Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Forumi i parë i rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN), Strasburg, Francë, 16 qershor 2017

 Me ftesë së z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në datën 16.06.2017 është zhvilluar në Strasburg, Francë, Forumi i parë i Rrjetit të Gjykatave Supreme, (SCN) një platformë e konceptuar për forcimin e dialogut mes GJEDNJ-së dhe Gjykatave Supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ku Gjykata Kushtetuese bën pjesë që nga data 8 dhjetor 2016. Në këtë forum, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua nga znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit dhe pika e kontaktit e Gjykatës Kushtetuese me GJEDNJ-në, u diskutua mbi këtë instrument të ri komunikimi dhe bashkëpunimi, si thelbësor për përthithjen e vendimeve të GJEDNJ nga gjykatat kombëtare. Gjithashtu, ky forum e vuri theksin edhe mbi rëndësinë që ka protokolli i 16 i KEDNJ-së   për shtetet anëtare të Konventës.
 
Pjesëmarrësit në forum, të gjithë pika kontakti të gjykatave të tyre respektive me GJEDNJ-në, ndanë përvojat e deritanishme, si dhe dhanë mendime për zhvillimin e mëtejshëm të platformës dhe forcimin e dialogut në nivel kombëtar horizontalisht mes gjykatave supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ashtu si dhe vertikalisht mes tyre dhe GJEDNJ-së.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.