Objekti: | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të aksesit dhe sigurisë juridike nga Gjykata e Lartë, si rrjedhojë e mosshqyrtimit të rekursit nr.70007-00659-00-2019 Regj. Themeltar, përmes vendimit nr.00-2020-109, datë 22.05.2020, duke shkelur nenet 42 dhe 43 të Kushtetutës, si dhe nenet 6 e 41 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2020-109, datë 22.05.2020 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i shprehjes akti i rekursit dhe memoriet duhet të nënshkruhen, me pasojë mospranimi, nga mbrojtësit të nenit 435, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale.
Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i shprehjes rekursi penal të nënshkruhet nga mbrojtësi, në të kundërt ai nuk pranohet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të vendimit nr.05, datë 15.09.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i shprehjes i pandehuri dhe palët private përfaqësohen nga mbrojtësit të nenit 437, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale.
|