Albania Online WebStudioInternet Service Provider

 :: Miresevini ne WebSitin zyrtar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Vendimet e vitit 2006

Vendimi nr.1, datë 16.01.2006           Vendimi nr.17, datė 22.06.2006

Vendimi nr.2, datė 16.02.2006           Vendimi nr.18, datė 23.06.2006

Vendimi nr.3, datė 20.02.2006           Vendimi nr.19, datė 19.06.2006
Vendimi nr.4, datė 28.02.2006           Vendimi nr.20, datė 11.07.2006                       
Vendimi nr.5, datė 20.03.2006           Vendimi nr.21, datė 24.07.2006  
Vendimi nr.6, datė 31.03.2006           Vendimi nr.22, datė 26.07.2006
Vendimi nr.7, datė 28.04.2006           Vendimi nr.23, datė 05.10.2006
Vendimi nr.8, datė 02.05.2006           Vendimi nr.24, datė 10.11.2006    
Vendimi nr.9, datė 11.05.2006           Vendimi nr.25, datė 10.10.2006
Vendimi nr.10, datė 11.05.2006         Vendimi nr.26, datė 04.12.2006
Vendimi nr.11, datė 17.05.2006         Vendimi nr.27, datė 11.12.2006
Vendimi nr.12, datė 18.05.2006         Vendimi nr.28, datė 04.12.2006
Vendimi nr.13, datė 18.05.2006         Vendimi nr.29, datė 21.12.2006
Vendimi nr.14, datė 22.05.2006         Vendimi nr.30, datė 28.12.2006
Vendimi nr.15, datė 25.05.2006
Vendimi nr.16, datė 08.06.2006

 

 

Vendimi nr.1, datë 16.01.2006
(V – 1/06)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Gjergj Sauli, Kryetar, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Vjollca Meēaj, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, anėtarė, me sekretare Arbenka Lalica nė datat 13.05.2005 dhe 14.06.2005, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen nr.29 Akti qė i pėrket:

 

K E R K U E S:             KRISTO LEPURI, pėrfaqėsuar nga avokat Arben Hakani, me prokurė. 

SUBJEKTE TE INTERESUARA:         
1.     JANULLA RRAPI, pėrfaqėsuar nga avokat Agim Dishnica, me deklarim.
2.     IVO LEPURI, pėrfaqėsuar nga avokat Verdi Hadėri, me prokurė.
3.     ALQI E POLIZOI LEPURI, nė mungesė.
4.     AVOKATURA E SHTETIT, nė mungesė.
5.     ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME SARANDE, nė mungesė.

6.     NDERMARRJA KOMUNALE BANESA SARANDE, nė mungesė.

7.     BASHKIA SARANDE, nė mungesė.

8.     DEGA RAJONALE E ENTIT TE BANESAVE GJIROKASTER, nė mungesė.

9.     KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE SARANDE, nė mungesė.

         

O B J E K T I:              Shfuqizimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn i vendimeve nr.1104, datė 19.09.2003 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Sarandė; nr.186, datė 04.05.2004 tė Gjykatės sė Apelit Gjirokastėr dhe nr.2142, datė 24.12.2004 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė.

 

BAZA LIGJORE:         Nenet 42, 43, 131/f e 134/g tė Kushtetutės si dhe neni 6 i Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

 

Pėr tė argumentuar karakterin antikushtetues tė vendimeve tė mėsipėrme, kėrkuesi ka parashtruar kėto shkaqe:

- Gjykimi i ēėshtjes nė shkallė tė parė ėshtė bėrė nga njė gjyqtar pa u shqyrtuar vlera e padisė, duke shkelur kėshtu njė prej elementėve esencialė tė procesit tė rregullt ligjor qė ka tė bėjė me gjykatėn kompetente tė caktuar me ligj;

- Nga gjykata ėshtė shkelur parimi i barazisė sė armėve sepse paditėsi apo i padituri asnjėherė nuk janė tė njėjtė me personin e tretė nė aspektin e garantimit tė tagrave. Nė kėtė rast, mosformimi i drejtė i ndėrgjyqėsisė e bėn procesin tė parregullt;

- Gjykata, me vendim tė ndėrmjetėm, nuk pranoi kundėrpadinė duke shkelur kėrkesat e nenit 160 tė Kodit tė Procedurės Civile, qė e detyron tė shprehet pėr kėtė vetėm me vendim pėrfundimtar;

- Gjykata e Apelit Gjirokastėr nuk mori parasysh kėrkesėn pėr pėrjashtimin e trupit gjykues;

- Gjykata e apelit ka caktuar ekspertė pa marrė mendimin e palėve nė gjykim dhe nė kundėrshtim me ligjin;

- Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, duhej ta kishte kaluar ēėshtjen pėr shqyrtim gjyqėsor sepse rekursi i paraqitur pėrmbante shkaqe ligjore.

GJYKATA KUSHTETUESE,

pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes Kristofor Peēi, pėrfaqėsuesit e kėrkuesit,  tė subjekteve tė interesuara dhe bisedoi ēėshtjen nė tėrėsi,

V E R E N:

Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Sarandė, me vendimin nr.1104, datė 19.09.2003, ka vendosur pranimin e padisė tė paditėses Janulla Rrapi (Lepuri), pėr ndryshimin e vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, duke u kthyer nė natyrė sipėrfaqen e truallit 215 m2 trashėgimtarėve ligjorė tė Marko Lepurit; dhėnien e tė drejtės sė parablerjes tė njė objekti trekatėsh tė ndodhur nė sipėrfaqen 125 m2; kompensimin nė natyrė tė sipėrfaqes 185 m2; konstatimin e pavlefshmėrisė absolute tė veprimeve juridike tė kontratave tė privatizimit tė datave 09.11.1998 dhe 27 e 28.04.1999 dhe fshirjen e tyre nga hipoteka.

Gjykata e Apelit Gjirokastėr, me vendimin nr.186, datė 04.05.2004, ka vendosur ndryshimin e vendimit tė gjykatės sė rrethit gjyqėsor, pranimin e pjesshėm tė padisė; lėnien nė fuqi tė vendimit pėrsa i pėrket pavlefshmėrisė sė kontratave, fshirjen e tyre nga hipoteka si dhe dhėnien e tė drejtės sė parablerjes tė objektit dykatėsh tė ndėrtuar mbi truallin njohur paditėses Janulla Rrapi.

Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė (dhoma e kėshillimit), ka konstatuar se rekursi i paraqitur nga kėrkuesi nuk pėrmban shkaqe nga ato qė parashikon neni 472 i Kodit tė Procedurės Civile dhe me vendimin nr.2142, datė 24.12.2004, ka vendosur mospranimin e tij.

Kėrkuesi Kristo Lepuri, nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese pretendon se tė tre vendimet e gjykatave janė rezultat i njė procesi tė parregullt ligjor nė referim tė neneve 42 dhe 131/f tė Kushtetutės dhe nenit 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, pėr arsye se janė kryer shkelje tė rėnda procedurale qė kanė tė bėjnė me gjykatėn kompetente, barazinė e palėve nė gjykim, paanėsinė e gjykatės, respektimin e garancive procedurale dhe tė standardeve kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese vlerėson se problemet e ngritura nga kėrkuesi janė objekt i shqyrtimit kushtetues, pasi kanė tė bėjnė me pretendimin pėr cenimin e sė drejtės kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor. Nė kėto kushte, ajo i shqyrton pretendimet e kėrkuesit duke i ballafaquar ato me kėrkesat e standardet e procesit tė rregullt nė kuptimin kushtetues.

Nė rastin konkret, pretendimi i kėrkuesit se Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Sarandė ka cenuar njė element thelbėsor kushtetues qė lidhet me gjykatėn kompetente pasi e ka gjykuar ēėshtjen me njė gjyqtar pa pėrcaktuar mė parė vlerėn e padisė, nuk mund tė merret nė shqyrtim nė aspektin e kontrollit kushtetues sepse nuk ėshtė ngritur nė asnjė shkallė tė gjykimit. Nga aktet nuk rezulton qė palėt e interesuara nė gjykim ta kenė ngritur njė pretendim tė tillė nė  gjykatėn e shkallės sė parė dhe as nė atė tė apelit. Nė rekursin drejtuar Gjykatės sė Lartė, pėrmendet fakti qė gjykimi ėshtė bėrė nga njė gjyqtar, por nuk ėshtė kėrkuar qė ēėshtja tė gjykohet me trup gjykues duke pėrcaktuar edhe vlerėn e padisė.

