NJOFTIM PËR MEDIAN
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 16.06.2017 shqyrtoi çështjen me palë:
KËRKUESE: GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË KORÇË
OBJEKTI: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 6/1 të ligjit nr.5/2016, datë 04.02.2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, pasi analizoi parashtrimet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, si gjykata referuese në gjykimin incidental, në mbështetje të nenit 68 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
VENDOSI:
- Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.