| Bookmark and Share

Njoftim per vende pune te lira ne administrate.

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise njofton, se kerkon te plotesoje ne administraten e saj dy vënde pune vakante në mënyrë të përkohshme në pozicionet:
 
I. Vëndi i punës vakant që krijohet në mënyrë të përkohshme në pozicionin:
 
‟Specialist/e i/e nivelit të lartë dhe i/e sekretarisë gjyqsore në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit”.
 
I.1 Detyrat kryesore që kryen specialisti/ja në këtë vënd pune:
a)  Kryen detyra që kërkojnë njohuri të thella profesionale në fushë;
b) Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave;
c) Detyrat/projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale;
d) Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike dhe planifikim të pavarur;
e) Detyrat e pozicionit të punës për këtë nivel identifikojnë mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave;
f) Diskutojnë rezultatet e punës me eprorin dhe i referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme. Eprori kontrollon punën vetëm përsa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj.

I.2  Detyra të veçanta të vëndit të punës:
a) Punon nën drejtimin e drejtorit të drejtorisë për të përgatitur njoftimet për kërkuesit dhe subjektet e interesuara për datën dhe orën e gjykimit të çështjes dhe të shpallë listën e gjykimit të çështjeve në stendën e gjykatës;
b) Te mbajë proçes verbalin gjyqësor dhe të zbardhë gjithe proçesin e zhvilluar në seancë plenare, projekt-vendimin, vendimin dhe materialet e tjera qe lidhen me çështjen sipas porosive të gjyqtareve;
c) Te kompletojë e të mbyllë dosjen gjyqsore duke pasqyruar në të, të gjitha materialet e saj dhe t’a dorëzoje atë të lidhur e të inventarizuar në arkivën e institucionit, konform rregullave përkatëse.

I.3 Zgjidhja e problemeve (kompleksiteti & pasoja):
a) Zakonisht e standardizuar dhe deri diku komplekse, problemet e hasura kërkojnë zgjidhje brenda politikave, parimeve dhe objektivave të përcaktuara për funksionin përkatës;
b)  Zgjidhjet e dhëna ndikojnë në punën e kolegëve dhe të njësisë organizative përkatëse.

I.4 Vendimmarrja (lloji & liria e veprimit):
a) Është e shpeshtë dhe e vazhdueshme, por brenda një tërësie standardesh administrative dhe/ose procedurash teknike;
b) Detyrat/projektet e caktuara kërkojnë analizë dhe planifikim; vendimmarrja lidhet dhe me identifikimin e alternativave për të përmirësuar procedurat dhe teknikat.

I.5 Mjedisi menaxherial (marrëdhënia e menaxhimit & fokusi i veprimtarisë):
a) Puna e specialistit të këtij niveli ndikon në rezultatet e të gjithë drejtorisesë dhe mbikëqyrja realizohet nga drejtori.

I.6 Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë vend pune janë:
a) Arsimi: Të ketë arsimin e lartë në profilin juridik(me shkëputje nga puna). Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
b) Të ketë notë mesatare 8, e lart.
c) Njohuri dhe aftësi:
Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me vendimmarrjen, politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione opinionesh (politikash) dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre.
d) Të ketë përvojë pune, si jurist jo më pak, se 2 vjet ose në pozicione të ngjashme.
e) Të zotërojë një gjuhë të huaj, anglisht, ose frëngjisht. Preferohet edhe nje gjuhë e huaj e dytë e vëndeve të BE. Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin dhe të shprehurit në gjuhët e huaja që ai/ajo zotëron, me shkrim dhe me gojë. Paraprakisht, duhet ti vërtetojë me diplomë pasuniversitare ose me dokumentacion ndërkombëtar, të njohur e të lëshuar nga institucione të specializuara e të çertifikuara për këto njohuri dhe aftësi. Këto aftësi do të vërtetohen më tej me një intervistë profesionale në përputhje me kërkesat e vendit të punës.
f) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.
g) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
h) Të jetë i aftë nga ana shëndetsore. Gjë të cilën duhet ta vërtetojë me raportin mjeko-ligjore etj.
 
I.7 Pagesa:
Paga për vëndin e punës në pozicionin ”specialist/e i/e nivelit të lartë dhe i sekretarisë gjyqsore në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit” është e klasës IV, kategoria IV-A(ish klasa III, kategoria III-b) + shtesa për pagën e grupit dhe +2% për vjetërsi pune.
I.8 Paraqitja e kerkesave dhe dokumentave:
a) Paraqitja e kerkeses dhe dokumentave do te behet prane Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ose Drejtorise Ekonomike dhe Burimeve Njerezore, brenda dates 31.10.2016.
b
) Kandidati/ja, qe ploteson kerkesat e vendit te punes duhet te paraqese
fotokopjen e dokumentave te meposhtme:
• Nje kerkese per punesim per vendin e punes te shoqeruar me nje
CV. Kerkesa te permbaje adresen e banimit, numer telefoni ose celulari dhe menyren e kontaktimit.
• Nje kopje te diplomes se shkolles se larte, se bashku me listen
shoqeruese te notave.
• Nje kopje te çertifikatave e te kualifikimeve pasuniversitare, ose te
kualifikimeve te tjera.
• Nje kopje te librezes se punes ose vertetime punësimi.
• Nje kopje te deshmise se zoterimit te gjuhes se huaj.
• Nje kopje e deshmise se zoterimit te kompjuterit.
• Deshmi te gjendjes gjyqsore.
• Rekomandime dhe vleresim pune nga punedhenesi i fundit(i dety-
• rueshem per nepunesit civile). 
• Deshmi te tjera(ne se ka), qe i çmon, se mund te vlejne per
vleresimin e pergatitjes arsimore dhe pervojes profesionale.
 
