Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në 25-vjetorin e krijimit të Tribunalit Kushtetues të Andorrës, 11-14 korrik 2018.

Me ftesë të Kryetarit të Tribunalit Kushtetues të Andorrës, z. Isidre Molas Batllori, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetari i kësaj Gjykate, dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Gjykatat Kushtetuese, garanci për cilësinë e demokracisë në shoqëri”, e cila u organizua me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Tribunalit Kushtetues të Principatës së Andorrës në datat 12-13 korrik 2018, në Andorra la Vella.

Pjesëmarrësit në konferencën dy ditore, të cilët ishin përfaqësues nga 44 gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente, diskutuan rreth kompetencave dhe mbrojtjes së gjykatave kushtetuese, garantimit të ndarjes së pushteteve dhe të drejtave themelore, statusit të pavarësisë së gjyqtarëve kushtetues.

Veprimtaritë post-konferencë për pjesëmarrësit në këtë përvjetor të Tribunalit Kushtetues andorran vijuan me një pritje në Parlamentin e Andorrës nga vetë Kryetari i këtij Parlamenti, z. Vicenç Mateu Zamora, dhe me një tjetër pritje zyrtare në Ambasadën e Francës në Andorra në datën 14 korrik 2018 me rastin e festës kombëtare të Francës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.