqėsorit e tė Gjykatės Kushtetuese tė Italisė.

Sloveni, Komisioni i Venecias

Nė datat 29 – 30 shtator 2005, nė qytezėn Bled tė Slovenisė u mbajt Konferenca e III e Sekretarėve tė Pėrgjithshėm tė Gjykatave Kushtetuese, anėtare tė Komsionit tė Venecias, nė tė cilėn muarėn pjesė z. Kujtim Osmani, Sekretar i Pėrgjithshėm, i shoqėruar nga z. L. Pirdeni, drejtor. Konferenca bėri objekt debatesh e shkėmbimi pėrvoje ēėshtje tė tilla si organizimi i punės sė kėshilltarėve ligjorė pranė gjyqtarėve kushtetues, roli i teknologjisė sė informacionit dhe marrėdhėniet e gjykatės me publikun. Kjo veprimtari u organizua nė kuadėr tė Programit tė pėrbashkėt tė gjykatave kushtetuese me Komisionin e Venecias.