| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Ankara, Turqi, 28 - 30 prill 2005

Me ftesë të z. Mutafa Bumin, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga z. F. Abdiu, gjyqtar dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, z. I. Shurdhi, shef i Kabinetit të Kryetarit, dhe z. Luan Pirdeni, Drejtor i Studimeve, bëri një vizitë zyrtare në Turqi. Sipas programit të vizitës, delegacioni mori pjesë në punimet e Simpoziumit me temë "Çështje të Harmonizimit të Kushtetutës Turke me Kushtetutën Evropiane", i cili i zhvilloi punimet në Ankara nga data 28 deri me 30 prill 2005. Në punimet e simpoziumit morën pjesë gjyqtarë kushtetues, profesorë konstitucionalistë nga Turqia dhe vendet të ndryshme të Evropës. Në datat 1 dhe 2 maj 2005 delegacioni zhvilloi, sipas programit, vizita në Ankara dhe Stamboll.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.