| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

PUBLIKIM

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.99/2016, 
 
Njofton:
 
Se kërkesat e paraqitura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, përkatësisht, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 24/1 të ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”,  dhe, “Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 28/1 të ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”, kanë kaluar per shqyrtim në seancë plenare, gjykimi i tyre do te behet mbi bazë dokumentash.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.