REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST/E)
Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, neni 22 dhe 26, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, bazuar në ligjin nr. Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për një vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm-kategoria III-B.
Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit të Gjykatës Kushtetuese.
Vetëm në rast se për këtë pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ai është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.
Përshkrimi i detyrave që kryen specialisti/ja i/e Auditit të Brendshëm
a. ndihmon titullarin të identifikojë dhe të vlerësojë risqet në institucion;
b. vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve;.
c. mbështetet institucionin në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në:
• identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;
• përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin;
• besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit financiar dhe operacional.
d. ruajtjen e aseteve dhe të informacionit;
e. jep rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare.
f. dhënia e vlerësimeve objektive, opinioneve ose përfundimeve të pavarura për një proçes, sistem ose një çështje tjetër që mbulohet nga auditimi.
g. në konsultim paraprak me titullarin e institucionit dhe me miratimin e tij, harton programin vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore;
h. siguron që në keto programe, auditimet do te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve;
i. realizon vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, qe mund te kerkohen nga titullari i institucionit;
j. specialisti/ja i/e Auditit të Brendshëm raporton tek titullari i institucionit
KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Afati për dorëzimin e dokumenteve per proçedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon me datën 14.09.2020 dhe përfundon në datën 24.09.2020.
Kushtet minimale qe duhet te plotësojë kandidati për ketë procedure janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose Shumë mirë”;
d) Te plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
Kritere të veçanta për pozicionin e Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm
a) Të ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor në shkencat ekonomike
b) Të ketë mbi 5 vite punë në profesion si auditues i brendshëm apo i jashtëm
c) Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”
d) Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij dhe atyre financiare;
e) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
f) Eksperienca e punës në një kompani auditimi është një avantazh
g) Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;
h) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
i) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra
Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të dokumenteve (24.09.2020), bën verifikimin paraprak te kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatet, të cilët rezultojnë te pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (29.09.2020 – 01.10.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit te afatit te ankimit (deri në datën 06.10.2020).
Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:
- Lloji i proçedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose pranim në shërbimin civil); emri dhe mbiemri i kandidatit; adresa e saktë e banimit; numri i telefonit dhe celularit; adresa e
e-mail-it; data e kërkesës; emri, mbiemri me shkrim dore si dhe nënshkrimi;
3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master).
5. Lista e notave te diplomës ose krediteve të marra.
6. Fotokopje e librezës se punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
7. Fotokopje e kartës së identitetit (ID).
8. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
9. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
10. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria qe nuk është në ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
14. Urdhrin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
15. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
16. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo te tjera te përmendura në jetëshkrim.
Mënyra e dorëzimit te dokumentacionit te kërkuar:
Kandidati/ja duhet te dorëzojë brenda afatit te caktuar dokumentacionin e kërkuar si me poshtë:
- Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore.
- Me postë (data e postimit me postë të jetë brenda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumentave).
Fusha e njohurive për kandidatët që do të testohen do të jetë:
• Njohuri për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
• Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese
• Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë"
• Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin"
• Ligjin nr.25/2018, date 10.05.2018, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare"
• Ligjin nr. 44/2015 "Kodi i Proçedurës Administrative
• Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
• Udhëzim i MF Nr. 17, datë 25.7.2011 për “Përmbushjen e inspektimit financiar publik dhe kontrollin e cilësisë”.
• Udhëzimi i MF nr. 12, datë 05.06.2012 mbi “Procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në sektorin publik”
Kandidatët gjatë testimit do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit të pozicionit të punës dhe detyrave që kryen.
b. Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
Mënyra e vlerësimit te kandidateve
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga KBLP. Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin e dokumentacionin tjetër të dorëzuar, si dhe për intervistën e strukturuar. Intervista do te zhvillohet në mjediset e Gjykatës Kushtetuese me datën 09.10.2020.
Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatet është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në VKM 243, datë 18.03.2018, i ndryshuar. Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidateve, është si me poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për çdo fazë të proçedurës për kandidatët do të bëhet me e-mail, celular dhe sipas rastit në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e "Shërbimit Kombëtar te Punësimit".
