| Bookmark and Share

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në takimin online të Rrjetit të Gjykatave Supreme, forum i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, datë 11 Qershor 2021.

Në datën 11.06.2021, znj. Elsa Toska, gjyqtare dhe përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në Rrjetin e Gjykatave Supreme (SCN) - pranë GJEDNJ-së, mori pjesë në takimin vjetor online me temë: “Menaxhimi i çështjeve dhe konsistenca e vendimmarrjes - perspektiva e gjykatave kombëtare dhe e GJEDNJ-së”.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, u prezantuan tema lidhur me kërkimin, si një mjet që duhet përdorur në funksion të qëndrueshmërisë të jurisprudencës, si dhe të pasurimit dhe të evoluimit të saj nëpërmjet praktikave më të mira të gjykatave të ndryshme në këtë aspekt.

Në kete takim u theksua  rendësia e qëndrueshmërisë së vendimmarrjes dhe fokusin që duhet të kenë gjykatat në këtë drejtim, por dhe sfidat që i shoqërojnë ato, si në nivel të GJEDNJ-së, ashtu dhe në nivel kombëtar.

11    11

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.