| Bookmark and Share

Njoftim mbi konkurrimin për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm-kategoria III-B”

Ju bëjmë me dije se konkurrimi për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit të lartë Audit i Brendshëm-kategoria III-B” nuk u plotësua nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele.

Për sa më lart, Njësia përgjegjëse njofton se do të kalojë në proçedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kriteret e paraqitura për proçedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil. Gjithashtu kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta dhe ato të përgjithshme të nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Afati për dorëzimin e dokumentave për proçedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive ka filluar në datën 14.09.2020 dhe përfundon në datën 29.09.2020.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,


DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE

Datë, 28.09.2020.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.