Lidhur me kėtė, Gjykata Kushtetuese konfirmon qėndrimin e saj tė mbajtur nė vendimet e mėparshme se shkelja e tė drejtave kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor mund tė pretendohet nė kėtė Gjykatė vetėm pas ezaurimit tė tė gjitha mundėsive qė ofron sistemi i padive dhe i apelimeve.[1] Mbrojtja kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, nėnkupton edhe konsumimin, si rregull, para gjykatave tė sistemit gjyqėsor tė ēdo pretendimi ligjor qė parashikohet si shkak shfuqizimi nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese.[2] Prandaj, ky pretendim i ngritur nga kėrkuesi nė Gjykatėn Kushtetuese, mbi pėrbėrjen e trupit gjykues, nuk mund tė shėrbejė si shkak pėr shfuqizimin e vendimeve gjyqėsore.

Barazia e palėve nė gjykim qė pėrbėn njė pretendim tjetėr tė kėrkuesit ėshtė njė nga kėrkesat e rėndėsishme tė procesit tė rregullt ligjor. Gjykata Kushtetuese nė vendimet e saj duke u mbėshtetur edhe nė praktikėn e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, ka argumentuar domosdoshmėrinė e zbatimit tė kėtij parimi nė gjykimin e ēėshtjeve, duke theksuar se njėra palė, nuk duhet tė vihet nė pozita haptazi tė pabarabarta me palėn tjetėr, gjė qė do tė cenonte thelbin e procesit tė rregullt ligjor. Duke karahasuar kėto parime e standarde qė lidhen me barazinė e palėve nė proces, me pretendimet e ngritura nga kėrkuesi, Gjykata Kushtetuese vėren se, kėto tė fundit, janė tė pabazuara dhe nuk mund tė pranohen si shkaqe qė e bėjnė procesin gjyqėsor tė parregullt. Konkretisht, kėrkuesi pretendon se duhej tė ishte thirrur nė gjykim me cilėsinė e tė paditurit dhe jo tė personit tė tretė dhe nė kėtė mėnyrė, ėshtė vėnė nė njė pozitė tė pabarabartė, pra, ėshtė shkelur parimi i barazisė sė armėve. Pavarėsisht nga ky pretendim i kėrkuesit, nė rastin konkret, procesi nuk mund tė konsiderohet i parregullt sepse palėt kanė marrė pjesė nė gjykim dhe kanė realizuar tė drejtat procedurale tė garantuara sipas ligjit.

Edhe pretendimi tjetėr i kėrkuesit se gjykata e shkallės sė parė i ka mohuar ushtrimin e njė mjeti procedural tė ligjshėm, pasi me vendim tė ndėrmjetėm nuk i ka pranuar kundėrpadinė, nuk e bėn procesin tė parregullt nė kuptimin kushtetues. Kėrkuesi ka marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes duke shprehur pa asnjė kufizim pretendimet e prapėsimet e tij, tė cilat janė vlerėsuar nga gjykata.

Nė lidhje me shkaqet qė evidentojnė shkeljet e ligjit nga gjykata e apelit, tė ngritura nė kėrkesė, Gjykata Kushtetuese vlerėson se shkeljet e pretenduara gjithashtu nuk qėndrojnė dhe pėr pasojė, nuk ka cenim tė procesit ligjor. Kėshtu, kėrkuesi pretendon se gjykata e apelit ka vazhduar gjykimin e ēėshtjes edhe pse u kėrkua pėrjashtimi i trupit gjykues pėr kushtet e njėanshmėrisė nė gjykim, sipas nenit 72 tė Kodit tė Procedurės Civile. Por, nė kundėrshtim nga sa pretendon kėrkuesi, anėtarėt e trupit gjykues kanė marrė pjesė mė parė nė njė ēėshtje tjetėr, ku ndryshon objekti dhe palėt. Nė kėto rrethana, ata nuk kishin pengesė ligjore qė nė kuptim tė nenit 72 tė Kodit tė Procedurės Civile tė merrnin pjesė nė gjykimin e ēėshtjes konkrete.

I pabazuar ėshtė edhe pretendimi tjetėr pėr caktim tė ekspertėve nga gjykata e apelit. Eshtė e drejtė dhe detyrė e gjykatės tė caktojė ekspertė sipas rregullave tė Kodit tė Procedurės Civile, kur pėr sqarimin e fakteve qė kanė lidhje me mosmarrėveshjen nė gjykim, kėrkohen njohuri tė posaēme. Pretendimi i kėrkuesit se nė kėtė rast gjykata nuk ka zbatuar rregullat procedurale vjen nė kundėrshtim me tė dhėnat e dosjes nė tė cilėn evidentohet se pėr caktimin e ekspertėve ka vendim tė ndėrmjetėm, i cili u ėshtė komunikuar palėve dhe se ata janė betuar sipas ligjit.

Eshtė i pasaktė edhe pretendimi qė bėn kėrkuesi, sipas tė cilit, Gjykata e Lartė ka pėrdorur standarde tė ndryshme, sepse ēėshtjet qė krahasohen janė tė ndryshme.

Nė kėto rrethana, kur asnjė nga pretendimet e kėrkuesit nuk pėrbėjnė shkak ligjor, nuk qėndron as pretendimi i tij se Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė duhej ta kalonte ēėshtjen nė seancė. Pėrderisa kolegji civil ka vlerėsuar se rekursi nuk pėrmban shkaqe nga ato tė parashikuara nė nenin 472 tė Kodit tė Procedurės Civile, me tė drejtė ka vendosur mospranimin e tij nė dhomėn e kėshillimit.

Pėrfundimisht, Gjykata Kushtetuese ēmon se pretendimet e kėrkuesit Kristo Lepuri pėr shkelje tė tė drejtave kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor nga gjykatat e sistemit gjyqėsor, janė tė pabazuara, prandaj kėrkesa e tij duhet tė rrėzohet.

PER KETO ARSYE;

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, mbėshtetur nė nenet 42 e 131/f tė Kushtetutės si dhe nė nenin 72 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, me shumicė votash,

V E N D O S I:

- Rrėzimin e kėrkesės.

- Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.
 

MENDIMI I PAKICĖS

Pėr mėnyrėn e arsyetimit tė vendimit, si dhe tė zgjidhjes qė i ėshtė dhėnė ēėshtjes, pakica mban njė qėndrim tė kundėrt me shumicėn.

Kėrkuesi ka vėnė pėr diskutim pėrpara Gjykatės Kushtetuese disa pretendime pėr cenimin qė i ėshtė bėrė tė drejtės sė tij pėr njė proces tė rregullt ligjor, tė cilat nuk janė pranuar nga shumica nė vendimin e saj. Kėrkuesi ka argumentuar se nė tė gjitha instancat e gjykimit janė shkelur parime tė rėndėsishme kushtetuese qė lidhen me aksesin nė gjykatė, me barazinė e mjeteve nė proces, si dhe me parimin e paanėsisė.

Pakica ka mendimin se kėto parime kushtetuese, tė cilat konsiderohen si pjesė e tė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor, janė shkelur nė mėnyrė tė veēantė, nga gjykata e shkallės sė parė dhe ajo e apelit.