I.9 Afati i punësimit të përkohshëm:
a) Punësimi do të jetë i përkohshëm me një afat jo më të madh se 9 muaj, në
përputhje me periudhën kohore që vëndi i punës është përkohësisht i lire
për zëvëndësim.
I.10 Perzgjedhja dhe vleresimi:

a) Perzgjedhja eshte e hapur per te gjithe kandidaturat, fillimisht, per ato, brenda administrates se Gjykates Kushtetuese, nepermjet procedurave te transferimit te përkohshëm. Ne rast mos plotesimi me kandidatura te brendeshme do te behet konkurimi  dhe perzgjedhja me kandidatura nga jashte administrates se Gjykates Kushtetuese.
b) Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e brendeshme, qe plotesojne
kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore” ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”, do te bazohet ne CV, njohurite profesionale, kualifikimet dhe vleresimin e punes.
c) Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e jashtme, qe plotesojne
kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore” ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”, do te bazohet ne njohurite per Kushtetuten, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin per organizimin e funksionimin e Gjykates Kushtetuese, ligjin per statusin e nepunesit civil, ligjin per rregullat e etikes ne administraten publike, ligjin per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare, ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale, legjislacionin ne fuqi per sistemin e drejtesise ne Republiken e Shqiperise me aktet nenligjore qe rregullojne keto veprimtari, si dhe ne njohurite pro-fesionale ne fushen, ku do te konkuroje CV, njohurite profesionale, kualifikimet, vleresimin e punes etj.
d) Perzgjedhja dhe vleresimi do te behet per te gjithe kandidaturat, qe
plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”.
e) Emerimi i kandidaturave te perzgjedhura do te bazohet ne nenin 12, te ligjit nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.
 
_________________________

II. Vëndi i punës vakant që krijohet në mënyrë të përkohshme në pozicionin:

‟Specialist/e i/e nivelit të lartë i/e i kërkimeve, studimeve dhe botimeve ne Drejtorinë e Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve”.
 
II.1 Detyrat kryesore që kryen specialisti/ja në këtë vënd pune:
a) Kryen detyra që kërkojnë njohuri të thella profesionale në fushë;
b) Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave;
c) Detyrat/projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale;
d) Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike dhe planifikim të pavarur;
e) Detyrat e pozicionit të punës për këtë nivel identifikojnë mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave;
f) Diskutojnë rezultatet e punës me eprorin dhe i referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme. Eprori kontrollon punën vetëm përsa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj.
 
II.2 Detyra të veçanta të vëndit të punës:
a) Punon nën drejtimin e drejtorit të drejtorisë për përgatitjen e indeksit alfabetik dhe sistematik të vendimeve të gjykatës që botohen dhe publikohen;
b) Kryen studime dhe analiza periodike dhe jep ndihmesë të thelluar juridike lidhur me vendimarrjen e gjykates;
c) Përgatit dhe raporton për çdo çështje materiale bashkohore të jurisprudencës kushtetuese, praktikës së krahasuar me ato të GJNDNJ-së e të gjykatave kushtetuese, homologe;
d) Ndjek në vazhdimësi zbatimin e vendimeve të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese dhe informon për ecurine e tyre etj.

II.3 Zgjidhja e problemeve (kompleksiteti & pasoja):
a) Zakonisht e standardizuar dhe deri diku komplekse, problemet e hasura kërkojnë zgjidhje brenda politikave, parimeve dhe objektivave të përcaktuara për funksionin përkatës;
b)  Zgjidhjet e dhëna ndikojnë në punën e kolegëve dhe të njësisë organizative përkatëse.
 
II.4 Vendimmarrja (lloji & liria e veprimit):
a) Është e shpeshtë dhe e vazhdueshme, por brenda një tërësie standardesh administrative dhe/ose procedurash teknike;
b) Detyrat/projektet e caktuara kërkojnë analizë dhe planifikim; vendimmarrja lidhet dhe me identifikimin e alternativave për të përmirësuar procedurat dhe teknikat.
 
II.5 Mjedisi menaxherial (marrëdhënia e menaxhimit & fokusi i veprimtarisë):
a) Puna e specialistit të këtij niveli ndikon në rezultatet e të gjithë drejtorisesë dhe mbikëqyrja realizohet nga drejtori.
 
