Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që u zhvillua në 30 janar 2015, si dhe në seminarin e organizuar me këtë rast me temë: “Subsidiariteti: një monedhë me dy anë? 1. Roli i mekanizmit të Konventës. 2. Roli i autoriteteve kombëtare.”