| Bookmark and Share

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 14.04.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike)

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Shqipërisë, Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë
 
Objekti: Deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 5; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës II (nenet 19-58); nenit 61; nenit 103; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës III (nenet 117-156); nenit 159; paragrafit 5 të nenit 169; neni 235; të pjesës VI; si dhe nenit 285, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë,  bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/c të Kushtetutës, si dhe nenet 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 5; nenit 61, nenit 103, nenit 159 dhe nenit 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

- Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.


© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.