| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Bled, Sloveni, 29 - 30 shtator 2005

Në datat 29 - 30 shtator 2005, në qytezën Bled të Slovenisë u mbajt Konferenca e III e Sekretarëve të Përgjithshëm të Gjykatave Kushtetuese, anëtare të Komsionit të Venecias, në të cilën muarën pjesë z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, i shoqëruar nga z. L. Pirdeni, drejtor.

Konferenca bëri objekt debatesh e shkëmbimi përvoje çështje të tilla si organizimi i punës së këshilltarëve ligjorë pranë gjyqtarëve kushtetues, roli i teknologjisë së informacionit dhe marrëdhëniet e gjykatës me publikun. Kjo veprimtari u organizua në kuadër të Programit të përbashkët të gjykatave kushtetuese me Komisionin e Venecias.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.