Albania Online WebStudio Internet Service Provider
 :: Miresevini ne WebSitin zyrtar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Vendimet e vitit 2000

Vendimi nr. 2, datë 25.01.2000
Vendimi nr. 7, datë 28.02.2000
Vendimi nr. 8, datë 03.03.2000
Vendimi nr.11, datë 10.03.2000
Vendimi nr.12, datë 21.03.2000
Vendimi nr.15, datë 07.04.2000
Vendimi nr.16, datë 17.04.2000
Vendimi nr.17, datë 17.04.2000
Vendimi nr.18, datë18.04.2000
Vendimi nr.19, datë18.04.2000
Vendimi nr.20, datë 18.04.2000
Vendimi nr.24, datë 04.05.2000
Vendimi nr.25, datë 04.05.2000
Vendimi nr.32, datë 23.05.2000
Vendimi nr.33, datë 24.05.2000
Vendimi nr.37, datė 23.06.2000
Vendimi nr.38, datë 23.06.2000
Vendimi nr.39, datë 23.06.2000
Vendimi nr.43, datë 07.07.2000
Vendimi nr.44, datë 18.07.2000
Vendimi nr.45, datë 24.07.2000
Vendimi nr.46, datë 28.07.2000
Vendimi nr.47, datë 28.07.2000
Vendimi nr.48, datë 28.07.2000
Vendimi nr.49, datë 31.07.2000
Vendimi nr.50, datë 31.07.2000
Vendimi nr.69, datë 16.10.2000
Vendimi nr.76, datë 08.11.2000
Vendimi nr.77, datë 08.11.2000
Vendimi nr.81, datë 17.11.2000
Vendimi nr.88, datë 07.12.2000
 


Vendimi nr.2, datë 25.01.2000
(V - 2/00)



Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e përbërë nga Fehmi Abdiu, kryetar dhe gjyqtarët Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuço, Bardha Selenica, Kristofor Peçi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i çështjes,

mė datėn 25.01.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: HILMI DAKLI, me objekt: "Deklarimi i mbarimit tė mandatit tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Tė deklarojė mbarimin e mandatit tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese, zotit Hilmi Dakli".

duke arsyetuar:

Zoti Hilmi Dakli, anėtar i Gjykatės Kushtetuese nė datėn 24.01.2000, ka deklaruar se jep dorėheqjen nga detyra qė kryen.
Gjykata Kushtetuese, konstatoi faktin e dorėheqjes sė tij dhe e gjeti atė tė bazuar nė nenin 127 pika "ē" e Kushtetutės.
Duke qenė kėshtu, ajo ēmon se konformė pikės 2 tė kėtij neni, duhet deklaruar mbarimi i kėtij mandati.

(V - GjK - 2/00 - FZ. ____)

fillim i faqes


Vendimi nr.7, datė 28.02.2000
(V - 7/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Alfred Karamuēo, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i ēėshtjes,

mė datėn 19.01.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues ARDIAN LIĒO, me objekt: "Shpallja antikushtetuese e vendimeve nr.38, datė 17.07.1998 tė gjykatės sė rrethit Gjirokastėr; nr.23, datė 14.10.1998 tė Gjykatės sė Apelit Gjirokastėr dhe nr.66, datė 10.03.1999 tė kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:

Shkaqet e parashtruara nga kėrkuesi nuk pajtohen me konceptin qė Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, Konventa Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut, si dhe praktika e Gjykatės Kushtetuese, kanė pėr proēesin e rregullt ligjor. Gjatė proēeseve gjyqėsore qė zhvillohen nė tė gjitha shkallėt e gjykimit mund tė vėrehen shkelje tė ndryshme, por e rėndėsishme ėshtė, se jo ēdo shkelje e ligjit qė mund tė konstatohet gjatė gjykimit mund tė sjellė njė zgjidhje tė gabuar tė ēėshtjes dhe, pėr mė tepėr, tė cėnojė procesin e rregullt ligjor nė aspektin kushtetues. Ndikim tė drejtpėrdrejtė nė njė proces ligjor kanė ato shkelje thelbėsore, vėrtetimi i tė cilave do tė cėnonte tė drejtat dhe liritė themelore tė individit dhe ēdo tė drejtė tjetėr tė njohur me Kushtetutė dhe me ligj.
Pretendimet e ngritura nga kėrkuesi, qė nė tėrėsinė e tyre kanė tė bėjnė me analizėn e provave tė administruara gjatė gjykimit apo me mėnyrėn e vlerėsimit tė tyre, janė njė e drejtė ekskluzive e gjykatave tė zakonshme, pasi janė vetėm gjykatat mė tė larta, ato qė mund tė shqyrtojnė bazueshmėrinė nė ligj dhe nė prova tė vendimeve gjyqėsore tė gjykatave mė tė ulta. Gjykata Kushtetuese, duke qenė nė pozicionin e autoritetit qė garanton respektimin e Kushtetutės dhe tė organit mė tė lartė tė specializuar tė kontrollit kushtetues, nuk mund ta vendos veten nė rolin e njė shkalle mė tė lartė gjykimi.
Nė bazė tė nenit 35 dhe 49/2 tė Kodit tė Procedurės Penale: "…tė pandehurit tė mitur i sigurohet ndihma juridike dhe psikologjike nė ēdo gjendje dhe shkallė tė procedimit me praninė e prindit ose te personave tė tjerė tė kėrkuar nga i mituri …" dhe "…ndihma nga njė mbrojtės ėshtė e detyrueshme". E drejta e mbrojtjes pėr tė kontaktuar me avokatin nė fillimin e procesit hetimor ėshtė njė parim mjaft i rėndėsishėm procedural dhe kushtetues pėr zhvillimin e drejtė tė njė procesi gjyqėsor, sepse pėrbėn njė premisė tė rėndėsishme pėr tė pėrfituar nga garancitė ligjore kundėr njė procesi tė paligjshėm. Megjithatė, nė ēdo ēėshtje tė veēantė, duke pasur parasysh edhe tė gjithė procedurėn qė mund tė jetė ndjekur, ėshtė e rėndėsishme tė vlerėsohet nėse njė kufizim ose shkelje e tillė ka ndikuar drejtpėrdrejt nė zgjidhjen e ēėshtjes dhe ia ka bėrė tė akuzuarit tė pamundur mbrojtjen dhe zhvillimin e procesit gjyqėsor nė mėnyrė tė drejtė.
Pretendimi i kėrkuesit se tė pandehurit tė mitur, Elidon Roli nuk i ėshtė siguruar mbrojtje qė nė fillim tė marrjes sė tij nė pyetjes, por mė pas, nuk do tė thotė se atij i ėshtė mohuar e drejta e mbrojtjes. Pyetja e tij pa praninė e mbrojtėsit nė mjediset e policisė gjyqėsore mė datėn 18.11.1998 pėrbėn njė shkelje, por kjo nuk duhet vlerėsuar e shkėputur nga tėrėsia e veprimeve tė tjera procedurale, sepse rezulton qė mė datėn 24.11.1998, nė prani tė avokatit mbrojtės tė tij, ky i mitur ka atribuar ndaj tė pandehurve tė tjerė tė njėjtat thėnie dhe pohuar tė njėjtėn ngjarje, ashtu si nė gjatė pyetjes pa praninė e avokatit. Fakti qė i pandehuri i mitur, edhe nė prani tė mbrojtėsit tė tij, ka mbajtur tė njėjtin qėndrim si dhe gjatė pyetjes pa avokat, dėshmon se shkelja e evidentuar nė fillim tė procesit nuk ėshtė e atij karakteri qė tė cėnojė procesin ligjor.
Kėrkuesi, duke iu referuar faktit se gjykata e shkallės sė parė ka administruar, si provė njė kasete filmike, pretendon se ėshtė shkelur neni 32 i Kushtetutės, sepse ai ėshtė dėnuar mbi bazėn e provave tė mbledhura nė mėnyrė tė paligjshme e nė kundėrshtim me rregullat procedurale penale. Administrimi i kasetės filmike vėrtetohet se ėshtė kryer nė kundėrshtim me rregullat qė parashikon neni 151 i Kodit tė Procedurės Penale, por nuk ėshtė i mjaftueshėm vetėm ky fakt pėr tė arritur nė konkluzionin se i pandehuri ėshtė deklaruar fajtor mbi bazėn e provave tė mbledhura nė mėnyrė tė paligjshme dhe se procesi gjyqėsor ka qenė i parregullt. Kaseta filmike, sipas tė dhėnave tė dosjes, pasqyron tė njėjtin moment qė rezulton edhe nga procesverbali i pyetjes sė tė miturit pa avokat, fakt, i cili siē parashtrohet mė lart nė kėtė vendim, ėshtė riparuar me pyetjen e tė miturit me avokat mė datėn 24.11.1998.
Gjykata e shkallės sė parė, nė arsyetimin e vendimit tė saj lidhur me fajėsinė e kėrkuesit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, nuk e ka pėrmendur kasetėn filmike si provė, por ka analizuar tėrėsinė e provave tė tjera, tė cilat nuk rezultojnė dhe as nuk kundėrshtohen nga kėrkuesi si tė marra nė mėnyrė tė paligjshme. Edhe gjykata e shkallės sė dytė, me arsyetimin qė ajo pėrdor nė vendimin e saj, e konsideron si rrethanė tė rėndėsishme faktin se kaseta filmike nuk pėrbėn tė vetmen provė dhe themeloren nė pėrcaktimin e fajėsisė sė tė pandehurit.
Gjithashtu, pretendimi i kėrkuesit pėr moskryerjen e autopsisė sė kufomės, nė njė kohė qė pėr gjykatėn ėshtė vlerėsuar si i mjaftueshėm ekspertimi mjekoligjor, i cili ka dhėnė njė pėrshkrim tė plotė tė dėmtimeve tė kufomės dhe u ka dhėnė pergjigje pyetjeve tė saj, si dhe pretendimi i tij pėr pėrdorimin e torturės gjatė hetimit, janė momente qė kanė tė bėjnė me provueshmėrinė dhe jo me cėnimin e procesit ligjor.
Parregullsia e procesit ligjor nė aspektin kushtetues do tė konsiderohet evidente, nėse shkeljet e konstatuara gjatė gjykimit cėnojnė parimet themelore tė gjykimit dhe, njėkohėsisht, pėrbėjnė thelbin e arsyetimit tė vendimit tė gjykatės pėr pėrcaktimin e fajėsisė sė tė akuzuarit.
Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton mėnyrėn e vlerėsimit dhe as nuk bėn analizėn e provave tė administruara nė proceset gjyqėsore, pasi ato janė ēėshtje qė u pėrkasin gjykatave tė zakonėshme, gjykim i tė cilave nuk i pėrshatet dhe nuk mund tė jetė i njėjtė me mėnyrėn e zhvillimit tė njė gjykimi tepėr tė veēantė, siē ėshtė gjykimi kushtetues.
Pėrfundimisht, Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se shkeljet e pretenduara nga kėrkuesi nuk vėrtetojnė se procesi ligjor ka qenė i parregullt.

Votuan kundėr kėtij vendimi Zija Vuci, Kujtim Puto

(V - GjK - 7/00 - FZ. _____)

fillim i faqes

 

Vendimi nr.8, datė 03.03.2000
(V - 8/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Hajredin Fuga, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Alfred Karamuēo - relator i ēėshtjes,

mė datėn 04.02.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE, me objekt: "Interpretimi i nenit 179 pika 1 dhe nenit 127, pika 1, shkronja "c", tė Kushtetutės".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Sipas nenit 179, pika 1 e Kushtetutės, Ligji nr.7491, datė 29.04.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me ndryshimet e plotėsimet pėrkatėse, do tė zbatohet pėr organet qė kanė fituar mandatin sipas kėtij ligji, vetėm pėrsa i pėrket afatit kohor tė zakonshėm tė ushtrimit tė tij dhe jo edhe pėr shkaqet e mbarimit tė parakohshėm, siē ėshtė edhe plotėsimi i moshės 70 vjeē, parashikuar nga neni 127, pika 1, shkronja "c" e Kushtetutės, pėr anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese".

duke arsyetuar:

Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, me qėllim qė tė sigurohej vazhdimėsia nė veprimtarinė e organeve kushtetuese nė nenin 179, pika 1, ka parashikuar se: "Mandati i organeve kushtetuese qė do tė ekzistojnė me hyrjen nė fuqi tė kėsaj Kushtetute, mbaron me afatet e parashikuara nė Ligjin nr.7491, datė 29.04.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me ndryshimet dhe plotėsimet pėrkatėse".
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, nė nenin 127, si shkak pėr mbarimin para afatit tė mandatit tė gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese ka parashikuar edhe mbushjen e moshės 70 vjeē (pika 1 gėrma "c"), shkak i cili nuk parashikohej nė nenin 23 tė Ligjit nr.7561, datė 29.04.1992 "Pėr disa ndryshime e plotėsime nė Ligjin nr.7491, datė 29.04.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese". Kėrkesa nė thelb, ka tė bėjė me faktin nėse ky shkak i ri i mbarimit tė mandatit para afatit, do tė zbatohet pėr anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt kanė fituar mandatin sipas Ligjit nr.7561, datė 29.04.1992, apo pėr ata, do tė pranohen vetėm rastet e mbarimit tė mandatit tė parashikuara nga ky ligj.
Nga shqyrtimi i nenit 179, pika 1 tė Kushtetutės, nė raport me nenin 127, pika 1, shkronja "c", Gjykata Kushtetuese arrin nė konkluzionin se Ligji nr.7491, datė 29.04.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me ndryshimet dhe plotėsimet pėrkatėse do tė zbatohet pėr anėtarėt qė kanė fituar mandatet me kėtė ligj, por vetėm pėrsa i pėrket afatit tė zakonshėm kohor tė ushtrimit tė tij, i cili nė bazė tė nenit 18, tė Ligjit nr.7561, datė 29.04.1992 ka qenė 9 (nėntė) vjet pėr anėtarėt e caktuar nė zgjedhjen e parė dhe 12 (dymbėdhjetė) vjet, pėr anėtarėt zėvėndėsues.
Pėr rastet e ndėrprerjes sė mandatit para kohe (duke pėrfshirė dhe ndėrprerjen e mandatit me mbushjen e moshės 70 vjeē), ashtu si dhe pėr elementė tė tjerė thelbėsorė tė tij, edhe kėta anėtarė, do t'i nėnshtrohen dispozitave tė Kushtetutės.

