Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Ceremonia e vitit të 9-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prishtinë, 25 – 26 tetor 2018.

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate, z. Bashkim Dedja, mori pjesë në kremtimet e vitit të 9-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Me këtë rast u organizua një ceremoni solemne në sallën “Beethoven” të hotelit “Emerald” në Prishtinë, ditën e enjte, më 25 tetor 2018.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, Kryetari i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Maltës, Gjykata Kushtetuese e Letonisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Fjalimi i rastit u mbajt nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe Kryetari i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio. Më pas, për nder të delegacioneve u organizua edhe një program social.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.