Albania Online WebStudio Internet Service Provider
 :: Miresevini ne WebSitin zyrtar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

L I G J
Nr.8577, datė 10.2.2000

PĖR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E

GJYKATĖS KUSHTETUESE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

Nė mbėshtetje tė neneve 6, 81, 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e njė grupi deputetėsh,
 

K U V E N D I

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
 

Neni 1

Qėllimi i ligjit

1. Ky ligj pėrcakton rregullat e organizimit dhe tė funksionimit tė Gjykatės Kushtetuese, statusin e gjyqtarit, paraqitjen e kėrkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues, marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre.

2. Pėr ēėshtje qė lidhen me procedura qė nuk rregullohen nga ky ligj, Gjykata Kushtetuese merr parasysh edhe dispozitat ligjore qė rregullojnė procedurat e tjera, duke marrė nė konsideratė natyrėn ligjore tė ēėshtjes.

 

Neni 2

Funksioni i Gjykatės Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ėshtė autoriteti mė i lartė qė garanton respektimin e Kushtetutės dhe bėn interpretimin pėrfundimtar tė saj.

 

Neni 3

Pavarėsia e Gjykatės Kushtetuese

1. Gjykata Kushtetuese i nėnshtrohet vetėm Kushtetutės.

2. Gjykata Kushtetuese gėzon pavarėsi tė plotė organizative, administrative e financiare pėr realizimin e detyrave tė caktuara nė Kushtetutė dhe nė kėtė ligj.

 

Neni 4

Selia e Gjykatės Kushtetuese

Selia e Gjykatės Kushtetuese ėshtė nė kryeqytetin e Republikės sė Shqipėrisė, Tiranė.

 

Neni 5

Simbolet qė vendosen nė Gjykatėn Kushtetuese

1. Nė sallėn e Gjykatės Kushtetuese vendoset Stema e Republikės sė Shqipėrisė, Flamuri Kombėtar dhe njė pamje e Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė.

2. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese, gjatė zhvillimit tė seancės plenare, mban njė veshje tė veēantė; pėrshkrimi dhe forma e sė cilės pėrcaktohet nga Gjykata Kushtetuese.

 

Neni 6

Mjetet financiare

1. Gjykata Kushtetuese administron buxhetin e saj, i cili si pjesė e buxhetit tė shtetit, hartohet prej saj dhe i paraqitet pėr miratim Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.

2. Nė mjetet financiare pėrfshihet edhe ēdo e ardhur tjetėr qė nuk ėshtė e ndaluar me ligj.

3. Llogaritė financiare tė Gjykatės Kushtetuese kontrollohen nga Kontrolli i Lartė i Shtetit.

 

KREU II

ORGANIZIMI I GJYKATĖS KUSHTETUESE

 

Neni 7

Pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese

1. Gjykata Kushtetuese pėrbėhet nga 9 anėtarė, tė cilėt emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.

2. Gjyqtarėt emėrohen pėr 9 vjet, pa tė drejtė riemėrimi, nga radhėt e juristėve me kualifikim tė lartė dhe me pėrvojė pune jo mė pak se 15 vjet nė profesion.

3. Pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese pėrtėrihet ēdo 3 vjet nė njė tė tretėn e saj, sipas procedurės sė caktuar nė kėtė ligj.

4. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese emėrohet nga radhėt e anėtarėve tė saj nga Presidenti i Republikės, me pėlqimin e Kuvendit, pėr njė periudhė prej 3 vjetėsh, me tė drejtė riemėrimi brenda mandatit tė gjyqtarit.

 

Neni 8

Fillimi i detyrės

1. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese fillon detyrėn pasi bėn betimin para Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

2. Formula e betimit ėshtė: “Betohem se gjatė kryerjes sė detyrave tė mia do t’i qėndroj kurdoherė besnik Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė”.

3. Mandati i gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron nė datėn e njėjtė tė atij muaji, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

4. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese vazhdon nė detyrė deri nė emėrimin e pasardhėsit tė tij.

 

Neni 9

Mbarimi i mandatit

1. Mandati i gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese mbaron kur:

a) dėnohet me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi;

b) nuk paraqitet pa arsye nė detyrė pėr mė shumė se 6 muaj;

c) mbush moshėn 70 vjeē;

ē) jep dorėheqjen;

d) me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė deklarohet i paaftė pėr tė vepruar.

2. Mbarimi i mandatit tė gjyqtarit deklarohet me vendim tė Gjykatės Kushtetuese. Kėrkesa pėr deklarimin e mbarimit tė mandatit tė gjyqtarit bėhet nga Kryetari i Gjykatės Kushtetuese.

3. Nė rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron njė gjyqtar tė ri brenda 1 muaji, i cili qėndron nė detyrė deri nė pėrfundimin e mandatit tė gjyqtarit tė larguar.

 

Neni 10

Shkarkimi i gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese

1.Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese mund tė shkarkohet nga Kuvendi me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore apo fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila kur vėrteton se ekziston njė nga shkaqet e mėsipėrme, deklaron shkarkimin nga detyra tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese.

2. Procedura e shqyrtimit tė Kuvendit pėr shkarkimin e gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese, pėr njė nga shkaqet e parashikuara nė pikėn 1 tė kėtij neni, fillon me kėrkesė tė motivuar tė jo mė pak se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

 

Neni 11

Drejtimi i Gjykatės Kushtetuese

Veprimtaria e Gjykatės Kushtetuese drejtohet dhe organizohet nga Kryetari i saj dhe, nė mungesė tė tij, nga njėri prej gjyqtarėve tė caktuar prej tij, me pėrjashtim tė rasteve kur nė kėtė ligj ėshtė pėrcaktuar nė kompetencė tė Mbledhjes sė Gjyqtarėve.

 

Neni 12

Kompetencat e Kryetarit

Kryetari i Gjykatės Kushtetuese ka kėto kompetenca:

            a) Pėrgatit, thėrret e drejton seancat plenare tė Gjykatės Kushtetuese.

            b) Pėrfaqėson Gjykatėn Kushtetuese nė marrėdhėnie me tė tretėt.

            c) Bashkėrendon punėn midis gjyqtarėve.