(V - GjK - 8/00 - FZ. _____)

fillim i faqes

 

Vendimi nr.11, datė 10.03.2000
(V - 11/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Kristofor Peēi - relator i ēėshtjes,

mė datat 21.12.1999 dhe 24.12.1999, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuesa: NIKOLAUS E JURGEN TRESKA, me objekt: "Detyrimi i Ministrit tė Drejtėsisė tė japė lejen pėr ekzekutimin e detyrueshėm tė vendimit civil nr.1808, datė 24.04.1997 tė gjykatės sė rrethit Tiranė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:

Gjykata e rrethit Tiranė, me vendimin nr.1808, datė 24.04.1997 ka vendosur detyrimin e ambasadorit tė Republikės Italiane qė tė paguajė nė favor tė kėrkuesve qiranė e truallit tė Rezidencės nė shumėn 3424 dollarė amerikanė nė muaj. Vendimi ka marrė formė tė prerė dhe zyra e pėrmbarimit Tiranė nė pėrputhje me kėrkesat e nenit 526 tė Kodit tė Procedurės Civile, i ka kėrkuar Ministrit tė Drejtėsisė dhėnien e lejes pėr ekzekutim.
Me qėnė se nga Ministri i Drejtėsisė nuk jepej leja pėrkatėse, kėrkuesit i janė drejtuar Gjykatės Kushtetuese, e cila me vendimin nr.55, datė 27.10.1998 nuk e kaloi ēėshtjen pėr shqyrtim nė seancė gjyqėsore, me arsyetimin se ekzistojnė mundėsi tė tjera tė pashfrytėzuara qė kjo mosmarrėveshje tė zgjidhet nė rrugė administrative. Pas kėtij vendimi, kėrkuesit i janė drejtuar pėrsėri Ministrit tė Drejtėsisė dhe Kryeministrit pėr tė zgjidhur ēėshtjen dhe pasi nuk kanė marrė pėrgjigje, kanė pėrsėritur kėrkesėn nė Gjykatėn Kushtetuese, duke parashtruar se mosekzekutimi i vendimit tė gjykatės vjen nė kundėrshtim me kėrkesat e nenit 142/3 tė Kushtetutės.
Pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes, Gjykata Kushtetuese iu referua edhe Konventės sė Vienės, datė 18 prill 1961 "Mbi Marrėdhėniet Diplomatike", nė tė cilėn shteti ynė ėshtė palė.
Sipas Konventės sė Vienės, agjenti diplomatik, i cili, me disa pėrjashtime, qė pėrmenden nė nenin 31/1, gėzon imunitetin e juridiksionit penal, civil dhe administrativ tė shtetit pritės. Ky parim i Konventės ėshtė sanksionuar edhe nė nenin 39 tė Kodit tė Procedurės Civile, sipas tė cilit anėtarėt e pėrfaqėsive diplomatike e konsullore tė vendosura nė Republikėn e Shqipėrisė, nuk i nėnshtrohen juridiksionit tė gjykatave shqiptare, pėrveē kur pranojnė vullnetarisht ose kur objekti i padisė ka tė bėjė me sende tė paluajtshme qė ndodhen nė Republikėn e Shqipėrisė. Por, nė lidhje me objektin e padisė, nė dallim nga neni 39 i Kodit tė Procedurės Civile, Konventa ka bėrė edhe njė pėrjashtim. Kėshtu, sipas nenit 31/1 gėrma "a" dhe nenit 1/ė tė Konventės, agjenti diplomatik gėzon imunitetin e juridiksionit pėr veprime lidhur me njė ndėrtesė private ose terrenin pėrkatės qė ndodhet nė territorin e shtetit pritės, kur e posedon atė pėr llogari tė shtetit akreditues pėr qėllimet e misionit.
Nė kėto rrethana, duke patur parasysh hierarkinė e akteve normative sipas neneve 116 dhe 122/2 tė Kushtetutės, marrėveshja ndėrkombėtare ka epėrsi mbi ligjet e vendit qė nuk pajtohen me tė. Prandaj, nė kėtė rast, do tė zbatohen kėrkesat e nenit 31/1, gėrma "a" tė Konventės sė Vienės.
Pėrsa i pėrket pretendimit tė kėrkuesve se mosekzekutimi i vendimeve gjyqėsore vjen nė kundėrshtim me nenin 142/3 tė Kushtetutės, pėr rastin konkret, ai ėshtė i pabazuar. Sipas kėsaj dispozite, asnjė organ shtetėror nuk mund tė verė nė diskutim drejtėsinė e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė. Ēdo organ shtetėror detyrohet tė marrė masat pėrkatėse pėr zbatimin e tyre. Por, nė rastin konkret, organet pėrkatėse shtetėrore shqiptare, nuk mund t'i marrin ato masa, sepse i pengojnė detyrimet qė ka marrė shteti shqiptar, sipas Konventės sė Vienės dhe frymės sė Kushtetutės.
Prandaj, kėrkesa e kėrkuesve Nikolaus e Jurgen Treska duhet tė rrėzohet si e pabazuar.

(V - GjK - 11/00 - FZ. _____)

fillim i faqes

 

Vendimi nr.12, datė 21.03.2000
(V - 12/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Alfred Karamuēo, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Hajredin Fuga - relator i ēėshtjes,

mė datat 04.10.1999 dhe 28.01.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuese: SHOQATA "BARAZI PARA LIGJIT", me objekt: "Shfuqizimin e nenit 10 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", pasi vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me vetė ligjin".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Tė shfuqizojė si tė papajtueshėm me Kushtetutėn, frazėn qė pėrmban neni 10 paragrafi i I-rė i ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", me pėrmbajtjen: "… ndėrsa personave tė tretė shteti u kthen masėn e shpėrblimit sipas ēmimit tė shitjes nė kohėn e tjetėrsimit, e konvertuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve"".

duke arsyetuar:

Shoqata Kombėtare e tė Shpronėsuarve "Pronėsi me Drejtėsi", kėrkoi rrėzimin e kėrkesės me argumentin se ndodhemi para gjėsė sė gjykuar, sepse ēėshtja e kushtetutshmėrisė sė nenit 10 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993, ėshtė shqyrtuar njė herė nga Gjykata Kushtetuese. Ky pretendim i ngritur nuk ėshtė i bazuar. Eshtė e vėrtetė se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.9, datė 30.11.1994 tė saj ėshtė shprehur pėr kushtetutshmėrinė e nenit 10 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", mbi kėrkesėn e Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste dhe pėr shkaqet e paraqitura, e ka rrėzuar kėtė kėrkesė. Por, ky fakt nuk do tė thotė se jemi para gjėsė sė gjykuar. Megjithėse rregullat e gjėsė sė gjykuar vlejnė edhe pėr Gjykatėn Kushtetuese, kjo e fundit ėshtė e detyruar tė marrė nė shqyrtim ēdo ēėshtje me tė njėjtin objekt, pavarėsisht se ėshtė shqyrtuar mė parė, kur ndryshojnė subjektet dhe shkaqet e parashtruara dhe nė rrethanat kur kėrkesa ėshtė rrėzuar. Nė rastin konkret, jo vetėm ka ndryshuar subjekti qė ėshtė Shoqata "Barazi para Ligjit", por edhe shkaqet qė kjo ka paraqitur pėr shfuqizimin e nenit 10 janė tė tjera e shumė mė tė gjėra. Pra, duke ndryshuar subjekti dhe shkaku, Gjykata Kushtetuese nuk ka pengesė pėr tė marrė nė shqyrtim kėrkesėn e Shoqatės "Barazi para Ligjit".
Nė paragrafin e parė tė nenit 10 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", ėshtė bėrė rregullimi i problemit tė ndėrtesave tė ish-pronarėve qė janė tjetėrsuar nė persona tė tretė. Ligjvėnėsi ka vendosur qė kėto ndėrtesa t'u kthehen ish-pronarėve, ndėrsa personat e tretė do tė marrin masėn e shpėrblimit sipas ēmimit tė shitjes nė kohėn e tjetėrsimit e konvertuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve. Me kėtė zgjidhje, ligjvėnėsi ėshtė pėrpjekur qė tė harmonizojė interesat e kėtyre dy kategori personash, duke i dhėnė pėrparėsi ish-pronarėve me qėllim qė prona tė kthehet nė origjinėn e saj, ndėrsa blerėsit, tė cilėt janė bėrė pronarė mbi bazėn e kontratave tė shitblerjes, ku shitės ka qenė shteti i asaj periudhe, do tė marrin shpėrblimin pėr kėto ndėrtesa.
Ky qėndrim i ligjvėnėsit, pėrsa i pėrket kthimit tė pronės nė origjinėn e saj, dmth., tek ish-pronarėt apo trashėgimtarėt e tyre, nuk mund tė merret i shkėputur dhe as mund tė kuptohet i veēuar me vetė qėllimin e nenit 1 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", ashtu edhe me vetė frymėn e kėtij ligji, qė nė tėrėsinė e tij synon tė rregullojė, pėr aq sa ėshtė e mundur, padrejtėsitė e bėra shtetasve tė cilėt u zhveshėn nė mėnyrė tė padrejtė nga pronėsia, nėpėrmjet shtetėzimeve, konfiskimeve, shpronėsimeve dhe me ēdo mėnyrė tjetėr, pėr periudhėn nga 29 nėntori 1944 e mė pas. Edhe Kushtetuta, me detyrimet qė pėrmend nė nenin 181 tė saj, qė pėr njė periudhė 2-3 vjeēare tė nxirren ligje pėr rregullimin e drejtė tė ēėshtjeve tė ndryshme qė lidhen me shpronėsimet e konfiskimet e kryera para miratimit tė Kushtetutės, duke u udhėhequr nga kriteret e nenit 144 tė saj, nėnkupton angazhimin pėr njė rregullim mė tė mirė tė kėtyre ēėshtjeve, gjithnjė nė interes tė tė shpronėsuarve dhe tė konfiskuarve. Prandaj, edhe vetė tendenca e legjislacionit tė periudhės pas vendosjes sė pluralizmit nė Shqipėri, ėshtė orientuar nga mbrojtja e interesave tė ish-pronarėve pėr tė minimizuar padrejtėsitė e bėra ndaj tyre nga shteti totalitar.
Duke e parė problemin nė kėtė kėndvėshtrim, Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se pjesa e parė e dispozitės sė nenit 10 paragrafi i I-rė, qė ligjėron kthimin e ndėrtesave ish-pronarėve, nuk vjen nė kundėrshtim as me dispozitat kryesore kushtetuese qė kanė qenė nė fuqi nė kohėn e daljes sė ligjit, as edhe me Kushtetutėn. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, shteti nuk ėshtė se ka marrė nėpėr kėmbė tė drejtat e ligjshme tė personave tė tretė dhe as i ka nėnvleftėsuar ata, por pėrkundrazi, i ka marrė nė konsideratė dhe ka marrė pėrsipėr detyrimin qė, pėr tė ballancuar interesat dhe pėr tė mos krijuar padrejtėsi tė reja, kategoria e personave tė tretė tė kompensohet duke marrė shpėrblimin pėrkatės. Mirėpo, ndėrsa kjo vėmėndj e shtetit pėr tė shpėrblyer personat e tretė nuk ka munguar, mėnyra se si ėshtė zgjidhur kjo ēėshtje nga neni 10 paragrafi i I-rė, nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn. Duke u shpėrblyer personat e tretė me ēmimin e blerjes tė konvertuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve, ligji nuk i ka vėnė kėto dy kategori personash nė njė shesh barazie, pėrkundrazi, kategoria e personave tė tretė ėshtė vėnė nė pozita pabarazie dhe diskriminuese, gjė qė passjell pamundėsinė e saj tė hyjė nė qarkullimin civil pėr tė siguruar njė banesė tjetėr. Rregulli pėr masėn e shpėrblimit, sipas nenit 10 paragrafi i I-rė (ēmimi nė kohėn e blerjes i konvertuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve, kur ky indeksim do tė llogaritet sipas nenit 27 tė ligjit nė momentin e hyrjes nė fuqi tė tij), vjen nė kundėrshtim me parimin e barazisė dhe pikėrisht pėr kėtė shkak, kjo pjesė e nenit 10, duhet tė shfuqizohet si antikushtetuese. Aq sa ėshtė e drejtė dhe kushtetuese kthimi i pronave ish-pronarėve, po aq e drejtė dhe kushtetuese ėshtė sigurimi nga shteti i njė shpėrblimi tė drejtė e tė plotė tė personave tė tretė, duke marrė pėr bazė ēmimin e tregut dmth., vlerėn reale qė ka ndėrtesa nė momentin e dorėzimit tek ish-pronari. Kjo zgjidhje, nga njėra anė nuk lejon tė preken interesat e personave tė tretė dhe nga ana tjetėr nuk lejon sigurimin e pėrfitimeve pasurore tė papėrligjura, sepse secili do tė shpėrblehet pėr aq sa i takon kundrejt objektit qė dorėzon, duke marrė nė konsideratė edhe shpenzimet e bėra nga personat e tretė pėr mirėmbajtjen dhe pėrmirėsimin e ndėrtesave.
Nga shpjegimet qė dha pala kėrkuese dhe subjektet e interesuara, nė zbatim tė nenit 10 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993, nė bazė tė vendimeve tė komisionit tė kthimit tė pronave apo tė vendimeve gjyqėsore, nga pikėpamja juridike, kėto ndėrtesa pėrgjithėsisht kanė kaluar nė pronėsi tė ish-pronarėve, ndėrsa faktikisht, mbahen nga personat e tretė, qė janė shndėrruar nė qiramarrės ndaj ish-pronarėve. Pėrderisa ka kaluar e drejta e pronėsisė, kėrkesa pėr shfuqizimin nė tėrėsi tė nenit 10 paragrafi i I-rė, me qėllim qė ndėrtesat t'u mbeten personave tė tretė ndėrsa ish-pronarėt tė kompensohen, ashtu siē kėrkon Shoqata "Barazi para Ligjit", ėshtė kontradiktore dhe e papranueshme, sepse pas shfuqizimit, organi ligjvėnės i sotėm pėr tė plotėsuar boshllėkun ligjor do tė detyrohej qė tė bėnte tė njėjtin veprim qė bėri organi ligjvėnės nė vitin 1993, dmth., tė transferonte me ligj pronėsinė nga ish-pronarėt tek pronarėt e tretė, pra shteti edhe pa qenė pronar i kėtyre pronave do tė prishte nė mėnyrė tė njėanshme marrėdhėniet juridike tė krijuara sipas ligjit tė vitit 1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve". Kėshtu qė ajo qė nuk pranohet si kushtetuese pėr atė kohė, sipas shkaqeve tė paraqitura nė kėrkesė nga Shoqata, nuk mund tė jetė kushtetuese sot po pėr tė njėjtat shkaqe.
Pėr tė gjitha arsyet e pėrmendura mė sipėr, Gjykata Kushtetuese ēmon se kėrkesa e Shoqatės "Barazi para Ligjit" duhet pranuar pjesėrisht, duke shfuqizuar atė pjesė tė nenit 10 paragrafi i I-rė tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 qė ka tė bėjė me masėn e shpėrblimit pėr ndėrtesat ish-pronė private qė janė tjetėrsuar nga persona tė tretė. Duke bėrė kėtė shfuqizim, i takon organit qė ka iniciativėn ligjvėnėse dhe organit ligjvėnės, qė nė pėrputhje me pėrmbajen e kėtij vendimi, tė bėjnė plotėsimet pėrkatėse tė dispozitės sė nenit 10 paragrafi i I-rė tė ligjit tė sipėrcituar.

