|
Mirėsevini
Si Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė
Republikės sė Shqipėrisė dėshiroj tu uroj
mirėseardhjen tė gjithė atyre qė vizitojnė kėtė faqe
interneti me qėllim qė qytetarėt, komuniteti i
juristėve, mediat dhe ēdo subjekt tjetėr i
interesuar tė mund tė jenė vazhdimisht nė dijeni tė
tė gjitha aktiviteteve dhe punės qė zhvillon dhe ka
zhvilluar kjo Gjykatė gjatė mė shumė se 15 vjetėve
tė jetės sė saj.
Ideja e krijimit dhe pėrditėsimit tė
vazhdueshėm tė faqes sė internetit tė Gjykatės
Kushtetuese, duke e pasuruar atė me mė shumė
pėrmbajtje dhe me instrumente tė rinj pėr kėrkimin e
informacionit, ėshtė nė harmoni me nevojėn e
modernizimit tė imazhit tė drejtėsisė kushtetuese
pėr ta bėrė atė mė tė afėrt me qytetarėt. Nėpėrmjet
vizitės virtuale nė faqen tonė tė internetit ju do
tė mund tė njiheni mė nga afėr me mėnyrėn e
organizimit dhe funksionimit tė Gjykatės
Kushtetuese, me vendimet e saj qė prej vitit 1992 e
deri te vendimet mė tė fundit, me bazėn ligjore dhe
kushtetuese tė veprimtarisė sė saj, me pėrbėrjen
aktuale dhe tė dhėna pėr gjyqtarėt, si dhe me
rubrika tė tjera qė synojnė krijimin e njė
perceptimi sa mė tė plotė tė njė prej institucioneve
mė tė larta shtetėrore qė garanton mbrojtjen dhe
respektimin e Kushtetutės sė Shqipėrisė.
Pėr Gjykatėn Kushtetuese transparenca
e veprimtarisė sė saj mbetet njė angazhim konstant
dhe ky ėshtė njė prej motiveve mė serioze tė
pėrpjekjeve tona pėr tė pėrfshirė nė kėtė faqe
interneti njė informacion sa mė tė dobishėm, i cili
do ti vinte nė ndihmė tė gjithė vizitorėve qė
dėshirojnė ta konsultojnė atė, duke veēuar kėtu
mediat qė, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, janė
pėrcjellėset mė tė shpejta tė vendimeve tona tek
opinioni publik.
Dr. Vladimir Kristo
Kryetar i Gjykatės Kushtetuese
tė Republikės sė Shqipėrisė
|