Konkretisht, ēėshtja ka patur pėr objekt gjykimi ndryshimin e vendimit tė komisionit tė kthimit tė pronave si dhe pavlefshmėrinė e kontratės sė shitjes. Gjykata e shkallės sė parė ka deklaruar tė pavlefshme kontratėn e shitjes tė lidhur nė emėr tė kėrkuesit, ndėrkohė qė nuk e ka thirrur atė nė gjykim me cilėsinė e tė paditurit. Pėr kėtė arsye, kėrkuesi qė nė fillim tė procesit ka kėrkuar qė tė mos thirrej me cilėsinė e personit tė tretė, por me cilėsinė e tė paditurit nė gjykim. Duke qenė se paditėsi kundėrshtonte nė padi pronėsinė e kėrkuesit, ky i fundit, i ėshtė drejtuar gjykatės me kundėrpadi pėr anullimin e vendimit tė komisionit tė kthimit tė pronave. Gjykata e ka rrėzuar me vendim tė ndėrmjetėm kėtė kėrkesė dhe e ka pėrfunduar gjykimin nė disfavor tė kėrkuesit. Me kėtė zgjidhje qė ka bėrė gjykata e ka zhveshur kėrkuesin nga e drejta e pronėsisė, duke e deklaruar tė pavlefshme kontratėn e tij tė shitblerjes, pa e thirrur si tė paditur nė gjykim.  

Mosvendosja e kėrkuesit nė pozitėn procedurale tė tė paditurit, ndėrkohė qė kundėrshtohej pronėsia e tij, mosmarrja nė shqyrtim e kundėrpadisė sė paraqitur prej tij, qė sipas rrethanave tė ēėshtjes rezultonte se kishte lidhje me atė tė padisė, si dhe mosdhėnia e arsyeve ligjore pėr refuzimin e kundėrpadisė nė vendimin pėrfundimtar tė gjykatės sė shkallės sė parė, i kanė hequr kėrkuesit tė drejtėn pėr t’iu drejtuar gjykatės, si dhe e kanė vendosur atė nė njė pozitė tė pabarabartė nė raport me paditėsin nė proces.

Gjykata e shkallės sė parė nuk i ka dhėnė mundėsi kėrkuesit qė tė pėrdorė lirisht mjetet e tij ligjore pėr tė patur njė proces gjyqėsor tė rregullt nga pikėpamja kushtetuese. Njė qėndrim i tillė ka cenuar kėrkesat e nenit 42 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė nenit 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Veprime tė tilla flagrante tė shkeljes sė ligjit dhe tė tė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor nuk janė vlerėsuar tė tilla nga shumica nė vendimin e saj. 

Parregullsia e procesit ligjor konstatohet edhe nė cenimin e parimit tė gjykimit nga njė gjykatė e paanshme. Nė gjykimin nė shkallė tė dytė kanė marrė pjesė tre gjyqtarė, tė cilėt kishin shfaqur mendim pėr pronėsinė e kėrkuesit nė gjykime tė tjera. Konkretisht, tė tre anėtarėt e trupit  gjykues, (njėri si gjyqtar i shkallės sė parė dhe dy tė tjerė si gjyqtarė tė apelit) kishin shfaqur mendim pėr tė njėjtėn pronė, me tė njėjtat palė, por me objekt padie tė ndryshme. Tė tre kėta gjyqtarė nė gjykimin e mėparshėm janė shprehur nė disfavor tė kėrkuesit, Kristo Lepuri. Janė tė tre kėta gjyqtarė qė kėtė radhė nė pozitėn e gjyqtarėve tė apelit shfaqin tė njėjtin mendim pėr kėrkuesin. Duke qenė se tek kėrkuesi, prania nė kėtė trup gjykues e tre gjyqtarėve qė ishin shprehur mė parė nė disfavor tė tij, e krijonte dyshimin e arsyeshėm se ata nuk do tė ishin tė paanshėm nė gjykim, ka kėrkuar pėrjashtimin e tyre nga shqyrtimi i mėtejshėm i ēėshtjes, kėrkesė e cila nuk ėshtė pranuar.

Kjo ėshtė njė rrethanė qė duhej vlerėsuar nga shumica si objektivisht e justifikueshme pėr ta konsideruar gjykatėn si tė njėanshme nė zgjidhjen e ēėshtjes.

Argumenti qė pėrdor shumica pėr rrėzimin e kėtij pretendimi tė kėrkuesit bazohet nė faktin se nuk ėshtė e njėjta ēėshtje dhe pėr rrjedhojė nuk shkelen kėrkesat e nenit 72 tė Kodit tė Procedurės Civile. Pakica ka mendimin e kundėrt se neni 72 i Kodit tė Procedurės Civile nuk e trajton shkeljen e parimit tė paanėsisė vetėm nė shfaqjen e mendimit pėr tė njėjtėn ēėshtje, siē arsyeton shumica, dhe nuk e lidh me qenien ose jo pėrpara gjėsė sė gjykuar. Arsyet serioze tė njėanshmėrisė qė objektivisht ekzistojnė tek gjykata, janė pjesė pėrbėrėse e evidentimit tė shkeljes sė kėtij parimi kushtetues. Detyrė e gjykatės nė ēdo proces gjyqėsor ėshtė qė tė mundėsojė krijimin e besimit se ajo do tė shfaqet si e paanshme nė zgjidhjen e ēėshtjes. Gjykimi i ēėshtjes midis palėve tė njėjta dhe pėr tė njėjtin objekt fizik, pėr tė cilin gjyqtarėt mė parė kishin shfaqur mendimin nė disfavor tė kėrkuesit, ka qenė njė arsye e pėrligjur pėr konstatimin e cenimit tė parimit tė paanėsisė nė kuptim tė tė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor.

Ky qėndrim qė mban pakica nė mendimin e saj ėshtė nė tė njėjtėn linjė arsyetimi me praktikėn e konsoliduar nė vazhdimėsi tė Gjykatės Kushtetuese, e cila ėshtė devijuar nga shumica, pėr rastin nė shqyrtim.

Anėtarė:  K. Peēi,  S. Sadushi,  F. Abdiu.                                          


[1] Vendim nr.10, datė 02.04.2003 i Gjykatės Kushtetuese

[2] Vendimet nr.9 e 10, date 09.05.2005 tė Gjykatės Kushtetuese

fillimi i faqes

 

Vendimi nr.2, datë 16.02.2006
(V – 2/06)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Gjergj Sauli, Kryetar, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Vjollca Meēaj, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu, anėtarė, me sekretare Arbenka Lalica, nė datat 29.09.2005, 26.10.2005 dhe 30.11.2005, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen nr.38/2 Akti qė i pėrket:

K E R K U E S:             SHOQERIA “GENERAL INVEST” SHPK, pėrfaqėsuar nga avokat Arben Hakani, me prokurė. 

SUBJEKTE TE INTERESUARA:         
1.     TRASHEGIMTARET E MUHAMET TURDIUT, pėrfaqėsuar nga avokat Avni Shehu, me prokurė.
2.     KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE, nė mungesė.

         

O B J E K T I:              Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.319, datė 25.03.2004 tė Gjykatės sė Apelit Tiranė dhe nr.2143, datė 29.12.2004 tė Kolegjit Seleksionues tė Gjykatės sė Lartė.

 

BAZA LIGJORE:         Nenet 42, 43 e 131/f tė Kushtetutės si dhe neni 6 i Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

 

Kėrkuesi ka paraqitur kėto shkaqe pėr shfuqizimin e vendimeve tė lartpėrmendura:

1. Konform nenit 465 tė Kodit tė Procedurės Civile, kam kėrkuar nė gjykatėn e apelit pėrsėritjen e pjesshme tė hetimit gjyqėsor, pėr tė vėrtetuar pronėsinė time pėr truallin objekt gjykimi. Gjykata ishte e detyruar ta pranonte kėrkesėn time;

2. Nė kundėrshtim me pėrmbajtjen e nenit 451 tė Kodit tė Procedurės Civile, gjykata e apelit e ka trajtuar kėrkesėn si gjė tė gjykuar, ndonėse nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu;

3. Njė gjyqtar qė ka marrė pjesė nė gjykimin e ēėshtjes, ka qenė anėtar i trupit gjykues, nė gjykimin e ēėshtjes tė konsideruar nga ajo gjykatė si gjė e gjykuar. Gjykata, dhe pse ėshtė vėnė nė dijeni tė kėtij fakti, ka vazhduar gjykimin duke shkelur kėshtu kėrkesat e nenit 72 tė Kodit tė Procedurės Civile;

4. Nė rekurs, janė evidentuar shkelje flagrante tė ligjit material dhe procedural, e megjithatė, kolegji seleksionues nuk e ka kaluar ēėshtjen pėr gjykim.

