| Bookmark and Share

Konferencë Ndërkombëtare me temë “Evoluimi i Kontrollit Kushtetues në Europë: mësimet e marra dhe sfidat e reja”, Kishinau, Moldavi, 2 – 3 mars 2017.

Me ftesë të z. Alexandru TĂNASE, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Moldavisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Gani Dizdari, gjyqtar, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Evoluimi i Kontrollit Kushtetues në Europë: mësimet e marra dhe sfidat e reja”, e cila u zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 2 – 3 mars 2017.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 80 zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, duke përfshirë kryetarë dhe anëtarë nga më shumë se 20 Gjykata Kushtetuese, përfaqësues të Gjykatës së Përgjithshme të BE-së, si dhe Kryetari i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio.

Punimet e Konferencës Ndërkombëtare u organizuan në tri sesione të cilët trajtuan temat e mëposhtme: “Zgjerimi dhe evoluimi i kontrollit kushtetues në Europë: tendencat e reja”, “Marrëdhëniet e institucioneve të kontrollit kushtetues me gjykatat ndërkombëtare dhe europiane”, si dhe “Pavarësia e gjykatës kushtetuese si një parakusht për efikasitetin e misionit të saj”.

Me përfundimin e punimeve të konferencës, Gjykata Kushtetuese e Moldavisë organizoi edhe një program social për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet të rëndësishëm.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.