Votuan kundėr kėtij vendimi Kujtim Puto, Sokol Sadushi

(V - GjK - 12/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.15, datė 07.04.2000
(V - 15/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuco, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i ēėshtjes,

mė datėn 17.02.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuese: GJYKATA E LARTE, me objekt: "Papajtueshmėria me Kushtetutėn e nenit 473 tė Kodit tė Procedurės Civile nė paragrafin e dytė shprehja, "nuk mund tė marrin pjesė gjyqtarėt qė kanė gjykuar ēėshtjen" dhe nė paragrafin e katėrt shprehja, "qė nuk kanė marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes"".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:

Neni 145, pika 2 e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, i njeh tė drejtėn gjyqtarėve qė nė ēdo fazė tė gjykimit, kur ato ēmojnė se ligjet vijnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, tė mos i zbatojnė ato, duke vendosur pezullimin e ēėshtjes dhe dėrgimin e saj Gjykatės Kushtetuese.
Pėrmbajtja e kėsaj dispozite ka tė bėjė me kontrollin kushtetues tė ligjeve, tė realizuar nga Gjykata Kushtetuese, por qė pėr inicues ka gjykatat e sistemit tė zakonshėm, tė cilat pezullojnė gjykimin kur gjatė shqyrtimit tė njė ēėshtjeje gjyqėsore ende tė pazgjidhur, pėrfundimi i sė cilės varet nga ligji konkret, arrijnė nė pėrfundimin se ligji nuk ėshtė i pajtueshėm me Kushtetutėn. Ky lloj gjykimi kushtetues kėrkon domosdoshmėrisht ekzistencėn e njė lidhjeje tė drejtėpėrdrejtė midis ligjit, antikushtetutshmėria e tė cilit ēmohet si e tillė nga gjykata dhe zgjidhjes sė ēėshtjes konkrete.
Nė ēėshtjen e paraqitur pėr shqyrtim nė Gjykatėn Kushtetuese, kėrkuesi nuk e ka vlerėsuar kėtė kriter tė rėndėsishėm, pasi pezullimi i gjykimit tė saj nė seancė gjyqėsore nė Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, duke arsyetuar se pjesė tė veēanta tė nenit 473 tė Kodit tė Procedurės Civile janė tė papajtueshme me Kushtetutėn, pėrbėn njė tejkalim tė vetė kuptimit qė duhet tė ketė pėrmbajtja e nenit 145, pika 2 e Kushtetutės.
Rregullimet ligjore tė parashikuara nė nenin 473 tė Kodit tė Procedurės Civile, kanė tė bėjnė me mėnyrėn e ushtrimit tė rekursit nė interes tė ligjit ndaj vendimeve tė formės sė prerė si dhe me procedurėn qė ndiqet nga ana e gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė nė kėtė fazė tė shqyrtimit tė ēėshtjes. Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė qė kanė shqyrtuar ēėshtjen konkrete nė seancė gjyqėsore kanė vendosur gabimisht pezullimin e ēėshtjes, nė kuptim tė nenit 145, pika 2 tė Kushtetutės me idenė se neni 473 i Kodit tė Procedurės Civile ėshtė ēmuar nga ana e tyre si i papajtueshėm me Kushtetutėn, pėr arsye se kjo dispozitė procedurale nuk ėshtė e zbatueshme gjatė procedurės sė gjykimit nė Kolegjet e Bashkuara, pasi i pėrket kolegjit seleksionues dhe njė faze tashmė tė pėrfunduar. Gjithashtu, pėr rastin konkret nuk rezulton qė tė ekzistojė ndonjė lidhje e drejtėpėrdrejtė e antikushtetutshmėrisė sė dispozitės konkrete tė atakuar me mėnyrėn e zgjidhjes sė ēėshtjes me objekt pavlefshmėrinė e dėshmisė sė trashėgimisė nga ana e Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė.
Pėr Gjykatėn Kushtetuese ėshtė i mjaftueshėm arsyetimi i mėsipėrm pėr tė arritur nė pėrfundimin se kėrkesa e Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, meqėnėse nuk i pėrgjigjet kuptimit tė nenit 145/2 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė e pabazuar dhe pėr rrjedhojė duhet rrėzuar.
Megjithatė, duke u nisur nga fakti se kėrkuesi me argumentat qė ka parashtruar lidhur me papajtueshmėrinė e nenit 473 tė Kodit tė Procedurės Civile me Kushtetutėn, ka bėrė njė interpretim tė gabuar jo vetėm tė ligjit konkret, por edhe tė vendimit nr 48, datė 30.07.1999 tė Gjykatės Kushtetuese, ēmohet e domosdoshme qė tė arsyetohet edhe mbi pretendimet e tjera tė tij.
Argumenti kryesor qė pėrdor kėrkuesi nė kėtė ēėshtje, sipas tė cilit kufizimet e parashikuara nė nenin 473 tė Kodit tė Procedurės Civile lidhur me mospjesėmarrjen nė kolegjin seleksionues tė gjyqtarėve qė kanė gjykuar mė parė ēėshtjen si dhe caktimi i relatorit me short nga gjyqtarėt qė nuk kanė marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes, cėnojnė nenin 42/1 tė Kushtetutės pėr procesin e rregullt ligjor, ėshtė i pabazuar dhe njėkohėsisht dhe kontradiktor.
Neni 473 i Kodit tė Procedurės Civile ėshtė hartuar nga ligjvėnėsi nė njė mėnyrė qė t'i garantojė palėve nė gjykim, njė proces tė rregullt ligjor. Fakti i mospjesėmarrjes nė kolegjet seleksionuese tė gjyqtarėve qė kanė gjykuar mė parė ēėshtjen, apo caktimi i relatorit nga ata gjyqtarė qė nuk e kanė gjykuar mė parė ēėshtjen, janė elementė tė rėndėsishėm ligjor qė i shėrbejnė garantimit tė zhvillimit normal tė njė gjykimi tė rregullt dhe tė paanshėm.
Pranimi i pretendimeve dhe i objektit tė kėrkesės qė parashtron vendimi i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė pėr shfuqizimin e atyre kufizimeve qė parashikon neni 473 i Kodit tė Procedurės Civile, qė nė vetvete pėrmbajnė mė shumė garanci pėr njė gjykim tė drejtė dhe tė paanshėm, bie ndesh me argumentat e kėrkuesit dhe me vetė konceptin qė ai ka krijuar pėr rregullsinė e procesit gjyqėsor.
Gjithashtu, edhe referimi i kėrkuesit nė vendimin nr 48, datė 30.07.1999 tė Gjykatės Kushtetuese, jo vetėm ėshtė i pasaktė dhe i gabuar, por njėkohėsisht interpretimi qė Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė kanė marrė pėrsipėr t'i bėjnė kėtij vendimi pėrfundimtar dhe tė detyrueshėm pėr tė gjithė, pėrbėn edhe njė tejkalim nė kompetencat e kėtij organi gjyqėsor.
Vendimi i sipėrcituar i Gjykatės Kushtetuese nuk ka patur arsye dhe as qėllimin tė bėjė referime nė nenin 72 tė Kodit tė Procedures Civile, por ka interpretuar dispozitat kushtetuese qė lidhen me parimin e paanėsisė nė gjykim.
Mospjesėmarrja nė shqyrtimin e ankimeve tė vendimeve tė gjyqtarėve tė shkarkuar nga detyra nė Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė e disa anėtarėve tė kėsaj gjykate, tė cilėt kanė marrė pjesė dhe kanė votuar mė parė me cilėsinė e anėtarit nė mbledhjet e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ėshtė njė ēėshtje paanshmėrie qė nuk duhet konfonduar me rastet e papajtueshmėrisė ndėrmjet funksioneve.
Interpretimi qė i ėshtė bėrė dispozitave kushtetuese lidhur me parimin e paanėsisė nė gjykim nga Gjykata Kushtetuese dhe respektimi i kėtij parimi, nuk duhet tė keqkuptohet dhe as tė bėhet shkak qė ēėshtjet, tė cilat paraqiten pėr shqyrtim pranė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, tė mbeten pa u gjykuar me arsyetimin, se shkelet parimi i paanėsisė nė gjykim dhe cėnohet procesi ligjor. Parimi i paanėsisė nė gjykim ėshtė i detyrueshėm tė respektohet dhe zbatohet nga ēdo organ gjyqėsor, por kjo nuk duhet tė krijojė pamundėsi nė marrjen e vendimit dhe krizė institucionale pėr organin gjyqėsor, siē janė Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, i cili ėshtė i vetėm nė ushtrimin e kėsaj kompetence dhe qė detyrė primare ka pėrmbushjen e funksionit tė tij kushtetues.
Pėr sa mė sipėr, Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se kėrkesa e paraqitur nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė ėshtė e pabazuar dhe pėr rrjedhojė nuk duhet pranuar.

(V - GjK - 15/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.16, datė 17.04.2000
(V - 16/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Sabri Rrapi, Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i ēėshtjes,

nė datat 12.01.2000, 13.01.2000, 28.01.2000 dhe 09.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuesa: BASHKIA URA VAJGURORE, BASHKIA VLORE, BASHKIA KUĒOVE, DEGA E SHOQATES SE QIRAMARRESVE TE BANESAVE SHTETERORE ISH-PRONE PRIVATE DURRES, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i shtesės sė nenit 1 tė Ligjit nr.7916, datė 12.04.1995 "Pėr disa ndryshime nė Ligjin nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve"".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn dhe me marrėveshjet ndėrkombėtare tė shprehjes, "duke pėrfshirė edhe Ligjin nr.37, datė 13.01.1945 "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm" nė nenin 1 tė Ligjit nr.7916, datė 12.04.1995 "Pėr disa ndryshime nė Ligjin nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarėve"".

duke arsyetuar:

Neni 1 i Ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarėve" si dhe dispozitat e tjera tė tij, u njohin tė drejtėn e pronėsisė ish-pronarėve ose trashėgimtarėve tė tyre pėr pronat e shtetėzuara, tė shpronėsuara ose tė konfiskuara nga shteti pas datės 29 nėntor 1944, ose tė marra padrejtėsisht me ēdo mėnyrė tjetėr.
Me miratimin e kėtij ligji, ligjvėnėsi bėri njė pėrpjekje pėr tė ndrequr, nė pėrputhje me frymėn e sė drejtės nė pėrgjithėsi e tė normave ndėrkombėtare, ato padrejtėsi tė krijuara nga shteti i asaj kohe, i cili, zhveshi arbitrarisht nga e drejta e pronėsisė njė kategori jo tė vogėl qytetarėsh.
Nė bazė tė kėtij ligji, pronat qė kaluan padrejtėsisht nė pronėsi tė shtetit, kryesisht pėr motive politike, iu kthehen ose kompensohen kėsaj kategorie qytetarėsh. Nisur nga pėrmbajtja dhe zgjidhja qe iu dha nė praktikė kėsaj dispozite ligjore, organet shtetėrore, tė ngarkuara me kthimin dhe kompensimin e pronave nė bazė tė kėtij ligji, e zbatuan atė duke pėrcaktuar si subjekte tė tij vetėm kėtė kategori pronarėsh. Sipas kėtij kuptimi pėrjashtoheshin nga pėrfitimi ata subjekte, tė cilėve, pėr shkak tė mospagimit tė detyrimit fiskal u ėshtė sekuestruar prona nė favor tė shtetit nė zbatim tė Ligjit nr.37 tė vitit 1945 "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės."
Ligji nr.7916, datė 12.04.1995, "Pėr disa ndryshime nė Ligjin nr.7698, datė 15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve" i bėn njė shtesė nenit 1 tė sipėrcituar, me tė cilėn zgjerohet rrethi i subjekteve pėrfitues tė tij. Sipas kėsaj shtese, subjekte pėrfitues janė edhe personat, tė cilėve shteti u ka sekuestruar pronat nė zbatim tė Ligjit nr.37 datė 13.01.1945 "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm".
Gjykata Kushtetuese ēmon se kjo shtesė qė iu bė ligjit nė vitin 1995 nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me marrėveshjet ndėrkombėtare.
Gjykata Kushtetuese konkludon se qėllimi i miratimit tė Ligjit nr.37 datė 13.01.1945 "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm", ka qenė vendosja e tatimit tė jashtėzakonshėm ndaj fitimeve tė mėdha tė realizuara nga shtetas dhe nga tė huaj nė Shqipėri gjatė ushtrimit tė veprimtarive tregtare, industriale dhe ndėrmjetėse qė prej datės 7 prill 1939 deri nė datėn 31 dhjetor 1944. Kjo kategori subjektesh qė i nėnshtrohej kėtij ligji nuk ėshtė dhe nuk mund tė barazohet me ish-pronarėt e tjerė, pronat e tė cilėve u shpronėsuan ose u shtetėzuan jo pėr njė motiv tė tillė fiskal.
Nisur nga pretendimi i Shoqatės Kombėtare tė tė shpronėsuarve "Pronėsi me Drejtėsi", se Ligji nr.37 datė 13.01.1945 "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm" nuk ėshtė zbatuar drejt dhe se ligjvėnėsi ka patur si qėllim eleminimin e klasės sė tregtarėve, Gjykata Kushtetuese ēmon se nuk ėshtė nė kompetencėn e saj tė analizojė mėnyrėn e zbatimit tė atėhershėm nė praktikė tė kėtij ligji, pasi kjo ka qenė dhe mbetet detyrė e komisioneve tė kthimit dhe kompensimit tė pronave ish-pronarėve si dhe e gjykatave tė zakonshme tė ngarkuara nga ligji pėr tė zgjidhur konfliktet pėr ēėshtje tė tilla.
Vendosja e ligjit pėr tatimet e jashtėzakonshme nuk ka qenė njė fenomen thjeshtė shqiptar. Njė praktikė e tillė ėshtė zbatuar pas Luftės sė Dytė Botėrore edhe nė vende tė tjera perėndimore dhe ajo ėshtė ēmuar si masė e marrė nė pėrputhje edhe me normat e gjithėpranuara tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Shtesa e parashikuar nė Ligjin nr.7916, datė 12.04.1995, ku i njihet e drejta e pronėsisė edhe atyre personave qė u ėshtė sekuestruar pasuria nga ligji "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm", e barazon padrejtėsisht kėtė masė me karakter fiskal me zhveshjen e padrejtė tė pronės njėlloj si dhe nė rastet e tjera qė parashikon kjo dispozitė.
Neni 1, paragrafi i dytė i Protokollit nr.1 tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut, ratifikuar nga Republika e Shqipėrisė, njeh tė drejtėn e shteteve pėr tė miratuar ligjet qė ato i ēmojnė tė domosdoshėm pėr tė siguruar pagesėn e taksave, tė kontributeve tė tjera, ose tė gjobave. Sipas neneve 5, 116 dhe 122 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, kjo normė e sė drejtės ndėrkombėtare ėshtė e zbatueshme dhe ka pėrparėsi mbi ligjet e vendit qė nuk pajtohen me tė. Ajo do tė thotė se ligjvėnėsi mund tė hartojė ligje qė parashikojnė edhe privim tė sė drejtės sė pronės, kur kjo masė ēmohet e domosdoshme pėr tė siguruar pagimin e detyrimeve me karakter fiskal. Sipas kuptimit tė normave kushtetuese e ndėrkombėtare tė lartpėmendura dhe vetėm pėr kėto qėllime, prona e sekuestruar trajtohet si pronė e ligjshme shtetėrore, e cila gėzon tė njėjtėn mbrojtje me ligj ashtu si dhe ajo private nė kuptim edhe tė nenit 11 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.
Duke shqyrtuar ēėshtjen nė kėtė kėndvėshtrim, kur ligjvėnėsi i ka bėrė kėtė shtesė nenit 1 tė Ligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", ai nuk ka marrė nė konsideratė kėtė normė tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe as Ligjin nr.7941, datė 29.04.1991 "Pėr Dispozitat Kryesore Kushtetuese", neni 8 i tė cilit parashikonte se: "Legjislacioni i Republikės sė Shqipėrisė merr parasysh, njeh dhe respekton parimet dhe normat pėrgjithėsisht tė pranuara tė sė drejtės ndėrkombėtare".
Megjithėse kjo shtesė e Ligjit tė lartpėmendur ka sjellė efektet e veta juridike, Gjykata Kushtetuese, e vėnė nė lėvizje nga katėr kėrkesa subjektesh, ka vendosur tė shqyrtojė kėto ēėshtje, duke e konsideruar kėtė si detyrim kushtetues tė saj. Gjithashtu, meqėnėse Gjykata Kushtetuese ēmon se shtesa qė i ėshtė bėrė ligjit tė sipėrcituar bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe me marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara, dhe se ajo nuk mund tė pranojė ekzistencėn e antikushtetutshmėrisė nė legjislacion, nė bazė tė nenit 132 tė Kushtetutės, ajo ka vetėm tė drejtėn e shfuqizimit tė aktit qė shqyrton, me qėllim edhe tė parandalimit tė antikushtetutshmėrisė. Ky ėshtė edhe kuptimi i nenit 178, pika 1, dhe i nenit 181, pika 2, tė Kushtetutės, sipas tė cilėve, ligjet e miratuara pėrpara hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės do tė zbatohen vetėm kur nuk vijnė nė kundėrshtim me tė.
Gjykata Kushtetuese ēmon se nuk duhet pranuar pretendimi tjetėr i kėrkuesve, sipas tė cilit kjo shtesė e ligjit cėnon edhe parimin e barazisė sė shtetasve pėrpara ligjit. Parimi i barazisė para ligjit nuk shkelet nėse vėrehet se nuk i ėshtė dhėnė zgjidhje e njėllojtė ēėshtjeve lidhur me subjekte, tė cilėt ndodhen nė kushte objektivisht tė ndryshme. Barazia nė ligj dhe para ligjit parakupton barazinė e individėve qė ndodhen nė kushte tė barabarta. Ky pėrbėn edhe njė qėndrim tashmė tė konsoliduar nė praktikėn e Gjykatės Kushtetuese.

