| Bookmark and Share

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, Francë, 28 janar 2011.

Me ftesë të Zotit Jean – Paul Costa, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga Zj. Ela Elezi, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Seminarin me temë: “Cilat janë limitet e interpretimit evolutiv të Konventës,” i organizuar me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor 2011 të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Po ashtu, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese mori pjesë edhe në Seancën Solemne të zhvilluar në kuadër të kësaj veprimtarie.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.