| Bookmark and Share

Konferenca e XVII-të e Gjykatave Kushtetuese Evropiane - Rrethi i Kryetarëve, Batumi, Gjeorgji, 9 – 11 shtator 2015.

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetari i gjykatës, z. Fatmir Hoxha, gjyqtar dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Rrethin e Kryetarëve (Mbledhja Përgatitore) që u zhvillua në kuadër të Konferencës së XVII-të të Gjykatave Kushtetuese Evropiane, në Batumi të Gjeorgjisë, nga data 9 deri në 11 shtator 2015.

Kryetarët pjesëmarrës në Mbledhjen Përgatitore të Rrethit të Kryetarëve që përfaqësojnë 41 vende anëtare me të drejta të plota, mes tyre edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, vendosën mbi kuadrin organizativ të Kongresit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në 2017.

Rrethi i Kryetarëve (Mbledhja Përgatitore) vijoi me Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë me temë: “Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Gjykatat Kushtetuese dhe institucionet ekuivalente : sfidat për dialog.”

Fillimin e punimeve të kësaj Konference e përshëndetën Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë dhe njëherazi Kryetar i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, z. George Papuashvili, nga Presidenti i Gjeorgjisë, z. Giorgi Margvelashvili, nga Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, z. Davit Usupashvili, si dhe nga Ministrja e Drejtësisë së Gjeorgjisë znj. Tea Tsulukiani.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.