Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Kongresi i XX-të Ndërkombëtar i të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane, Gdańsk, Poloni, 21 dhe 22 shtator 2018

Me ftesë të Prof. dr. dres.h.c. mult. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, dhe Prof. dr. hab. Andrzej Szmyt, Profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Gdańsk, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe  znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, ka marrë pjesë në Kongresin e XX-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane, i cili këtë u zhvilua në Gdańsk, Poloni, në datat 21 dhe 22 shtator 2018.
 
Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare, e cila jep mundësinë jo vetëm për të thelluar njohuritë në fusha të ndryshme të së drejtës, por edhe për të diskutuar zhvillimet aktuale kushtetuese me gjyqtarë kushtetues të vendeve të ndryshme dhe me akademikë të njohur në mbarë botën. Tema e Kongresit të këtij viti ishte: “Zhvillimet e së drejtës kushtetuese nëpërmjet drejtësisë kushtetuese: Vendimet historike dhe ndikimi i tyre në kulturën kushtetuese”.
 
Gjatë punimeve të këtij Kongresi Dr. Arta Vorpsi mbajti një prezantim me temë: “Përpjekjet e gjykatës kushtetuese për të ndikuar në kulturën kushtetuese – reflektime lidhur me “dinjitetin njerëzor” dhe “ligjin për lustracionin”.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.