Albania Online WebStudio Internet Service Provider
 :: Miresevini ne WebSitin zyrtar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Vendimet e vitit 2002

Vendim nr.6, datė 18.01.2002
Vendim nr.8, datė 23.01.2002
Vendim nr.18, datė 01.02.2002
Vendim nr.20, datė 07.02.2002
Vendim nr.24, datė 13.02.2002
Vendim nr.25, datė 13.02.2002
Vendim nr.28, datė 21.02.2002
Vendim nr.35, datė 05.03.2002
Vendim nr.36, datė 07.03.2002
Vendim nr.37, datė 07.03.2002
Vendim nr.38, datė 11.03.2002
Vendim nr.40, datė 11.03.2002
Vendim nr.61, datė 29.03.2002
Vendim nr.62, datė 29.03.2002
Vendim nr.63, datė 03.04.2002
Vendim nr.64, datė 04.04.2002
Vendim nr.65, datė 04.04.2002
Vendim nr.75, datė 19.04.2002
Vendim nr.76, datė 25.04.2002

Vendim nr.91, datė 13.05.2002
Vendim nr.92, datė 13.05.2002

Vendim nr. 93, datė 13.05.2002

Vendim nr.104, datė 24.05.2002
Vendim nr.106, datė 27.05.2002
Vendim nr.109, datė 28.05.2002
Vendim nr.110, datė 28.05.2002
Vendim nr.115, datė 06.06.2002
Vendim nr.117, datė 06.06.2002
Vendim nr.134, datė 17.06.2002
Vendim nr.135, datė 17.06.2002
Vendim nr.152, datė 05.07.2002
Vendim nr.166, datė 24.07.2002
Vendim nr.167, datė 26.07.2002
Vendim nr.168, datė 26.07.2002
Vendim nr.169, datė 26.07.2002
Vendim nr.171, datė 30.07.2002
Vendim nr.172, datė 31.07.2002
Vendim nr.186, datė 23.09.2002
Vendim nr.212, datė 29.10.2002
Vendim nr.221, datė 04.11.2002
Vendim nr.222, datė 04.11.2002
Vendim nr.226, datė 06.11.2002
Vendim nr.231, datė 22.11.2002
Vendim nr.240, datė 16.12.2002
Vendim nr.244, datė 30.12.2002


Vendim nr.6, datė 18.01.2002
(V-6/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga Fehmi Abdiu, kryetar - relator i ēėshtjes - dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kujtim Puto, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi,           

(…)

nė datė 09.01.2002, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Presidenti i Republikės, me objekt: “Interpretimi i neneve 98, 99 e 106 tė Kushtetutės”.

(…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: “Interpretimin e pikės 2 tė nenit 98 tė Kushtetutės nė kėtė mėnyrė:

- Nėse dekreti i Presidentit tė Republikės i nxjerrė nė pėrputhje me nenin 98 tė Kushtetutės nuk shqyrtohet nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, ai nuk konsiderohet i miratuar apo i shfuqizuar;

- Kuvendi duhet ta shqyrtojė dekretin pas kėtij afati;

- Nė rastin kur Kuvendi nuk shqyrton brenda afatit 10 ditor Dekretin e Presidentit tė Republikės tė nxjerrė nė pėrputhje me nenin 98 tė Kushtetutės, Presidenti nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera, veē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Presidenti i Republikės, nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese, ka kėrkuar interpretimin pėrfundimtar tė dispozitave tė lartpėrmendura tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.

Gjatė gjykimit tė ēėshtjes, pėrfaqėsuesi i Presidentit tė Republikės pėrsėriti kėrkesėn dhe insistoi qė nėpėrmjet interpretimit tė pikės 2 tė nenit 98 tė Kushtetutės tė sqarohen problemet e parashtruara nė tė.

 Nė kėto kushte, duke u mbėshtetur nė nenin 71 pika 3 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, kjo e fundit ēmon se duhet tė kufizohet tek interpretimi pėrfundimtar i dispozitave tė lartpėrmendura vetėm pėrsa kėrkohet nė kėrkesė dhe nė seancė, pavarėsisht se pėrmbajtja e kėtyre dispozitave ėshtė mė e gjerė sesa problemet e parashtruara.

Sipas nenit 1 pika 1 tė Kushtetutės, “Shqipėria ėshtė Republikė Parlamentare”. Ky koncept i sistemit tė qeverisjes bazohet nė ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushtetit ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Sipas kėtij koncepti tė Kushtetutės, organi ligjvėnės, Kuvendi, ushtron kompetenca tė rėndėsishme kontrolli ndaj ekzekutivit dhe ndaj akteve tė Presidentit tė Republikės.

Edhe pėrmbajtja e nenit 98 pika 2 tė Kushtetutės, sipas tė cilit Dekreti i Presidentit tė Republikės pėr emėrimin apo shkarkimin e ministrit, shqyrtohet nga Kuvendi brenda 10 ditėve, ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm i rolit kontrollues tė kėtij organi. Kjo dispozitė ka pėrcaktuar tė drejtėn e Kuvendit pėr tė kontrolluar propozimet e Kryeministrit dhe Dekretet me karakter individual tė Presidentit tė Republikės pėr emėrimin apo shkarkimin e njė ministri dhe detyrimin qė kėtė kontroll ta ushtrojė brenda afatit 10 ditor. Por, nga kjo dispozitė nuk del ndonjė pėrgjigje e drejtpėrdrejt rreth pyetjes se cilat janė pasojat e mosshqyrtimit tė Dekretit nga ana e Kuvendit brenda afatit ligjor.

Gjykata Kushtetuese ēmon se interpretimi i kėsaj dispozite duhet tė bėhet duke u mbėshtetur nė parimet e lartpėrmendura dhe nė procedurat lidhur me efektet e Dekretit tė Presidentit tė Republikės qė kontrollohet nga Kuvendi nėpėrmjet shqyrtimit tė tij.

Me fjalėn “shqyrtim”, sipas nenit 98 pika 2 tė Kushtetutės, kuptohet e drejta dhe detyrimi i Kuvendit pėr tė bėrė objekt diskutimi e debati Dekretin e Presidentit dhe pėr tė marrė njė vendim tė caktuar pėr miratimin ose mosmiratimin e tij.

Shqyrtimi i Dekretit tė Presidentit tė Republikės, i nxjerrė nė pėrputhje me pikėn 2 tė nenit 98 tė Kushtetutės, nuk kufizohet vetėm nė kontrollin formal tė tij por dhe nė atė substancial, sepse ai ėshtė akt i njė kontrolli politik tė ngjashėm me atė qė ushtrohet nė kuadrin e njė mocioni besimi apo mosbesimi.

Nė rrethanat kur Kuvendi nuk e shqyrton Dekretin brenda afatit 10 ditor, mospėrmbushja e kėsaj detyre nuk mund tė konsiderohet as si rrėzim e as si pranim i tij. Heshtja nuk konsiderohet si rrėzim, pasi mosshqyrtimi nėnkupton sa qėndrimin indiferent ndaj tij, aq edhe pamundėsinė pėr tė marrė numrin e nevojshėm tė votave “pro” edhe tė votave “kundėr” tij. Veē kėsaj, mosshqyrtimi, megjithėse mund tė mbartė nė vetvete njė mesazh politik, prapė nuk mund tė konsiderohet si pranim i tij pėrderisa nuk ėshtė pėrmbushur njė nga pasojat qė rrjedhin nga shqyrtimi i tij: miratimi ose mosmiratimi i Dekretit.

Edhe nėse ndodhemi para njė mosushtrimi tė kėsaj tė drejte, ky qėndrim nuk mund tė anulojė procesin kushtetues pėr emėrimin e njė ministri, sepse raportet ndėrmjet Kuvendit dhe Kėshillit tė Ministrave janė raporte kontrolli e besimi, pasi pa besim tė Kuvendit nuk mund tė formohet as qeveria e as tė miratohet emėrimi i ministrave tė veēantė. Pas besimit tė marrė, mosshqyrtimi i Dekretit tė Presidentit pėr ministra tė veēantė, nuk pajtohet me konceptin e prezumimit tė besimit qė gėzon Kėshilli i Ministrave, pėrsa kohė nuk votohet njė mosbesim kundėr Kryeministrit.

Kuvendi e kontrollon Qeverinė dhe aktin e Presidentit me mjete demokratike. Ka praktika tė parlamentarizimit tė njohura me qėndrime aktive por jo me heshtje. Duke mos shqyrtuar Dekretet e Presidentit, pra duke mos ushtruar Kuvendi tė drejtėn dhe detyrėn e tij, krijohet njė precedent i rrezikshėm pėr funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit.

Veē sa mė sipėr, del e nevojshme pėr tė analizuar edhe natyrėn e Dekretit tė Presidentit tė Republikės lidhur me emėrimin apo shkarkimin e njė ministri, efektin juridik tė tij e kushtet qė nevojiten pėr hyrjen nė fuqi apo pėr shfuqizimin e tij. Si akt individual i nxjerrė nga njė organ kompetent, ai hyn nė fuqi ose shfuqizohet pasi Kuvendi merr njė vendim pėr pranimin ose mospranimin e tij nė pėrfundim tė procesit tė shqyrtimit. Nga ana tjetėr, ai nuk mund tė bjerė vetėm pėr faktin se nuk ėshtė shqyrtuar nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, por kur shqyrtohet e nuk pranohet konform kėrkesave tė Kushtetutės. Afati 10 ditor pėr tė cilin bėhet fjalė nė pikėn 2 tė nenit 98 tė Kushtetutės duhet parė i lidhur ngushtė me konceptin kushtetues qė ekziston lidhur me llojet e afateve dhe dallimet ndėrmjet tyre.

