| Bookmark and Share

Konferenca e 12-të Ndërkombëtare e Kryegjyqtarëve të Botës, New Delhi, Lucknow, Indi, në datat 7 – 13 dhjetor 2011

Me ftesë të Zotit Jagdish Gandhi, Themelues – Drejtor i City Montessori School, si dhe drejtues i Konferencës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Zoti Bashkim Dedja, mori pjesë në punimet e Konferencës së 12-të Ndërkombëtare të Kryegjyqtarëve të Botës me temë: “Forcimi i ligjit dhe qeverisja globale si nevojë e kohës, me qëllim mbrojtjen e së ardhmes së dy bilion fëmijëve në mbarë botën dhe gjeneratave që do lindin,” si dhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast, të cilat u zhvilluan në datat 7 – 13 dhjetor 2011, në Lucknow, New Delhi, India.

Konferenca e 12-të Ndërkombëtare e Kryegjyqtarëve të Botës u zhvillua në vijimësi të konferencave të mëparshme të organizuara nga Shkolla Montessori, dhe kishte si synim nxitjen e debateve dhe ndërmarrjen e të gjithë hapave të nevojshëm për të zhvilluar dhe zbatuar parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të përgjithshme të ligjit, të pranuara nga shtetet, me qëllim për të ndaluar çdo formë të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Gjatë punimeve të Konferencës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z.Bashkim Dedja mbajti edhe një referat me temë “Roli i Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit  të së drejtës,” që u prit me mjaft interes nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari të rëndësishme.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.