GJYKATA KUSHTETUESE,

pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes Fehmi Abdiu, pėrfaqėsuesit e kėrkuesit,  tė subjektit tė interesuar dhe diskutoi ēėshtjen nė tėrėsi,

V E R E N:

Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me vendimin nr.1751, datė 23.04.2003, ka pranuar kėrkesė-padinė e kėrkuesit, ka anulluar vendimin nr.59, datė 23.09.1993 tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr sipėrfaqen 563.75 m2 funksionale tė objektit konvenier si truall i zėnė, e ka urdhėruar qė ish-pronarėt e truallit, trashėgimtarėt ligjorė tė Muhamet Turdiut, tė kompensohen pėr kėtė sipėrfaqe nė njė nga mėnyrat qė parashikon ligji. Veē kėsaj, ka vendosur anullimin e klauzolės nr.2 tė vendimit nr.59, datė 23.09.1993 tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr njohjen e tė drejtės sė parablerjes ish-pronarit, pėr objektin konvenier.

Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin nr.319, datė 25.03.2004, ka vendosur ndryshimin e vendimit tė lartpėrmendur dhe rrėzimin e padisė, duke arsyetuar se gjykata e rrethit gjyqėsor ka zbatuar nė mėnyrė tė gabuar ligjin, nė bazė tė tė cilit ka gjykuar ēėshtjen, pasi sipas saj, Hasan Turdiu, nė datėn 26.01.1996, ka privatizuar objektin nė favor tė tij.

Mbi rekursin e kėrkuesit, Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė (dhoma e kėshillimit), ka vendosur mospranimin e rekursit pėr shkak se nuk ekzistonin shkaqe tė parashikuara nė nenin 472 tė Kodit tė Procedurės Civile.

Nė lidhje me pretendimet e kėrkuesit, qė janė objekt i shqyrtimit kushtetues, konform neneve 42 e 131/f tė Kushtetutės dhe nenit 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut pėr zhvillimin e njė procesi tė parregullt, Gjykata Kushtetuese ēmon se ato duhet tė analizohen veē, sepse nė vetvete nuk kanė ndonjė lidhje organike midis tyre dhe se secili, nė veēanti nė aspektin teorik, ka lidhje me procesin e rregullt gjyqėsor.

Kėrkuesi ka pretenduar se gjykata e apelit ishte e detyruar tė riēelte hetimin gjyqėsor, pasi sipas tij, njė gjė e tillė detyrohet nga pėrmbajtja e nenit 465 tė Kodit tė Procedurės Civile.

Gjykata Kushtetuese e sheh tė nevojshme, qė mė parė se tė analizojė dhe vlerėsojė pretendimin pėr pėrsėritjen e hetimit gjyqėsor, tė parashtrojė njė vėshtrim tė shkurtėr mbi procedurat dhe afatin e gjykimit nė gjykatėn e apelit. Gjatė shqyrtimit tė kėrkesės ėshtė konstatuar se Gjykata e Apelit Tiranė ka filluar shqyrtimin e ēėshtjes nė datėn 26.02.2004 dhe e ka pėrfunduar nė datėn 25.03.2004. Gjatė kėsaj kohe, ajo ka zhvilluar disa seanca. Nė datėn 25.03.2005, kur palėt do tė bėnin pretendimet e tyre tė fundit, pėrfaqėsuesi i kėrkuesit i ka kėrkuar gjykatės sė apelit tė riēelte hetimin gjyqėsor me pretendimin se do tė sillte prova tė reja qė tė vėrtetonte se klienti i tij ishte pronar i objektit me tė cilin kishte lidhje objekti i gjykimit tė ēėshtjes, por nuk i dispononte akoma.

Sa mė sipėr, Gjykata Kushtetuese konstaton se ky pretendim i tij ėshtė i pabazuar. Nga pėrmbajtja e paragrafit tė dytė tė nenit 465 tė Kodit tė Procedurės Civile, konstatohet se kjo dispozitė s’ka karakter detyrues. Pėrsėritja tėrėsisht apo pjesėrisht e hetimit gjyqėsor mund tė bėhet si me kėrkesėn e palėve ose dhe kryesisht kur ēmohet se njė gjė e tillė mund tė shėrbejė pėr njė zgjidhje sa mė tė drejtė tė konfliktit, por gjithmonė kur palėt nuk kanė patur mundėsi tė parqesin provat pėr tė vėrtetuar, deri nė momentin e riēeljes, pretendimet e tyre. Nė ēėshtjen nė shqyrtim, njė mundėsi tė tillė, kėrkuesi e ka patur vazhdimisht gjatė gjithė seancave tė gjykimit, por nuk ka paraqitur prova tė tjera.

Veē kėsaj, sipas nenit 455 tė Kodit tė Procedurės Civile, kėrkuesi ka patur mundėsinė qė nėse kishte dokumente tė tjera t’i paraqiste ato bashkė me ankimin qė ka paraqitur para Gjykatės sė Lartė, por as atė nuk e ka bėrė.

Sa u parashtrua nė lidhje me kėtė pretendim, Gjykata Kushtetuese nuk konstaton qė pala kėrkuese tė jetė vėnė nė pozita tė pabarabarta me palėt e tjera, gjė qė mund ta bėnte kushtetues pretendimin e saj.

Tė njėjtin vlerėsim ka kjo gjykatė edhe nė lidhje me pretendimin tjetėr tė kėrkuesit, sipas tė cilit, Gjykata e Apelit Tiranė dhe Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, pėrsa i pėrket zgjidhjes nė thelb tė ēėshtjes, e kanė konsideruar atė si gjė tė gjykuar. Gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes ėshtė konstatuar se as gjykata e apelit dhe as Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, nė vendimet e tyre, nuk bėjnė fjalė pėr gjė tė gjykuar, sipas konceptit tė nenit 451, shkronja “a”, paragrafi i dytė i Kodit tė Procedurės Civile. Nė kėto vendime ėshtė arsyetuar se pėr kėtė ēėshtje ekziston njė vendim civil i mėparshėm i formės sė prerė, qė sipas nenit 451, shkronja “a”, paragrafi i parė i Kodit tė Procedurės Civile, ėshtė i detyrueshėm edhe pėr gjykatat qė gjykojnė ēėshtjen. Ai vendim nuk ka tė njėjtat palė, tė njėjtin objekt e tė njėjtin shkak qė ka vendimi objekt i kėtij kontrolli konkret. Kundėr kėtij pretendimi tė kėrkuesit dėshmon dhe fakti se gjykata e apelit ka analizuar e vlerėsuar provat nė tė cilat ka bazuar vendimin e saj dhe problemet ligjore qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen konkrete.

Nė lidhje me pretendimin tjetėr se nė gjykimin nė gjykatėn e apelit, nuk duhej tė merrte pjesė njėri nga gjyqtarėt qė ka gjykuar mė parė ēėshtjen, sipas tij, tė quajtur “gjė e gjykuar”, Gjykata Kushtetuese konstaton se njė pretendim i tillė nuk ėshtė paraqitur pėrpara Gjykatės sė Lartė. Duke qenė i tillė, ai s’mund tė merret parasysh, sepse kėrkuesi, nuk ka ezauruar tė gjitha mundėsitė qė i ofron sistemi i padive dhe i apelimeve,1 pėr tė cilat bėn fjalė neni 131/f i Kushtetutės. Pėr kėtė aspekt tė procesit tė rregullt ligjor, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur njė qėndrim konstant, sipas tė cilit, nuk mund tė bėhen objekt gjykimi nė kėtė gjykatė pretendime tė cilat nuk janė parashtruar pėrpara gjykatave me juridiksion tė zakonshėm.2

Nė rrethanat e lartpėrmendura, kur pretendimet bazė tė kėrkuesit pėr njė proces tė parregullt nė gjykatėn e apelit nuk vėrtetohen, Gjykata Kushtetuese ēmon se s’mund tė merret parasysh as pretendimi i tij se Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, duhej ta kalonte ēėshtjen pėr gjykim. Kolegj, sipas nenit 472 tė Kodit tė Procedurės Civile, ėshtė organi qė bėn vlerėsimin nėse rekursi pėrmban shkaqe pėr t’u kaluar pėr gjykim. Njė qėndrim tjetėr, i shoqėruar me njė vlerėsim tė ndryshėm nga Gjykata Kushtetuese, do ta vinte kėtė tė fundit nė njė pozicion qė e largon nga juridiksioni i saj kushtetues.