            ē) Nėnshkruan aktet e Gjykatės Kushtetuese, me pėrjashtim tė vendimeve qė nėnshkruhen nga tė gjithė gjyqtarėt.

            d) Emėron dhe largon nga detyra personelin administrativ, si dhe merr masa disiplinore ndaj tij.

 

Neni 13

Kompetencat e Mbledhjes sė Gjyqtarėve

Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese ka kėto kompetenca:

a) Pėrcakton drejtimet kryesore tė shpenzimeve tė mjeteve buxhetore.

            b) Informohet ēdo 6 muaj me raporte pėr shpenzimet buxhetore.

            c) Vendos pėr strukturėn organizative tė Gjykatės Kushtetuese.

            ē) Vendos pėr numrin e personelit dhe pagat e tyre.

            d) Miraton rregulloren e brendshme pėr veprimtarinė e administratės sė Gjykatės Kushtetuese.

 

Neni 14

Nėpunėsit civilė

1. Nėpunėsi mė i lartė civil nė Gjykatėn Kushtetuese ėshtė Sekretari i Pėrgjithshėm.

2. Shėrbimet e tjera tė nevojshme pėr funksionimin e Gjykatės Kushtetuese kryhen nga nėpunės dhe punonjės tė tjerė.

3. Sekretari i Pėrgjithshėm emėrohet nga Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese nga radhėt e juristėve me pėrvojė profesionale.

4. Sekretari i Pėrgjithshėm drejton veprimtarinė administrative tė Gjykatės Kushtetuese, nėn autoritetin e Kryetarit tė saj.

5. Tė drejtat dhe detyrat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė nėpunėsve e punonjėsve tė tjerė tė shėrbimeve pėrcaktohen nga ky ligj dhe Rregullorja e Brendshme.

6. Punonjėsit e administratės sė Gjykatės Kushtetuese i nėnshtrohen rregullave tė shėrbimit civil dhe trajtohen financiarisht njėlloj si punonjėsit e administratės sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

Neni 15

Garantimi i rendit

1. Pėr mbajtjen e rendit dhe ruajtjen e saj, Gjykata Kushtetuese ka tė drejtėn e disponimit tė forcave policore qė vihen nė shėrbim tė saj.

2. Numri dhe detyrat e kėtyre forcave policore miratohen nga Ministri i Rendit Publik me propozimin e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese.

 

 

KREU III

 

STATUSI I GJYQTARIT TĖ GJYKATĖS KUSHTETUESE

 

Neni 16

Imuniteti

1. Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese gėzojnė paprekshmėri pėr gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tyre. Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese nuk mbajnė pėrgjegjėsi ligjore pėr mendimet ose votėn e shprehur pėr ēėshtje nė shqyrtim.

2. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė ndiqet penalisht pa pėlqimin e Gjykatės Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese mund tė ndalohet ose tė arrestohet vetėm nė qoftė se kapet nė kryerje e sipėr tė njė krimi ose menjėherė pas kryerjes sė tij. Organi kompetent njofton menjėherė Gjykatėn Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pėlqimin brenda 24 orėve pėr dėrgimin nė gjykatė tė gjyqtarit tė arrestuar, organi kompetent ėshtė i detyruar ta lirojė atė.

3. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese, qė merret me shumicėn e votave, duhet tė jetė i arsyetuar. Gjyqtari, pėr tė cilin kėrkohet pėlqimi, pasi dėgjohet, nuk merr pjesė nė votim.

 

Neni 17

Paga

1. Paga e gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese ėshtė e barabartė me pagėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė.

2. Paga e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese ėshtė 20 pėr qind mė e lartė se paga e gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese.

3. Paga dhe pėrfitimet e tjera tė gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė ulen dhe as tė preken.

 

Neni 18

Tė drejta tė tjera tė gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese

1. Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese duhet:

            a) tė kenė njė mbrojtje tė veēantė tė vetes, familjes dhe pronės, kur njė gjė tė tillė e kėrkojnė vetė pėr rrethana serioze ose ēmohet se ėshtė e domosdoshme. Organet pėrkatėse, tė ngarkuara me ruajtjen e personaliteteve tė larta, janė tė detyruara t’i pėrgjigjen ēdo kėrkese tė bėrė nė kėtė drejtim;

            b) tė pėrfitojnė leje tė pagueshme vjetore 40 ditė. Leja vjetore bėhet gjatė muajit gusht-shtator;

            c) tė pėrfitojnė falas Fletoren Zyrtare, gazeta dhe revista juridike;

            ē) tė pėrfitojnė nė mėnyrė tė barabartė po ato tė drejta qė gėzojnė deputetėt, sipas neneve 16 pika 1, 19, 20, 23, 25 dhe 26 tė ligjit nr.8550, datė 18.11.1999 “Statusi i deputetit”.

2. Koha e qėndrimit nė detyrė e gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė kufizohet, pėrveēse nė rastet e pėrmendura nė Kushtetutė dhe nė kėtė ligj.

3. Nė pėrfundim tė mandatit, me pėrjashtim tė rastit kur shkarkohet nga detyra sipas procedurave tė pėrcaktuara nė ligj, gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese caktohet nė njė  detyrė tjetėr tė barabartė ose tė pėrafėrt, si dhe pėrfiton pagesė kalimtare dhe/ose pension suplementar, sipas legjislacionit nė fuqi.

 

Neni 19

Marrėdhėniet protokollare

1. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese dhe gjyqtarėt e saj kanė status tė veēantė protokollar.

2. Nė marrėdhėniet protokollare Kryetari i Gjykatės Kushtetuese vjen menjėherė pas Kryeministrit, ndėrsa gjyqtarėt e saj barazohen nė trajtimin protokollar me ministrin. 

3. Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese ftohen tė marrin pjesė nė delegacionet zyrtare, ceremonitė, pritjet dhe veprimtaritė e ndryshme tė karakterit kulturor, shoqėror dhe sportiv, sipas protokollit tė pėrcaktuar nė kėtė nen. 

 

KREU IV

 

PARIME TĖ GJYKIMIT KUSHTETUES

 

Neni 20

Shqyrtimi kolegjial

Shqyrtimi i ēėshtjeve nga Gjykata Kushtetuese bėhet kolegjialisht. Vendimi merret vetėm nga ata gjyqtarė qė kanė marrė pjesė nė shqyrtimin e ēėshtjes.