            Nė disa dispozita tė Kushtetutės pėrcaktohen afate pėr tė cilat moszbatimi apo dhe shkelja e tyre sjell pasoja juridike. Kėshtu, sipas nenit 101 tė Kushtetutės aktet normative tė Kėshillit tė Ministrave qė i dėrgohen Kuvendit e humbasin fuqinė e tyre menjėherė qė nga fillimi, nėqoftėse nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditėve. Mosrespektimin e kėtij afati, Kushtetuta e ka quajtur nė mėnyrė tė shprehur si shkak qė passjell humbjen e fuqisė juridike tė aktit. Tjetėr qėllim ka patur ajo lidhur me kuptimin e nenit 84 pika 2, sipas tė cilit: “Ligji quhet i shpallur nėqoftėse Presidenti i Republikės nuk ushtron tė drejtat e parashikuara nė paragrafin e parė tė kėtij neni dhe nė paragragin e parė tė nenit 85”. Edhe nė kėtė rast, mosrespektimi i afatit passjell detyrimisht pasoja juridike nė lidhje me aktin. Pra, pėr kėto raste, ligjvėnėsi i ka parashikuar vetė nė mėnyrė tė shprehur pasojat qė vijnė nga mosrespektimi i afatit.

Ndryshe ndodh nė lidhje me afatet pėr tė cilat bėjnė fjalė dispozita tė tilla si neni 98 pika 2, neni 96 pika 3, neni 181 etj., moszbatimi i tė cilave nuk passjell pasoja tė detyrueshme juridike, por vetėm pasoja politike.

            Duke qenė kėshtu, nė rastet kur afatet qė janė parashikuar nga Kushtetuta pėr t’u pėrmbushur janė tė lidhura ngushtė me pasojat juridike qė passjellin, kėto tė fundit nuk mund tė pėrmbushen pas kalimit tė tyre.

E kundėrta ngjet me afatet e tjera pėr tė cilat Kushtetuta nuk ka parashikuar nė mėnyrė tė shprehur pasojat juridike qė mund tė lindin nga kalimi i tyre. Nė raste tė tilla, detyrimet kushtetuese, nėse nuk janė pėrmbushur brenda afateve, duhet tė pėrmbushen mė vonė. Edhe afati 10 ditor, pėr tė cilin bėhet fjalė nė nenin 98 pika 2 tė Kushtetutės, ėshtė i tillė. Fakti se nuk respektohet nuk do tė thotė se dekretet mbesin pa u shqyrtuar. Nė kėto kushte, Dekreti i Presidentit tė Republikės, si akt qė ruan vlerat e tij formale juridike por qė s’ka hyrė nė fuqi, duhet tė shqyrtohet nga Kuvendi jashtė kėtij afati.

Nė lidhje me problemin e dytė, Gjykata Kushtetuese ēmon se para sė gjithash duhet kuptuar drejt pėrmbajtja e neneve 96, 104 e 105, ndonėse pėr ato nuk kėrkohet tė bėhet interpretimi pėrfundimtar.

            Veē kėtyre dispozitave, Kushtetuta nuk parashikon raste tė tjera pėr shpėrndarjen e Kuvendit nga Presidenti. Pėr rrjedhojė, fakti qė Kuvendi nuk shqyrton Dekretin e Presidentit tė nxjerrė konform nenit 98 pika 2 tė Kushtetutės, nuk mund tė shėrbejė si shkak qė ai tė shpėrndajė Kuvendin.

Ky pėrfundim mbėshtetet nė nenin 94 tė Kushtetutės qė parashikon se: “Presidenti i Republikės nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera pėrveē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė.” Pra, as dispozita tė tjera kushtetuese e as ligje tė veēanta tė nxjerra nė pajtim me tė nuk kanė pėrcaktuar njė kompetencė tjetėr tė Presidentit tė Republikės.

(…)

Votuan kundėr: Gj.Sauli, K.Puto e P.Plloēi.

(…)

 

Vendim nr.8, datė 23.01.2002

(V–8/02) 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Kujtim Puto – relator i ēėshtjes,          

(…)     

nė datė 12.12.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Astrit Bejko, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.410, datė 25.04.2001 e nr.3, datė 08.10.2001 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi:

“- Shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė vendimeve nr.410, datė 25.04.2001 e nr.3, datė 08.10.2001tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė (Dhoma e Kėshillimit);

- Revokimin e vendimit tė pezullimit tė ekzekutimit datė 30.10.2001 tė Mbledhjes sė Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese;

- Dėrgimin e ēėshtjes kolegjit civil tė Gjykatės sė Lartė”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė me vendimin nr.1220, datė 25.04.2000 ka pranuar padinė e paditėsit Robert Sinani ngritur kundėr tė paditurit Astrit Bejko me objekt kthimin e sendit, sipas neneve 296 e 298 tė Kodit Civil, dhe ka detyruar tė paditurin t’i lirojė e dorėzojė banesėn paditėsit.

Mbi ankimin e tė paditurit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin nr.875, datė 03.12.2000 ka vendosur lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė rrethit, ndėrsa Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė nė Dhomėn e Kėshillimit me vendimin nr.410, datė 25.04.2001 ka vendosur mospranimin e rekursit tė paraqitur nga i padituri Astrit Bejko me arsyetimin se ai nuk pėrmban shkaqe nga ato qė parashikon neni 472 i Kodit tė Procedurės Civile.

Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, me vendimin nr.3, datė 08.10.2001 nė Dhomėn e Kėshillimit, ka vendosur mospranimin e kėrkesės sė Astrit Bejkos pėr rishikimin e vendimeve tė mėsipėrme me arsyetimin se nuk pėrmbajnė shkaqe nga ato qė parashikon neni 494 i Kodit tė Procedurės Civile, etj..

Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se vendimi i Kolegjit Civil (Dhomės sė Kėshillimit) nr.410, datė 25.04.2001 ėshtė rrjedhojė e njė procesi jo tė rregullt ligjor nė kuptim tė nenit 42 tė Kushtetutės.

Nė rekursin drejtuar Gjykatės sė Lartė kundėr vendimeve tė gjykatės sė rrethit dhe tė gjykatės sė apelit kėrkuesi Astrit Bejko ka parashtruar se subjekti i interesuar Robert Sinani nuk legjitimohej pėr ngritjen e padisė sė rivendikimit sipas nenit 296 tė Kodit Civil, sepse duke mos qenė pronar nuk e ka tė regjistruar pronėn nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė palujtshme. Ai ka pretenduar, gjithashtu, se kontrata e subjektit tė interesuar me Entin Kombėtar tė Banesave ėshtė e kundėrligjshme, pėrderisa ai nuk ka marrė autorizim nga Bashkia, si organi kompetent, qė cakton radhėn pėr strehim dhe se sipas vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave ai duhet tė ishte i pastrehė qė tė lidhte kontratė tė ligjshme.

Pretendimet e mėsipėrme kanė tė bėjnė as me mosrespektimin as me zbatimin e ligjeve, tė cilat nuk mund tė shqyrtohen e tė vendosen nė Dhomėn e Kėshillimit pa praninė e palėve, sepse u cėnon kėtyre tė fundit tė drejtėn e pjesėmarrjes drejtpėrdrejt nė gjykim si dhe tė drejtėn e mbrojtjes. Neni 472 i Kodit tė Procedurės Civile ka pėrcaktuar rastet kur mund tė ankimohen vendimet me rekurs nė Gjykatėn e Lartė. Nė rastet kur rekursi ėshtė bėrė pėr shkaqe tė ndryshme nga ato qė lejon ligji, vendoset mospranimi i tij nė Dhomėn e Kėshillimit. Pra, nė kėtė fazė Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė bėn vetėm verifikimin nėse janė ose jo shkaqet pėr rekurs, por nuk ka kompetencė tė bėjė vlerėsimin nėse janė apo jo tė drejta pretendimet pėr mosrespektimin apo zbatimin e ligjit, sepse kėto janė kompetenca tė kolegjeve nė seancė gjyqėsore.

Nga ana tjetėr, veprimtaria e Kolegjit Civil nė kėtė fazė tė shqyrtimit tė ēėshtjes nuk mund tė jetė vetėm njė konstatim formal i paraqitjes sė shkaqeve ligjore nė rekurs. Nė rastet kur kolegji konstaton se shkaqet, pavarėsisht nga mėnyra e paraqitjes, kanė tė bėjnė me vlerėsimin e provave e bindjen e brendshme tė gjykatave tė hallkave mė tė ulta apo me shkaqe qė objektivisht nuk ekzistojnė nė dosjen gjyqėsore, ka tė drejtė tė mos e pranojė rekursin. Kjo ėshtė kompetencė e vetė kolegjit. Por, nė rastin konkret problemi ėshtė ndryshe. Nė rekursin e paraqitur nga kėrkuesi nuk kontestohen provat e as vlerėsimi i tyre, por ngrihet problemi i legjitimimit tė paditėsit pėr shkak tė bazės ligjore tė padisė nė dispozitat e Kodit Civil si dhe probleme pėr pėrcaktimin e vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave qė duhen zbatuar nė rastin konkret, etj. Vlerėsimi i kėtyre problemeve nuk ėshtė kompetencė e Dhomės sė Kėshillimit, por e Kolegjit Civil nė seancė gjyqėsore, ku duhet t’i jepet pėrgjigje e arsyetuar dhe tė jepet zgjidhje nė njė nga mėnyrat e parashikuara nė nenin 485 tė Kodit tė Procedurės Civile.

Me pranimin nga Gjykata Kushtetuese tė kėrkesės pėr shfuqizimin si antikushtetues tė vendimit tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė vendoset edhe dėrgimi i ēėshtjes pėr rishqyrtim nė atė kolegj. Nė kėtė mėnyrė mbetet pa objekt vendimi nr.3, datė 08.10.2001 i Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė me tė cilin nuk ėshtė pranuar kėrkesa e kėrkuesit Astrit Bejko pėr rishikimin e vendimeve tė gjykatės sė rrethit, tė apelit e tė Dhomės sė Kėshillimit tė Kolegjit Civil. Duke patur lidhje tė drejtpėrdrejt edhe ky vendim duhet shfuqizuar. Eshtė Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė qė do tė vendosė nėse do lihen nė fuqi, do tė prishen etj., vendimet e hallkave mė tė ulta gjyqėsore dhe nė varėsi tė kėtij qėndrimi, kėrkuesi do vlerėsojė nėse do tė bėjė pėrsėri kėrkesė pėr rishikim nė atė gjykatė.

Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese me vendimin e datės 30.10.2001 ka vendosur pezullimin e ekzekutimit tė vendimeve gjyqėsore pėr lirimin e dorėzimin e banesės. Gjatė gjykimit nė Gjykatėn Kushtetuese u konstatua se ato vendime janė ekzekutuar njė ditė para se tė merrej vendimi i pezullimit. Si rrjedhojė vendimi i pezullimit duhet revokuar.

(…)

Votuan kundėr kėtij vendimi: K.Puto, T.Zaka, P.Plloēi.

(…)


 

Vendim nr.18, datė 01.02.2002

(V–18/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Kujtim Puto, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Alfred Karamuēo – relator i ēėshtjes,          

            (…)

nė datė 05.11.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Shoqėria “Pegaso”, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.607, datė 14.06.2001 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi:

“- Shfuqizimin si antikushtetues tė vendimit nr.607, datė 14.06.2001 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė;

- Dėrgimin e ēėshtjes Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Nė muajin korrik 1998 dega e Tatim-Taksave nė Tiranė ka ushtruar kontroll nė Shoqėrinė “Pegaso” qė merret me aktivitet ndėrtimi dhe ka konstatuar se pėrgjithėsisht nuk ka pasur shkelje e veēanėrisht nė pėrllogaritjen dhe arkėtimin e tatimit mbi vlerėn e shtuar (TVSh).

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave, duke e konsideruar kontrollin e degės nė kėtė shoqėri si jo real, ka shqyrtuar vlerėsimin tatimor duke e detyruar Shoqėrinė “Pegaso” sipas akt-kontrollit tė datės 14.08.1998 qė tė paguajė 6.114.564 lekė si TVSh e pallogaritur. Po nė datėn 14.08.1998 Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave ka lėnė nė shoqėri njė akt-kontroll tjetėr ku TVSh-ja e pallogaritur dhe e papaguar rivlerėsohej nė 17.473.090 lekė.

Nė datat 17.08.1998 dhe 28.08.1998 shoqėria paraqet ankim nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave kundėr rivlerėsimit tatimor. Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave, nė datėn 11.09.1998 me shkresėn nr.3953/2, njofton se ankimi i shoqėrisė nuk merret parasysh. Mė pas, nė datėn 05.12.1998 dega e Tatim-Taksave nė Tiranė, me shkresėn nr.3942/1, njofton se Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave ka shqyrtuar ankimin dhe nuk e ka marrė parasysh, prandaj shoqėria detyrohet tė paguajė menjėherė shumėn prej 17.736.409 lekė.

Aktin e mėsipėrm shoqėria e ka kundėrshtuar nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, e cila me vendimin nr.1507, datė 12.05.1999 e ka shfuqizuar, bazuar nė nenet 323 e 328 tė Kodit tė Procedurės Civile. Kėtė vendim e ka lėnė nė fuqi Gjykata e Apelit Tiranė me vendimin nr.230, datė 08.03.2000.

Mbi rekursin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave, Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė ka shqyrtuar ēėshtjen dhe me vendimin nr.607, datė 14.06.2001 ka vendosur: “Prishjen e tė dy vendimeve tė gjykatave dhe pushimin e gjykimit tė ēėshtjes”.

Gjykata Kushtetuese vėren se vendimi i Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė ėshtė rezultat i njė procesi jo tė rregullt gjyqėsor, nė kuptim tė nenit 42 tė Kushtetutės.

Gjykata e Lartė, nė vendimin e saj, ėshtė bazuar kryesisht nė nenet 41 e 42 tė ligjit nr.7928, datė 27.04.1995 “Pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar” nga ku rezulton se personi i tatueshėm duhet tė paguajė TVSh-nė pavarėsisht nėse ka kėrkuar rishqyrtim apo ėshtė ankuar kundėr vlerėsimit tatimor. Pėr mė tepėr, kėto dispozita pėrcaktojnė detyrimin e Ministrisė sė Financave (Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave) qė tė mos shqyrtojnė ankimin e personave pa u paguar mė parė nga ata gjithė TVSh-ja e pėrllogaritur dhe e pagueshme prej tyre.

Gjykata e Lartė, nė shqyrtimin e ēėshtjes dhe vendimin e saj, nuk ka marrė nė konsideratė faktin se dispozitat ligjore ku mbėshtetet kushtėzojnė dhe kufizojnė tė drejtėn e ankimit. Ky fakt nuk mund tė anashkalohet nga Gjykata Kushtetuese edhe pse ato (dispozitat) kanė pasur ndryshime e pėrmirėsime nė kėto drejtime. Bazuar sa mė sipėr, Gjykata e Lartė arsyeton se pala paditėse, Shoqėria “Pegaso”, duhej tė kishte paguar TVSh-nė, pavarėsisht nėse ka kėrkuar rivlerėsim apo ėshtė ankuar ndaj vlerėsimit tatimor. “Vetėm pasi tė ketė pėrmbushur kėtė detyrim – shprehet Gjykata e Lartė, -dhe pasi tė ishte njoftuar me shkrim nga ana e Ministrisė sė Financave pėr rezultatin e rishqyrtimit … ajo (shoqėria) duhej tė ishte drejtuar nė gjykatė”.

Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se nenet 41 e 42 tė ligjit nr.7928, datė 27.04.1995 “Pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar” rregullojnė marrėdhėniet midis subjekteve tė tatueshme dhe organeve tatimore nė lidhje me vlerėsimin e tatimeve dhe rishqyrtimin e vlerėsimit tatimor. Gjykata e Lartė nuk duhet tė shqyrtojė faktin nėse kėto marrėdhėnie janė kryer konform kėrkesave tė dispozitave tė mėsipėrme, pra tė verifikojė nėse ėshtė bėrė ankim ose jo, nėse ėshtė paguar detyrimi tatimor ose jo. Gjykata, kur i paraqitet ankimi nga subjekti tatimor, shqyrton nėse ėshtė nxjerrė rezultati i rishqyrtimit dhe pastaj i hyn themelit tė ankimit.

Nė rastin konkret, nga dokumentet e ndodhura nė dosje del e provuar plotėsisht se Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave ka konfirmuar rezultatin e vlerėsimit tatimor, gjė qė vėrteton se ka bėrė rishqyrtim. Kundėr aktit tė kėtij rivlerėsimi paditėsi ka bėrė padi nė gjykatė dhe kjo e fundit nuk mund tė pengohet tė shqyrtonte ēėshtjen nė themel thjeshtė pėr faktin se rivlerėsimi ėshtė bėrė pa u paguar detyrimi tatimor. Gjykata e Lartė, duke arsyetuar si mė lartė, padrejtėsisht i ka trajtuar raportet e subjektit me organin administrativ si raporte procedurale-civile midis saj dhe paditėsit.

Gjykata e Lartė ka vendosur pushimin e gjykimit nė njė kohė kur kanė kaluar afatet e ankimit administrativ dhe afati i ankimit gjyqėsor parashikuar nga nenet 42 e 43 tė ligjit “Pėr tatimin e vlerės sė shtuar”. Nė kėtė mėnyrė paditėsi ėshtė vėnė plotėsisht nė pamundėsi pėr tė ushtruar tė drejtėn kushtetuese tė ankimit nė gjykatė parashikuar nga neni 42/2 i Kushtetutės. Sipas vendimit, duke iu referuar edhe dispozitave ligjore tė lartpėrmendura, me marrjen e vendimit tė “pushimit tė gjykimit” pala paditėse nuk mund tė ngrejė padi nė gjykatė duke sjellė si pasojė tė pashmangshme “shuarjen e padisė” nė kundėrshtim edhe me nenin 300 tė Kodit tė Procedurės Civile.

Nė kėto kushte, Gjykata Kushtetuese e gjen vendimin nr.607, datė 14.06.2001 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė antikushtetues dhe rezultat i njė procesi tė parregullt, nė kuptim tė nenit 42/1 tė Kushtetutės.

Ashtu siē u analizua mė lart, antikushtetutshmėria e kėtij vendimi lidhet sė pari me shtrirjen e procedurave qė zbatojnė organet e administratės nė veprimtarinė gjyqėsore dhe sė dyti, me mohimin nė mėnyrė tė kundraligjshme tė sė drejtės pėr tė ngritur padi.

(…)

Votuan kundėr kėtij vendimi: K.Peēi e P.Plloēi.

(…)


 

Vendim nr.20, datė 07.02.2002

(V–20/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt:    Zija Vuci, Gjergji Sauli, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Petrit Plloēi – relator i ēėshtjes,

(…)

nė datė 23.11.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Baudin Melani, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.351, datė 05.10.1999 tė Gjykatės sė Apelit Gjirokastėr; nr.1508, datė 22.12.2000 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė dhe nr.B-3, datė 24.07.2001 tė Kolegjit Seleksionues tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė”.

            (…)

            Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, mė shumicė votash, vendosi: Rrėzimin e kėrkesės.

            (…)

Duke arsyetuar:

 

            Gjykata e Rrethit Sarandė, me vendimin nr.334, datė 06.07.1998, ka rrėzuar padinė e Petro Pinos, e cila kishte pėr objekt pavlefshmėrinė e kontratės sė shitblerjes (privatizimit) tė njė apartamenti qė ndodhet nė qytetin e Sarandės nga ana e tė paditurit Baudin Melani.