Pėrfundimisht, duke qenė se pretendimet e kėrkuesit nuk qėndrojnė, kėrkesa e tij duhet tė rrėzohet si e pabazuar.

PER KETO ARSYE;

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, bazuar nė nenin 131/f tė Kushtetutės si dhe nė nenin 72 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, njėzėri, 

V E N D O S I:

- Rrėzimin e kėrkesės.

- Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.


 


1 Shih vendimin nr.10, date 02.04.2003 tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė

2 Shih vendimet nr.9, 10, date 09.05.2005 tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė

 

fillim i faqes

Vendimi nr.3, datë 20.02.2006
(V – 3/06)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Gjergj Sauli, Kryetar, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Vjollca Meēaj, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloēi, Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu, anėtarė, me sekretare Arbenka Lalica, nė datėn 01.12.2005, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen nr.49/8 Akti qė i pėrket:

K E R K U E S:             GJYKATA E LARTE, nė mungesė. 

SUBJEKTE TE INTERESUARA:         
1.     KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE, nė mungesė.
2.     KESHILLI I MINISTRAVE, pėrfaqėsuar nga Genc Ēifligu, Drejtor i Pėrgjithshėm i Kodifikimit nė Ministrinė e Drejtėsisė, me autorizim.
3.     KESHILLI I LARTE I DREJTESISE, pėrfaqėsuar nga zotėrinjtė Izet Salaj e Luan Dervishi, me autorizim.

4.     THOMA NIKA, pėrfaqėsuar nga avokat Petraq Curri, me deklarim.

O B J E K T I:              Shfuqizimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn i Kreut tė V-tė tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, gjatė shqyrtimit tė kėrkesės pėr anullimin e Vendimit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i kanė kėrkuar Gjykatės Kushtetuese shfuqizimin e Kreut tė V-tė tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, duke argumentuar sa mė poshtė:

- Kushtetuta, nė nenin 147/6, ka pėrcaktuar vetė kriteret e shkarkimit tė gjyqtarėve si dhe organin qė ka tė drejtė tė vendosė atė. Ajo, nuk ia ka deleguar kėtė kompetencė ndonjė organi tjetėr, prandaj, ēdo ligj qė del duhet t’u pėrmbahet kritereve kushtetuese e mos dalė tej pėrcaktimeve tė saj;

- Nė nenin 40 tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998, janė pėrcaktuar dy kritere, pėr tė cilat merren masa, shkelja e disiplinės dhe aktet dhe sjelljet qė diskreditojnė rėndė figurėn dhe autoritetin e drejtėsisė;

- Formulimi i pikės 41/7 qė pėrcakton si shkelje tė disiplinės, kryerjen e veprimeve nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės, kur nuk pėrbėn vepėr penale, nuk ėshtė as plotėsim as interpretim i nenit 147 tė Kushtetutės;

- Nė nenin 46 tė kėtij ligji bėhet fjalė vetėm pėr masat e parashikuara nė Kushtetutė  dhe jo pėr masat e tjera. Nė kėto rrethana, pėrcaktimi dhe rregullimi i kėtyre marrėdhėnieve nė ligj nuk ėshtė nė pėrputhje me parimet kushtetuese dhe kryesisht me ato qė garantojnė ushtrimin e njė drejtėsie tė pavarur.

Kėshilli i Ministrave, ka parashtruar se:

- Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nuk parashtrojnė nė kėrkesė se cila nga dispozitat konkrete tė Kreut tė V-tė, ligjit bie ndesh me Kushtetutėn;

- Gjykata e Lartė, nė rastin analog, nuk ka kėrkuar shfuqizimin e kėtyre dispozitave;

- Kreu i V-tė i ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, i parė nė kuptim tė paragrafit tė katėrt tė nenit 147 tė Kushtetutės, ėshtė nė pėrputhje me kėtė tė fundit, dhe ka dalė nė plotėsim tė kėsaj dispozite kushtetuese;

- Me vendimin e tyre, Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, kanė bėrė vetėm njė interpretim literal dhe tė ngushtuar tė nenit 147/6 tė Kushtetutės;

- Pavarėsisht nga terminologjia e pėrdorur nė dispozitat e kėtij Kreu, ato janė nė tė njėjtėn pėrmbajtje me nenin 147/6 tė Kushtetutės.

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, ka pretenduar se:

          - Dispozitat e ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, qė kundėrshtohen janė nė harmoni me frymėn e nenit 147/6 tė Kushtetutės dhe me konceptin e saj pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Pavarėsisht nga kjo, Kreu i V-tė i ligjit tė sipėrpėrmendur, duhet tė ketė pėrmirėsime, pėrcaktime mė tė sakta, nė kuptim tė zbatimit tė drejtė dhe pa ekuivok tė tij.

GJYKATA KUSHTETUESE,

pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes Fehmi Abdiu, pėrfaqėsuesit e subjekteve tė interesuara, qė kėrkuan rrėzimin e kėrkesės, dhe diskutoi ēėshtjen nė tėrėsi,

V E R E N:

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, me vendimin nr.159, shkronja “a”, datė 16.07.2004, ka vendosur qė, gjyqtarit tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Vlorė, Thoma Nika, t’i jepet masa disiplinore shkarkim nga detyra, pėr kryerjen e veprimeve nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės. Ky i fundit, ėshtė ankuar kundėr kėsaj mase disiplinore nė Gjykatėn e Lartė. Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, gjatė shqyrtimit tė kėrkesės, kanė vendosur dėrgimin e ēėshtjes pėr shqyrtim nė Gjykatės Kushtetuese, pėr t’u shprehur mbi pajtueshmėrinė me Kushtetutėn, tė Kreut tė V-tė tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Gjykata Kushtetuese vėren se kėrkesa e paraqitur nga Gjykata e Lartė, ėshtė nė vijim tė kėrkesės sė mėparshme tė paraqitur prej saj, mbi tė cilėn, Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur me vendimin e saj nr.29, datė 09.11.2005. Nisur nga ngjashmėria qė ekziston midis tyre, pėr shkak tė kritereve kushtetuese tė njėjta mbi tė cilat ato mbėshteten, Gjykata Kushtetuese pėr zgjidhjen e kėrkesės e ēmon tė nevojshme tė rikonfirmojė qėndrimin e saj, lidhur me raportin midis normės kushtetuese dhe normės ligjore dhe zbatimin drejtpėrsėdrejt tė dispozitave tė Kushtetutės, sikundėr pėrcaktohet nė nenin 4 tė saj.

