NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 18.07.2017, pasi shqyrtoi kërkesën që u përket palëve:
KËRKUESE: Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut
SUBJEKTE TË INTERESUARA: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Punëve të Brendshme
OBJEKTI: Shfuqizimi si antikushtetues i ligjit nr.19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”te ndryshuar:
VENDOSI:
- Rrëzimin e kërkesës.