Grafiku i datave të zhvillimit te proçedurës me lëvizje paralele:
Dorëzimi dokumenteve: 14.09.2020 deri me 24.09.2020
Shpallja e listës paraprake te kandidatëve 28.09.2020
Ankimi për kualifikimin paraprak 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak deri ne 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit
Intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar 09.10.2020
Njoftimi i vendimit të KBLP nga njësia përgjegjëse 13.10.2020
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: deri ne 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit
Intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar 13.10.2020
Njoftimi i vendimit të KBLP nga njësia përgjegjëse 13.10.2020
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin: deri në 3 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e fituesit: 26.10.2020
Akti i emërimit: 26.10.2020
KUSHTET PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
Nëse plotësimi i vendit të lirë ne pozicionin Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm-kategoria III-B në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton i paplotësuar do të ndiqet proçedura për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta dhe ato të përgjithshme të nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Afati për dorëzimin e dokumenteve për proçedurën e pranimit në shërbimin civil fillon në datën 14.09.2020 dhe përfundon në datën 29.09.2020.
Kushtet minimale qe duhet te plotësojë kandidati për këtë procedure janë:
a. Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;
b. të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim
Kritere të veçanta për pozicionin e Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm
a) Të ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor në shkencat ekonomike
b) Të ketë mbi 5 vite punë në profesion si auditues i brendshëm apo i jashtëm
c) Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”
d) Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij dhe atyre financiare;
e) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
f) Eksperienca e punës në një kompani auditimi është një avantazh;
g) Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;
h) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
i) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra
Konkurrimi për procedurën e pranimit në shërbimin civil:
1) verifikimin paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lire, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
2) vlerësimin e kandidatëve.
Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, brenda datës 15.10.2020, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme e të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik e cila do të publikohet në datën 16.10.2020. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (nga data 17.10.2020 deri në datën 21.10.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit (deri në datën 27.10.2020).
Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:
- Lloji i proçedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose pranim në shërbimin civil); emri dhe mbiemri i kandidatit; adresa e saktë e banimit; numri i telefonit dhe celularit; adresa e
e-mail-it; data e kërkesës; emri, mbiemri me shkrim dore si dhe nënshkrimi;
3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master).
5. Lista e notave te diplomës ose krediteve të marra.
6. Fotokopje e librezës se punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
7. Fotokopje e kartës së identitetit (ID).
8. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
9. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
10. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
14. Urdhrin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
15. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
16. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo te tjera te përmendura në jetëshkrim.
Mënyra e dorëzimit te dokumentacionit te kërkuar:
Kandidati/ja duhet te dorëzojë brenda afatit te caktuar dokumentacionin e kërkuar si me poshtë:
- Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore.
- Me postë (data e postimit me postë të jetë brenda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumenteve).
Fusha e njohurive për kandidatët që do të testohen do të jetë:
• Njohuri për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
• Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese
• Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë"
• Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin"
• Ligjin nr.25/2018, date 10.05.2018, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare"
• Ligjin nr. 44/2015 "Kodi i Proçedurës Administrative
• Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
• Udhëzim i MF Nr. 17, datë 25.7.2011 për “Përmbushjen e inspektimit financiar publik dhe kontrollin e cilësisë”.
• Udhëzimi i MF nr. 12, datë 05.06.2012 mbi “Procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në sektorin publik”
Kandidatët gjatë testimit do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit të pozicionit të punës dhe detyrave që kryen.
b. Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
Mënyra e vlerësimit te kandidateve
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) Vlerësimi i kandidatëve.
Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen:
a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
b) vlerësimi me shkrim;
c) intervista e strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në proçesin e vlerësimit të jetëshkrimit.
Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë.
KPP-ja, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë. Lista me renditjen e kandidatëve sipas pikëve, i dërgohet nga KKP njësisë përgjegjëse brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga përpilimi i saj.
Kandidatët, që kanë marrë më pak se 70 pikë (70% të pikëve), renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse.
Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohen në datën 29.10.2020 në mjediset e Gjykatës Kushtetuese.
Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për çdo fazë të proçedurës për kandidatet do të bëhet me e-mail, celular dhe sipas rastit në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e "Shërbimit Kombëtar të Punësimit".
Grafiku i datave të zhvillimit të proçedurës me pranim në shërbim civil:
Dorëzimi i dokumenteve: 14.09.2020 deri me 29.09.2020
Shpallja e listës paraprake te kandidatëve
te kualifikuar: 16.10.2020
Ankimi për kualifikimin paraprak 5 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: deri në 5 ditë kalendarike nga data e
përfundimit te ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar: 28.10.2020
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar
me kandidatët e kualifikuar 29.10.2020
Njoftimi i vendimit të KPP nga njësia përgjegjëse 02.11.2020
Ankimi për vlerësimin e KPP-së: 5 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e
përgjigjes për vlerësimin: deri në 5 ditë kalendarike nga data e
përfundimit të ankimit
Shpallja e fituesit: 16.11.2020
Akti i emërimit: 18.11.2020
Gjykata Kushtetuese
Tiranë, më 14.09.2020