Teoria normativiste e sė drejtės ka nė thelb tė saj idenė se marrėdhėniet midis normave juridike bazohen mbi raportin e mbi/nėnvendosjes sė tyre. Rendi juridik nuk ėshtė njė radhitje e barazvlefshme normash, por njė sistem hierarkik, i cili pėrbėhet nga nivele tė ndryshme vlefshmėrie, dhe nė secilin prej kėtyre niveleve, qėndron njė normė ose grup normash duke pėrftuar kėshtu edhe fuqinė e caktuar juridike.[1] Kjo piramidė aktesh normative ka nė majė tė saj Kushtetutėn, e cila shėrben si burim pėr aktet e tjera juridike.[2]

Kushtetuta, si akt themelor i njė shteti, parashikon organet dhe kushtet nė tė cilat duhet tė nxirren aktet normative duke synuar qendrueshmėrinė e tyre. Kushtetuta, mbi bazėn e tė cilės miratohen tė gjitha aktet e tjera normative, mund tė ndėrmarrė si mision tė saj edhe pėrcaktimin e pėrmbajtjes sė ligjeve qė duhet tė miratohen nė tė ardhmen nga ligjvėnėsi. Kėshtu, konsiderohet si karakteristikė e kushtetutave tė shkruara, pėrcaktimi konkret i disa parimeve kryesore ose pėrjashtimi absolut i disa rrethanave qė konsiderohen si tė papranueshme pėr tė.[3]

Rregullimet qė bėn Kushtetuta nuk mund tė jenė gjithmonė tė plota ose shterruese. Megjithėse disa ēėshtje lidhur me rendin shtetėror mund tė parashikohen nė mėnyrė tė hollėsishme prej saj, gjithėsesi mbeten mjaft aspekte tė organizimit tė jetės institucionale pėr t’u parashikuar nga ligje ose akte tė tjera normative, sipas rastit. Pra, Kushtetuta, nuk ka pėr qėllim tė rregullojė hollėsisht ēdo ēėshtje tė organizimit tė jetės shoqėrore politike tė njė vendi, por vetėm tė parimeve dhe kritereve bazė mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet ajo.[4] Shpesh, Kushtetuta qėllimisht le hapėsira rregullimi nga ligjvėnėsi i zakonshėm, nė mėnyrė qė tė mos pengojė marrjen e nismave politike, ekonomike, sociale e kulturore nga partitė politike ose qeveria. Por, Kushtetuta, pėrveē kėsaj mund tė parashikojė hollėsisht dhe shprehimisht rastet, pėr tė cilat nuk mund t’i lerė hapėsira rregullimi ligjvėnėsit tė zakonshėm.[5]

Nisur nga sa mė sipėr, Gjykata Kushtetuese rithekson se pėr ēdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai detyrimisht do tė zbatohet drejtpėrdrejt. Pėrmbajtja e dispozitės kushtetuese nuk mund tė mėnjanohet ose tė tejkalohet duke i dhėnė pėrparėsi akteve juridike qė dalin nė bazė dhe pėr zbatim tė Kushtetutės. Ky detyrim rrjedh nga pėrmbajtja e nenit 4/3 tė Kushtetutės. Nė rastet kur kushtetuta le hapėsira me qėllim delegimin e kompetencės ligjvėnėsit tė zakonshėm, atėherė, nuk ėshtė e nevojshme referimi tek kjo dispozitė, pra e zbatimit tė drejtpėrdrejt tė saj. Nėse ndodhemi para kėsaj situate, ėshtė e pritshme qė aktet normative qė do tė dalin pėr kėtė qėllim tė respektojnė hierarkinė e akteve normative.[6]

Nė vijim tė logjikės juridike tė pėrdorur mė sipėr dhe duke u kthyer konkretisht tek objekti i ēėshtjes, Gjykata Kushtetuese vlerėson se gjyqtari, pėr shkak tė funksionit qė ka, trajtohet nga Kushtetuta si funksion kushtetues. Si i tillė, ai gėzon pėrveē tė tjerave, mbrojtje tė posaēme nga Kushtetuta. Kjo del qartė nga pėrmbajtja e dispozitės qė parashikon shkarkimin e gjyqtarit, e cila ėshtė e ngjashme me atė tė shkarkimit tė zyrtarėve qė ushtrojnė funksione tė rėndėsishme, duke pėrdorur tė njėjtat standarte pėr kėtė kategori funksionarėsh shtetėrorė.[7] Megjithėse Kushtetuta ka parashikuar tė njėjtin trajtim pėr kėta funksionarė, njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė ligjet pėr organizimin dhe funksionimin e institucioneve pėrkatėse. Konkretisht, pėr zyrtarėt e parashikuar nga nenet 128 (gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese), 140 (gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė) dhe 149 (Prokurori i Pėrgjithshėm) tė Kushtetutės, nuk ėshtė bėrė asnjė formulim tjetėr nė ligjet organike tė tyre. E kundėrta ka ndodhur pėr gjyqtarėt e nivelit tė parė dhe tė dytė nė ligjin “Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė”.

Nisur nga kėto arsye, Gjykata Kushtetuese konstaton se Kushtetuta, nuk ka pasur pėr qėllim qė tė autorizojė ligjvėnėsin tė parashikojė rastet e shkarkimit, pasi kėtė ajo e ka bėrė nėpėrmjet nenit 147/6 tė saj, sipas tė cilit gjyqtari mund tė shkarkohet nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte a sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit ose pėr pamjaftueshmėri profesionale. Ndėrsa, sa i pėrket dhėnies sė masave tė tjera disiplinore, neni 147/4 i Kushtetutės ia ka deleguar kompetencat ligjvėnėsit tė zakonshėm, pėr tė parashikuar rastet dhe kriteret e zbatimit konkret tė tyre. Nė favor tė kėtij pėrfundimi flet edhe dispozita e nenit 46 tė ligjit pėr pushtetin gjyqėsor, e cila parashikon rastin e ankimimit nė Gjykatėn e Lartė kundėr vendimit tė shkarkimit nga detyra pėr njė nga arsyet e parashikuara nė Kushtetutė. Ky togfjalėsh i pėrdorur nga ligjvėnėsi, pėrforcon edhe mė shumė qėndrimin e mbajtur nga kjo Gjykatė.

Nga ky kėndvėshtrim, Gjykata Kushtetuese ēmon se pika 6 e nenit 42 tė ligjit pėr pushtetin gjyqėsor qė parashikon shkarkimin e gjyqtarit pėr shkelje tė disiplinės ėshtė e papajtueshme me pikėn 6 tė nenit 147 tė Kushtetutės dhe pėr kėtė arsye, ajo duhet tė shfuqizohet. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit, e drejta e ankimit ndaj kėtij vendimi si dhe organi qė duhet ta marrė atė nė shqyrtim, rregullohen drejtpėrdrejt nga Kushtetuta. Kjo pėrbėn njė garanci mė shumė pėr gjyqtarėt pėr shkak tė funksionit qė ata kryejnė dhe misionin qė u ka ngarkuar shteti dhe shoqėria.

Shkarkimi i gjyqtarit nga detyra sipas nenit 46/6 tė ligjit, nė referim tė nenit 41, nuk pėrputhet me rastet konkrete tė parashikuara nga neni 147/6. Parashikimi i shkarkimit nga detyra nė tė njėjtėn dispozitė ligjore ku listohen edhe masat e tjera disiplinore, mėnjanon aplikimin e nenit 147/6 tė Kushtetutės si dhe shkakton antikushtetutshmėri nė procedimin e gjyqtarėve.

Shfuqizimi i kėsaj dispozite nuk krijon boshllėk ligjor, sepse mund tė zbatohet direkt rregullimi i nenit 147/6 tė Kushtetutės. Nė ndihmė tė interpretimit tė kėsaj dispozite vjen edhe vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr interpretimin e neneve 128, 140 e 149/2 tė Kushtetutės, konkretisht i shprehjes “akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė figurėn”.[8] Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qėndrimin se kjo shprehje, pėrmbledh nė vetvete njė sėrė elementėsh, tė cilėt mund tė identifikohen rast pas rasti nga organi pėrkatės qė merr vendimin pėr shkarkimin e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Lartė dhe tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Mė tej, Gjykata Kushtetuese vazhdon me arsyetimin se ato janė tė lidhura me akte e sjellje tė parregullta e tė padenja qė kėta funksionarė tė lartė kryejnė gjatė ushtrimit tė detyrės, pėr shkak tė saj si dhe jashtė detyrės. Kėto veprime apo mosveprime qė analizohen nė bazė tė rrethanave tė kryerjes sė tyre, momenti subjektiv si dhe dėmet qė i sjellin shoqėrisė dhe shtetit duhet tė jenė tė asaj natyre qė e bėjnė tė pamundur kryerjen e mėtejshme tė funksioneve kushtetuese nga kėto subjekte.[9]

Pėrsa u pėrket dispozitave tė tjera tė Kreut tė V-tė tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, Gjykata Kushtetuese konkludon se kėrkesa nuk qėndron.

