| Bookmark and Share

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Strasburg, Francë, 26 janar 2018

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut u zhvillua në 26 janar 2018. Me ftesë të z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës, z. Aleksandër Toma, drejtori i Kabinetit, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me këtë rast: në seminarin dhe në Seancën Solemne të Hapjes së Vitit Gjyqësor.

Seminari i organizuar këtë vit kishte temën: “Autoriteti i gjyqësorit” dhe mblodhi kryetarë të gjykatave supreme dhe gjykatave kushtetuese të shteteve anëtare të Këshillit të Europës si dhe shumë personalitete të shquara të fushës së gjyqësorit.

Seminari vijoi me Seancën Solemne të Hapjes së Vitit Gjyqësor 2018 të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës Europiane të Drejtësisë z. Koen Lenaerts i cili mbajti fjalimin me temë “GJEDNJ dhe GJED: Krijimi i sinergjive në fushën e mbrojtjes të së Drejtave Themelore”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.