Gjykata e Apelit Gjirokastėr me vendimin nr.351, datė 05.10.1999 ka prishur vendimin e mėsipėrm tė Gjykatės sė Rrethit Sarandė dhe duke e gjykuar ēėshtjen nė fakt ka pranuar padinė.

Mbi rekursin e Baudin Melanit, Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, nė Dhomėn e Kėshillimit, me vendimin nr.1508, datė 22.12.2000, ka vendosur mospranimin e kėtij rekursi si tė pabazuar nė ligj.

Kėrkuesi, nė bazė tė nėnit 473 tė ndryshuar tė Kodit tė Procedurės Civile, ka paraqitur rekurs nė Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė. Kolegji Seleksionues i kėtyre Kolegjeve, nė Dhomėn e Kėshillimit, me vendimin nr.B-3, datė 24.07.2001, ka vendosur mospranimin e rekursit si tė pabazuar nė ligj.

            Nė kėto kushte, Baudin Melani, nė bazė tė nenit 131/f tė Kushtetutės, ka paraqitur kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shfuqizimin e vendimeve tė mėsipėrme tė gjykatave duke pretenduar se kėto vendime janė rezultat i njė procesi jo tė rregullt ligjor.

            Nga shqyrtimi i ēėshtjes nė seancė gjyqėsore, Gjykata Kushtetuese arrin nė pėrfundimin se pretendimet e kėrkuesit nuk rezultojnė tė bazuara.

Konkretisht, si elementė tė njė procesi jo tė rregullt ligjor kėrkuesi ka pėrmendur faktin se Gjykata e Apelit nuk ka marrė nė shqyrtim nėse, dhėnia e autorizimit pėr strehim ishte nė kompetencė tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit Sarandė apo tė Komisionit tė Strehimit tė Degės sė SHIK-ut, Sarandė, sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.3, datė 09.01.1995 “Pėr disa ndryshime nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.530, datė 17.10.1994” qė trajton mėnyrėn e ndarjes sė banesave. Pėr kėtė ēėshtje, Gjykata Kushtetuese vėren se interpretimi i akteve normative, siē ėshtė edhe vendimi i mėsipėrm i Kėshillit tė Ministrave, ėshtė kompetencė e gjykatės qė shqyrton ēėshtjen. Gjykata Kushtetuese ka kompetencė tė shqyrtojė vendimet e gjykatave, kur ato bien nė kundėrshtim me dispozitat e Kushtetutės qė sanksionojnė parimet themelore pėr njė proces tė rregullt ligjor.

Kėrkuesi ka pretenduar gjithashtu se Kolegji Civil dhe Kolegji Seleksionues i Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nuk kanė arsyetuar nė vendimet e tyre pretendimet e kėrkuesit. Edhe nė kėtė rast, Gjykata Kushtetuese nuk konstaton elementė tė procesit jo tė rregullt ligjor. Kolegji Civil dhe Kolegji Seleksionues kanė arsyetuar nė vendimet e tyre shkaqet lidhur me mospranimet e rekursit. Fakti se kėto gjykata kanė arsyetimi i tyre ka qenė i pėrmbledhur, nuk pėrbėn shkelje nė aspektin kushtetues.

Pėrsa u parashtrua mė sipėr, kėrkesa e paraqitur nga kėrkuesi Baudin Melani, duhet tė rrėzohet.

(…)

Votoi kundėr kėtij vendimi: A.Karamuēo.

(…)

           


 

Vendim nr.24, datė 13.02.2002

(V–24/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Kujtim Puto, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Alfred Karamuēo – relator i ēėshtjes,           

(…)

nė datė 28.12.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Konfederata e Sindikatave tė Shqipėrisė, me objekt: “Shfuqizimi i vendimit nr.85, datė 29.06.2001 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, si i papajtueshėm me Kushtetutėn”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: Rrėzimin e kėrkesės.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Mbi bazėn e Dekretit tė Presidentit tė Republikės nr.204, datė 05.06.1992 Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė i ėshtė njohur si pronė ndėrtesa nr.5 e ish-Kampit tė Punėtorėve, Dhėrmi.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-Pronarėve me vendimin nr.204, datė 14.11.1994 e ka njohur kėtė objekt si pronė tė trashėgimtarėve “Koculi” dhe  ua ka kthyer atyre.

Konfederata e Sindikatave ka kėrkuar gjyqėsisht shfuqizimin e vendimit tė mėsipėrm tė komisionit, por padia e saj ėshtė rrėzuar nga Gjykata e Rrethit Vlorė me vendimin nr.226, datė 05.02.1996, lėnė nė fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranė me vendimin nr.3438, datė 14.06.1996. Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, me vendimin nr.639, datė 29.04.1997 ka lėnė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Apelit.

Mbi rekursin nė interes tė ligjit, Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, nėpėrmjet vendimit unifikues nr.85, datė 29.06.2001, kanė lėnė nė fuqi vendimet e mėsipėrme.

1. Nė vendimin e tyre Kolegjet e Bashkuara kanė vėrejtur se Dekreti i Presidentit nr.204, datė 05.06.1992 “Pėr pasurinė e sindikatave” jo vetėm qė nuk i ėshtė paraqitur pėr miratim Kuvendit nė sesionin mė tė afėrt, por edhe nuk ėshtė kundėrfirmosur nga Kryeministri apo Ministri i Financave. Pėr rrjedhojė, konkludojnė Kolegjet, ky Dekret nuk konsiderohet se ka marrė fuqi juridike.

Pėrmbajtja e vendimit nuk e bėn atė antikushtetues, sepse nuk ėshtė disponuar mbi kompetencat qė ka Gjykata Kushtetuese. Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, ashtu si ēdo hallkė gjyqėsore, detyrohen t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese pėr njė dispozitė ligjore, kur ata gjykojnė se ajo ėshtė antikushtetuese e duhet tė shfuqizohet. Nė rastin nė shqyrtim, Dekreti ėshtė inekzistent, sepse nė bazė tė ligjit nr.8340, datė 06.05.1998 ai nuk ėshtė miratuar nga Kuvendi e pėr pasojė Gjykata Kushtetuese nuk mund tė investohet pėr akte inekzistente. Rivlerėsimi nga ana e Kolegjeve tė Bashkuara tė faktit se Dekreti nuk ka marrė fuqi juridike, ėshtė i drejtė dhe nuk e bėn vendimin antikushtetues.

2. Nga shqyrtimi i vendimit nr.85, datė 29.06.2001 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nuk del qė ajo tė ketė marrė rolin e organit ligjvėnės, ashtu siē parashtron kėrkuesi.

Nė vendim, duke analizuar ligjin nr.8340/1, datė 06.05.1998 “Pėr rregullimin e pasojave qė kanė rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr.204, datė 05.06.1992 “Pėr pasurinė e sindikatave”, Gjykata e Lartė ka shprehur pikėpamjen e saj lidhur me fuqinė prapavepruese tė tij, ashtu si ka konkluduar lidhur me kolizionin midis kėtyre dy ligjeve duke shqyrtuar edhe ligjin nr.7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”. Kolegjet shprehen se ligji nr.8340/1, datė 06.05.1998 ėshtė i zbatueshėm pėr aq sa nuk bie nė kundėrshtim me dispozitat e ligjit nr.7698, datė 15.04.1993.

Edhe nė kėto konkluzione me karakter unifikues Gjykata Kushtetuese nuk gjen shkaqe pėr t’i shpallur ato antikushtetuese. Interpretimi i ligjeve ėshtė para sė gjithash e drejta e ēdo organi qė i zbaton ato. Aq mė tepėr qė pėr organet gjyqėsore intepretimi i ligjeve ėshtė pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė tyre. Edhe nėse interpretimi dhe zbatimi i ligjit nuk ėshtė bėrė drejt nga organet gjyqėsore, nuk ėshtė detyrė e Gjykatės Kushtetuese t’i korrigjojė ato. Gjykata Kushtetuese ndėrhyn nėpėrmjet kontrollit kushtetues, kur konstaton se gjatė gjykimit janė shkelur parimet themelore tė procesit.

Nė kėto kushte, kėrkesa duhet tė rrėzohet si e pabazuar.

            (…)

            Votuan kundėr kėtij vendimi: Z.Vuci, Gj.Sauli e P.Plloēi.

            (…)

           


 

Vendim nr.25, datė 13.02.2002

(V–25/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Kujtim Puto, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Alfred Karamuēo – relator i ēėshtjes,           

            (…)

nė datat 14.11.2001 dhe 21.12.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Skrapar, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i pikės 2 tė nenit 34 tė ligjit nr.8737, datė 12.02.2001 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”.”

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi:

“- Shfuqizimin si antikushtetues tė pikės 2 tė nenit 34 tė ligjit nr.8737, datė 12.02.2001 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė” me kėtė pėrmbajtje: “Dekreti i Presidentit tė Republikės pėr shkarkimin nga detyra ėshtė i paankimueshėm”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Nė zbatim tė nenit 145 pika 2 tė Kushtetutės, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Skrapar ka pezulluar ēėshtjen civile qė i pėrket Fatmir Lirzės dhe i ka parashtruar Gjykatės Kushtetuese nevojėn e shfuqizimit si antikushtetuese tė pikės 2 tė nenit 34 tė ligjit nr.8737, datė 12.02.2001 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”, me kėtė pėrmbajtje: “Dekreti i Presidentit tė Republikės pėr shkarkimin nga detyra ėshtė i paankimueshėm”.

Gjykata Kushtetuese ēmon se dispozita e atakuar nuk ėshtė nė pėrputhje me pėrmbajtjen dhe frymėn e Kushtetutės dhe tė dokumenteve ndėrkombėtare tė ratifikuara nga shteti shqiptar. Nė arritjen e njė konkluzioni tė tillė Gjykata ka parasysh arsyet e parashtruara mė poshtė:

Kushtetuta, nė nenin 42 tė saj, pėr shkak tė rėndėsisė sė posaēme, e ka parashikuar shprehimisht mundėsinė e individit pėr t’iu drejtuar gjykatave nė mbrojtje  tė tė drejtave kushtetuese e atyre ligjore si tė drejta themelore vetiake. E drejta e ankimit pranohet si e drejtė themelore edhe nga Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e njeriut (neni 13) dhe ushtrimi i kėsaj tė drejte ėshtė i pakufizuar.