 

Neni 21

Procesi publik

1. Shqyrtimi i ēėshtjeve nė seancė plenare nga Gjykata Kushtetuese bėhet i hapur.

2. Gjykata Kushtetuese mund ta pėrjashtojė publikun nga seanca plenare ose nga njė pjesė e saj, me arsyetimin e mbrojtjes sė moralit publik, tė rendit publik, tė sigurisė kombėtare, tė sė drejtės sė jetės private ose tė sė drejtave vetjake.

 

Neni 22

Pėrdorimi i gjuhės shqipe

1. Nė shqyrtimin e ēėshtjeve pėrdoret gjuha shqipe.

2. Pjesėmarrėsit nė gjykim, qė nuk dinė gjuhėn shqipe, pėrdorin gjuhėn e tyre. Ata marrin dijeni pėr tė gjithė zhvillimin e procesit me anė tė pėrkthyesit, qė si rregull sigurohet nga Gjykata Kushtetuese.

 

Neni 23

Procesi gojor

Shqyrtimi i ēėshtjes nė seancė plenare bėhet gojarisht ose mbi bazė dokumentash, sipas natyrės sė ēėshtjes.

 

Neni 24

Mbrojtja nė gjykimin kushtetues

Pjesėmarrėsit nė gjykimin kushtetues mbrohen vetė ose nėpėrmjet pėrfaqėsuesit, nė mėnyrėn e parashikuar nė kėtė ligj.

 

Neni 25

Paanėsia nė gjykimin kushtetues

1. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese nė shqyrtimin e ēėshtjeve ėshtė i paanshėm dhe bazohet nė kryerjen e detyrave tė tij vetėm nė Kushtetutė dhe nė ligj.

2. Nė veprimtarinė e tij, gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese merr pjesė me cilėsinė e tij vetjake dhe nuk pėrfaqėson asnjė organ shtetėror, organizatė shoqėrore, parti ose shoqatė politike, grup etnik ose social.

 

Neni 26

Publikimi i vendimit pėrfundimtar

1. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė pėrfundimtare. Ato botohen nė Fletoren Zyrtare dhe hyjnė nė fuqi ditėn e botimit tė saj. Kur vendimi ka tė bėjė me mbrojtjen e tė drejtave kushtetuese tė individit, Gjykata mund tė vendosė qė ai tė hyjė nė fuqi me shpalljen e tij.

2. Organi qė boton Fletoren Zyrtare detyrohet tė bėjė botimin e vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese, jo mė vonė se 15 ditė nga ardhja pėr botim e tyre pranė atij organi.

3. Gjykata Kushtetuese ēdo vit pėrgatit njė pėrmbledhje tė vendimeve tė saj.

 

KREU V

 

PARAQITJA DHE SHQYRTIMI PARAPRAK I KĖRKESĖS

 

Neni 27

Regjistrimi i kėrkesės

1. Kėrkesa qė drejtohet nė Gjykatėn Kushtetuese regjistrohet menjėherė nė regjistrin e posaēėm qė mban kryesekretaria e Gjykatės Kushtetuese.

2. Kėrkesa i dorėzohet Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, i cili cakton njė relator qė pėrgatit ēėshtjen pėr shqyrtimin paraprak tė saj.

 

Neni 28

Pėrmbajtja e kėrkesės

1. Kėrkesa nė Gjykatėn Kushtetuese paraqitet nė formė tė shkruar nė gjuhėn shqipe, qartė e kuptueshėm, nė aq kopje sa janė pjesėmarrėsit dhe duhet tė pėrmbajė:

            a) emrin e gjykatės pėrpara tė cilės paraqitet;

            b) emrin, mbiemrin (emėrtimin), vendbanimin ose vendqėndrimin e kėrkuesit;

            c) emrin, mbiemrin (emėrtimin), vendbanimin ose vendqėndrimin e subjekteve tė interesuara;

            ē) objektin e kėrkesės;

            d) pėrmbajtjen e kėrkesės dhe parashtrimin e shkaqeve;

            dh) treguesin e dokumenteve dhe mjeteve tė tjera provuese qė shoqėrojnė kėrkesėn;

            e) nėnshkrimin e kėrkuesit ose tė pėrfaqėsuesit tė tij.

2. Kėrkesa u njoftohet palėve nė gjykim.

 

Neni 29

Dokumente qė i bashkėlidhen kėrkesės

1. Sipas rastit, kėrkesės i bashkėlidhen kėto dokumente:

            a) Akti i pėrfaqėsimit, kur kėrkesa paraqitet nga pėrfaqėsuesi.

            b) Kopje tė aktit qė ėshtė objekt i kėrkesės.

            c) Dokumente origjinale ose tė noterizuara, ose prova shkresore qė kanė lidhje me ēėshtjen nė shqyrtim.

2. Kopje tė aktit, tė dokumentit ose tė provave shkresore paraqiten nė numėr sa janė pjesėmarrėsit nė gjykim, qė t’u njoftohen atyre.

 

Neni 30

Afati i paraqitjes sė kėrkesės

1. Pėr paraqitjen e kėrkesės para Gjykatės Kushtetuese zbatohen afatet e pėrcaktuara nė kėtė ligj.

2. Kėrkesat e individit pėr shkeljen e tė drejtave kushtetuese paraqiten jo mė vonė se 2 vjet nga konstatimi i shkeljes. Kur nė bazė tė ligjit individi mund t’i drejtohet njė organi tjetėr, ai mund tė paraqesė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese, pasi tė jenė shterur tė gjitha mjetet juridike pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave. Nė kėtė rast, afati i paraqitjes sė kėrkesės ėshtė 2 vjet nga data e njoftimit tė vendimit tė organit pėrkatės shtetėror.

 

Neni 31

Shqyrtimi paraprak i kėrkesės

1. Kėrkesa shqyrtohet paraprakisht nga kolegji i pėrbėrė nga 3 gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese, ku bėn pjesė dhe relatori.