Votuan kundėr kėtij vendimi Zija Vuci, Hajredin Fuga, Bardha Selenica, Kristofor Peēi

(V - GjK - 16/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.17, datė 17.04.2000
(V - 17/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Sabri Rrapi, Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Bardha Selenica, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Kristofor Peēi - relator i ēėshtjes,

nė datat 19.01.2000 dhe 14.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjes me kėrkuesa: AVOKATET SHEFQET MUĒI, IDAJET HOXHA E SELFO DOSTI, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i Vendimit nr.386, datė 29.07.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Shfuqizimin si antikushtetues tė Vendimit nr.386, datė 29.07.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė.
Ēėshtja i dėrgohet pėr shqyrtim Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė".

duke arsyetuar:

Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė me vendimin nr.386, datė 29.07.1999, kanė vendosur prishjen e vendimit nr.48, datė 10.03.1999 tė Gjykatės sė Apelit Durrės dhe pushimin e gjykimit me arsyetimin se mbrojtėsi i caktuar kryesisht ose i pranuar nga gjykata nė gjykimet nė mungesė, nuk legjitimohet nė bėrjen e ankimit. Qėllimi i kėtij vendimi, ėshtė ndryshimi i praktikės gjyqėsore tė njėsuar me vendimin nr.47, datė 28.01.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, sipas tė cilit mbrojtėsi i caktuar kryesisht ose i miratuar nga gjykata, legjitimohet tė bėjė ankim kundėr vendimit tė gjykatės tė dhėnė nė mungesėn e tė pandehurit.
Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, nė vendimin nr.386, datė 29.07.1999, duke bėrė interpretime tė gabuara tė dispozitave tė Kodit tė Procedurės Penale, qė parashikojnė tė drejtat e mbrojtėsit nė procesin penal pėr gjykimet nė mungesė tė tė pandehurit, kanė cėnuar parimet kushtetuese tė mbrojtjes si dhe tė procesit tė rregullt ligjor tė garantuara nga nenet 31/c dhe 42 tė Kushtetutės. Sipas nenit 410/2 tė Kodit tė Procedurės Penale, kundėr vendimit tė dhėnė nė mungesė, mbrojtėsi mund tė bėjė ankim vetėm kur ėshtė i pajisur me njė akt pėrfaqėsimi tė lėshuar nė format e parashikuara nga ligji. Kurse, nė nenin 48 tė Kodit tė Procedurės Penale, pėrcaktohet se zgjedhja e mbrojtėsit pėr personin e ndaluar, tė arrestuar ose tė dėnuar me burgim, mund tė bėhet nga njė i afėrm i tij me deklarim para organit procedues, ose me akt tė dhėnė mbrojtėsit ose tė dėrguar atij rekomande.
Nė zbatim tė kėtyre kėrkesave ligjore nga tė afėrmit e tė pandehurve, ėshtė lėshuar prokura sipas aktit noterial nr.849 Rep., dhe 257 Kol., datė 13.03.1997. Me kėtė prokurė familjarėt e tė pandehurve Albert Huqi e Baki Huqi, emėrojnė si mbrojtės tė tyre avokatėt Shefqet Muēi e Idajet Hoxha, duke u dhėnė tė drejtė tė realizojnė mbrojtjen nė hetimin e ēėshtjes, nė gjykatėn e shkallės sė parė, Gjykatėn e Apelit dhe deri nė Gjykatėn e Kasacionit.
Gjykata Kushtetuese ēmon se akti i pėrfaqėsimit ėshtė bėrė sipas kėrkesave tė ligjit nė bazė tė neneve 48 dhe 410/2 tė Kodit tė Procedurės Penale. Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, kanė interpretuar gabim ligjin, duke shkelur njė tė drejtė themelore tė qytetarėve dhe njėkohėsisht, kanė zhvilluar njė proces tė parregullt gjyqėsor. Mbrojtėsi i tė pandehurit qė gjykohet nė mungesė, i caktuar sipas kėrkesave tė ligjit gėzon tė gjitha tė drejtat e mbrojtėsit nė njė mbrojtje tė detyrueshme, pėrfshirė dhe tė drejtėn e ankimit ndaj vendimit tė gjykatės.
Nė kundėrshtim nga sa arsyetojnė Kolegjet e Bashkuara nė vendim, e drejta e ankimit ndaj vendimit tė gjykatės nuk ėshtė njė e drejtė ekskluzive, qė i takon vetėm tė pandehurit, siē ėshtė e drejta pėr tė pranuar ose jo veprėn penale, pėr tė bėrė ose mos bėrė deklarime etj. Sipas ligjit, e drejta e ankimit i takon edhe mbrojtėsit si njė nga kushtet pėr realizimin e plotė tė mbrojtjes. Nė kėtė vėshtrim, ėshtė i gabuar arsyetimi qė bėjnė Kolegjet e Bashkuara se aplikimi i tė drejtės sė ankimit nga mbrojtėsi i zgjedhur nga tė afėrmit e tė pandehurve, mohon tė drejtėn e kėtyre tė fundit pėr tė ushtruar ose jo ankim ndaj vendimit tė gjykatės, sepse mbrojtėsi nuk ėshtė zgjedhur ose pranuar nga vetė tė pandehurit. Por, t'i mohosh mbrojtėsit ankimin kur kėtė tė drejtė ia njeh ligji, do tė thotė tė mos sigurosh mbrojtjen e tė pandehurit. E drejta e ankimit ndaj vendimit tė fajėsisė, si pjesė e sė drejtės sė mbrojtjes, ėshtė nė favor tė tė pandehurit dhe jo nė disfavor tė tij, prandaj mosushtrimi i saj cėnon tė drejtat ligjore tė tė pandehurit.
Pėrcaktimi nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara se mbrojtėsi i zgjedhur nga tė afėrmit e tė pandehurve nuk legjitimohet nė bėrjen e ankimit ndaj vendimit tė gjykatės, cėnon parimin kushtetues tė mbrojtjes nė procesin penal. Para njė fakti tė tillė dhe pėr tė pėrligjur sadopak vendimin, arsyetohet se i pandehuri nė mungesė nuk humbet tė drejtėn e ankimit vetėm se duhet ta realizojė kėtė tė drejtė duke kėrkuar fillimisht rivendosjen nė afat tė ankimit. Njė arsyetim i tillė, ėshtė i pabazuar sepse konfondon tė drejtėn e ankimit me tė drejtėn pėr tė kėrkuar rivendosjen e afatit tė humbur pėr tė bėrė ankim. Nga ana tjetėr, ai ėshtė kontradiktor dhe alogjik, sepse pranon tė drejtėn e ankimit, por nuk pėrcakton zgjidhjen praktike dhe ligjore tė saj. I pandehuri qė gjykohet nė mungesė nuk realizon dot vetė as tė drejtėn e ankimit dhe as atė tė rivendosjes nė afat, prandaj ligji, nė zbatim tė parimit kushtetues, ngarkon me kėtė detyrė dhe njėkohėsisht i jep tė drejtė mbrojtėsit tė caktuar nė njė nga format e parashikuara nė ligj. Tė pranosh qė i pandehuri qė gjykohet nė mungesė mund ta realizojė tė drejtėn e ankimit nėpėrmjet rivendosjes nė afat, kur ligji i ka garantuar tė drejtėn e ankimit nga mbrojtėsi i zgjedhur nga tė afėrmit e tij, do tė thotė qė nė fakt tė mohosh tė drejtėn e mbrojtjes, ta reduktosh procesin gjyqėsor vetėm nė shkallė tė parė, gjė qė e bėn atė tė parregullt.
Vendimi i Kolegjeve tė Bashkuara, ėshtė rrjedhojė e njė procesi tė parregullt edhe pėr njė shkak tjetėr, sepse nga njėra anė pranohet pėr shqyrtim rekursi i prokurorit kundėr vendimit tė pafajėsisė dhe nga ana tjetėr duke vendosur moslegjitimimin e mbrojtėsit tė caktuar nga familjarėt, i ve palėt nė pozita tė pabarabarta. Njė qėndrim i tillė vjen nė kundėrshtim edhe me kėrkesat e nenit 6 tė Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe praktikėn e Gjykatės Europiane, pėr respektimin e kėrkesave pėr "barazinė e armėve", qė secilės palė t'i sigurohen mundėsitė pėrkatėse pėr t'i parashtruar ēėshtjet e saj nė kushte qė nuk e vėnė atė nė gjendje shumė mė pak tė favorshme se sa palėn e kundėrt.
Moslegjitimimi i mbrojtėsit pėr tė bėrė ankim sipas konceptit tė pranuar nga Gjykata e Lartė, do tė thellonte mė tej pabarazinė e palėve nė proces nė rastet kur prokurori ushtron rekursin kundėr vendimit tė pafajėsisė tė dhėnė nga gjykata e shkallės sė parė. Nė kėto raste, po tė pranohej arsyetimi qė bėjnė Kolegjet e Bashkuara, mbrojtėsi i caktuar sipas ligjit nga familjarėt e tė pandehurit nuk legjitimohet tė bėjė apel kundėrshtues dhe as tė marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes nė shkallėt e tjera. Kjo do tė bėnte qė gjykimi nė Apel dhe nė Gjykatėn e Lartė tė zhvillohej vetėm me njėrėn palė, duke shkelur kėshtu parimin e rėndėsishėm tė kontradiktoritetit nė procesin penal dhe njėkohėsisht procesin e rregullt ligjor.
Nga ana tjetėr, argumenti qė pėrdoret nė vendim, se pranimi i ankimit tė bėrė nga mbrojtėsi i zgjedhur nga tė afėrmit e tė pandehurve, iu mohon atyre tė drejtėn tė bėjnė vetė ankim ose nėpėrmjet mbrojtėsit tė zgjedhur prej tyre, pėrbėn njė arsyetim tė gabuar e jologjik qė ka cėnuar tė drejtėn e mbrojtjes nė procesin penal. Ankimi qė bėhet ndaj vendimit tė fajėsisė tė gjykatės nga cilido mbrojtės i caktuar nė kushtet e parashikuara nga ligji, ka pėr qėllim mbrojtjen e interesave tė ligjshme tė tė pandehurit. Pėrkundrazi, moslejimi i ankimit, cėnon tė drejtėn e mbrojtjes dhe shqyrtimin e ēėshtjes nga njė instancė mė e lartė gjykimi.
Caktimi i mbrojtėsit nė mėnyrat dhe kriteret e parashikuara nga ligji, pėrfshirė dhe mbrojtėsin e caktuar kryesisht dhe njėkohėsisht, e drejta e tyre pėr tė bėrė ankim ndaj vendimit tė gjykatės, ka pėr qėllim respektimin e procesit tė rregullt ligjor nė tė gjitha shkallėt e gjykimit, siē pėrcaktohet edhe nė nenin 2/2 tė Protokollit nr.7 tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe nenit 14/5 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat civile dhe politike.
Vendimi i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, pėr moslegjitimimin e mbrojtėsit tė zgjedhur nga tė afėrmit e tė pandehurve, ėshtė i pabazuar edhe pėr shkak tė inkonsekuencės sė tij. Kėshtu, pranohet qė mbrojtėsi nuk legjitimohet tė bėjė ankim ndaj vendimit tė gjykatės, por nuk pėrmendet fare nėse ai ka tė drejtė tė marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes nė shkallė tė parė ose nė hetimet paraprake. Njė qėndrim i tillė, ėshtė kontradiktor, sepse nė rast se mbrojtėsi i caktuar nga tė afėrmit e tė pandehurve nuk do tė legjitimohej pėr arsyet e pėrmendura nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara, atėhere ky moslegjitimim i shtrin efektet qė nga fillimi dhe jo vetėm pėr ankimin ndaj vendimit tė gjykatės.
Cėnimi i procesit tė rregullt ligjor tė parashikuar nga neni 42 i Kushtetutės, pasqyrohet edhe nė njė aspekt tjetėr nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė. Kėshtu, dispozitivi i vendimit vjen nė kundėrshtim me nenin 441 tė Kodit tė Procedurės Penale, i cili parashikon mėnyra tė tjera tė zgjidhjes sė ēėshtjes dhe jo pushimin e gjykimit nė Gjykatėn e Lartė. Veē kėsaj, nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara, nuk shprehet se ē'duhet bėrė me ēėshtjen nė gjykim, cila ėshtė mėnyra e pėrfundimit tė saj etj., kėrkesa kėto tė parashikuara nė nenin 441 tė Kodit tė Procedurės Penale, nė tė cilin mbėshtetet vendimi. Pėr mė tepėr, duke pushuar gjykimin nė Gjykatėn e Lartė, ėshtė lėnė pa zgjidhur ēėshtja konkrete mbi fajėsinė ose pafajėsinė e tė pandehurve.
Pėrsa pėrmendėm mė lart, Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se vendimi nr.386, datė 29.07.1999 i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, duhet tė shfuqizohet si antikushtetues, sepse ka mohuar tė drejtėn e mbrojtjes nė procesin penal, duke zhvilluar njė proces gjyqėsor tė parregullt.

