| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2011

Rezultate 1 - 9 / 9
13.12.2011
Me ftesë të Zotit Jagdish Gandhi, Themelues – Drejtor i City Montessori School, si dhe drejtues i Konferencës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Zoti Bashkim Dedja, mori pjesë në punimet e Konferencës së 12-të Ndërkombëtare të Kryegjyqtarëve të Botës me temë: “Forcimi i ligjit dhe qeverisja globale si nevojë e kohës, me qëllim mbrojtjen e së ardhmes së dy bilion fëmijëve në mbarë botën dhe gjeneratave që do lindin,” si dhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast, të cilat u zhvilluan në datat 7 – 13 dhjetor 2011, në Lucknow, New Delhi, India
03.12.2011
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Andorrës, një delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar, dhe Znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, ka marrë pjesë në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare Kushtetuese me temë: « Gjykatat Kushtetuese dhe doktrina: po dialogu? », e cila i ka zhvilluar punimet në datat 1 – 3 dhjetor 2011, në Andorra La Vella, Andorra.
11.11.2011
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar, dhe Z.Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar, të organizuar me rastin e 10-vjetorit të Dhomës Kushtetuese të Gjykatës Supreme të Republikës së Venezuelës, i cili i zhvilloi punimet në Karakas, Venezuelë, në datat 9-11 Nëntor 2011.
09.10.2011
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Armenisë, Z. Gagik Harutyunyan, në datat 4 – 9 tetor 2011, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z.Bashkim Dedja, kryetar, Zj. Vitore Tusha, gjyqtare dhe Zj.Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare organizuar në Yerevan, e cila i dedikohej 15 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Armenisë.
24.05.2011
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar, Z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar, dhe Z. Ardit Hysa, këshilltar ligjor, mori pjesë në Kongresin e XV-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane me temë: “Marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me Parlamentin dhe Qeverinë,”
20.05.2011
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Sokol Sadushi dhe Z. Petrit Plloçi, gjyqtarë, mori pjesë në Konferencën me temë “Kontrolli i kushtetutshmërisë në Europë,”
07.04.2011
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Rumanisë, Z. Augustin Zegrean, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj gjykate, Zoti Bashkim Dedja, dhe i përbërë nga Znj. Vitore Tusha dhe Znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare, ka zhvilluar në datat 4 – 7 prill 2011 një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Rumanisë
28.01.2011
Me ftesë të Zotit Jean – Paul Costa, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori pjesë në Seminarin me temë: “Cilat janë limitet e interpretimit evolutiv të Konventës,”
18.01.2011
Në datat 16 – 18 janar 2011, u zhvillua në Rio de Janeiro, Brazil, Kongresi i 2-të i Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese me temë “Ndarja e Pushteteve dhe Pavarësia e Gjykatave Kushtetuese dhe Organeve me Juridiksion Ekuivalent.”
Rezultate 1 - 9 / 9

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.