Gjykata Kushtetuese ēmon se e drejta e prokurorėve pėr t’u ankuar buron nga Kushtetuta e si e tillė ajo duhet tė konkretizohej nė ligjin “Pėr Prokurorinė”. Kufizimi qė i bėn kėsaj tė drejte dispozita e ligjit lidhur me masat qė merr ndaj tyre Presidenti i Republikės nuk gjen mbėshtetje as nė nenin 17 tė Kushtetutės. Sipas kėsaj dispozite, mund tė vendosen kufizime vetėm kur ka interes publik dhe kur mbrohen tė drejtat e subjekteve tė tjera. Nė kėtė dispozitė kushtetuese, veē sa mė sipėr, kėrkohet qė kufizimi tė jetė nė pėrpjestim me gjendjen qė e ka diktuar, tė mos cėnohet thelbi i lirive dhe i tė drejtave dhe tė mos tejkalohet nė asnjė rast kufizimi i parashikuar nė Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

Duke iu referuar nė tėrėsi dispozitės sė kontestuar, nenit 34 tė ligjit “Pėr Prokurorinė”, ėshtė e nevojshme tė theksohet se lidhur me tė drejtėn e ankimit ndaj masave disiplinore ajo pėrmban dy standarte. Ndėrsa pėr masat “vėrejtje”, “vėrejtje me paralajmėrim” e “pezullim nga detyra”, tė cilat jepen nga Prokurori i Pėrgjithshėm ligji parashikon ankim nė Gjykatėn e Apelit (pika 1 e nenit 34) pėr masėn e shkarkimit nga detyra, e cila merret me Dekret tė Presidentit tė Republikės prokurorėt nuk kanė tė drejtėn e ankimit.

Tek dispozita nė shqyrtim dallohen tre karakteristika:

Sė pari, e drejta kushtetuese e ankimit nuk mohohet tėrėsisht, por ajo pėr tė njėjtin subjekt parcelizohet pa pasur asnjė bazė kushtetuese;

Sė dyti, ligji pėrmban njė parregullsi duke pranuar ankimin pėr masat mė tė lehta e duke e mohuar pėr ato mė tė rėnda;

Sė treti, dhe mė e rėndėsishmja, tė drejtėn e ankimit ligji e lidh me cilėsitė e subjektit qė merr masėn.

Pėrsa i pėrket karakteristikės sė fundit, Gjykata Kushtetuese e sheh tė arsyeshme tė ndalet shkurtimisht tek natyra e akteve qė nxjerr nė kėto raste Presidenti i Republikės.

Nga pėrmbajtja dhe fryma e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, del qartė se Presidenti i Republikės, si kryetar i shtetit edhe pse i ndarė nga organet kryesore qė realizojnė pushtetet, kryen disa funksione qė kanė natyrėn e kėtyre pushteteve. Eshtė kjo arsyeja qė Presidenti i Republikės nė ushtrimin e funksioneve tė tij, krahas akteve qė janė rezultat dhe shprehje e drejtimit politik, nxjerr akte individuale me karakter administrativ. Nė aktet me karakter administrativ pėrfshihen edhe Dekretet pėr shkarkimin nga detyra tė prokurorėve si masė me karakter disiplinor. Duke pasur tė tilla cilėsi, Dekreti, nė bazė tė dispozitave kushtetuese tė pėrmendura mė lart dhe nė harmoni me frymėn e pėrmbajtjen e legjislacionit e tė praktikės sė mirėfilltė gjyqėsore, duhet tė jetė objekt i ankimit dhe i shqyrtimit gjyqėsor.

Si argument i antikushtetutshmėrisė sė dispozitės sė kontestuar mund tė shėrbejė edhe dallimi qė kanė prokurorėt nė raport me subjekte tė tjerė. Kėshtu, edhe pse prokuroria organizohet e funksionon pranė sistemit gjyqėsor, prokurorėt nuk gėzojnė tė drejtėn e ankimit ndaj shkarkimit nga detyra, e drejtė qė gjyqtarėve u njihet nga Kushtetuta (neni 147). Prokurorėt dallojnė edhe nga nėpunėsit e tjerė civilė pėrsa i pėrket tė drejtės sė ankimit. Dallimet tė tilla cėnojnė frymėn e pėrmbajtjen e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.

Me shfuqizimin e pikės 2 tė nenit 34 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė” krijohet njė boshllėk ligjor e pėr pasojė lind nevoja e plotėsimit tė dispozitės sė mėsipėrme nga organi ligjvėnės.

(…)


 

Vendim nr.28, datė 21.02.2002

(V-28/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Kujtim Puto – relator i ēėshtjes,                       

(…)

nė datė 21.02.2002, shqyrtoi nė seancė plenare, mbi bazėn e dokumenteve tė paraqitura, ēėshtjen me kėrkues: Njė Grup prej 29 Deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, me objekt: “Interpretimi i neneve 96 e 97 tė Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe pezullimi i procedurave tė shqyrtimit tė programit politik tė Kėshillit tė Ministrave dhe tė pėrbėrjes sė tij”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, njėzėri, vendosi:

“Interpretimin e neneve 96 e 97 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė kėtė mėnyrė:

- Kryeministri i emėruar nga Presidenti i Republikės miratohet nė Kuvend njėherėsh me programin politik dhe me pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave;

- Hiqet masa e pezullimit tė procedurave tė shqyrtimit pėr miratim nga Kuvendi tė Kryeministrit, tė programit politik tė Kėshillit tė Ministrave dhe tė pėrbėrjes sė tij, e vendosur me vendim tė Mbledhjes sė Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese datė 20.02.2002”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

            Njė grup prej 29 deputetėsh qė pėrbėjnė mė shumė se 1/5 e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, i kanė kėrkuar Gjykatės Kushtetuese interpretimin e neneve 96 e 97 tė Kushtetutės, tė cilat parashikojnė procedurėn e miratimit tė Kryeministrit, tė pėrbėrjes dhe tė programit politik tė Kėshillit tė Ministrave. Ata kanė kėrkuar gjithashtu pezullimin e zbatimit tė kėsaj procedure deri nė marrjen e vendimit pėrfundimtar nga kjo Gjykatė.

            Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese e datės 20.02.2002 konstatoi se Kuvendi nė seancė plenare, sipas neneve 96 e 97 tė Kushtetutės, e kishte filluar procedurėn pėr miratimin e Kryeministrit sė bashku me programin politik dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave. Pas diskutimit tė kėrkesės pėr pezullim, Mbledhja e Gjyqtarėve arriti nė konkluzionin se pėrfundimi nga Kuvendi i procedurės pėr miratimin e Kryeministrit, tė programit politik dhe tė pėrbėrjes sė Kėshillit tė Ministrave pėrpara shpalljes sė vendimit pėrfundimtar nga kjo Gjykatė mbi interpretimin e normave tė mėsipėrme tė Kushtetutės mund tė sillte pasoja qė preknin interesat shtetėrorė. Prandaj, nė kuptim tė neneve 1 e 45 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe tė dispozitave procedurale qė parashikojnė marrjen e masave pėr pezullimin e zbatimit tė akteve apo tė veprimeve procedurale, Mbledhja e Gjyqtarėve vendosi pezullimin e shqyrtimit tė procedurės pėr miratimin e Kryeministrit, tė programit politik tė Kėshillit tė Ministrave e tė pėrbėrjes sė tij deri nė marrjen e vendimit nga kjo Gjykatė.

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarėve vendosi qė shqyrtimi i kėsaj kėrkese tė bėhej nė seancė plenare vetėm mbi bazėn e dokumenteve tė paraqitura, procedurė kjo e parashikuar dhe e lejuar nga neni 71 pika 5 e ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, nė tė cilin thuhet: “Shqyrtimi i kėrkesave tė tilla mund tė bėhet nė seancė plenare edhe mbi shqyrtimin e dokumenteve”.

Neni 96 i Kushtetutės, nė pamje tė parė, krijon pėrshtypjen sikur ka tė bėjė ekskluzivisht me Kryeministrin dhe se mosmiratimi i tij si subjekt i veēantė nga Kuvendi shkakton krizė qeveritare apo parlamentare. T’i japėsh njė kuptim tė tillė dispozitės kushtetuese do tė thotė tė pranosh se mosmiratimi nga Kuvendi i programit politik dhe i pėrbėrjes sė Kėshillit tė Ministrave, sipas nenit 97 tė Kushtetutės, nuk sjell asnjė pasojė juridike kushtetuese, dhe se besimin politik Kuvendi ia jep Kryeministrit thjeshtė pėr cilėsitė e tij personale dhe jo pėr alternativėn dhe pėr programin qė propozon apo pėr pėrbėrjen e ekipit qė do tė pėrmbushė kėtė program. Natyrisht, njė kuptim i tillė i nenit 96 tė Kushtetutės e ka bazėn tek interpretimi jo i saktė qė i bėhet kėsaj dispozite.

