| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Kongresi i XV-të Ndërkombëtar i Drejtësisë Kushtetuese Evropiane dhe të Krahasuar, Regensburg, Gjermani, 31 Maj-1 Qershor 2013

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, mori pjesë në Kongresin e XV-të Ndërkombëtar të Drejtësisë Kushtetuese Evropiane dhe të Krahasuar, që u zhvillua në Regensburg në datat 31 maj-1 qershor, 2013. Kongresi u organizua nga Universiteti i Regensburgut, Katedra Jean Monnet, nën kujdesin e Prof. Dr. Rainer Arnold si dhe në bashkëpunim me Fondacionin për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ). Ky aktivitet i përvitshëm mbledh gjyqtarë nga gjykatat kushtetuese të vendeve të ndryshme, si dhe lektorë dhe akademikë nga universitete evropiane, të cilët referojnë dhe diskutojnë lidhur me tema me interes të përbashkët.



 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.