2. Kur kėrkesa, megjithėse ėshtė nė kompetencė tė Gjykatės Kushtetuese dhe ėshtė paraqitur nga subjekti qė legjitimohet, nuk ėshtė e plotė, kolegji ia kthen kėrkuesit pėr plotėsim, duke treguar shkaqet e kthimit dhe afatin e plotėsimit tė saj. Pas kėsaj, kur kėrkesa paraqitet e plotėsuar, kalon pėrsėri pėr shqyrtim paraprak nė kolegj. Kėrkesa e paplotėsuar nuk merret nė shqyrtim.

3. Kur kėrkesa ėshtė paraqitur nga subjekti qė legjitimohet dhe ēėshtja ėshtė nė kompetencė tė Gjykatės Kushtetuese, kolegji vendos kalimin e ēėshtjes nė seancė plenare, ndėrsa kur ajo nuk ėshtė paraqitur nga subjekti qė legjitimohet ose ēėshtja nuk ėshtė nė kompetencė tė Gjykatės Kushtetuese, kolegji vendos moskalimin e ēėshtjes nė seancė plenare. Nė tė gjitha rastet, kur ndonjė nga gjyqtarėt e kolegjit nuk ėshtė i njė mendimi me tė tjerėt, kėrkesa i kalon pėr shqyrtim paraprak Mbledhjes sė Gjyqtarėve, e cila vendos me shumicė votash pėr kalimin ose jo tė ēėshtjes nė seancė plenare.

4. Nė tė gjitha rastet e mėsipėrme, kolegji ose Mbledhja e Gjyqtarėve nuk shqyrton zgjidhjen nė themel tė ēėshtjes.

5. Pėr ankesat, lutjet dhe ēdo korrespondencė tjetėr qė nuk pėrmban elementet e kėrkesės, nė kuptim tė nenit 28 tė kėtij ligji, veprohet administrativisht.

 

 

KREU VI

 

FUNKSIONIMI I GJYKATĖS KUSHTETUESE

 

Neni 32

Shqyrtimi nė seancė plenare

1. Gjykata Kushtetuese shqyrton ēėshtjen nė seancė plenare.

2. Nė seancė plenare marrin pjesė tė gjithė gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese, por nė asnjė rast jo mė pak se dy tė tretat e tyre.

 

Neni 33

Thirrja dhe drejtimi i seancės plenare

1. Seancėn plenare tė Gjykatės Kushtetuese e thėrret dhe e drejton Kryetari i Gjykatės Kushtetuese.

2. Me miratimin e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, seancėn plenare mund ta thėrrasė dhe ta drejtojė njė gjyqtar i saj.

 

Neni 34

Tė drejtat e gjyqtarit nė gjykimin kushtetues

Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese ka tė drejtė:    

a) tė marrė pjesė nė shqyrtimin e ēdo ēėshtjeje, me pėrjashtim tė rasteve kur ndalohet nga ligji;

b) tė njihet me pėrmbajtjen dhe gjithė materialet e ēėshtjes nė shqyrtim;

c) gjatė shqyrtimit, t’u drejtojė pyetje e tė kėrkojė shpjegime nga pjesėmarrėsit nė gjykim, si dhe nga personat e thirrur si dėshmitarė ose ekspert;

ē) tė marrė pjesė nė bisedimet pėrfundimtare dhe tė shfaqė lirisht mendimin e tij pėr mėnyrėn e pėrfundimit tė ēėshtjes qė shqyrtohet.

 

Neni 35

Detyrat e gjyqtarit nė gjykimin kushtetues

Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese duhet:

            a) tė pėrgatisė ēėshtjen pėr gjykim, si dhe tė marrė masat e duhura pėr zhvillimin e seancės plenare;

            b) tė votojė pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė ēėshtjes;

            c) tė ruajė sekretin e diskutimeve dhe tė votimit.

 

Neni 36

Heqja dorė nga shqyrtimi i ēėshtjes

1. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga shqyrtimi i njė ēėshtjeje konkrete kur:

            a) ka marrė pjesė nė hartimin e aktit objekt shqyrtimi;

            b) pėr shkak tė lidhjeve fisnore apo lidhjeve tė tjera me pjesėmarrėsit nė gjykim vihet nė dyshim objektiviteti i tij;

            c) nė ēdo rast tjetėr kur vėrtetohen arsye serioze njėanshmėrie.

2. Heqja dorė miratohet nga Kryetari i Gjykatės Kushtetuese, derisa ēėshtja nuk ka kaluar nė seancė plenare. Mė pas, heqja dorė vendoset me shumicėn e votave tė gjyqtarėve pjesėmarrės nė proces.

 

Neni 37

Pėrjashtimi i gjyqtarit

1. Pjesėmarrėsit nė gjykim kanė tė drejtė tė kėrkojnė pėrjashtimin e gjyqtarit nė ēdo fazė tė zhvillimit tė gjykimit kur ekziston njė nga rastet e parashikuara nė nenin 36 tė kėtij ligji dhe gjyqtari nuk heq dorė nga shqyrtimi i ēėshtjes.

2. Pėr pėrjashtimin e gjyqtarit vendos shumica e gjyqtarėve qė marrin pjesė nė shqyrtimin e ēėshtjes. Gjyqtari, pėr tė cilin kėrkohet pėrjashtimi, pasi dėgjohet nuk merr pjesė nė votim. Kur votat ndahen nė mėnyrė tė barabartė, gjyqtari quhet i pėrjashtuar.

 

Neni 38

Njoftimi dhe pjesėmarrja nė seancė plenare

1. Pėr orėn dhe datėn e zhvillimit tė seancės plenare duhet tė njoftohet kėrkuesi, subjekti i interesuar ose pėrfaqėsuesit e tyre.

2. Njoftimi bėhet nga kryesekretaria e Gjykatės Kushtetuese tė paktėn 10 ditė para datės sė caktuar pėr zhvillimin e seancės plenare.

3. Njoftimi bėhet me shkresė zyrtare, me fletė-thirrje postare dhe nė raste tė ngutshme me telegram ose me faks, qė i dorėzohen palėve ose anėtarėve madhorė tė familjes. Kur ndonjė nga pjesėmarrėsit nė gjykimin kushtetues nuk i dihet vendqėndrimi ose ndodhet me qėndrim tė pėrhershėm jashtė shtetit, njoftimi bėhet me shpallje nė selinė e Gjykatės Kushtetuese, tė paktėn 1 muaj pėrpara datės sė caktuar pėr zhvillimin e seancės plenare.

