|
NJOFTIM
Sot mė datė 17.11.2008, Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė R.SH,
Dr. Vladimir Kristo, priti nė zyrėn e tij zotin Hilmi Jashari,
ushtrues i detyrės sė Ombudspersonit nė Republikėn e Kosovės.
Gjatė vizitės u soll nė vėmendje pėrvoja e legjislacionit dhe
institucioneve shqiptare dhe mė tej, biseda u fokusua nė
pėrpjekjet e Republikės sė Kosovės pėr konstituimin e
institucioneve kushtetuese dhe tė pavarura pas hyrjes nė fuqi tė
Kushtetutės sė Kosovės.
Bashkėbiseduesit shprehėn njėherėsh nevojėn e forcimit tė
bashkėpunimit mes institucioneve tė R.SH dhe Republikės sė
Kosovės, bashkėpunim qė merr rėndėsi nė marrėdhėniet mes dy
popujve vėllezėr si dhe frymėzohet nga aspiratat e pėrbashkėta
tė dy vendeve drejt tė nesėrmes europiane.
Zoti Hilmi Jashari dhe delegacioni i tij u shoqėrua nė takim nga
Avokati i Popullit tė R.SH, z. Ermir Dobjani.
(FOTO)
(FOTO)
DEKLARATE
Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė u njoh me Progres
Raportin 2007 tė Komisionit Europian, publikuar nė datėn 6
nėntor 2007.
Gjykata Kushtetuese pėrshėndet Raportin e Komisionit Europian
dhe, nė mėnyrė tė veēantė, konsideratat e shprehura nė raport
pėr veprimtarinė e Gjykatės Kushtetuese, sipas tė cilit Vendimet
e Gjykatės Kushtetuese kanė kontribuar nė zhvillimin e
jurisprudencės pėr decentralizimin, nė rolin e komisioneve
hetimore parlamentare, rolin e pushtetit ekzekutiv nė raport me
organet e pavarura shtetėrore, si dhe nė standardet pėr
nxjerrjen e akteve normative tė qeverisė.
Ky vlerėsim pėrbėn njė inkurajim pėr veprimtarinė e mėtejshme tė
kėsaj Gjykate nė mbrojtje tė Kushtetutės, shtetit tė sė drejtės
dhe lirive e tė drejtave themelore tė individit, duke kontribuar
kėshtu krahas institucioneve tė tjera kushtetuese nė pėrafrimin
sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė me strukturat euroatlantike.
NJOFTIM
Nė mbledhjen e 1007 tė Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė
Europės, datė 17 tetor 2007, ėshtė shqyrtuar edhe ecuria e
procesit tė ekzekutimit tė vendimit Qufaj kundėr Shqipėrisė
pėrsa i pėrket masave tė pėrgjithshme tė marra nga pala jonė nė
kėtė drejtim.
Nė kėtė kuadėr, Komiteti i Ministrave konstatoi me kėnaqėsi se
Gjykata Kushtetuese duke pasur parasysh efektet e vendimit
konkret, e konsideron tashmė shqyrtimin e kėrkesave pėr
mosekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė brenda
fushės sė kompetencave tė saj.
Mė poshtė paraqitet teksti i vendimit tė Komitetit tė Ministrave
tė Kėshillit tė Europės tė marrė me kėtė rast:
Vendim:
Pjesėmarrėsit:
-
Konstatuan se shpėrblimi i drejtė i akorduar pėr
shoqėrinė ankuese sa i takon dėmeve financiare dhe jo
financiare, duke pėrfshirė edhe shumat e pėrmendura nė
vendimin e paekzekutuar, ėshtė paguar dhe se pėr kėtė rast
nuk ėshtė kėrkuar marrja e ndonjė mase tjetėr;
-
Konstatuan me interes se pėrsa i pėrket masave tė
pėrgjithshme, autoritetet po merren me hartimin e njė sėrė
masash, veēanėrisht nė fushėn legjislative, pėr tė garantuar
ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore kombėtare;
-
Konstatuan mė tej me kėnaqėsi se Gjykata
Kushtetuese, duke pasur parasysh efektet e vendimit konkret,
e konsideron tashmė shqyrtimin e kėrkesave pėr
mosekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė
brenda fushės sė kompetencave tė saj;
-
Konstatuan gjithashtu se shkelja ka ardhur
kryesisht nga mungesa e fondit tė nevojshėm nė buxhetin e
bashkisė;
-
Theksuan nevojėn e marrjes sė masave qė kėrkohen
pėr parandalimin e shkeljeve tė ngjashme dhe i ftuan
autoritetet tė jepnin mė shumė informacion lidhur me kėtė
ēėshtje;
-
Vendosėn ta rimerrnin nė konsideratė kėtė ēėshtje
mė sė fundi deri nė mbledhjen e dytė tė Komitetit tė
Ministrave qė do tė zhvillohet nė vitin 2008.
-
1 ēėshtje kundėr Shqipėrisė
54268/00 Qufaj Co. Sh.p.k., vendim i datės 18/11/2005, marrė
formė tė prerė nė 30/03/2005.
|