Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të vendimit nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore shpall fitues znj. Edmira Babaj (Pacani) me 96 pikë për pozicionin “Drejtor në Drejtorinë Gjyqësore dhe Dokumentacionit-kategoria II-B”, me procedurën ngritje në detyrë.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 30.10.2020.