4. Nė seancė plenare marrin pjesė kėrkuesi, subjekti i interesuar, pėrfaqėsuesit e tyre dhe dėshmitarėt ose ekspertėt kur ka tė tillė.

5. Mungesa e njoftimit shkakton shtyrjen e seancės plenare, duke caktuar njė datė tjetėr pėr zhvillimin e saj, si dhe duke bėrė njoftimet pėrkatėse.

6. Kur kėrkuesi, subjekti i interesuar ose pėrfaqėsuesit e tyre, megjithėse janė njoftuar, nuk paraqiten nė seancė plenare dhe pėr kėtė nuk kanė paraqitur shkaqe tė pėrligjura, seanca plenare zhvillohet nė mungesė.

 

Neni 39

Pjesėmarrėsit nė gjykimin kushtetues

1. Pjesėmarrės nė gjykimin kushtetues janė:

            a) Subjekti qė ka paraqitur kėrkesėn ose pėrfaqėsuesi i tij.

            b) Subjektet kundėr tė cilėve ėshtė paraqitur kėrkesa ose qė kanė interes tė drejtėpėrdrejtė pėr ēėshtjen qė shqyrtohet.

            c) Organi qė ka nxjerrė aktin.

            ē) Organet shtetėrore qė janė nė mosmarrėveshje pėr kompetencė.

2. Nė rastet kur pjesėmarrės nė gjykimin kushtetues janė organe shtetėrore, ato pėrfaqėsohen nga drejtuesit e tyre dhe nė mungesė nga persona tė autorizuar me shkrim.

3. Pėrfaqėsues tė pjesėmarrėsve nė gjykimin kushtetues mund tė jenė avokatėt, tė cilėt pajisen me prokurė ose caktohen si tė tillė me deklarim nė seancė plenare.

4. Dhoma Kombėtare e Avokatisė cakton listėn e avokatėve qė mund tė marrin pjesė nė shqyrtimin e ēėshtjeve nė Gjykatėn Kushtetuese.

 

Neni 40

Thirrja e ekspertit

1. Me kėrkesėn e pjesėmarrėsve nė gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund tė thėrrasė me cilėsinė e ekspertit persona qė kanė njohuri tė posaēme nė fushėn e shkencės, teknikės ose artit pėr konstatimin dhe sqarimin e fakteve qė kanė lidhje me ēėshtjen nė shqyrtim.

2. Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund tė dėgjohet edhe nė seancė plenare.

 

Neni 41

Thirrja e dėshmitarit

Kur shihet e domosdoshme pėr sqarimin e fakteve qė lidhen me ēėshtjen nė shqyrtim, me kėrkesėn e pjesėmarrėsve nė gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund tė thėrrasė e tė pyesė nė seancė plenare persona me cilėsinė e dėshmitarit.

 

Neni 42

Kėrkimi i dokumenteve

1. Kur shihet e domosdoshme, me kėrkesėn e pjesėmarrėsve nė gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund tė kėrkojė dokumente tė cilat kanė lidhje me ēėshtjen nė shqyrtim.

2. Dokumentet e kėrkuara administrohen nė seancė plenare.

 

Neni 43

Zhvillimi i seancės plenare

Shqyrtimi i ēėshtjes nė seancė plenare ndjek kėto rregulla:

            a) Deklarohet ēelja e seancės plenare nga kryesuesi i saj.

            b) Verifikohet paraqitja e pjesėmarrėsve.

            c) Verifikohet legjitimiteti i pjesėmarrėsve ose i pėrfaqėsuesve tė tyre.

            ē) Pyeten pjesėmarrėsit nėse kanė kėrkesa paraprake dhe vendoset pėr to.

            d) Lexohet kėrkesa nga gjyqtari relator.

            dh) Ftohen pjesėmarrėsit tė parashtrojnė kėrkesat dhe kundėrshtimet, duke filluar nga subjekti qė ka paraqitur kėrkesėn.

            e) Pjesėmarrėsit nė proces japin shpjegime ose bėjnė sqarime pėr pyetjet e gjyqtarėve.

ė) Administrohen provat dhe ftohen pjesėmarrėsit tė japin mendime pėr pėrmbajtjen e tyre.

            f) Ftohen pjesėmarrėsit tė bėjnė kėrkesat pėrfundimtare.

            g) Deklarohet nga kryesuesi mbyllja e seancės plenare dhe tėrheqja pėr vendim.

 

Neni 44

Riēelja e seancės plenare

1. Nėse pas mbylljes tė seancės plenare ēmohet e domosdoshme sqarimi i rrethanave plotėsuese, tė cilat kanė rėndėsi tė veēantė pėr ēėshtjen nė shqyrtim, vendoset riēelja e saj.

2. Vendimi pėr riēeljen e seancės plenare merret me shumicė votash nga gjyqtarėt qė kanė qenė tė pranishėm nė seancėn plenare.

3. Vendimi pėr riēeljen e seancės plenare u njoftohet pjesėmarrėsve nė gjykimin kushtetues, tė cilėt kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė tė dhe t’u jepet fjala nėse e kėrkojnė, pėr tė bėrė shpjegime qė i ēmojnė nė interes tė tyre.

 

Neni 45

E drejta pėr pezullim

1. Gjykata Kushtetuese, kryesisht ose me kėrkesė tė palės, kur vlerėson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund tė sjellė pasoja qė prekin interesa shtetėrorė, shoqėrorė ose tė individėve sipas rastit, me vendim tė Mbledhjes sė Gjyqtarėve ose nė seancėn plenare, urdhėron pezullimin e ligjit ose tė aktit. Pezullimi vazhdon derisa vendimi pėrfundimtar i Gjykatės Kushtetuese tė hyjė nė fuqi.

2. Vendimi pėr masėn e pezullimit i njoftohet organit pėrkatės qė ka nxjerrė ligjin ose aktin, si dhe bėhet publikimi i tij.

3. Gjykata Kushtetuese nė ēdo fazė tė shqyrtimit tė ēėshtjes, me vendim nė seancėn plenare, mund tė heqė masėn e pezullimit.

