| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, Francë, 25 janar 2013

Me ftesë të  Z. Dean Spielmann,  Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,  i shoqëruar nga Z. Aleksandër Toma,  Drejtor i Kabinetit, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në seminarin  me temë: “Zbatimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në kohën e krizës ekonomike”, që u organizua me këtë rast.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese mori pjesë dhe në Seancën Solemne të zhvilluar në kuadër të kësaj veprimtarie, ku ishin pjesëmarrës përfaqësues të Institucioneve të Drejtësisë nga të gjitha vendet e BE-së

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.