Pėr interpretimin e saktė dhe pėrfundimtar tė neneve 96 e 97 tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese ēmon se pėrmbajtja e kėtyre dispozitave duhet parė nė kontekstin e tė gjithė neneve qė parashikohen nė Pjesėn e Pestė tė Kushtetutės si dhe tė dispozitave tė tjera tė saj tė analizuara dhe tė vlerėsuara kėto edhe mbi bazėn e koncepteve doktrinare tė sė drejtės kushtetuese shqiptare dhe asaj tė huaj. Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė interpretuar drejt dispozitat e pėrmendura mė lart nuk mund tė mos mbahen parasysh ēėshtje me rėndėsi tė veēantė, si: pozicioni i ekzekutivit nė njė Republikė Parlamentare, roli i Kryeministrit dhe i Kėshillit tė Ministrave e raportet midis tyre, roli i veēantė i Kuvendit pėr formimin e organeve sidomos tė Kryeministrit e tė Kėshillit tė Ministrave, duke mos harruar, natyrisht, analizėn e kėtyre dispozitave jo vetėm nė aspektin gramatikor, por nė tė gjithė aspektet qė bėjnė tė mundur njė shpjegim korrekt e tė saktė tė pėrmbajtjes sė tyre.

Kushtetuta, nė dallim nga Dispozitat Kryesore Kushtetuese, ka sjellė ndryshime nė lidhje me pushtetin ekzekutiv pėr tė siguruar stabilitet nė qeverisje nėpėrmjet mėnjanimit tė krizave qeveritare dhe tė kabineteve qeveritare pa pėrgjegjėsi politike. Kryeministri ėshtė pika qendrore e ekzekutivit nga pikėpamja e pėrgjegjėsisė politike kundrejt Kuvendit. Nisur nga ky kundvėshtrim, Kushtetuta parashikon procedura tė pėrpikta e tė shpejta pėr emėrimin e miratimin e Kryeministrit e tė Kėshillit tė Ministrave duke u kushtėzuar kjo me shpėrndarjen e Kuvendit nė rast mosmiratimi. Pėr Kuvendin, i cili ushtron detyra tė rėndėsishme pėr formimin dhe kontrollin e Kėshillit tė Ministrave, merr rėndėsi primare programi politik dhe pėrbėrja e Kėshillit tė Ministrave. Prandaj, nė kuptim tė neneve 96 e 97 tė Kushtetutės, Kuvendi i jep votėbesimin Kėshillit tė Ministrave jo vetėm pėr shkak tė cilėsive tė Kryeministrit, por nė radhė tė parė nga programi politik dhe pėrbėrja e Kėshillit tė Ministrave, tė cilin ai do kryesojė e pėrfaqėsojė. Kėshtu, marrja nė shqyrtim dhe miratimi i Kryeministrit, siē pėrmend neni 96 i Kushtetutės, nuk mund tė kuptohen tė ndarė nga programi politik i Kėshillit tė Ministrave dhe nga pėrbėrja e tij. Ky argument del edhe nga pėrmbajtja e neneve 96 e 97 tė Kushtetutės dhe tė ēon nė konkluzionin se miratimi i Kryeministrit nuk ėshtė i ndarė nė kohė me miratimin e programit dhe tė pėrbėrjes sė Kėshillit tė Ministrave.

Nenet 96, 97, 104 e 105 tė Kushtetutės pėrcaktojnė se Presidenti i Republikės emėron Kryeministrin. Kjo do tė thotė, qė nė ēdo rast, pėrfshirė edhe rastin e zgjedhjes sė Kryeministrit nga Kuvendi (neni 96/3, neni 104 e 105/1 i Kushtetutės), emėrimi i Kryeministrit ėshtė kompetencė e Presidentit tė Republikės. Kryeministri i emėruar nga Presidenti i Republikės ende nuk fiton cilėsitė juridike si organ pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi politike lidhur me veprimtarinė e tij dhe tė Kėshillit tė Ministrave pėrderisa nuk ėshtė miratuar nga Kuvendi.

Nė dallim nga ligji nr.7491, datė 29.04.1991 “Pėr Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, Kushtetuta, edhe pse e koncepton Kryeministrin si subjekt tė veēantė qė mbart tė drejta e detyrime tė rėndėsishme kushtetuese e ligjore, e pėrcakton pėrgjegjėsinė e tij politike tė lidhur ngushtė me veprimtarinė e Kėshillit tė Ministrave. Eshtė kjo arsyeja qė mocioni i mosbesimit, sipas nenit 105/1 tė Kushtetutės, paraqitet vetėm ndaj Kryeministrit edhe pse objekt mund tė jetė veprimtaria e tij si subjekt, e Kėshillit tė Ministrave qė ai drejton, apo e ministrave tė veēantė. Pėr pasojė, pranimi i mocionit shkakton shkarkimin e Kėshillit tė Ministrave nė tėrėsi.

Neni 97 i Kushtetutės parashikon detyrimin e Kryeministrit tė emėruar nga Presidenti qė brenda 10 ditėve tė paraqesė pėr miratim programin politik tė Kėshillit tė Ministrave sė bashku me pėrbėrjen e tij. Qėllimi i kėsaj dispozite ėshtė qė Kryeministri dhe Kėshilli i Ministrave i drejtuar prej tij t’ia nėnshtrojė kontrollit parlamentar programin politik dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave, pėrfshirė edhe Kryeministrin (neni 95/1 tė Kushtetutės) si kusht pėr dhėnien e besimit politik. Por ky detyrim i parashikuar nė nenin 97 tė Kushtetutės kurrsesi nuk duhet kuptuar si njė veprim qė realizohet pas miratimit tė Kryeministrit tė emėruar, sipas nenit 96 tė Kushtetutės. Nėse Kushtetuta do tė kishte kėtė qėllim, nuk do tė shprehej nė nenin 97 tė saj se “Kryeministri i emėruar sipas nenit 96…”, por do tė pėrdorte termin “Kryeministri i miratuar sipas nenit 96…”, qė janė dy gjėra krejt tė ndryshme. Duke pasur cilėsinė e njė Kryeministri tė emėruar por tė pamiratuar, ai i drejtohet Kuvendit me qėllim pėrmbushjen e detyrimit kushtetues qė buron nga neni 97 i Kushtetutės. Ky kuptim, qė rezulton nga pėrmbajtja e neneve 96 e 97 tė Kushtetutės tė ēon nė konkluzionin se Kryeministri i emėruar por i pamiratuar i paraqitet Kuvendit pėr miratim sė bashku me programin politik dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave.

Nisur nga argumentet e parashtruara mė lart, Gjykata Kushtetuese arrin nė konkluzionin pėrfundimtar se Kryeministri i emėruar duhet tė paraqitet nė Kuvend pėr t’u miratuar njėherėsh me programin politik dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave.

(…)


 

Vendim nr.35, datė 05.03.2002

(V–35/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kujtim Puto, Kristofor Peēi, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Zija Vuci – relator i ēėshtjes,              

            (…)

nė datėn 17.01.2002, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Serafin Kristo, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.916, datė 26.07.2001 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė (Dhoma e Kėshillimit)”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: Rrėzimin e kėrkesės.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Me vendimin nr.170, datė 08.02.2000 Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Korēė, ka vendosur rrėzimin e padisė sė kėrkuesit Serafin Kristo, pranimin e kundėrpadisė sė subjekteve tė interesuara Hysen Nebiu e Kastriot Xhymerti dhe detyrimin e AKP-sė, dega Korēė, t’i kthejė kėrkuesit dhe subjektit tjetėr tė interesuar Andrea Venediku shumėn prej 38521 lekė tė marrė padrejtėsisht nga shitja dy herė e truallit tė objektit tė privatizuar.

Mbi ankimin e kėrkuesit Serafin Kristo, Gjykata e Apelit Korēė me vendimin nr.380, datė 19.12.2000 ka vendosur lėnien nė fuqi tė vendimit tė sipėrm tė gjykatės sė shkallės sė parė.

Duke mos qenė dakord me kėtė zgjidhje, i lartpėrmenduri ka ushtruar rekurs nė Gjykatėn e Lartė. Kolegji Civil i kėsaj Gjykate ka vendosur nė Dhomėn e Kėshillimit, me vendimin nr.916, datė 26.07.2001 mospranimin e kėtij rekursi si tė pabazuar nė ligj.

Kėrkuesi kėrkon shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese si tė papajtueshėm me Kushtetutėn vetėm tė vendimit tė kėsaj instance gjyqėsore.

Nga materialet e dosjes gjyqėsore rezulton se kėrkuesi Serafin Kristo dhe subjekti i interesuar Andrea Venediku kanė privatizuar bashkėrisht nė vitin 1994 lokalin e njė floktoreje nė qytetin e Korēės. Dy subjektet e tjerė tė interesuar, Kastriot Xhymerti e Hysen Nebiu, tė cilėt kanė qenė berberė nė kėtė lokal, kanė kėrkuar nė rrugė gjyqėsore pavlefshmėrinė e pjesėshme tė kėtij veprimi juridik.

Tė ndodhur pėrpara kėsaj situate, kėrkuesi dhe Andrea Venediku janė pajtuar me kėrkesėn e tyre dhe pėr realizimin e saj kanė ndėrmarrė konkretisht kėto veprime:

Kėrkuesi i ka shitur Andrea Venedikut gjysmėn e pjesės sė tij takuese nė kėtė lokal, kurse ky i fundit gjysmėn tjetėr tė kėtij objekti qė ishte pjesa e tij ia ka shitur Kastriot Xhymertit dhe Hysen Nebiut. Kėto shitje janė bėrė me akt noterial dhe secili prej tyre ėshtė bėrė pronar nė 1/4 pjesė tė lokalit.

Nė vitin 1996, kėrkuesi Serafin Kristo dhe Andrea Venediku, duke qenė pronarė tė vetėm tė lokalit kanė blerė nga Agjencia Kombėtare e Privatizimit, dega Korēė, edhe truallin nėn tė e pėrreth tij.