Votuan kundėr kėtij vendimi Hajredin Fuga, Kujtim Puto

(V - GjK - 17/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.18, datė 18.04.2000
(V - 18/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Bardha Selenica, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Hajredin Fuga - relator i ēėshtjes,

mė datat 09.03.2000 dhe 15.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuese: SOFIJE ZHILLA, me objekt: "Shfuqizimin si antikushtetues tė Vendimit nr.756, datė 29.06.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:

Shkaqet e parashtruara nė kėrkesė dhe nė seancė gjyqėsore, pėr deklarimin si antikushtetues tė vendimit nr.756, datė 29.06.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, nuk pėrbėjnė argumente pėr shfuqizimin e vendimit tė mėsipėrm e pėr rrjedhojė kėrkesa duhet rrėzuar.
Sipas nenit 131 gėrma "f" tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese vendos pėr gjykimin pėrfundimtar tė ankesave tė individėve pėr shkeljen e tė drejtave kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, pasi tė jenė shteruar tė gjitha mjetet juridike pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave.
Nė vėshtrim tė kėsaj dispozite, Gjykata Kushtetuese merr nė konsideratė vetėm ato pretendime qė lidhen me procesin e rregullt ligjor dhe jo ēdo pretendim tė parashtruar nga individi pėr parregullsi nė gjykimin e ēėshtjes. Pėr rrjedhojė, nuk ėshtė detyrė e Gjykatės Kushtetuese tė vlerėsojė nėse Gjykata e Lartė, si instancė qė gjykon ankimet ndaj vendimeve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i ka mbledhur ose jo tė gjitha provat e propozuara nga palėt pėr tė konkluduar mbi vėrtetėsinė e faktit qė i atribuohet ankuesit. Nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė e drejtė e Gjykatės Kushtetuese tė vlerėsojė vendimin e Gjykatės sė Lartė, nėse fakti i pranuar si i vėrtetė prej saj pėrbėn shkelje dhe nėse kjo shkelje ėshtė ose jo e rėndė. Kėto ēėshtje i takojnė pėr zgjidhje Gjykatės sė Lartė, e cila, nė pėrputhje me procedurėn dhe brenda pretendimeve tė ngritura nga palėt, mbledh ato prova qė ajo i vlerėson tė mjaftueshme pėr tė, pėr tė konkluduar mbi ankimin e paraqitur dhe ligjshmėrinė e vendimit tė ankimuar tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Nė rastin konkret tė kėrkueses Sofije Zhilla, Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, duke vlerėsuar pretendimet e parashtruara nė ankimin e kėrkueses si dhe duke shqyrtuar materialet qė pėrmban ēėshtja, kanė arritur nė pėrfundimin se veprimet e kėrkueses tė kryera mė datėn 14 shtator 1998, nė vėshtrim tė neneve 29, 34, 40 e 41 pikat 1 e 6 tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 "Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė", pėrbėjnė shkelje disiplinore qė justifikojnė masėn disiplinore tė aplikuar ndaj saj. Duke u parė problemi nė kėtė kėndvėshtrim, pretendimet e ngritura nga kėrkuesia para Gjykatės Kushtetuese, pėr hetim jo tė plotė tė ēėshtjes si dhe pėr mosmarrjen nga Gjykata e Lartė e tė gjitha provave tė kėrkuara nga palėt, pėrfshi kėtu edhe mosadministrimin e kasetės filmike, apo pretendimet nė lidhje me natyrėn e shkeljes dhe vlerėsimin e saj, nuk kanė lidhje me procesin e rregullt ligjor, prandaj nuk mund tė shėrbejnė si shkak pėr shfuqizimin si antikushtetues tė vendimit tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė.
Gjykata Kushtetuese ēmon se rezultojnė tė pabazuara pretendimet e kėrkueses se nuk janė respektuar e drejta pėr t'u njohur me tė dhėnat e mbledhura rreth saj si dhe e drejta pėr t'u dėgjuar, tė parashikuara respektivisht nga nenet 35 e 33 tė Kushtetutės.
Nga tėrė materialet qė disponon dosja, rezulton se kėrkuesia ėshtė njohur mė parė nga Inspektoriati pranė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė me shkaqet e shkeljet pėr tė cilat ėshtė nisur procedimi disiplinor, ėshtė njoftuar dhe ka marrė pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė sė bashku me avokatėt ku ėshtė dėgjuar, ka dhėnė sqarime, ka kundėrshtuar akuzat dhe u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė drejtuara asaj. Pasi i ėshtė komunikuar vendimi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ka paraqitur ankim nė Gjykatėn e Lartė, ėshtė njoftuar dhe ka marrė pjesė nė seancėn e zhvilluar nga Kolegjet e Bashkuara dhe nėpėrmjet pėrfaqėsuesit ka parashtruar argumentet qė sipas saj e bėjnė vendimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, tė pabazuar. Nė kėtė aspekt, nuk qėndron as pretendimi i ngritur nė seancė pėr shkelje tė parimit tė kontradiktoritetit, sepse nga mėnyra se si ėshtė proceduar jo vetėm nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, por edhe nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, vendimi i tė cilit kėrkohet tė shfuqizohet, ky parim ėshtė respektuar, konformė neneve 18, 19 e 20 tė Kodit tė Procedurės Civile.
Pėrsa i pėrket pretendimit pėr thirrjen dhe deklarimet e bėra nga kėrkuesia para organit tė prokurorisė, qė nė vėshtrim tė nenit 32 paragrafi i dytė tė Kushtetutės e konsideron si njė veprim antikushtetues, nga tėrėsia e materialit tė ēėshtjes rezulton se ajo nuk ėshtė thirrur pėr t'iu nėnshtruar ndjekjes penale, por me cilėsinė e personit qė mund tė tregojė rrethana tė dobishme pėr qėllimet e hetimit, konformė nenit 303 pika 2, gėrma "c" tė Kodit tė Procedurės Penale. Kėto deklarime kėrkuesia nuk i konteston si pėrsa i pėrket vėrtetėsisė, ashtu edhe mėnyrės sė marrjes sė tyre, kėshtu qė ajo nuk ėshtė gjetur fajtore pėr shkeljen mbi bazėn e tė dhėnave tė mbledhura nė mėnyrė tė paligjshme. Nė kuptim tė nisjes sė procedimit disiplinor, pėr Ministrin e Drejtėsisė, nuk ka rėndėsi se nga i vijnė sinjalizimet, por e rėndėsishme ėshtė vėrtetėsia e tyre, qė siē u pėrmend, kėrkuesia nuk e ka vėnė ndonjėherė nė dyshim nė tėrė organet qė janė marrė me shqyrtimin e rastit tė saj.
Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i ėshtė paraqitur edhe njė informacion nga Inspektoriati pranė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nė lidhje me njė shkelje qė i atribuohet kėrkueses. Nė mbledhje tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, rreth kėtij informacioni janė bėrė diskutime dhe kundėrshtime, ndėrsa nė Gjykatėn e lartė, ky material nuk ėshtė marrė nė konsideratė dhe pėr tė nuk bėhet fjalė as nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara. Fakti qė ky informacion nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga Gjykata e Lartė, nuk ėshtė nė disfavor tė saj, sepse nuk ka ndikuar nė zgjidhjen e ēėshtjes, kėshtu qė edhe ky shkak qė parashtrohet nuk mund tė shėrbejė si argument pėr shfuqizimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė.

Votoi kundėr kėtij vendimi Kristofor Peēi

(V - GjK - 18/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.19, datė 18.04.2000
(V - 19/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Bardha Selenica, Sokol Sadushi, Kujtim Puto - relator i ēėshtjes,

mė datėn 28.02.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: RAMIZ LALA, me objekt: "Shfuqizimin si antikushtetues tė Vendimit nr.1114, datė 07.12.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Shfuqizimin si antikushtetues tė Vendimit nr.1114, datė 07.12.1999 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė dhe dėrgimin e ēėshtjes pėr rishqyrtim Gjykatės sė Lartė".

duke arsyetuar:

Vendimi nr.1114, datė 07.12.1999 i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, ėshtė rrjedhojė e njė procesi jo tė rregullt ligjor, nė kuptim tė nenit 42 tė Kushtetutės.
Vendimi i mėsipėrm i nėnshkruar nga tre anėtarė, vjen nė kundėrshtim me nenin 8 tė Ligjit nr.8362, datė 01.07.1998 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės sė Kasacionit dhe administrimin e shėrbimeve gjyqėsore", qė ishte nė fuqi nė kohėn e gjykimit, qė pėrcaktonte se Kolegjet e Bashkuara mund tė gjykonin kur nė seancė merrnin pjesė jo mė pak se dy tė tretat e gjyqtarėve. Ky vendim tejkalon edhe pėrmbajtjen e nenit 297 tė Kodit tė Procedurės Civile, qė trajton rastet e pezullimit tė gjykimit. Jo vetėm kaq, por sipas nenit 145 tė Kushtetutės, pezullimi i gjykimit dhe dėrgimi i ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, mund tė bėhet kur gjyqtarėt ēmojnė se ligjet vijnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe pėrderisa Kolegjet e Bashkuara nuk kanė arritur nė njė konkluzion tė tillė nuk duhet tė pezullonin gjykimin.
Nė seancėn e datės 7 dhjetor 1999, janė larguar nga gjykimi jo vetėm gjyqtarėt qė kanė marrė pjesė nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, por edhe gjyqtarėt qė kanė shfaqur mendim nė gjykimin e mėparshėm tė kėsaj ēėshtje nė Kolegjet e Bashkuara. Eshtė e vėrtetė qė neni 72/4 i Kodit tė Procedurės Civile, detyron gjyqtarin tė heqė dorė kur ka shfaqur mendim nė gjykimin e ēėshtjes nė njė shkallė tjetėr tė procesit. Po kėshtu ėshtė e vėrtetė se neni 473, paragrafi i fundit, nuk lejon qė tė zhvillohet mė shumė se njė herė gjykimi i njė ēėshtje nė Kolegjet e Bashkuara, por nė rastin konkret si rigjykimi ashtu dhe pjesėmarrja e gjyqtarėve nė rigjykim, nuk ka pengesė ligjore, sepse ēėshtja shqyrtohet nė Kolegjet e Bashkuara pas shfuqizimit tė vendimit tė mėparshėm si antikushtetues pėr proces jo tė rregullt ligjor nga Gjykata. Kushtetuese.
Duke u pėrjashtuar nga gjykimi i ēėshtjes shumica e anėtarėve tė Kolegjeve tė Bashkuara dhe duke u pezulluar gjykimi i ēėshtjes, nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje kėrkesės sė kėrkuesit. Jo vetėm kaq, por me largimin e tyre, Kolegjet e Bashkuara, nuk mund tė kryejnė dot funksionet dhe krijohet krizė institucionale, sepse janė i vetmi organ qė ka kompetencė gjykimin e ankesave tė gjyqtarėve ndaj vendimeve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.
Kolegjet e Bashkuara e interpretojnė nė mėnyrė tė gabuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese nr.48, datė 30.07.1999. Nė kėtė vendim, kjo Gjykatė nuk trajton papajtueshmėrinė e funksionit tė anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė me atė tė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, por pranon se cėnohet parimi i paanėsisė nga marrja pjesė e njė personi nė shqyrtimin e ēėshtjes konkrete si anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe si anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nė tė cilin ka votuar pėr tė larguar gjyqtarin nga puna.
Cėnimi i parimit tė paanėsisė nga pjesėmarrja e njė anėtari nė organin qė e largon nga puna dhe nė organin qė gjykon ankesėn, merr rėndėsi tė veēantė gjatė trajtimit tė problemit nė aspektin kushtetues, sepse ka tė bėjė me mbrojtjen e tė drejtave themelore tė njeriut. Nė njė shoqėri demokratike, ka shumė rėndėsi besimi i individit tek organi i drejtėsisė dhe ėshtė detyra e Kolegjeve tė Bashkuara si e ēdo organi tjetėr gjykimi, qė ta mbėshtesė e stimulojė kėtė besim, por gjithmonė, duke zhvilluar njė proces tė rregullt ligjor e duke kryer detyrat funksionale e kushtetuese.