Sipas nenit 68 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, gjykata ose gjyqtari kryesisht, ose me kėrkesė tė palėve, mund tė pezullojnė gjykimin e ēėshtjes dhe t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese, kur ēmojnė se ligji ėshtė antikushtetues dhe kur ka lidhje tė drejtpėrdrejt midis ligjit dhe zgjidhjes sė ēėshtjes konkrete. Nė kėto raste, ligji, nė bazė tė tė cilit shqyrtohet ēėshtja, bėhet pengesė pėr pėrfundimin e gjykimit tė saj, pa u shprehur mė parė pėr tė Gjykata Kushtetuese. Nė rastin nė shqyrtim, konstatohet se dispozitat e tjera, pėrjashtuar pikėn 6 tė nenit 42 tė kėtij Kreu, nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me gjykimin e kėrkesės konkrete qė gjykohet dhe as bėhen pengesė pėr gjykimin e saj, sepse ato, kanė tė bėjnė me masat e tjera disiplinore, e jo me shkarkimin nga detyra. Pikėrisht pėr kėtė, Kushtetuta nė bazė tė pikės 4 tė nenit 147, ka autorizuar ligjvėnėsin qė tė bėjė njė rregullim konkret nė ligj. Bazuar nė kėto urdhėrime tė Kushtetutės, ligjvėnėsi, ka rregulluar problemin e masave tė tjera disiplinore me ligjin “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Neni 40, duke qenė njė dispozitė e pėrgjithshme me karakter deklarativ, pėrcakton se gjyqtarėt kanė pėrgjegjėsi pėr shkeljen e disiplinės, si dhe pėr kryerjen e akteve e tė sjelljeve qė diskreditojnė rėndė figurėn e tyre dhe autoritetin e drejtėsisė. Nga pėrmbajtja e kėsaj dispozite konstatohet se ajo, pėrcakton qė pėrgjegjėsia disiplinore e gjyqtarėve ka tė bėjė me shkeljen e disiplinės dhe me akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė figurėn e tyre dhe autoritetin e drejtėsisė. Neni 41 ka pėrcaktuar se ēfarė konsiderohet shkelje e disiplinės; ndėrsa neni 42, pėrjashtuar pikėn 6, ka pėrcaktuar masat qė merren ndaj gjyqtarėve si pėr shkelje tė disiplinės dhe pėr akte e sjellje tė tjera diskredituese.

Sa mė lart, Gjykata Kushtetuese ēmon se nenet 40, 41 dhe 42, pėrjashtuar pikėn 6, trajtojnė masat disiplinore, qė nuk kanė tė bėjnė me masėn e shkarkimit nga detyra, pėr tė cilėn bėn fjalė neni 147/6 i Kushtetutės.

Eshtė e vėrtetė qė nė pėrmbajtjen e neneve 40, 41 e 42 tė kėtij ligji konstatohen mospėrputhje nė terminologjinė juridike tė pėrdorur, apo pasaktėsi nė aspekte tė teknikės legjislative, por, vetėm kėto fakte, nuk i bėjnė ato antikushtetuese.

Pėr nenet 43, 44, 45 tė ligjit tė kontestuar, Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nuk kanė parashtruar asnjė argument pėrse ato janė tė papajtueshme me Kushtetutėn. Nė kėto rrethana, pėrsa kohė kėrkuesi disponon mbi objektin e kėrkesės, kjo Gjykatė, s’mund tė shqyrtojė kėrkesėn tej objektit dhe shkaqeve tė parashtruara nė tė.

PER KETO ARSYE;

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, bazuar nė nenet 131/a e 134/d tė Kushtetutės si dhe nė nenet 68 e 70 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, me shumicė votash,

V E N D O S I:

- Shfuqizimin e pikės 6 tė nenit 42 tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, si tė papajtueshėm me Kushtetutėn.

- Ky vendim i njoftohet Kuvendit dhe Kėshillit tė Ministrave.

- Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.

 


 


[1] Hans Kelsen, Reine Rechtslehre (1960), fq.228

[2] Vendim nr.29, datė 09.11.2005 i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė

[3] Hans Kelsen, Reine Rechtslehre (1960), fq.230

[4] Konrad Hesse, Gruendzuege des Verfassungsrechts in BRD (1999), fq.11

[5] Po aty

[6] Vendim nr.212, datė 29.12.2002 i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė

[7] Krahaso nenin 147/6 me nenet 128 e 140 tė Kushtetutės pėr shkarkimin e gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe tė Gjykatės Kushtetuese si dhe me nenin 149 pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm

[8] Vendim nr.75, datė 19.04.2002 i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė

[9] Shih pėr mė tepėr vendimin e mėsipėrm

 

MENDIMI I PAKICES

Nuk mund tė bashkohem me shumicėn e Gjykatės, e cila ka konkluduar se pika 6 e nenit 42 tė ligjit nr.8436, datė 28.12.1998 “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, duhet tė shfuqizohet si nė kundėrshtim me Kushtetutėn, pėr arsyet qė vijojnė:

Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, nė bazė tė nenit 145/2 tė Kushtetutės, ia kanė referuar ēėshtjen Gjykatės Kushtetuese pėr t’u shprehur lidhur me kushtetutshmėrinė e Kreut V tė ligjit tė mėsipėrm “Pėr pushtetin gjyqėsor ...”, duke arsyetuar nė esencė, se me pėrcaktimin e rasteve konkrete tė shkarkimit tė gjyqtarit, Kushtetuta nėnkupton se nuk ka lejuar delegimin e kėsaj kompetence, ligjvėnėsit tė zakonshėm..., dhe se, ... duke analizuar vendimet e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, konstatohet se, me “mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės” (pika 7 e nenit 41 tė ligjit), ėshtė kuptuar dhėnia e njė vendimi tė gabuar (kur ėshtė prishur nga organi mė i lartė) ose qė cilėsohet si i gabuar nėpėrmjet kontrollit tė inspektoratit.  

Nė kėtė mėnyrė, rasti i referuar nga Gjykata e Lartė, ngre ēėshtjet tė tilla si, nėse neni 147 i Kushtetutės e autorizon ligjvėnėsin tė detajojė rastet e shkarkimit tė gjyqtarit nga detyra, nėse pėrcaktimi i shkeljeve disiplinore nė nenin 41 tė ligjit tė kundėrshtuar, ėshtė nė tejkalim tė pėrcaktimeve kushtetuese, dhe nėse interpretimi nga ana e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i pikės 7 tė nenit 41 tė ligjit tė atakuar, nėpėrmjet vendimeve tė marra nga ky Kėshill, ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

Pavarėsia e gjyqtarėve (neni 145 i Kushtetutės) nė shtetin e sė drejtės ėshtė njė parim qė orientohet nga vlerat themelore tė rendit kushtetues. Pikėrisht, detyrimi i pėrgjithshėm pėr dhėnien e drejtėsisė e imponon garantimin e kėtij parimi. Megjithatė, pavarėsia gjyqėsore nuk pėrbėn njė privilegj pėr gjyqtarin. Ajo nuk i jep dorė tė lirė pėr veprim tė pakufizuar, por ushtrohet nė kuadrin e pėrcaktimeve kushtetuese e ligjore. Nė kuadrin e parimit tė sovranitetit popullor (neni 2/1/2 i Kushtetutės), pushtetet e qeverisjes ushtrohen si pushtete tė deleguara, gjė qė do tė thotė se, ato (pushtetet) nuk ushtrohen si konkurrim, por nė kuadrin e njė ndėrveprimi tė pėrbashkėt funksional (neni 7 i Kushtetutės).

Garantimit tė kėtij parimi i shėrbejnė njė sėrė rregullimesh kushtetuese e ligjore, tė tilla qė kanė tė bėjnė me organet qė janė ngarkuar me transferimin dhe pėrgjegjėsinė disiplinore tė gjyqtarėve (nenet 136 e 147 tė Kushtetutės), me kohėn e qėndrimit nė detyrė, me pagat (neni 138 i Kushtetutės), me imunitetin e gjyqtarėve (neni 137 i Kushtetutės), etj.