4. Gjykata Kushtetuese duhet tė shprehet nė vendimin pėrfundimtar pėr vazhdimėsinė ose jo tė masės sė pezullimit.

 

Neni 46

Procesverbali i seancės plenare

Nė seancėn plenare tė Gjykatės Kushtetuese mbahet procesverbal, i cili, nė pėrfundim tė saj, nėnshkruhet nga kryesuesi i seancės plenare dhe sekretari qė e mban atė.

 

Neni 47

Afati i fillimit tė shqyrtimit tė ēėshtjes

Shqyrtimi i ēėshtjeve nė Gjykatėn Kushtetuese duhet tė fillojė jo mė vonė se 2 muaj nga paraqitja e kėrkesės.

 

Neni 48

Kufijtė e shqyrtimit tė ēėshtjes

1. Kufijtė e shqyrtimit tė ēėshtjes janė brenda objektit tė kėrkesės dhe shkaqeve tė parashtruara nė tė.

2. Pėrjashtimisht, kur ka lidhje midis objektit tė kėrkesės dhe akteve tė tjera normative, vendos pėr ēdo rast Gjykata Kushtetuese.

 

KREU VII

 

PROCEDURAT E VEĒANTA

 

Procedura pėr shqyrtimin e pajtueshmėrisė sė ligjeve

ose tė akteve tė tjera normative me Kushtetutėn dhe

me marrėveshjet ndėrkombėtare

 

Neni 49

1. Pėr shqyrtimin e pajtueshmėrisė sė ligjit ose tė akteve tė tjera normative me Kushtetutėn ose me marrėveshjet ndėrkombėtare, Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje me kėrkesė tė Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit, tė jo mė pak se njė tė pestės tė deputetėve dhe tė Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.

2. Kėtė tė drejtė e kanė edhe Avokati i Popullit, organet e qeverisjes vendore, organet e bashkėsive fetare, partitė politike, si dhe organizatat e tjera, vetėm kur argumentojnė se ēėshtja lidhet me interesat e tyre.

 

Neni 50

Kėrkesat nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shqyrtimin e pajtueshmėrisė sė ligjit ose tė akteve tė tjera normative me Kushtetutėn ose me marrėveshjet ndėrkombėtare, mund tė paraqiten brenda 3 vjetėve nga hyrja nė fuqi e tyre.

           

Neni 51

Gjatė shqyrtimit tė kėrkesave tė parashikuara nga nenet 49 e 50 tė kėtij ligji, Gjykata Kushtetuese vlerėson:

a)      pėrmbajtjen e ligjeve dhe tė akteve normative;

b)      formėn e ligjeve dhe tė akteve normative;

c) procedurėn pėr miratimin, shpalljen dhe hyrjen nė fuqi tė tyre.

 

Procedurat mbi pajtueshmėrinė e marrėveshjeve

 ndėrkombėtare me Kushtetutėn

 

Neni 52

1. Gjykata Kushtetuese shqyrton pajtueshmėrinė me Kushtetutėn tė marrėveshjeve ndėrkombėtare para ratifikimit.

2. Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje pėr shqyrtimin e kėtyre ēėshtjeve vetėm pasi bėhet kėrkesė nga subjektet e parashikuara nė nenin 134 shkronjat “a”, “b”, “c” e “ē” tė Kushtetutės, si dhe nga subjektet e parashikuara nė shkronjat “dh”, “e”, “ė” e “f” tė Kushtetutės, pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.

3. Nė rast se ēėshtja ka kaluar nė seancė plenare, pezullohen procedurat pėr ratifikimin e marrėveshjes. Shqyrtimi i kėrkesės pėrfundon brenda 1 muaji nga data e paraqitjes sė saj.

4. Nė rast se Gjykata Kushtetuese vendos papajtueshmėrinė e marrėveshjes ndėrkombėtare me Kushtetutėn, ajo nuk mund tė ratifikohet.

Neni 53

1. Marrėveshjet ndėrkombėtare, tė cilat janė ratifikuar para hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės dhe qė janė tė papajtueshme me tė, mund tė paraqiten nė Gjykatėn Kushtetuese vetėm nga Kėshilli i Ministrave.

2. Nė rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se marrėveshja ndėrkombėtare e ratifikuar me ligj pėrmban dispozita qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ajo vendos shfuqizimin e aktit tė ratifikimit tė saj.

 

Procedurat lidhur me mosmarrėveshjet e kompetencave

 

Neni 54

1. Nė mbėshtetje tė nenit 131 shkronja “ē” tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese shqyrton konfliktet e kompetencės ndėrmjet pushteteve, si dhe ndėrmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore dhe kur mosmarrėveshja ka lidhje tė drejtėpėrdrejtė me ushtrimin e veprimtarisė sė tyre.

2. Gjykata Kushtetuese merr nė shqyrtim kėto konflikte kur subjektet pėrkatėse e kanė konsideruar veten kompetente pėr tė vendosur pėr ēėshtje konkrete dhe sipas rastit kanė nxjerrė aktet pėr rregullimin e saj ose kur subjektet nuk e kanė konsideruar veten kompetente tė vendosin nė raste tė veēanta.

3. Kėrkesa para Gjykatės Kushtetuese ngrihet nga subjektet nė konflikt ose nga subjektet e cenuara drejtpėrdrejt nga konflikti.

4. Ēdo lloj akti me karakter ligjor e nėnligjor, veprim ose mosveprim i organeve tė pushteteve ose i organeve tė qeverisjes vendore, qė kanė ēuar nė mosmarrėveshje kompetencash midis tyre, pėrbėjnė bazat pėr fillimin e shqyrtimit tė kėtyre ēėshtjeve.

 

Neni 55

Kėrkesa pėr shqyrtimin e kėtyre mosmarrėveshjeve paraqitet brenda 6 muajve nga ēasti i lindjes sė konfliktit.

 

Neni 56

1.  Gjykata Kushtetuese vendos se cili organ i pushtetit ka nė kompetencė tė tij zgjidhjen e ēėshtjes konkrete, pėr tė cilėn ka lindur mosmarrėveshja .

2.  Kur zgjidhja e mosmarrėveshjes sė kompetencės ėshtė e lidhur me akte ligjore ose nėnligjore tė nxjerra nga organet palė nė konflikt, Gjykata Kushtetuese pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes shqyrton edhe kushtetutshmėrinė apo ligjshmėrinė e aktit.   