(V - GjK - 19/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.20, datė 18.04.2000
(V - 20/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Bardha Selenica, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Zija Vuci - relator i ēėshtjes,

mė datėn 17.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: ILIR SULA, me objekt: "Deklarimin antikushtetues tė Vendimeve nr.998, datė 03.12.1998 tė gjykatės sė rrethit Tiranė dhe nr.378, datė 23.06.1999 tė kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Shfuqizimin si antikushtetues tė Vendimit nr.378, datė 23.06.1999 tė kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė.
Ēėshtja i dėrgohet pėr shqyrtim kolegjit penal po tė asaj gjykate".

duke arsyetuar:

Kėrkuesi Ilir Sula, ish-shef i ndjekjes sė krimeve pranė Komisariatit tė rrethit Kukės, me vendimin nr.998, datė 03.12.1998 tė gjykatės sė rrethit Tiranė, ėshtė deklaruar fajtor pėr veprėn penale tė veprimeve arbitrare ndaj shtetasit Arben Alia dhe nė bazė tė nenit 250 tė Kodit Penal, ėshtė dėnuar me kohėn e qėndrimit tė tij nė arrest me burg dhe mė pas, nė arrest shtėpiak.
Mbi ankimin e kėrkuesit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin nr.30, datė 01.02.1999 ka vendosur prishjen e vendimit tė sipėrm dhe pushimin e ēėshtjes nė ngarkim tė tij.
Duke mos u pajtuar me kėtė zgjidhje, prokurori pranė kėsaj gjykate ka ushtruar rekurs kundėr kėtij vendimi. Kolegji penal i Gjykatės sė Lartė, me vendimin nr.378, datė 23.06.1999 e ka prishur atė dhe ka lėnė nė fuqi vendimin e gjykatės sė rrethit Tiranė.
Ashtu siē parashtrohet edhe nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese, nga shqyrtimi qė kjo i bėri asaj nė seancė plenare, rezultoi se gjykimi i zhvilluar nė Gjykatėn e Lartė ėshtė shoqėruar me shkeljen e parimit tė sanksionuar nė paragrafin e parė tė nenit 42 tė Kushtetutės, sipas tė cilit liria, prona dhe tė drejtat e njohura me Kushtetutė ose me ligj, nuk mund tė cėnohen pa njė proces tė rregullt ligjor.
Konkretisht, kolegji penal i Gjykatės sė Lartė, ēėshtjen e ka gjykuar nė mungesė tė kėrkuesit, pa pasur ky si i pandehur dijeni pėr ditėn e gjykimit. Madje, edhe pasi e ka caktuar atė pėr gjykim, ai nuk ka marrė masa pėr t'i bėrė atij tė njohur jo vetėm shkaqet e ankimit, por as faktin e vėnies sė saj nė lėvizje nga ana e prokurorit.
Avokati qė e ka mbrojtur kėrkuesin nė Gjykatėn e Rrethit nė Gjykatėn e Apelit, ėshtė lejuar tė marrė pjesė si mbrojtės i tij edhe nė gjykimin e zhvilluar pranė Gjykatės sė Lartė, pa qenė ai i pajisur sipas rregullit me akt pėrfaqėsimi tė lėshuar nė format e parashikuara nga ligji .
Mungesa e kėtij akti, bėn qė njė mbrojtje e tillė tė jetė e pa vlefshme dhe tė mos prodhojė asnjė efekt, si pėr gjykatėn ashtu edhe pėr tė pandehurin.
Kjo parregullsi nė gjykimin e ēėshtjes e ka burimin nė mosrespektimin e kėrkesave tė nenit 437, pika 4 tė Kodit tė Proēedurės Penale. Nė vėshtrim tė kėsaj dispozite, nėqoftėse Kryetari i Kolegjit Penal do tė kishte verifikuar legjitimin e avokatit si mbrojtės i tė pandehurit, do tė kishte konstatuar se ky nuk legjitimohej dhe pėr rrjedhojė, nuk do tė kishte lejuar tė merrte pjesė nė kėtė gjykim.
Eshtė e qartė se shkelje tė kėsaj natyre, qė cėnojnė parimin e mbrojtjes nė gjyq, ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė dhėnien e drejtėsisė dhe pėrbėjnė njė nga format e proēesit tė parregullt ligjor.
Pėrsa i pėrket pretendimit tjetėr tė kėrkuesit, lidhur me mosmarrjen e provave tė kėrkuara prej tij gjatė gjykimit nė shkallė tė parė, Gjykata Kushtetuese ēmon se ky qėndrim i gjykatės qė ka shqyrtuar ēėshtjen konkrete, nuk ka tė bėjė me mosrespektimin e kėrkesave tė procesit tė rregullt ligjor. Pėr rrjedhojė, nuk ėshtė nė kompetencė tė Gjykatės Kushtetuese tė zgjidhė kėtė problem juridik. Nėse ky gjykim, ėshtė shoqėruar me mangėsi nė hetime ose me vlerėsim tė gabuar tė provave, kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon vetėm juridiksionit gjyqėsor, dmth., ėshtė gjykata e zakonshme mė e lartė, ajo qė me ligj ėshtė e autorizuar pėr ndreqjen e kėtyre tė metave tė pretenduara nga kėrkuesi.

(V - GjK - 20/00 - FZ. ______)

fillim i faqes


Vendimi nr.24, datė 04.05.2000
(V - 24/00)

 

Gjykata kushtetuese e Republikes sė Shqipėrise e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Hajredin Fuga, Sabri Rrapi, Zija Vuci, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Alfred Karamuēo - relator i ēėshtjes,

mė datėn 23.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: XHEMAL XHEMALI, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i pikės 3 tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.46, datė 17.02.2000 "Pėr shkarkimin nga detyra tė Kryetarėve tė Komunave Ksamil, Helmės dhe Kurjan".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:

Xhemal Xhemali, kryetar i komunės sė Kurjanit, tė rrethit tė Fierit, ėshtė shkarkuar nga detyra, me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.46, datė 17.02.2000, me kėtė motivacion: "Pėr shkelje tė rėndė tė ligjit nr.7572, datė 10.06.1992 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Lokal", dhe tė vendimit nr.253, datė 28.05.1999 tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr ndryshimin e qėndrės sė komunės Kurian", duke paralizuar kėshtu veprimtarinė e Kėshillit".
Sipas relacionit tė Ministrit tė Pushtetit Lokal, mbi bazėn e tė cilit ėshtė mbėshtetur vendimim i mėsipėrm i Kėshillit tė Ministrave, Xhemal Xhemali me veprimet e tij antiligjore ka bllokuar e dėmtuar punėn e kėshillit tė komunės dhe aparatit tė tij. Nė kėtė relacion si shkelje tė rėndė pėrmėnden kėto fakte:
- Nė fillim tė vitit 1993 Xhemal Xhemali, me iniciativėn e tij, ka siguruar mjedise pune, ka lėvizur dokumentacionin dhe adminstratėn nga fshati Vlosh nė fshatin Kurian. Kėtė lėvizje e ka kundėrshtuar dhe e kundershton kėshilli i komunės i cili nuk mblidhet prej disa muajsh si dhe ka patur protestanga ana e banorėve.
- Edhe pas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.253, datė 28.05.1999, i cili pėrcakton si qėndėr tė komunės fshatin Vlosh, zoti Xhemal nuk ka ndryshuar qėndrimin e tij.
- Gjykata Kushtetuese pasi dėgjoi pretendimet e palėve nė proēes dhe administroi provat shkresore tė paraqitura gjatė seancės arrin nė konkluzion se Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.46, datė 17.02.2000 (pika 3) pėr shkarkimin nga detyra tė kryetarit tė komunės zotit Xhemal Xhemali ėshtė i bazuar nė Kushtetutė e nė ligj.
Nė bazė tė ndarjes administrative tė Republikės sė Shqipėrisė tė pėrcaktuar me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.269, datė 25.06.1992, qėndra e komunės sė Kurjanit ishte fshati Kurjan. Nė fakt, qysh prej vitit 1992, e nė vazhdim zyrat e adminstratės sė komunės dhe i gjithė aktiviteti ėshtė zhvilluar nė fshatin Vlosh.
Nė datėn 8 janar kryetari i Komunės Xhemal Xhemali nxjerr urdhėrin nr.1 sipas tė cilit administrata e komunės transferohej pėr nė qėndrėn e fshatit Kurjan, nė disa ambiente tė qėndrės shėndetėsore. I njohur me kėtė urdhėr, prefekti i Fierit ndonėse pranon se sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.269, datė 25.06.1992, qėndra e komunės duhet tė jetė nė fshatin Kurjan, kėrkon qė kjo lėvizje tė bėhet nė mirkuptim me kėshillin e komunės dhe me Drejtorinė e Shėndetit Publik qė e ka nė pronėsi godinėn.
Urdhėri i mėsipėrm i Kryetarit tė komunės ėshtė kundėrshtuar nė mėnyrė kategorike nga shumica dėrmuese e anėtarėve tė Kėshillit tė komunės duke arritur qė kjo mosmarrėveshje tė shkaktojė ndėrprerjen e aktivitetit tė kėshillit si organ, i cili qėndron i pa mbledhur qysh nga fundi i muajit janar 1999.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se kėrkuesi, me cilėsinė e kryetarit tė komunės ka nxjerrė njė urdhėr qė nuk ėshtė nė kompetencė tė tij sipas ligjit. Lėvizja e vendqėndrimit tė adminstratės sė komunės, e cila ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me funksionimin e kėshillit si organ i qeverisjes vendore, nė bazė tė nenit 14/l dhe nenit 14 pika 7 e 13 ėshtė kompetencė e kėshillit, tė cilin, siē doli nga gjykimi, kėrkuesi nuk e ka pėrfillur.
Njėkohėsisht Gjykata Kushtetuese konkludon se veprimet e kėrkuesit pėrbėjnė shkelje tė rėndė tė ligjit, nė kuptim tė nenit 115 pika 1 e kushtetutės, sepse prekin raporte tė rėndėsishėm siē ėshtė ai i kompetencės sė organeve vendore. Eshtė vėrtetuar se me gjithė protestat e shumicės dėrmuese tė kėshilltarėve, tė ankesave tė Drejtorisė sė Shėndetit Publik si dhe tė sugjerimeve e tė kėshillimeve tė herėpasherėshme tė tė dėrguarve nga Prefektura si dhe nga Ministria e Pushtetit Lokal kėrkuesi nuk ka pranuar tė korigjojė qėndrimin e tij. Nga ana tjetėr, bllokimi i veprimtarisė sė kėshillit ėshtė njė pasojė e rėndė e cila nuk mund tė shėrbejė si element i shkeljes sė rėndė tė ligjit. Pėr Gjykatėn Kushtetuese kjo shkelje motivon shkarkimin e zoti Xhemal Xhemali nga detyra e Kryetarit tė Komunės.
Gjykata Kushtetuese nuk e gjen me vend shkeljen tjetėr qė Kėshilli i Ministrave i atribon kėrkuesit, atė tė mos zbatimit tė vendimit nr.253 datė 28.05.1999 "Pėr ndryshimin e qėndrės sė Komunės Kurjan".
Me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, ndarje administrative tokėsore, e cila mė parė ishte kopetencė e Kėshillit tė Ministrave, tani duhet tė rregullohet me ligj (neni 108). Nė kėto kushte vendimi i lartėpėrmendur ka dalė nga njė organ qė nuk ėshtė kopetent e pėr pasojė mungesa e kopetencės nė nxjerrjen e njė akti passjell pavlefshmėrinė e tij. Pėr pasojė Gjykata Kushtetuese nuk mund tė gjejė fajtor Xhemal Xhemalin pėr faktin se ai nuk ka pranuar tė zbatojė njė akt i cili nga pėrmbajtja kushtetuese e ligjore ishte i pavlefshėm e pėr mė tepėr kur pėr kėtė fakt, ashtu siē del nga materialet e ēėshtjes, ai ka vėnė nė dijeni organet pėrkatėse.

Votuan kundėr kėtij vendimi Zija vuci, Alfred Karamuēo, Bardha selenica, Kristofor Peēi

(V - GjK - 24/00 - FZ. ______)

fillim i faqes


Vendimi nr.25, datė 04.05.2000
(V - 25/00)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Sabri Rrapi, Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuco, Bardha Selenica, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i ēėshtjes,

nė datat 28.03.2000 dhe 03.04.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: SADIK RECI, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i pikės 2 tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.46, datė 17.02.2000 "Pėr shkarkimin nga detyra tė Kryetarėve tė Komunave Ksamil, Helmas dhe Kurjan"".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Rrėzimin e kėrkesės".

duke arsyetuar:


