| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

22 – 24 korrik 2009

Me rastin e 15 vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Moldavisë, Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare me temë “Vlerat kushtetuese si faktorë themelorë për stabilitetin e rendit demokratik,” e cila i ka zhvilluar punimet në Kishinau, Moldavi, në datat 22 – 24 korrik 2009.

Në këtë veprimtari, Gjykata Kushtetuese është përfaqësuar nga Z. Xhezair Zaganjori, anëtar i gjykatës, dhe Z. Durim Kadiu, drejtor i Kabinetit të Kryetarit.

Gjatë sesionit të tretë të punimeve të kësaj Konference Ndërkombëtare Z. Zaganjori ka mbajtur edhe një fjalë me temë: “Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese nga këndvështrimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – rasti shqiptar,” e cila do të publikohet në përmbledhjen e materialeve të Konferencës.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.