 

Procedura pėr shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė partive

dhe tė organizatave tė tjera politike

 

Neni 57

1. Pėr shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė partive dhe tė organizatave tė tjera politike, si dhe tė veprimtarisė sė tyre, Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje me kėrkesė tė Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit dhe tė jo mė pak se njė tė pestės sė deputetėve.

2. Kėrkesa mund tė paraqitet nė ēdo kohė nė Gjykatėn Kushtetuese.

 

Neni 58

Gjykata Kushtetuese shqyrton dhe vendos:

a) nėse partia ose organizata politike ėshtė krijuar nė pėrputhje me dispozitat kushtetuese;

b) nėse veprimtaria e partisė ose e organizatės politike pėrputhet me Kushtetutėn.

 

Neni 59

Kur Gjykata Kushtetuese ēmon se ka tė dhėna qė veprimtaria e mėtejshme e njė partie ose organizate politike cenon rendin kushtetues ose interesat shtetėrorė apo publikė, sipas rastit, me vendim tė veēantė tė Mbledhjes sė Gjyqtarėve ose nė seancė plenare, mund tė vendosė pezullimin e veprimtarisė sė partisė ose tė organizatės politike deri nė dhėnien e vendimit pėrfundimtar.

           

Neni 60

1. Kur Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se krijimi i njė partie ose organizate politike vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ajo shfuqizon aktin e krijimit.

2. Kur Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se veprimtaria e njė partie ose organizate politike vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ajo vendos sipas rastit ndalimin e kėsaj veprimtarie ose urdhėron ēregjistrimin e saj.

 

Procedurat pėr shkarkimin nga detyra tė Presidentit tė Republikės

dhe vėrtetimin e pamundėsisė sė ushtrimit tė funksioneve tė tij

 

Neni 61

1. Gjykata Kushtetuese pėr deklarimin e shkarkimit tė Presidentit tė Republikės vihet nė lėvizje me vendimin e Kuvendit qė ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

2. Vendimi i Kuvendit duhet tė pėrmbajė njė pėrshkrim tė argumentuar tė shkeljes sė rėndė tė Kushtetutės ose tė krimit tė rėndė, si dhe tė shoqėrohet me provat pėrkatėse.

3. Gjykata Kushtetuese, njė kopje tė vendimit tė Kuvendit dhe tė provave pėrkatėse, ia dėrgon Presidentit tė Republikės, i cili ka tė drejtė tė japė me shkrim sqarimet qė i ēmon tė nevojshme.

 

Neni 62

1. Gjykata Kushtetuese pėr kalimin e ēėshtjes nė seancė plenare vendos me shumicėn e anėtarėve tė saj.

2. Nė seancėn plenare ka tė drejtė tė jetė i pranishėm Presidenti i Republikės ose njė pėrfaqėsues i tij.

 

Neni 63

1. Kur Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se Presidenti i Republikės ka shkelur rėndė Kushtetutėn ose ka kryer njė krim tė rėndė, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Nė tė kundėrt, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.

2. Rregullat e pėrcaktuar nė nenin 61 pikat 1, 2 dhe 3 zbatohen edhe nė rastin e vėrtetimit pėrfundimisht tė faktit tė pamundėsisė sė ushtrimit tė detyrės nga Presidenti i Republikės. Nė kėtė rast, Gjykata Kushtetuese vendos vėrtetimin e faktit tė pamundėsisė pėr ushtrimin e detyrės ose rrėzon kėrkesėn e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, kur ajo nuk gjendet e bazuar.

 

Zgjedhshmėria dhe papajtueshmėria me ushtrimin

e funksioneve tė Presidentit tė Republikės

           

Neni 64

1. Pėr ēėshtjet qė lidhen me zgjedhshmėrinė e Presidentit tė Republikės dhe pėr papajtueshmėritė nė ushtrimin e funksioneve tė tij, Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje me kėrkesė tė jo mė pak se njė tė pestės sė deputetėve ose tė partive politike.

2. Nė rastin e zgjedhshmėrisė, Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin e vendimit tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė ose rrėzimin e kėrkesės.

3. Nė rastin e papajtueshmėrisė pėr ushtrimin e detyrės, Gjykata Kushtetuese vendos deklarimin e papajtueshmėrisė me ushtrimin e funksioneve tė Presidentit tė Republikės ose rrėzimin e kėrkesės.

 

Neni 65

Kur Presidenti i Republikės jep dorėheqjen gjatė kohės qė ēėshtja pėr shkarkimin e tij ėshtė nė shqyrtim nė Gjykatėn Kushtetuese ose mandati i tij pėrfundon, Gjykata Kushtetuese pushon procedimin e mėtejshėm. Gjykata Kushtetuese i rifillon procedurat kur kjo kėrkohet nga Kuvendi ose nga ai vetė.

 

Procedura pėr shqyrtimin e zgjedhshmėrisė

dhe papajtueshmėrisė nė ushtrimin e funksionit tė  deputetit

 

Neni 66

1. Pėr shqyrtimin e zgjedhshmėrisė sė deputetėve, Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje me kėrkesė tė Presidentit tė Republikės ose tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.          

2. Gjykata Kushtetuese verifikon zgjedhjen e deputetėve me kėrkesė tė partisė politike ose tė kandidatit pėr deputet tė pavarur, duke zbatuar nė kėtė rast edhe dispozitat ligjore pėr zgjedhjet e pėrgjithshme.

3. Kėrkesa pėr papajtueshmėri mund tė paraqitet nė Gjykatėn Kushtetuese nga Kuvendi, pėrsa kohė vazhdon mandati i deputetit, ndėrsa kėrkesa pėr shqyrtimin e zgjedhshmėrisė sė deputetėve mund tė paraqitet brenda 6 muajve nga konstatimi i faktit tė pazgjedhshmėrisė.

 

Neni 67

1. Nė rastet kur Gjykata Kushtetuese verifikon zgjedhshmėrinė e deputetėve, ajo vendos, sipas rastit, rrėzimin e kėrkesės ose shfuqizimin e aktit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

2. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė kėrkesės pėr zgjedhshmėrinė ose papajtueshmėrinė e deputetit, Gjykata Kushtetuese, vendimin e saj ia dėrgon Kuvendit.

