| Bookmark and Share

Njoftim për vënde pune të lira për ndihmës magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjorpranë Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 8577 datë 10.02.2000, ndryshuar me Ligjin nr 99/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, në nenin 56 dhe 160, të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, shpall 3 vende të lira për ndihmës magjistrat në Njësinë e Shërbimit ligjor pranë kësaj gjykate.
 
Të gjitha aplikimet dhe dokumentacioni që kërkohet duhet të dorëzohen, brënda  periudhës 20 nëntor 2018, deri më 20 dhjetor 2018, në një nga format e dhëna më poshtë:

• Kërkesa nga aplikanti, pranë institucionit të Gjykatës Kushtetuese në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 26, Tiranë, çdo ditë nga dita e Hënë deri ditën e Premte, nga ora: 09:00-16:00.
• Nëse aplikimi do të bëhet në rrugë postare, duhet të kryhet brënda datës 06 mars 2018, dhe duhet të shoqërohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.
• Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati të dorëzojë një kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1) Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
2) Kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi i cili administron dosjen përkatëse të magjistratit.
 

Tiranë më 20.11.2018

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.