Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Kongresi i XIX-të Ndërkombëtar i të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane Regensburg, Moldavi, 8 – 9 qershor 2017.

Me ftesë të Prof. Dr. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit, si dhe znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, morën pjesë në Kongresin e XIX-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane. Punimet e Kongresit këtë vit u zhvilluan në Kishinau, Moldavi, në datat 8 – 9 qershor 2017.
 
Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare, e cila jep mundësinë jo vetëm për të thelluar njohuritë në fusha të ndryshme të së drejtës, por edhe për të diskutuar zhvillimet aktuale kushtetuese me gjyqtarë kushtetues të vendeve të ndryshme dhe me akademikë të njohur në mbarë botën.
 
Gjatë punimeve të këtij Kongresi Dr. Arta Vorpsi bëri prezantimin me temë: “Testi i proporcionalitetit dhe ndikimi i tij në mbrojtjen e të drejtave të individit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë”
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.