Kjo e fundit, e nisur pėrsėri nga qėllimi pėr t’i pėrfshirė Kastriotin dhe Hysenin nė privatizimin e truallit, u ka shitur kėtyre vetėm gjysmėn e tij, megjithėse nė momentin e shitjes kjo pasuri nuk ndodhej nė pronėsi tė saj. Megjithatė, kalimin nė pronėsi tė kėsaj pasurie tė sipėrpėrmendurve gjykata e ka konsideruar tė drejtė, por kėtė veprim juridik ajo e ka deklaruar pjesėrisht tė pavlefshėm vetėm pėr shkak se Agjencia Kombėtare e Privatizimit, dega Korēė, ėshtė paguar pėr tė dytėn herė me ēmimin e shitjes. Mbi kėtė bazė kjo ėshtė detyruar qė shumėn e marrė tepėr t’ia kthejė kėrkuesit dhe subjektit tė interesuar, Andrea Venediku.

Gjykata Kushtetuese, duke i analizuar nė dritėn e kėtyre fakteve shkaqet qė ka parashtruar kėrkuesi nė rekursin drejtuar Gjykatės sė Lartė, arrin nė pėrfundim se aty nuk ngrihen probleme me karakter ligjor. Ai ka bėrė pėrpjekje pėr t’i paraqitur kėto probleme si tė tilla, por duke i vlerėsuar provat ndryshe nga Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit.

Kėshtu, meqėnėse shitjet e bėra me akt noterial dhe tė regjistruara nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė palujtshme, midis kėrkuesit dhe Andrea Venedikut ose midis kėtij dhe dy subjekteve tė tjerė tė interesuar, Kastriot Xhymerti e Hysen Nebiu, janė kryer duke u respektuar forma e kėrkuar nga ligji, gjykatat nuk mund tė vinin nė dyshim vlefshmėrinė e kėtyre shitjeve duke pranuar, siē ka pretenduar kėrkuesi, mungesėn e vullnetit tė tij pėr tė hyrė nė kėto marrėdhėnie juridike. Edhe fakti se bashkėshortja e tij nuk figuron si palė nė kontratėn e shitjes sė lokalit, nuk i jep atij tė drejtė tė kėrkojė pavlefshmėrinė e kėtij veprimi juridik, me pretendimin se nė kėtė rast nuk ėshtė respektuar e drejta e saj e parablerjes. Pėr kėrkimin e kėsaj tė drejte nė rrugė gjyqėsore legjitimohet vetėm ajo dhe jo kėrkuesi.

Po ashtu, tė pabazuara janė edhe pretendimet e tij nė lidhje me parregullsinė e kontratės sė shitjes sė truallit, e lidhur kjo midis Agjencisė Kombėtare tė Privatizimit, dega Korēė, dhe subjekteve tė interesuar Kastriot Xhymerti e Hysen Nebiu. Kėtė parregullsi gjykata e ka ndrequr duke e detyruar Agjencinė Kombėtare tė Privatizimit, dega Korēė, t’i kthejė kėrkuesit dhe Andrea Venedikut kundėrvleftėn e gjysmės sė truallit qė kjo e ka marrė prej tyre.

Me kėtė zgjidhje tė bazuar nė provat e administruara, gjykatat me tė drejtė kanė pranuar se pėr zbatimin e drejtė tė ligjit dhe tė akteve tė tjera nėnligjore lidhur me privatizimin e pasurisė shtetėrore duhet tė marrin pjesė nė blerje tė gjithė pjesėmarrėsit nė proces si ish-punonjės nė kėtė lokal.

Pėr rrjedhojė, vendimi i Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė pėr mospranimin e kėtij rekursi, i marrė nga nė Dhomėn e Kėshillimit, nuk pėrbėn proces tė parregullt ligjor. Kolegji nė kėtė rast ka vepruar nė pėrputhje me kėrkesat e nenit 480 tė Kodit tė Procedurės Civile dhe nuk ka marrė atribute qė i takojnė seancės gjyqėsore.

Nga ana tjetėr, edhe arsyetimi i kėtij vendimi, nuk paraqet ndonjė mangėsi, e cila mund tė ndikojė negativisht nė kėtė drejtim. Kjo formė arsyetimi ėshtė tashmė e konsoliduar nė praktikėn e Gjykatės sė Lartė, pėrderisa shpreh nė thelb shkaqet e mospranimit tė rekursit nga ana e kolegjeve tė saj gjatė shqyrtimit tė tij paraprak nė Dhomėn e Kėshillimit.

(…)

Votuan kundėr kėtij vendimi: Z.Vuci e Gj.Sauli.

(…)


 

Vendim nr.36, datė 07.03.2002

(V–36/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kujtim Puto, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Kristofor Peēi – relator i ēėshtjes,

(…)                 

nė datėn 21.01.2002, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Shoqėria “Besa”, Shėrbimi i Rojeve Civile Durrės, me objekt “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.140, datė 17.02.1999 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Durrės; nr.268, datė 06.05.1999 tė Gjykatės sė Apelit Durrės dhe nr.D-46, datė 05.06.2001 tė Kolegjit Seleksionues tė Gjykatės sė Lartė”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: Rrėzimin e kėrkesės.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Shoqėria e Shėrbimit tė Rojeve Civile “Besa” ShPK, me qendėr nė Durrės, nė bazė tė kontratės sė lidhur me Filialin e Furnizimit tė Telekomit Durrės, ka marrė pėrsipėr ruajtjen e objekteve nė bazė tė njė shpėrblimi tė parashikuar nė kontratė. Sipas procesverbalit tė mbajtur nga subjekti i interesuar, Filaili i Telekomit Durrės, rezulton se nė datėn 27.03.1998 nė objektet e tij janė vjedhur 20473 karta telefonike me vleftė 2.256.125 lekė.

Nga prokuroria pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Durrės, ėshtė filluar ēėshtja penale, por nė datėn 22.05.1998 vendoset pezullimi i hetimeve pėr shkak tė moszbulimit tė autorėve tė krimit. Mbi padinė e Filialit tė Telekomit, Gjykata e Shkallės sė Parė ka vendosur detyrimin e Shoqėrisė “Besa” tė shpėrblejė dėmin e shkaktuar nė shumėn e mėsipėrme. Vendimi ėshtė lėnė nė fuqi nga Gjykata e Apelit, ndėrsa Kolegji Seleksionues i Gjykatės sė Lartė ka vendosur mospranimin e rekursit.

Kėrkuesi pretendon se vendimet e mėsipėrme tė gjykatave tė tri shkallėve janė antikushtetuese pėr shkak tė shkeljeve tė rėnda tė normave tė Kodit tė Procedurės Civile dhe pėr injorim tė kėrkesave urdhėruese tė ligjeve materiale lidhur me administrimin, ruajtjen dhe dokumentimin e vlerave materiale e monetare. Sipas tij, gjykatat pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes ishin tė detyruara tė zgjeronin hetimin gjyqėsor pėr tė sqaruar mėnyrėn e administrimit tė vlerave monetare e letrave me vleftė dhe tė merrnin nė pyetje pėr kėtė ekspertė kompetentė. Moskryerja e kėtyre veprimeve, argumentohet nė kėrkesė, ka sjellė si pasojė shkeljen e tė drejtės kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, nė bazė tė nenit 42/1 tė Kushtetutės.

Gjykata Kushtetuese ēmon se kėto pretendime tė kėrkuesit nuk janė tė bazuara. Si nė rekurs edhe nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese, kėrkuesi ka ngritur probleme qė kanė tė bėjnė me kushtet e kontratės pėr tė cilat gjykatat qė kanė gjykuar ēėshtjen janė shprehur me vendim. Mospranimi i pretendimeve tė kėrkuesit, pėr rrethanat konkrete tė ēėshtjes, nuk do tė thotė se ėshtė zhvilluar njė proces i parregullt ligjor. Duke bėrė njė interpretim tė kontratės lidhur me detyrimet qė palėt kanė marrė pėrsipėr, gjykatat kanė arritur nė pėrfundimin se dėmi ėshtė shkaktuar pėr faj tė kėrkuesit. Pra, ky interpretim i kontratės i bėrė nga gjykatat pas shqyrtimit tė ēėshtjes nuk pėrmban nė aspektin kushtetues elementė tė procesit tė parregullt ligjor.

Nė kėto kushte edhe pretendimi tjetėr i kėrkuesit se Kolegji Seleksionues i Gjykatės sė Lartė duke injoruar kėrkesat e ligjit ka shkelur nė mėnyrė flagrante parimin kushtetues pėr njė proces tė rregullt ligjor, nuk ėshtė i bazuar. Ky Kolegj ėshtė kompetent pėr tė shqyrtuar dhe vendosur nėse rekursi i paraqitur pėrmban ose jo shkaqe ligjore. Ėshtė pikėrisht detyrė e kolegjit nė Dhomėn e Kėshillimit qė tė shqyrtojė dhe vlerėsojė nėse shkaqet e ngritura nė rekurs janė ose jo nga ato qė kėrkon ligji. Nė rast se kėto shkaqe nuk janė tė tilla, por kanė tė bėjnė me vlerėsimin e provave, Kolegji nė Dhomėn e Kėshillimit ka tė drejtė tė vendosė mospranimin e rekursit.

(…)

Votuan kundėr kėtij vendimi: Z.Vuci, K.Puto e S.Sadushi.

(…)


 

Vendim nr.37, datė 07.03.2002

(V–37/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kujtim Puto, Tefta Zaka, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Kristofor Peēi – relator i ēėshtjes,           

            (…)

nė datė 21.02.2002, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Hasan Laēaj, me objekt: “Interpretimi i vendimeve nr.10, datė 31.07.1995; nr.7, datė 10.04.1998 dhe nr.57, datė 04.11.1998 tė Gjykatės Kushtetuese”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi: Rrėzimin e kėrkesės.