Mbi propozimin e Ministrit tė Pushtetit Lokal, Kėshilli i Ministrave me vendimin nr.46, datė 17.02.2000, nė bazė tė neneve 100 dhe 115 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ka shkarkuar nga detyra e Kryetarit tė Komunės sė Helmasit nė rrethin e Kavajės kėrkuesin, pėr shkelje tė rėnda tė Ligjit nr.7572, datė 10.06.1992 "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal" dhe tė Ligjit nr.7573, datė 16.06.1992 "Pėr zgjedhjet e organeve tė pushtetit lokal.
Nga kontrollet e organizuara nga Prefektura e Rrethit Tiranė dhe nga Ministria e Pushtetit Lokal nė Komunėn e Helmasit tė rrethit Kavajė, ka rezultuar se veprimtaria e organeve tė pushtetit vendor nė kėtė komunė ka qenė e bllokuar pėr njė periudhė tė gjatė kohe, duke sjellė edhe ērregullime nė kėtė njėsi tė qeverisjes vendore. Pėr subjektet e interesuara shkaqet kryesore qė kanė sjellė kėto parregullsi, kanė qenė veprimet e vazhdueshme tė kryera nė kundėrshtim me ligjin nga ana e kėrkuesit, tė cilat janė parashtruar edhe nė relacionin pėrkatės qė i ėshtė dėrguar Kėshillit tė Ministrave dhe qė ndodhet nė dosje.
Gjykata Kushtetuese konkludon se pėrgjegjėsia kryesore pėr mosfunksionimin e organeve tė zgjedhura nė Komunėn e Helmasit qėndron tek veprimet e paligjshme tė kryera nga kėrkuesi Sadik Reci, shkelje tė cilat konsiderohen tė rėnda dhe me pasoja pėr veprimtarinė e organeve tė qeverisjes vendore.
Kėrkuesi ka shkelur rėndė dhe sistematikisht kėrkesat e ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal". Kėshilli i komunės ėshtė organ pėrfaqėsues nė njėsinė e qeverisjes vendore, ndėrsa kryetari i komunės ėshtė organ ekzekutiv, i cili pėrgjigjet dhe raporton pėrpara kėshillit. Sipas nenit 33 tė kėtij ligji "Kryetari i komunės … ėshtė pėrgjegjės pėrpara kėshillit pėr funksionimin e saj tė mirė", ndėrsa nė bazė tė nenit 34, pika 4, ai "… i raporton kėshillit ēdo 6 muaj ose kurdoherė qė kėrkohet…".
Nga dosja gjyqėsore dhe nga tė gjitha materialet e paraqitura nga palėt nė gjykim, nuk rezulton qė kėrkuesi tė ketė marrė pjesė nė mbledhjet e Kėshillit tė Komunės Helmas pėr vitin 1999 pėr tė raportuar sė paku 2 herė nė vit, siē e kėrkon neni 34, pika 1 e ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal.
Gjithashtu megjithėse nė tematikėn e mbledhjeve tė Kėshillit tė Komunės Helmas pėr vitin 1999, ishte planifikuar miratimi i projektbuxhetit lokal pėr vitin 2000 nė muajin Gusht, kėrkuesi nė kundėrshtim me nenin 34, pika 5 tė ligjit nuk ka pėrgatitur dhe as ka paraqitur atė pėr miratim nė kėshill. Kėrkuesi me veprimet qė ka kryer ka spostuar dhe paralizuar punėn e Kėshillit tė Komunės, duke mos pėrfillur pėr veprimtarinė e kėtij organi tė zgjedhur nga populli.
Duke iu referuar dokumentave qė ndodhen nė dosje, rezulton se ai ka caktuar thirrjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Komunės me datė 24.08.1999, pa njoftuar kryetarin e kėshillit tė komunės, nė tė cilėn ėshtė vendosur shkarkimi i tij dhe emėrimi nė kėtė detyrė i zėvendėskryetarit tė Kėshillit tė Komunės. Nė kėtė mbledhje tė kėshillit janė njoftuar pėr tė marrė pjesė edhe pėr tė plotėsuar quorumin e nevojshėm pesė anėtarė tė kėshillit dhe njė person tjetėr i quajtur Ruzhdi Celhaka, tė cilin sipas pretendimit tė kėrkuesit nė seancė gjyqėsore ia kishte paraqitur me njė shkresė Komisioni i Mandateve tė komunės pėr tė zėvėndėsuar kėshilltarin qė ishte larguar pėrpara mbarimit tė mandatit pėr arsye dorėheqjeje. Siē vėrtetohet nga dokumentacioni i paraqitur nga vetė kėrkuesi, njė pretendim i tillė i tij nuk provohet, sepse personi qė mori pjesė nė mbledhjen e kėshillit si anėtar i gjashtė nuk i ėshte paraqitur kryetarit tė Komunės me shkresė nga Komisioni i Mandateve, siē kėrkon neni 84 i Ligjit "Pėr zgjedhjet e organeve tė pushtetit lokal", por nga Skėnder Kazazi, nė cilėsinė e Kryetarit tė ri tė zgjedhur tė Kėshillit tė Komunės, nė njė kohė qė nė kėtė funksion ky i fundit ėshte zgjedhur dhe me votėn e Ruzhdi Celhakės. Nga verifikimi i listės sė kandidatėve pėr anėtarė tė kėshillit tė Komunės Helmas, e paraqitur nga subjekti elektoral pėrkatės, rezulton se emri i Ruzhdi Celhakės nuk figuron nė kėtė listė.
Thirrja dhe organizimi i mbledhjes sė Kėshillit tė Komunės nga ana e kėrkuesit Sadik Reci nė kundėrshtim me ligjin, duke pranuar paraqitjen si kėshilltar tė njė personi tjetėr qė nuk figuron nė listėn elektorale dhe aq mė tepėr jo nga Komisioni i Mandateve, me qėllim votimin nė kėtė kėshill, pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė ligjit.
Nisur nga pėrmbajtja e nenit 115, pika 1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, sipas tė cilės Kėshilli i Ministrave mund tė shkarkojė organin e njėsisė sė qeverisjes vendore tė zgjedhur drejtėpėrdrejt, Gjykata Kushtetuese ēmon se kuptimi i saktė dhe i drejtė i konceptit shkelje e rėndė e ligjit tė pėrdorur nė kėtė dispozitė kushtetuese vlerėsohet nė tėrėsinė e saj nga disa faktorė qė kanė tė bėjnė me rėndėsinė e ligjit tė shkelur, pasojat e ardhura nga shkelja e tij, kohėvazhdimin e kėtyre pasojave, si dhe vetė qėndrimin subjektiv qė mban personi konkret ndaj shkeljes sė kryer.
Nė kėtė kėndvėshtrim tė problemit, tė gjitha shkeljet e sipėrcituara tė vlerėsuara nė kompleks krijojnė bindje tė plotė pėr Gjykatėn Kushtetuese se kėrkuesi Sadik Reci qėllimshėm ka shkelur rėndė vetė ligjin, duke krijuar vėshtirėsi tė shumta dhe me pasoja tė rėnda nė veprimtarinė e organeve tė pushtetit vendor tė kėsaj komune.
Gjykata Kushtetuese, duke u mbėshtetur nė tė gjithė dokumentacionin dhe provat qė ndodhen nė dosje, si dhe duke vlerėsuar faktin se pretendimet e kėrkuesit nuk mbėshteten nė prova dhe njėkohėsisht nuk provuan pėrpara saj tė kundėrtėn e pretendimeve dhe provave tė paraqitura nga subjektet e interesuara, tė cilat nė shumicėn e tyre vėrtetuan se shkeljet e kryera nga ana e Kryetarit tė Komunės sė Helmasit janė tė rėnda, ēmon se Vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr shkarkimin e tij nga detyra ėshtė i mbėshtetur nė Kushtetutė dhe nė ligj dhe pėr rrjedhojė kėrkesa e tij duhet rrėzuar.

(V - GjK - 25/00 - FZ. ______)

fillim i faqes


Vendimi nr.32, datė 23.05.2000
(V - 32/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Sabri Rrapi - relator i ēėshtjes,

nė datėn 29.03.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: ASTRIT ORUĒI, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i pikės 1 tė Vendimit nr.46, datė 17.02.2000 tė Kėshillit tė Ministrave "Pėr shkarkimin nga detyra tė Kryetarėve tė Komunave Ksamil, Helmas dhe Kurjan"".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Shfuqizimin e pikės 1 tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.46, datė 7.02.2000".

duke arsyetuar:

Astrit Oruēi, kryetar i Komunės Ksamil tė rrethit Sarandė, ėshtė shkarkuar nga detyra me vendimin nr.46, datė 17.02.2000, tė Kėshillit tė Ministrave me kėtė motivacion: "Pėr shkelje tė rėndė tė ligjit nr.7572, datė 10.06.1992 "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal", tė Ligjit nr.7971, datė 26.07.1995 "Pėr prokurimin publik" dhe tė Vendimit nr.390, datė 06.08.1993 tė Kėshillit tė Ministrave "Pėr rregullat e administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare".
Ky Vendim i Kėshillit tė Ministrave, ėshtė mbėshtetur nė relacionin e ministrit tė Pushtetit Lokal, ku janė paraqitur si shkelje tė rėnda: Nuk ka zbatuar mjaft vendime tė kėshillit tė komunės, nuk ka raportuar para tij pėr probleme tė ndryshme, nuk ka pėrgatitur e paraqitur buxhetin e komunės pėr vitin 1999; nuk ka dėrguar pėr konfirmim nė prefekturė pjesėn dėrmuese tė akteve tė nxjerra nga kėshilli dhe vetė ai, duke shkelur ligjin nr.7608, datė 22.09.1992 "Pėr prefekturat"; nuk ka zbatuar Vendimin e Kėshillit tė Ministrave "Pėr rregullat e administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare", nuk ka zbatuar detyrat e lėna nga Departamenti Rajonal i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit i datės 28.02.1999 si dhe pėr shkeljen e ligjit nr.7971, datė 26.07. 1995 "Pėr prokurimin publik"; pėr rilevimin e qendrės sė Ksamilit, pėr ndėrtimin e murit rrethues tė varrezave tė fshatit Ksamil si dhe pėr blerjen e njė autoveture.
Kėrkuesi Astrit Oruēi si nė kėrkesėn qė ka paraqitur nė Gjykatėn Kushtetuese edhe nė shpjegimet e tij nė seancėn gjyqėsore, nuk pranon tė ketė bėrė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve, siē parashikohet nė nenin 115/1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Ai pranon se nė veprimtarinė e administratės tė komunės ka pasur shkelje tė ndryshme, por pasi janė ballafaquar nė Ksamil e nė kėshillin e rrethit Sarandė me drejtues tė Ministrisė sė Pushtetit Lokal, me prefektin nė muajt qershor e korrik 1999 si dhe mė pas nė Ministrinė e Pushtetit Lokal, gjendja ishte pėrmirėsuar. Kėrkuesi parashtroi se ka pasur debate pėr punėn midis kėshillit tė komunės dhe atij, por kėto debate kishin tė bėnin me funksionimin dhe zbatimin sa mė tė mirė tė detyrave qė ligji, u ngarkon kėtyre organeve. Po kėshtu debate e konflikte janė zgjidhur edhe me ndihmėn e takimeve tė lartėpėrmendura nė muajt qershor-korrik e mė pas.
Nga zhvillimi i gjykimit tė ēėshtjes, rezultoi se, pas ballafaqimeve tė lartėpėrmendura, kėshilli i komunės nė pėrgjithėsi ka funksionuar normalisht. Vendimet e marra nga ai kėshill, janė zbatuar nga kryetari dhe administrata e komunės dhe se pėr shkeljen qė i ngarkohet kėrkuesit nė relacionin e Ministrit tė Pushtetit Lokal, dėrguar Kėshillit tė Ministrave, ai paraqiti gjatė gjykimit dokumenta shkresore. Pėr shkeljen tjetėr, se kėrkuesi nuk ka raportuar pėrpara kėshillit pėr probleme tė ndryshme njė herė nė 6 muaj, rezultoi se nė kėshillin e komunės janė analizuar probleme tė ndryshme si ekonomike, financiare, komunale, arsimore etj., ku kanė raportuar kryetari dhe funksionarė tė tjerė tė administratės sė komunės sipas sektorėve qė mbulojnė. Pra, nuk u vėrtetua se kėrkuesi pėr kėtė pikė tė relacionit tė ketė shkelur rėndė nenin 34 tė ligjit nr.7572, datė 10.06.1992 "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal".
Shkelja e pretenduar nga subjekti i interesuar, se kėrkuesi nuk ka pėrgatitur dhe paraqitur planin financiar pėr komunėn Ksamil pėr vitin 1999, nuk mund tė pranohet, sepse sipas nenit 21/2 tė ligjit nr.7572, datė 10.06.1992, ndryshuar me ligjin nr.8068, datė 15.02.1996, kryetari i komunės ia ka dėrguar prefektit, ēka rezultoi gjatė gjykimit tė ēėshtjes.
Pėrsa i pėrket pikės tjetėr tė relacionit, se kėrkuesi nuk ka dėrguar pėr konfirmim nė prefekturė pjesėn dėrmuese tė akteve tė nxjerra nga kėshilli dhe vetė ai, tė cilat pėrmenden si shkelje nė ngarkim tė tij, vihet nė dukje se janė dėrguar njė pjesė e tyre. Nga ana tjetėr, kjo detyrė, sipas nenit 40 tė ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal", i takon ta kryejė sekretari i komunės, pėr rrjedhojė nuk mund t'i ngarkohet kėrkuesit.
Lidhur me zbatimin e detyrave tė lėna nga Departamenti Rajonal i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit i datės 28.02.1999, rezultoi se nė pėrgjithėsi janė vėnė nė zbatim, por ato detyra nuk i pėrkasin vetėm kryetarit, por edhe administratės sė komunės sipas sektorėve pėrkatės. Nė kėto rrethana, nuk mund tė konsiderohen shkelje e rėndė nė kuptim tė nenit 115/1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.
Nė lidhje me shkeljen e rėndė tė ligjit nr.7971, datė 26.07.1995 "Pėr prokurimin publik", pėr rilevimin e sipėrfaqes tė 65 ha tė qendrės sė Ksamilit, pėr ndėrtimin e murit rrethues tė varrezave tė fshatit Ksamil dhe pėr blerjen e njė autoveture, Gjykata Kushtetuese ēmon se kėrkuesi, si kryetar i komunės, nuk mund tė pėrgjigjet pėr shkelje tė rėndė tė ligjit tė lartėpėrmendur. Sipas kėtij ligji, kėrkuesi ėshtė kryetar i entit prokurues dhe ėshtė komisioni i ngarkuar prej tij ai qė shqyrton procedurat e nevojshme pėr ofertat e paraqitura, pėr fondet e prokuruara dhe qė janė vėnė nė dispozicion tė komunės. Pra, shkeljet e evidentuara nga kontrollet e prefekturės dhe tė Departamentit tė Kontrollit Rajonal tė Lartė tė Shtetit pėr tenderat, janė tė karakterit teknik dhe nuk ėshtė pėrgjegjėsia e drejtėpėrdrejtė e kėrkuesit, por e komisionit pėrkatės.
Edhe pėrsa i pėrket pikės tjetėr tė relacionit, qė bėn fjalė se kėrkuesi ka shkelur Vendimin nr.390, datė 16.08.1992 tė Kėshillit tė Ministrave "Pėr rregullat e administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare", konkludohet se nuk konsiderohet shkelje e rėndė e ligjit nė kuptim tė nenit 115/1 tė Kushtetutės, fakti qė kėrkuesi e ka mbajtur vetė nė ruajtje vulėn e komunės. Rezultoi e provuar se ka qenė i detyruar nga situata nė atė komunė ta mbante vetė vulėn. Ambientet e zyrave kanė qenė tė pasigurta deri nė fillim tė vitit 1999. Bile, u vėrtetua se ėshtė vjedhur njė zyrė e komunės. Nuk u provua gjatė gjykimit qė kėrkuesi ta ketė keqpėrdorur vulėn. Me krijimin e ambienteve tė reja e tė sigurta, ajo iu dorėzua sekretares tė administratės me procesverbal tė rregullt dhe me porositė pėr ruajtjen, administrimin dhe pėrdorimin e vulės, siē e kėrkon vendimi i lartėpėrmendur i Kėshillit tė Ministrave.
Gjykata Kushtetuese, duke u mbėshtetur nė dokumentacionin dhe provat qė ndodhen nė dosje si dhe faktin se subjekti i interesuar nuk vėrteton tė kundėrtėn e pretendimeve tė kėrkuesit, arrin nė konkluzionin se kėrkuesi nuk ka shkelur nenin 115/1 tė Kushtetutės, pėr rrjedhojė Vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr shkarkimin e kryetarit tė komunės Ksamil nga detyra duhet tė shfuqizohet.