II.6 Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë vend pune janë:
a) Arsimi: Të ketë arsimin e lartë në profilin juridik(me shkëputje nga puna).
b) Të ketë notë mesatare 8, e lart.
c) Diploma “MND”, “Doktor” etj. në shkencat juridike është përparësi në kualifikim e përzgjedhje.
d) Njohuri dhe aftësi:
Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me vendimmarrjen, politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione opinionesh (politikash) dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre.
e) Të ketë përvojë pune, si jurist jo më pak, se 2 vjet ose në pozicione të ngjashme në institucione të së njëjtës kategori me Gjykatën Kushtetuese.
f) Të zotërojë një gjuhë të huaj, anglisht, ose frëngjisht. Preferohet edhe nje gjuhë e huaj e dytë e vëndeve të BE. Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin dhe të shprehurit në gjuhët e huaja që ai/ajo zotëron, me shkrim dhe me gojë. Paraprakisht, duhet ti vërtetojë me diplomë pasuniversitare ose me dokumentacion ndërkombëtar, të njohur e të lëshuar nga institucione të specializuara e të çertifikuara për këto njohuri dhe aftësi. Këto aftësi do të vërtetohen më tej me një miniintervistë profesionale në përputhje me kërkesat e vendit të punës.
g) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.
h) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
i) Të jetë i aftë nga ana shëndetsore. Gjë të cilën duhet ta vërtetojë me raportin mjeko-ligjore etj.
 
II.7 Pagesa:
Paga për vëndin e punës në pozicionin ”specialist/e i/e nivelit të lartë i/e i kërkimeve, studimeve dhe botimeve ne Drejtorinë e Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve” është e klasës IV, kategoria IV-A(ish klasa III, kategoria III-b) + shtesa për pagën e grupit dhe +2% për vjetërsi pune.
 
II.8 Paraqitja e kerkesave dhe dokumentave:
a) Paraqitja e kerkeses dhe dokumentave do te behet prane Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ose Drejtorise Ekonomike dhe Burimeve Njerezore, brenda dates 31.10.2016.
b) Kandidati/ja, qe ploteson kerkesat e vendit te punes duhet te paraqese
fotokopjen e dokumentave te meposhtme:
• Nje kerkese per punesim per vendin e punes te shoqeruar me nje
CV. Kerkesa te permbaje adresen e banimit, numer telefoni ose celulari dhe menyren e kontaktimit.
• Nje kopje te diplomes se shkolles se larte, se bashku me listen
shoqeruese te notave.
• Nje kopje te çertifikatave e te kualifikimeve pasuniversitare, ose te
kualifikimeve te tjera.
• Nje kopje te librezes se punes ose vertetime punësimi.
• Nje kopje te deshmise se zoterimit te gjuhes se huaj.
• Nje kopje e deshmise se zoterimit te kompjuterit.
• Deshmi te gjendjes gjyqsore.
• Rekomandime dhe vleresim pune nga punedhenesi i fundit(i dety-
• rueshem per nepunesit civile). 
• Deshmi te tjera(ne se ka), qe i çmon, se mund te vlejne per
vleresimin e pergatitjes arsimore dhe pervojes profesionale.
 
II.9 Afati i punësimit të përkohshëm:
a) Punësimi do të jetë i përkohshëm me një afat jo më të madh se 9 muaj, në
përputhje me periudhën kohore që vëndi i punës është përkohësisht i lire
për zëvëndësim.
 
II.10 Perzgjedhja dhe vleresimi:
a) Perzgjedhja eshte e hapur per te gjithe kandidaturat, fillimisht, per ato, brenda administrates se Gjykates Kushtetuese, nepermjet procedurave te transferimit te përkohshëm. Ne rast mos plotesimi me kandidatura te brendeshme do te behet konkurimi  dhe perzgjedhja me kandidatura nga jashte administrates se Gjykates Kushtetuese.
b) Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e brendeshme, qe plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore” ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”, do te bazohet ne CV, njohurite profesionale, kualifikimet dhe vleresimin e punes.
c) Perzgjedhja dhe vleresimi per kandidaturat e jashtme, qe plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore” ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”, do te bazohet ne njohurite per Kushtetuten, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin per organizimin e funksionimin e Gjykates Kushtetuese, ligjin
per statusin e nepunesit civil, ligjin per rregullat e etikes ne administraten publike, ligjin per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare, ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale, legjislacionin ne fuqi per sistemin e drejtesise ne Republiken e Shqiperise me aktet nenligjore qe rregullojne keto veprimtari, si dhe ne njohurite pro-fesionale ne fushen, ku do te konkuroje CV, njohurite profesionale, kualifikimet, vleresimin e punes etj.
d) Perzgjedhja dhe vleresimi do te behet per te gjithe kandidaturat, qe
plotesojne kerkesat e vendit te punes ne pozicionin ”specialist/e e nivelit te larte dhe i sekretarise gjyqsore ne Drejtorine Gjyqsore dhe te Dokumentacionit”.
e) Emerimi i kandidaturave te perzgjedhura do te bazohet ne nenin 12, te
ligjit nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.
 
Per me shume informacion per Gjykaten Kushtetuese dhe veprimtarine e saj mund te vizitoni edhe faqen tone ne internet: www.gjk.gov.al
Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose ne adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.26, Tirane.

GJYKATA KUSHTETUESE

Tirane, me 03.10.2016. 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.