(…)

Duke arsyetuar:

 

            Mbi kėrkesėn e kėrkuesve Hasan Laēaj, etj., me objekt shfuqizimin e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.275, datė 05.06.1995 “Pėr formėn e privatizimit tė disa objekteve pronė shtetėrore” vetėm pėr pjesėn ku ėshtė vendosur privatizimi i Hotel “Rozafa” Shkodėr, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar ēėshtjen dhe me vendimin nr.10, datė 31.07.1995 ka shfuqizuar vendimin e mėsipėrm ndėr tė tjera me arsyetimin se vjen nė kundėrshtim me pėrmbajtjen e nenit 21 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, ku thuhet: “Nė trojet e zėna me ndėrtime shtetėrore, si dyqane, magazina, punishte, etj., ish-pronari ka tė drejtėn e parablerjes sė kėtyre objekteve, kur privatizohen me ēmimet e pėrcaktuara sipas dispozitave nė fuqi”.

Gjykata Kushtetuese, pasi ka shqyrtuar kėrkesėn e Hasan Laēajt me vendimin nr.7, datė 10.04.1998, shfuqizoi si antikushtetues vendimin nr.83, datė 21.01.1997 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė me arsyetimin se kėrkuesi duke qenė ish-pronar i njė pjese tė truallit nėn objekt legjitimohet pėr tė kėrkuar njohjen e sė drejtės sė mohuar nga njė veprim juridik i kryer nga njė i tretė. Ndėrsa me vendimin nr.57, datė 04.11.1998, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues vendimin nr.927, datė 04.06.1998 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, me tė cilin ishte vendosur mospranimi i ēėshtjes pėr shqyrtim nė kundėrshtim me vendimin e mėparshėm tė Gjykatės Kushtetuese.

Nė kėtė mėnyrė, sipas vendimeve tė lartpėrmendura tė Gjykatės Kushtetuese, kėrkuesit i njihet e drejta e parablerjes, nė bazė tė nenit 21 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”.

Sipas kėrkesės sė paraqitur pėr interpretimin e kėtyre vendimeve, kėrkohet tė pėrcaktohet qė e drejta e parablerjes sė objektit nė konflikt tė ndėrtuar mbi truallin ish-pronė private tė realizohet duke zbatuar ligjin, i cili ka qenė nė fuqi nė kohėn e dhėnies sė vendimeve.

Nė bazė tė nenit 80 pika 1, gėrma “a” tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, Gjykata Kushtetuese ka tė drejtė “tė interpretojė vendimin nė rast dyshimi ose mosmarrėveshje pėr kuptimin e tij pa ndryshuar nė asnjė rast pėrmbajtjen”. Sipas kėsaj dispozite, qė tė bėhet interpretimi i vendimit duhet tė ekzistojnė dy elementė qė kanė tė bėjnė me kuptimin e tij dhe qė janė dyshimi ose mosmarrėveshja. Kėto duhet tė jenė tė tilla qė ta bėjnė vendimin tė pakuptueshėm e pėr rrjedhojė tė pazbatueshėm. Por, nė rastin konkret njohja e sė drejtės sė parablerjes duke cituar nė vendim nenin pėrkatės tė ligjit qė mbron dhe garanton kėtė tė drejtė nuk e bėn vendimin tė dyshimtė dhe as krijon ndonjė mosmarrėveshje pėr kuptimin e tij. Pėrkundrazi, pėrmendja e dispozitės ligjore, e cila pėrbėn thelbin e vendimit, e bėn kėtė tė fundit mė tė qartė e mė tė zbatueshėm. Kėrkesa qė tė bėhet interpretimi pėr tė sqaruar se e drejta e parablerjes dhe privatizimi i objektit duhet tė realizohen duke zbatuar ligjin qė ka qenė nė fuqi nė kohėn e dhėnies sė vendimeve, i kalon caqet ligjore tė interpretimit dhe do tė ndryshonte pėrmbajtjen e vendimit. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese i ka njohur kėrkuesit tė drejtėn e parablerjes sipas ligjit, por nuk ėshtė shprehur pėr mėnyrėn e realizimit tė kėsaj tė drejte, ēka do tė bėnte qė ēėshtja tė dilte jashtė juridiksionit kushtetues. Problemet qė mund tė lindin mė vonė nė praktikė pėr kėrkuesin dhe vėshtirėsitė e privatizimit tė objektit, nuk kanė tė bėjnė me kuptimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese por me realizimin e sė drejtės sė tij tė njohur me ligj.

Pėrfundimisht, Gjykata Kushtetuese ēmon se kėrkesa pėr interpretim tė vendimeve tė lartpėrmendura ėshtė e pabazuar dhe duhet tė rrėzohet.

(…)

Votoi kundėr kėtij vendimi Z.Vuci.

(…)


 

Vendim nr.38, datė 11.03.2002

(V–38/02)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarėt: Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Petrit Plloēi, Tefta Zaka, Sokol Sadushi – relator i ēėshtjes,       

            (…)

nė datat 18.12.2001 dhe 17.01.2002, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore ēėshtjen me kėrkues: Skėnder Muēo, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.471, datė 24.05.1996 tė Gjykatės sė Rrethit Sarandė; nr.199, datė 17.01.1997 tė Gjykatės sė Apelit Tiranė dhe nr.34, datė 11.04.2001 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė”.

            (…)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė votash, vendosi:

“- Shfuqizimin si antikushtetues tė vendimeve nr.471, datė 24.05.1996 tė Gjykatės sė Rrethit Sarandė; nr.199, datė 17.01.1997 tė Gjykatės sė Apelit Tiranė dhe nr.34, datė 11.04.2001 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė”.

(…)

Duke arsyetuar:

 

Gjykata e Rrethit Sarandė me vendimin nr.471, datė 24.05.1996 ka pranuar padinė dhe e ka anulluar pjesėrisht vendimin e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-Pronarėve pranė Bashkisė Sarandė, duke njohur pronar mbi njė banesė, paditėsit Xhemal e Violeta Kalo. Gjykata e Apelit Tiranė me vendimin nr.199, datė 17.01.1997 ka lėnė nė fuqi vendimin e gjykatės sė shkallės sė parė duke saktėsuar vetėm sipėrfaqen mbi truallin e ndėrtesės.

Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė me vendimin nr.34, datė 11.04.2001 kanė vendosur lėnien nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės sė Apelit Tiranė.     

Kjo ēėshtje e shqyrtuar nė Gjykatėn Kushtetuese paraqet njė veēanti: dosja gjyqėsore e krijuar gjatė gjykimit nė shkallėn e parė rezulton e humbur dhe pėr kėtė arsye nuk u administrua gjatė kėtij procesi gjyqėsor kushtetues.

Pėr tė arritur nė njė pėrfundim sa mė tė drejtė Gjykata Kushtetuese i analizoi dhe i vlerėsoi tė gjitha pretendimet e ngritura nga palėt nė kėtė gjykim kushtetues vetėm mbi dokumentet, tė cilat ndodhen aktualisht nė dosjen e formuar rishtazi gjatė gjykimit nė Gjykatėn e Lartė. Nė kėto kushte, Gjykata Kushtetuese ēmon tė nevojshme tė bėjė njė pasqyrim dhe njė analizė tė tė gjitha pretendimeve tė palėvė nė proces duke i ballafaquar ato me dokumentacionin e administruar nė seancė gjyqėsore, me qėllim arritjen nė njė konkluzion sa mė tė drejtė.  

Lidhur me pretendimin e parė tė kėrkuesit pėr zhvillimin e gjykimit nė mungesė nė Gjykatėn e Rrethit Sarandė, nuk rezulton nė pjesėn hyrėse tė vendimit nr.471, datė 24.05.1996 tė jetė pasqyruar mungesa e palės sė paditur (kėrkuesit) nė gjykim. Nė dispozitivin e vendimit, gjykata ka pranuar se pėr palėn e paditur afati i ankimit fillon nga marrja njoftim prej saj duke konfirmuar nė kėtė mėnyrė mungesėn e palės sė paditur nė gjykim por jo shkaqet e kėsaj mungese. Ndėrsa pretendimi tjetėr i kėrkuesit pėr mosnėnshkrimin e vendimit tė gjykatės sė shkallės sė parė nga njė prej anėtarėve tė trupit gjykues bazohet nė njė deklarate noteriale tė lėshuar nga ky person, por ky fakt kundėrshtohet nė tė njėjtėn formė nga kryesuesi i trupit gjykues, ndėrkohė qė origjinali i vendimit nuk figuron nė dosje. Nė kėto kushte, Gjykata Kushtetuese e ēmon kėtė pretendim si tė pabazuar.  

E njėjta situatė gjendet pothuajse edhe pėr zhvillimin e gjykimit nė Gjykatėn e Apelit Tiranė. Pretendimin pėr zhvillimin e gjykimit nė mungesė nė kėtė Gjykatė kėrkuesi e mbėshtet nė mospasjen e njoftimit zyrtar pėr ditėn dhe orėn e gjykimit, kėrkesė kjo qė ligji procedurial i kohės e parashikonte si njė detyrim pėr Gjykatėn e Apelit. Njė argument shtesė pėr mospasjen dijeni tė zhvillimit tė gjykimit nė Gjykatėn e Apelit kėrkuesi e gjen duke arsyetuar me mungesėn e rekursit nė Gjykatėn e Lartė kundėr vendimit tė Gjykatės sė Apelit, ndėrkohė qė ushtrimi i sė drejtės pėr tė bėrė rekurs nė rast tė marrjes dijeni mbi gjykimin nė shkallė tė dytė, sipas tij, do tė ishte veprimi mė i domosdoshėm dhe mė i thjeshtė pėr tė.       

Duke iu referuar vendimit tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, Gjykata Kushtetuese konstaton se nė pjesėn hyrėse tė tij nuk rezulton e evidentuar mungesa e ndonjė pale nė proces, ndėrkohė qė nė pjesėn qė paraqet pretendimet pėrfundimtare tė palėve pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė ēėshtjes nuk figuron prezenca e tyre.

Pretendimet pėr zhvillimin e gjykimit nė mungesė nė gjykatat e tė dyja shkallėve janė parashtruar nga kėrkuesi edhe nė rekursin nė interes tė ligjit drejtuar Koleg