| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese në seminarin me temë “Bashkëveprimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e zakonshme”, Prishtinë, Kosovë, 13 qershor 2013

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit Z. Aleksandër Toma, mori pjesë në seminarin me temë “Bashkëveprimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e zakonshme”, që u zhvillua në Prishtinë, në 13 qershor 2013.

Seminari u organizua nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX).

Aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Z. Charles L. Smith III, si dhe nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Z. Fejzullah Hasani.

Në prezantimin e tij Z. Bashkim Dedja u fokusua në çështje lidhur me vendin dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në sistemin gjyqësor, marrëdhëniet mes Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të zakonshme në Shqipëri dhe jurisprudenca përkatëse, sfidat në marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të zakonshme, avantazhet dhe dizavantazhet në procesin e fuqizimit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet zgjerimit të kompetencave të saj dhe rëndësia e kontrollit në sistemin kombëtar gjyqësor të Shqipërisë, si dhe praktikat më të mira në rajon, në veçanti në Shqipëri, në shmangien dhe kapërcimin e përplasjes së mundshme në praktikën gjyqësore mes Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të zakonshme.

Referuan në seminar dhe Z. Jack Tunheim, Gjyqtar i Distriktit në SHBA, me temën: “Rëndësia e kontrollit të Gjykatës Kushtetuese të SHBA-së ndaj gjykatave të zakonshme”, dhe Dr. Sc Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, me temën: “Rëndësia e kontrollit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vis-à-vis gjykatave të zakonshme”.

 

 

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.