| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Kongresi i XVI-të i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane, Vjenë, 12 – 14 Maj 2014

Kongresi i XVI-të i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane, i organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Austrisë, u zhvillua në Vjenë, në datat 12 – 14 maj 2014. Në këtë aktivitet, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është përfaqësuar nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar i kësaj Gjykate, dhe Z. Sokol Berberi, gjyqtar.

Kongreset, të cilat organizohen nga Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Europiane çdo tri vjet, përbëjnë një forum pan-Europian tejet të rëndësishëm për shkëmbimin multilateral të përvojave dhe ideve brenda zonës Europiane. Tema e Kongresit të këtij viti ishte “Bashkëpunimi i Gjykatave Kushtetuese në Europë – Situata aktuale dhe perspektiva.” Në kuadër të temës kryesore të Kongresit dhe mbi bazën e raporteve kombëtare të paraqitura nga secila prej gjykatave kushtetuese, Kongresi u fokusua në tri nën-temat e mëposhtme: “Gjykatat Kushtetuese ndërmjet të Drejtës Kushtetuese dhe të Drejtës Europiane, Ndërveprimi midis Gjykatave Kushtetuese, dhe Ndërveprimi midis Gjykatave Europiane.”

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.