Pėrveē sa sipėr, aspekte tė rėndėsishme tė mbikėqyrjes gjyqėsore Kushtetuta i’a ka rezervuar ligjit. Kėshtu, nė bazė tė nenit 147/4 tė Kushtetutės, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendos pėr ... pėrgjegjėsinė e tyre (tė gjyqtarėve) disiplinore sipas ligjit. Ky formulim i kėsaj dispozite nėnkupton se, mjaft aspekteve tė pėrgjegjėsisė disiplinore, duke pėrfshirė edhe detajimin e shkeljeve tė disiplinės dhe tė sanksioneve pėrkatėse disiplinore, Kushtetuta i’a ka lėnė ligjvėnėsit tė zakonshėm. Pėrveē kėsaj, edhe mėnyra parimore dhe e pėrgjithshme e formulimit kushtetues (neni 147/6) dikton nevojėn e detajimit me ligj. Njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme edhe pėr tė pėrmbushur njė standard tė kėrkuar nė kėtė drejtim, qė  rastet e pėrgjegjėsisė dhe sidomos tė shkarkimit tė gjyqtarėve tė jenė sa mė tė detajuara nė legjislacionin qė rregullojnė pėrgjegjėsinė e tyre disiplinore, gjė qė do tė minimizonte diskrecionin e tepėrt tė organit disiplinor.

Lidhur me ēėshtjen, nėse pėrcaktimi i shkeljeve tė disiplinės nė nenin 41 tė ligjit “Pėr pushtetin gjyqėsor ...” ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ėshtė e nevojshme tė konfrontohet kjo dispozitė e ligjit me nenin 147/6 dhe dispozita tė tjera tė Kushtetutės.  Duke i analizuar rastet e shkarkimit tė parashikuara nė nenin 147/6 tė Kushtetutės, konstatohet se neni 41 i ligjit “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, ka detajuar njėrin nga rastet e shkarkimit qė parashikon kjo dispozitė, dhe pikėrisht shkarkimin pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Pra, siē shihet nga njėra anė, dispozita kushtetuese shprehet pėr “akte dhe sjellje”, tė cilat mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, por nga ana tjetėr, e ngushton marzhin e tyre, duke vendosur kushtin qė, kėto “akte e sjellje” duhet tė jenė bėrė shkak pėr “diskreditimin e rėndė tė pozitės dhe figurės sė gjyqtarit”. Nė kėtė mėnyrė, dispozita kushtetuese ka pėrcaktuar vetėm standardin se kur shkeljet disiplinore mund tė passjellin shkarkimin e gjyqtarit. Nė rastin nė shqyrtim, duke i parė rastet e shkeljes sė disiplinės tė parashikuara nga dispozita e mėsipėrme e ligjit, mendoj se formulimi i saj ėshtė brenda kėtij standardi kushtetues.

Lidhur me nenin 42 tė ligjit tė kundėrshtuar, mendoj se edhe kjo dispozitė ėshtė nė pajtim me Kushtetutėn. Nė kėtė dispozitė ligjvėnėsi i zakonshėm vetėm sa ka precizuar llojet e sanksioneve disiplinore qė mund tė imponohen ndaj gjyqtarit dhe qė fillojnė me atė tė vėrejtjes dhe mbarojnė me atė mė tė rėndin, qė ėshtė shkarkimi nga detyra, sanksion ky, qė parashikohet edhe nė Kushtetutė (neni 147/6). Pėr pasojė, pėrderisa sanksioni mė i rėndė rregullohet nga Kushtetuta atėherė nuk vihet nė dyshim se edhe ato mė tė lehtėt janė nė pajtim me Kushtetutėn. Pėrveē kėsaj shfuqizimi i pikės 6 tė nenit 42, do tė krijojė pėrshtypjen sikur ligji “Pėr pushtetin gjyqėsor ...” nuk e parashikon sanksionin disiplinor tė shkarkimit, gjė qė do tė krijonte keqkuptime nė kėtė drejtim, sepse njė sanksion qė e rregullon Kushtetuta nuk ėshtė jokushtetuese qė tė adaptohet edhe nė ligj.

Megjithatė, mendoj se nga pikėpamja e formulimit, neni 42 i ligjit “Pėr pushtetin gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė”, ka vend pėr pėrmirėsim. Sė pari, formulimi ekzistues duhet tė adaptonte standardin kushtetues, qė lidhet, nė mėnyrė tė veēantė, me masėn e shkarkimit tė gjyqtarit nga detyra, dhe konkretisht, atė qė ka tė bėjė me diskreditimin e rėndė tė pozitės dhe figurės. Konkretisht, nė kėtė nen, pasi numėrohen sanksionet nga “vėrejtja” deri tek “transferimi ...”, i cili do tė ishte paragrafi i parė i kėtij neni, nė paragrafin e dytė mund tė parashikohej se, “kur shkeljet e disiplinės tė parashikuara nė nenin 41 tė kėtij ligji gjykohet se kanė diskredituar rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit ndaj tij mund tė merret masa e shkarkimit nga detyra. Sidoqoftė, mendoj se kjo mangėsi nuk e bėn jokushtetuese kėtė dispozitė sepse plotėsohet nga neni 46 i ligjit. Sipas kėsaj dispozite:  “Gjyqtari qė shkarkohet nga detyra pėr njė nga arsyet e parashikuara nė Kushtetutė, ka tė drejtė tė ankohet ...”. Ky formulim nėnkupton se shkeljet e disiplinės tė pėrcaktuara nga neni 41 i ligjit, mund tė pėrbėjnė shkak pėr shkarkim vetėm kur kanė sjellė diskreditim tė rėndė tė pozitės dhe tė figurės, gjė qė vlerėsohet rast pas rasti nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė apo Gjykata e Lartė. Pra, jo ēdo shkelje e disiplinės qė parashikon neni 41 mund tė sjellė shkarkimin e gjyqtarit, por organi disiplinor (Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė) dhe Gjykata e Lartė, duke kombinuar nenin 41 me nenin 46 tė ligjit, pėr tė konkluduar nėse sjelljet e parashikuar nė dispozitėn e parė pėrbėjnė shkak pėr shkarkim nga detyra, duhet tė verifikojnė nėse kėto shkelje kanė diskredituar rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit.

Nė vendimin e Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės ė Lartė, ėshtė vėnė nė dyshim edhe kushtetutshmėria e interpretimit, nga ana e organit disiplinor (Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė), tė pikės 7 tė nenit 41 tė ligjit, dispozitė kjo, qė ka tė bėjė me shkeljen e disiplinės nėpėrmjet kryerjes sė veprimeve nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės ose moskryerja e veprimeve tė detyrueshme procedurale, kur nuk pėrbėn vepėr penale. Ėshtė e vėrtetė se gjendja e jokushtetutshmėrisė mund tė shkaktohet si nga vetė ligji, qė mund tė jetė jokushtetues, por edhe nė procesin e aplikimit tė ligjit. Rasti i fundit ka tė bėjė me atė qė, megjithėse ligji, nė vetvete, ėshtė nė pajtim me Kushtetutėn, organi qė e aplikon, psh., organi disiplinor, gjykata, e interpretojnė nė mėnyrė jokushtetuese.

Nė kėtė drejtim mendoj se, kontrolli i veprimtarisė sė gjyqtarit, bashkė me pasojat qė rrjedhin prej kėsaj pėr karrierėn e tij tė mėtejshme profesionale, ėshtė mjaft delikat nga pikėpamja kushtetuese. Kėtu ėshtė fjala pėr raportin e tendosur midis pavarėsisė sė gjyqėsorit, apo pavarėsisė sė gjyqtarit nė dhėnien e vendimeve, dhe mbikėqyrjes sė gjyqtarit, qė buron nga detyrimi i shtetit pėr tė garantuar njė drejtėsi efektive. Standardi qė pajton kėto interesa nė konflikt ėshtė qė mbikėqyrja ndaj gjyqtarit nuk duhet tė verė nė dyshim vendimet e dhėna nga gjyqtari qė janė rezultat i bindjes sė brendshme tė tij. Kjo ēėshtje verifikohet, rast pas rasti, nga ana e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė apo e Gjykatės sė Lartė nė interpretim tė pikės 7 tė nenit 41 tė ligjit “Pėr pushtetin gjyqėsor ...” duke parė se cilat