Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Përgënjeshtrim lajmi nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha
 
Në kronikat televizive të datës 02.02.2017 është njoftuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë, midis të cilëve është përmendur edhe emri i znj. Vitore Tusha, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. 
 
Në këtë situatë, gjyqtarja Vitore Tusha vlerëson të bëjë me dije të gjitha mediat dhe opinionin publik se të gjitha lajmet e përhapura në kronikat televizive dhe të reflektuara më tej edhe në gazetat dhe portalet on line lidhur me personin e saj janë të pavërteta.
 
Gjithashtu, gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.