| Bookmark and Share

Konferencë Ndërkombëtare me rastin e 25 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, 22-24 qershor 2016

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Mag. Miroslav Mozetič, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, dhe z. Gani Dizdari, gjyqtar, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare dhe veprimtaritë e tjera që u organizuan me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë.
 
Konferenca ndërkombëtare u organizua në tri sesione, me prezantime nga kryetarë të gjykatave kushtetuese, te Belgjikës, Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Cekise Hungarise e Kroacisë etj., si dhe me pyetje e diskutime të shumta rreth çështjeve të qe lidhen me jurisprudencen e gjykimit kushtetuese ne funksion te mbrojtjes te drejtave te njeriut, si dhe per rolin e Gjykatave Kushtetuese ne sundimin e Ligjit ne vendet ne tranzicion, duke u dhënë mundësinë pjesëmarrësve për një shkëmbim të gjerë e të frytshëm të opinioneve dhe ideve.

Delegacionet e gjykatave kushtetuese u pritën edhe nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Sh.T. Z. Borut Pahor, i cili për nder të tyre shtroi një darkë zyrtare.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.