| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në veprimtarinë kushtuar 20-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Armenisë, 8-10 Tetor 2015

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Armenisë, Komisioni i Venecias dhe Organizata Ndërkombëtare “Konferenca e organeve të kontrollit kushtetues të vendeve të demokracive të reja” organizuan në Erevan (Armeni) nga 08 deri 10 tetor 2015, konferencën ndërkombëtare të titulluar “Roli i gjykatave kushtetuese në forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor: qasje teorike dhe sfidat e aktuale”.
Konferenca i kushtohej 20-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Armenisë dhe 20–vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Armenisë.

Në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë pjesë në disa nga konferencat ndërkombëtare që ka organizuar Gjykata Kushtetuese e Armenisë. Në këtë Konferencë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua nga znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.