| Bookmark and Share

Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA KUSHTETUESE

Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates”

KERKESAT

I. Per vendin e punes ne pozicionin punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates .

1. Detyrat qe do te kryeje:

a) Zbatimi i masave te ruajtjes e sigurise ne ambientet e brendshme te

gjykates. Ne bashkepunim me policine e shtetit zbaton rregullat ruajtjes

objektit e disiplinon hyrje-daljet ne ambientet e brendshme te gjykates.

b) Kontrollon dhe mbasi sigurohet per pastertine e personave te jashtem qe

hyjne ne gjykate i pajis me leje hyrje, sipas formatit te caktuar.

c) Mbikqyr ne vazhdimesi nepermjet vezhgimit elektronik levizjen e

vizitoreve ne ambientet e brendshme dhe sigurohet qe ata te mbrijne dhe te

largohen nga ambientet e brendshme sipas destinacionit te lejuar.

d) Kontrollon gjendjen e ambienteve te brendshme, mbas mbarimit te orarit

te punes dhe i siguron ato. Sipas orarit te vendosur mbyll dyert e jashtme

te institucionit.

e) Pergjigjet per zbatimin e rregullit e solemnitetit gjate zhvillimit te

seancave gjyqsore.

f) Zbaton me korrektesi e maturi çdo urdher te dhene nga Kryetari i gjykates

gjate zhvillimit te seancave gjyqsore.

g) Ky punonjes kryen detyra te tjera te ngarkuar nga eproret e anetaret e

gjykates.

2. Kerkesat per kandidatet per vendin e punes ne pozicionin “punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates , jane:

· Te kete arsimin e mesem(me ose pa shkeputje nga puna).

· Te kete pervoje pune jo me pak, se 5 vjet.

· Te zoteroje dhe te jete i kualifikuar nga ana e njohurive tekniko-profesionale per ruajtjen e sigurine e brendshme ne gjykate.

· Te mos kete masa dhe denime administrative nga punedhenesit.

· Te kete aftesi te mira komunikimi.

· Te mos jete i denuar per vepra penale dhe te kete vleresim te mire te punes dhe zbatimit te disiplines ne pune.

3. Paga baze per vendin e punes se punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates eshte 28000 leke ne muaj+shyesat 1 %, per vjetersi dhe 20 % per veshtiresi.

4. Paraqitja e kerkesave dhe dokumentave:

· Paraqitja e kerkeses dhe dokumentave do te behet prane Kryetarit te Gjykates Kushtetuese, ose Drejtorise Personel-Administrates, brenda dates 16.09.2015.

· Kandidati/ja, qe ploteson kerkesat e vendit te punes duhet te paraqese nje kerkese per vendin e punes te shoqeruar me nje CV.

· Kandidati/ja, qe ploteson kerkesat e vendit te punes duhet te paraqese keto dokumenta:

· Nje kopje te noterizuar te diplomes se shkolles, se bashku me listen shoqeruese te notave.

· Nje kopje te çertifikateve e te kualifikimeve.

· Librezen e punes.

· Rekomandime nga dy punedhenesit e fundit, ne rast se ka.

· Deshmi te tjera(ne se ka), qe i çmon, se mund te vlejne per vleresimin e pergatitjes arsimore dhe pervojes profesionale.

1. Perzgjedhja dhe vleresimi:

· Perzgjedhja dhe vleresimi i kandidaturave per pozicionin “punonjesi i ruajtjes e sigurise se brendshme te gjykates do te shqyrtohet mbi bazen e CV-se, ngritjes tekniko-profesionale, kualifikimeve, pervojes ne pune dhe vleresimit te saj.

· Emerimi i kandidaturave te perzgjedhura do te bazohet ne nenin 12, te ligjit nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.

· Periudha e proves do te jete tre muaj nga data e emerimit.

Per me shume informacion per Gjykaten Kushtetuese dhe veprimtarine e saj mund te vizitoni edhe faqen tone ne internet: www.gjk.gov.al

Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose ne adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.26, Tirane.

GJYKATA KUSHTETUESE

Date 02.06.2015.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.