           

Procedurat e shqyrtimit tė kushtetutshmėrisė sė ligjeve

tė kėrkuara nga gjykatat

 

Neni 68

1. Kur gjykata ose gjyqtari gjatė njė procesi gjyqėsor dhe nė ēdo kohė, kryesisht ose me kėrkesė tė palėve, ēmon se ligji ėshtė antikushtetues dhe kur ka lidhje tė drejtpėrdrejtė midis ligjit dhe zgjidhjes sė ēėshtjes konkrete, nuk e zbaton atė, duke vendosur pezullimin e shqyrtimit tė mėtejshėm tė ēėshtjes dhe dėrgimin e materialeve tė saj Gjykatės Kushtetuese, pėr t’u shprehur pėr kushtetutshmėrinė e ligjit.

2. Nė vendimin e saj gjykata apo gjyqtari duhet tė pėrcaktojnė dispozitat e ligjit qė ata ēmojnė se janė tė papajtueshme me normat konkrete ose parimet e tjera tė Kushtetutės, tė cilat ligji nuk i ka respektuar ose i ka cenuar, si dhe shkaqet pėr tė cilat kėrkohet shfuqizimi i tij.

 

Neni 69

1. Gjykata Kushtetuese, kur konstaton se ēėshtja nuk ėshtė e plotė dhe nė pėrputhje me nenin 68 tė kėtij ligji,  ia kthen atė gjykatės qė e ka dėrguar. Kjo e fundit detyrohet tė plotėsojė materialet brenda 1 muaji nga data e mbėrritjes.

2. Kur materialet e dosjes janė tė plota dhe nė pėrputhje me nenin 68, Gjykata Kushtetuese cakton datėn e seancės pėr shqyrtimin e ēėshtjes, duke njoftuar gjykatėn dhe thirrur subjektet e interesuara.

 

Neni 70

1. Gjykata Kushtetuese, gjatė shqyrtimit tė ēėshtjeve tė parashikuara nė nenet 68 e 69 tė kėtij ligji dhe pėr arsye qė kanė tė bėjnė me kushtetutshmėrinė e njė ligji konkret, publikon faktin se ēėshtja ėshtė nėn shqyrtimin e saj.

2. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ēėshtjes materialet, sė bashku me vendimin e Gjykatės Kushtetuese, i dėrgohen gjykatės konkrete.

3. Nė rastet kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si antikushtetues, vendimin e saj ia njofton Kuvendit dhe Kėshillit tė Ministrave.  

 

Interpretimi i Kushtetutės

 

Neni 71

1. Gjykata Kushtetuese, nė mbėshtetje tė paragrafit 1 tė nenit 124 tė Kushtetutės bėn interpretimin pėrfundimtar tė saj.

2. Kėrkesėn pėr interpretim tė Kushtetutės kanė tė drejtė ta paraqesin subjektet e pėrmendura nė shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ē” tė paragrafit 1 tė nenit 134 tė Kushtetutės, ndėrsa subjektet e tjera qė pėrmenden nė shkronjat “dh”, “e”, “ė” dhe “f”, vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.

3. Nė kėrkesėn e paraqitur duhet tė saktėsohet se cila dispozitė apo pjesė e saj kėrkohet tė interpretohet.

4. Subjekti, qė pretendohet se e ka interpretuar gabim Kushtetutėn, ėshtė gjithashtu palė nė gjykim.

5. Shqyrtimi i kėrkesave tė tilla mund tė bėhet nė seancė plenare edhe mbi shqyrtimin e dokumenteve.

 

KREU VIII

 

VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE

 

Neni 72

Marrja e vendimit dhe shpallja e tij

1. Bisedimet si dhe votimi i vendimit bėhen pa praninė e personave tė tjerė.

2. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese merren me shumicėn e votave tė tė gjithė gjyqtarėve tė saj. Abstenimi nuk lejohet.

3. Vendimi nėnshkruhet nga tė gjithė gjyqtarėt e pranishėm nė shqyrtimin e ēėshtjes.

4. Pėr shpalljen e vendimit njoftohen pjesėmarrėsit nė proces. Mungesa e tyre nuk pengon shpalljen e tij.

5. Vendimi jepet “Nė Emėr tė Republikės sė Shqipėrisė”.

6. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese shpallet i arsyetuar dhe lexohet nga kryesuesi i seancės ose nga njė gjyqtar i caktuar prej tij.

7. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese ka fuqi detyruese tė pėrgjithshme dhe ėshtė pėrfundimtar.

8. Gjyqtari qė mbetet nė pakicė ka tė drejtė tė arsyetojė mendimin e tij qė i bashkohet vendimit dhe botohet bashkė me tė.

9. Kopje tė vendimit mund t’u jepen pjesėmarrėsve nė proces me kėrkesėn e tyre, kundrejt tarifės sė caktuar.

 

Neni 73

Shtyrja e bisedimit dhe votimit

1. Kur ndonjėri prej gjyqtarėve qė ka marrė pjesė nė shqyrtimin e ēėshtjes mungon nė bisedime ose nė votim, Mbledhja e Gjyqtarėve nuk zhvillohet dhe shtyhet pėr njė datė tjetėr.

2. Nė qoftė se edhe pas kėsaj, pjesėmarrja e gjyqtarit nuk mund tė sigurohet brenda njė afati tė arsyeshėm, Gjykata vendos pėrfundimisht pėr ēėshtjen, kur formohet shumica absolute e anėtarėve tė saj.

3. Nė rast se kjo shumicė nuk formohet dhe ekziston mundėsia pėr pėrfshirjen nė kėtė gjykim tė gjyqtarėve tė tjerė, qė mė parė nuk kanė marrė pjesė nė tė, seanca riēelet dhe shqyrtimi i ēėshtjes fillon nga e para.

 

Neni 74

Refuzimi i kėrkesės

Kur gjatė votimit votat ndahen nė mėnyrė tė barabartė ose nė atė mėnyrė qė asnjė pėrfundim i ēėshtjes nuk votohet nga shumica e kėrkuar, Gjykata Kushtetuese vendos refuzimin e kėrkesės. Refuzimi nuk pėrbėn pengesė qė kėrkuesi tė riparaqesė kėrkesėn nė rast se krijohen kushte pėr formimin e shumicės sė kėrkuar.