Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

150 vjetori i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Turqisë, 6 – 7 mars 2018

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit të Turqisë z. Ìsmail Rüştü CÌRÌT, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, dhe i përbërë nga z. Gani Dizdari, gjyqtar, dhe nga z. Eugen Papandile, Sekretari i Përgjithshëm, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të titulluar “150 vjetori i Gjykatës së Kasacionit”, si  dhe në veprimtaritë festive që u organizuan me rastin e 150-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Turqisë. Punimet e konferencës u zhvilluan në Ankara, Turqi, në datat 6 - 7 mars 2018 dhe veprimtaritë postkonferencë në datën 8 mars 2018.

Ishte me shumë interes ndjekja e prezantimeve dhe diskutimeve gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare të fokusuara në rolin e Gjykatës së Kasacionit në sistemin gjyqësor turk.

Këtë konferencë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Binali Yildirim, si dhe personalitete të tjera të shquara të vendit. Po ashtu, kryesuesit e delegacioneve pjesëmarrëse morën pjesë në një drekë zyrtare të shtruar për nder të tyre nga Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mbetet tërësisht e angazhuar për të vazhduar më tej bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave të përbashkëta mes gjykatave supreme, duke ndarë bindjen se veprimtari të tilla luajnë një rol shumë të rëndësishëm në intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.