(V - GjK - 32/00 - FZ. ______)

fillim i faqes


Vendimi nr.33, datė 24.05.2000
(V - 33/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Sabri Rrapi - relator i ēėshtjes,

mė datat 18.04.2000 dhe 04.05.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: AGIM EGRO, me objekt: "Shfuqizimi si antikushtetues i Vendimit nr.282, datė 23.06.1999 tė kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi:
"1. Shfuqizimin si antikushtetues tė vendimit nr.282, datė 23.06.1999 tė kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė dhe dėrgimin pėr rishqyrtim po nė atė kolegj.
2. Tė ngarkojė Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr tė kryer veprimet pėrkatėse, pėr lirimin e kėrkuesit, Agim Egro".

duke arsyetuar:

Kėrkuesi Agim Egro me vendimin nr.48, datė 05.02.1998 tė gjykatės sė rrethit Tiranė, ėshtė deklaruar fajtor pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje nė dėm tė viktimės Lulėzim Egro dhe pėr armėmbajtje luftarake pa leje duke e dėnuar pėrfundimisht pėr tė dy veprat penale me 14 vjet burgim.
Mbi ankimin e tė gjykuarit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin nr.277, datė 10.06.1998, ka vendosur ndryshimin e cilėsimit ligjor tė veprės penale nga vrasje me dashje nė vrasje nga pakujdesia dhe nė bazė tė nenit 85 tė Kodit Penal e ka dėnuar me 4 vjet burgim. Ka lėnė nė fuqi atė vendim pėr veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje, qė e kishte dėnuar me 2 vjet burgim. Pasi ka bėrė bashkimin e dėnimeve, nė bazė tė nenit 55 tė Kodit Penal, pėrfundimisht e ka dėnuar me 4 vjet burgim. Nė bazė tė nenit 59 tė Kodit Penal ka pezulluar vuajtjen e mėtejshme tė dėnimit, me kusht pėr 5 vjet kohė, duke urdhėruar lirimin e menjėhershėm tė tė pandehurit.
Mbi rekursin e ushtruar nga prokurori pranė Gjykatės sė Apelit kundėr vendimit tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, kolegji penal i Gjykatės sė Lartė me vendimin nr.282, datė 23.06.1998, ka ndryshuar vendimin e kėsaj tė fundit, duke e deklaruar fajtor tė gjykuarin pėr vrasje me dashje dhe nė bazė tė nenit 76 nė lidhje me nenin 53 tė Kodit Penal, e ka dėnuar me 7 vjet burgim. Ka lėnė nė fuqi vendimin nė lidhje me veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Nė zbatim tė nenit 55/3 tė Kodit Penal pėrfundimisht e ka dėnuar me 7 vjet burgim.
Nga gjykimi i kėsaj ēėshtje nė seancėn plenare tė Gjykatės Kushtetuese, rezultoi se nuk vėrtetohet qė t'i jetė komunikuar kėrkuesit rekursi i prokurorit pranė Gjykatės sė Apelit Tiranė. Kolegji penal i Gjykatės sė Lartė, e ka gjykuar dhe e ka deklaruar fajtor tė pandehurin nė mungesė dhe pa pjesėmarrjen e mbrojtėsit. Nė kėtė rast ajo gjykatė ka shkelur neni 31/ē tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, duke i mohuar tė drejtėn e mbrojtjes kėrkuesit, pra ėshtė bėrė njė proces i parregullt ligjor, nė kundėrshtim me nenin 42/1.
Gjykata Kushtetuese, veē konstatimit se nė aktet e dosjes nuk ėshtė kopja e komunikimit tė rekursit kėrkuesit, nė bazė tė nenit 41 tė Ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 "Pėr organizimin e funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė", pyeti me cilėsinė e dėshmitarėve Kryesekretaren e gjykatės sė rrethit Tiranė Flutura Kadiu, sekretaren e po kėsaj gjykate Veronika Vata, e cila merret me komunikimin e akteve tė asaj gjykate si dhe Drita Qerimin, qė punon nė Kryesekretarinė e Gjykatės sė Lartė.
Kėto dėshmitare, deklaruan se sipas rregullave ekzistuese, nė sekretaritė pėrkatėse, dosja nuk dorėzohet nė Gjykatėn e Lartė pa u shoqėruar me dėftesėn qė vėrteton komunikimin e rekursit. Por, pėr rastin konkret, nga shpjegimet e tyre nuk u provua qė tė jetė bėrė ky komunikim nė format e parashikuara nė nenet 132 e 140 tė Kodit tė Procedurės Penale.
Rezultoi gjithashtu se nė gjykimin e ēėshtjes nė kolegjin penal nuk janė mbajtur parasysh kėrkesat e pikave 3 e 4 tė nenit 437 tė Kodit tė Procedurės Penale, pėr verifikimin e legjitimitetit tė palėve dhe tė rregullsisė sė lajmėrimeve.
Nė rrethanat e lartpėrmendura, konkludohet se kolegji penal nuk ka patur parasysh edhe pikėn 1 tė nenit 33 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ku sanksionohet se kushdo ka tė drejtė tė dėgjohet para se tė gjykohet. Ky parim i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, parashikohet edhe nė nenin 6 tė Konventės Europiane pėr tė drejtat e njeriut. Eshtė e qartė se shkeljet e lartpėrmendura tė lejuara nga kolegji penal i Gjykatės sė Lartė, cėnojnė parimin e mbrojtjes nė gjyq dhe influencojnė drejtpėrsėdrejti negativisht nė dhėnien e drejtėsisė.
Pra, nė kėtė ēėshtje del se ėshtė zhvilluar njė proces i parregullt ligjor, pėr rjedhojė vendimi i atakuar i kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė, duhet tė shfuqizohet si antikushtetues.
Sipas nenit 77 tė Ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė", vendimet e gjykatave tė ēdo shkalle, tė cilat shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanė fuqi juridike qė nga ēasti i marrjes sė tyre. Nė kėto rrethana, duhet tė urdhėrohet lirimi i tė gjykuarit nga burgu. Pėr realizimin e kėtij detyrimi ligjor, nė bazė tė pikės 3 tė nenit 81 tė Ligjit nr.8577, datė 10.02.2000, ngarkohet Prokurori i Pėrgjithshėm, i cili do tė veprojė nė bazė tė neneve 67, 68 dhe 69 tė Ligjit nr.8328, datė 16.04.1998 "Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim", ku parashikohet se lirimi i tė dėnuarve bėhet nė bazė tė ligjit, nė rastin konkret me urdhėr tė prokurorit.
Gjykata Kushtetuese ēmon se ky vendim ka tė bėjė me mbrojtjen e tė drejtave kushtetuese tė individit, prandaj, nė bazė tė nenit 26/1 tė Ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė", do tė hyjė nė fuqi me shpalljen e tij.

Votoi kundėr kėtij vendimi Alfred Karamuēo

(V - GjK - 33/00 - FZ. _____)

fillim i faqes


Vendimi nr.37, datė 23.06.2000
(V - 37/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Zija Vuci, Hajredin Fuga, Kristofor Peēi, Sokol Sadushi, Kujtim Puto - relator i ēėshtjes,

nė datėn 06.06.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkuesa: NJE GRUP PREJ 36 DEPUTETESH TE KUVENDIT, me objekt: "Interpretimi i neneve 69 pikat, 1/d e 2; 70/2 dhe 179, pika 1 e 4 tė Kushtetutės".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Sipas neneve 69/1 pika "d", 69/2, 70/2 dhe 71/2 pika "c" tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, kryetarėt e bashkive dhe komunave nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė e tė zgjidhen deputetė dhe anasjelltas, deputetėt nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė e tė zgjidhen kryetarė bashkie e komune, pa hequr dorė nga kjo detyrė.
Funksioni i deputetit, ėshtė i papajtueshėm me atė tė kryetarit tė bashkisė apo komunės".

duke arsyetuar:

Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, ndalon nė mėnyrė tė shprehur qartė jo vetėm kandidimin, por edhe zgjedhjen si deputetė tė kryetarėve tė Komunave apo tė Bashkive, duke e konsideruar si tė pavlefshėm ēdo mandat deputeti tė fituar nga kėta tė fundit. Ky ndalim, ėshtė pėrcaktuar nė nenin 69/1 tė Kushtetutės.
Kushtetuta nuk jep pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė nėse deputeti ka tė drejtė tė kandidojė e tė zgjidhet edhe kryetar bashkie apo komune. Por, ndėrkohė ajo pranon direkt apo indirekt nė nenet 69, 70/2 e 71/2 se dy mandatet, pra ai i deputetit dhe ai i kryetarit tė bashkisė e komunės, janė tė papajtueshėm me njėri-tjetrin, sepse jo vetėm i ndalon kandidimin pėr deputet kryetarėve tė bashkive e komunave, jo vetėm ndalon deputetėt tė ushtrojnė njėkohėsisht detyrė tjetėr shtetėrore (veē anėtar i Kėshillit tė Ministrave), por e konsideron tė pavlefshėm mandatin e njė deputeti kur ėshtė fituar pa hequr dorė nga detyra si kryetar bashkie apo komune.
Vetė delegimi i ushtrimit tė pushtetit shtetėror nga populli tek deputetėt, u jep mundėsi kėtyre tė fundit tė ushtrojnė veprimtari jo vetėm nė hartimin e miratimin e ligjeve, por edhe nė kontrollin e zbatimit tė tyre. Pėr mė tepėr, nė ligjin nr.8550, datė 18.11.1999 "Statusi i deputetit", e sidomos nė nenet 6, 8 e 10 ku pėrcaktohen marrėdhėniet e tij me organet e pushtetit vendor, deputetit i janė dhėnė kompetenca qė nė thelb janė kompetenca kontrolli, siē janė e drejta pėr tė kėrkuar shpjegime nga ato organe, e drejta tė propozojė rishikimin ose shfuqizimin e aktit tė marrė nga organet e pushtetit vendor etj. Kėto kompetenca nuk mund tė kryhen nėse deputeti zbaton njėkohėsisht edhe kompetenca ekzekutive nė organin e pushtetit vendor.
Eshtė e vėrtetė qė ligji nr.7491, datė 29.04.1992 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", nuk shprehej fare nėse deputeti ose kėshilltari, mund tė mbante ose jo dy mandate njėkohėsisht dhe me ligjin nr.8143, datė 11.09.1996 "Pėr njė ndryshim nė ligjin nr.7556, datė 04.02.1992 "Pėr zgjedhjet e Kuvendit Popullor tė Republikės sė Shqipėrisė", ndryshuar me ligjin nr.8055, datė 01.02.1996", u lejua qė deputeti mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe i zgjedhur nė organet e pushtetit vendor, por kjo nuk do tė thotė se neni 179 i Kushtetutės nė fuqi duhet tė interpretohet qė tė zgjedhurit kanė tė drejtė tė mbajnė njėkohėsisht tė dy mandatet deri nė mbarim tė afatit tė kėtyre mandateve. Neni 179 zgjidh problemin e jetėgjatėsisė sė disa organeve, ndėrmjet tė tjerave edhe tė organeve tė qeverisjes vendore, por kjo nuk pengon qė pėr persona tė veēantė, mandati tė mbarojė para afatit si psh, nė rastet e parashikuara nė nenin 71 tė Kushtetutės, ku pėrfshihet edhe vėrtetimi i kushteve tė pazgjedhshmėrisė ose tė papajtueshmėrisė tė mandatit tė deputetit.
Pėrsa sipėr, Gjykata Kushtetuese konkludon, se deputeti nuk ka tė drejtė tė kandidojė e tė zgjidhet kryetar komune e bashkie pa hequr dorė nga ajo detyrė dhe asnjė prej kėtyre, nuk mund tė mbajė njėkohėsisht dy mandate e tė ushtrojė dy funksione, atė tė deputetit dhe atė tė organit ekzekutiv nė pushtetin vendor. Kėtij qėndrimi i pėrmbahet edhe Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė i miratuar me ligjin nr.8609, datė 08.05.2000. Ata qė i kanė fituar tė dy mandatet sipas ligjeve tė mėparshme dhe qė i mbajnė njėkohėsisht tė dy mandatet kanė tė drejtė tė zgjedhin nėse do tė heqin dorė nga mandati i deputetit apo nga ai i kryetarit tė bashkisė e komunės.

(V - GjK - 37/00 - FZ. ______)

fillim i faqes


Vendimi nr.38, datė 23.06.2000
(V - 38/00)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt Sabri Rrapi, Zija Vuci, Hajredin Fuga, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi - relator i ēėshtjes,

mė datėn 10.05.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: NJE GRUP DEPUTETESH TE KUVENDIT TE SHQIPERISE, me objekt: "Interpretimi i nenit 103/3 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė".

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi: "Pėr dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale ndaj anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave, i cili nuk ėshtė i zgjedhur deputet, do tė zbatohet e njėjta procedurė qė parashikohet edhe pėr deputetin".

duke arsyetuar:

Neni 103/3 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė parashikon se anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave gėzojnė imunitetin e deputetit. Kjo dispozitė e Kushtetutės i jep anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave nė saj tė funksionit tė tyre tė rėndėsishėm shtetėror njė mbrojtje tė veēantė ligjore. Duke e barazuar mbrojtjen ligjore tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave me atė tė deputetit, Kushtetuta i ka dhėnė tė njėjtin kuptim juridik imunitetit pėr kėtė kategori funksionarėsh.
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, megjithėse i njeh anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave imunitetin, nuk pėrcakton me saktėsi procedurėn qė duhet ndjekur dhe organin, i cili ka tė drejtė tė vendos nė rastet e heqjes sė imunitetit dhe dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale tė kėtyre funksionarėve.
Prandaj, pėr kėrkuesin del e domosdoshme interpretimi i nenit 103/3 tė Kushtetutės dhe pėrcaktimi i procedurės dhe organit kompetent, qė vendos pėr heqjen e imunitetit dhe dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave, i cili nuk ėshtė deputet.
Pėr tė interpretuar dispozitėn e mėsipėrme, Gjykata Kushtetuese niset nga rregullimi konkret qė parashikon neni 103/3 duke ju referuar nenit 73 dhe nė tėrėsi konceptit, qė Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė ka pėrcaktuar pėr imunitetin e funksionarėve tė lartė tė shtetit.
Nė disa dispozita tė Kushtetutės jepet vetėm e drejta e gėzimit tė imunitetit pėr njė pjesė tė funksionarėve tė lartė tė shtetit, por nuk parashikohet procedura qė duhet ndjekur pėr heqjen e imunitetit. Janė ligjet pėrkatėse ato qė parashikojnė dhe rregullojnė nė mėnyrė mė tė hollėsishme kėtė moment juridik. Rregulli i referimit tė gėzimit tė imunitetit pėr njė pjesė funksionarėsh tė lartė ėshtė parashikuar nė disa dispozita tė Kushtetutės si nė nenin 61/3, 154/5 dhe 165/2 tė saj. Nga e njėjta referencė ligjore nuk bėn pėrjashtim as anėtari i K