| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Publikim i rezultateve të konkurrimit

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese shpall fituesit për procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive në, administratë, si më poshtë:

1)  Znj. Belma Lleshi është fituese me 90,8 pikë për  pozicionin e specialistes së nivelit të lartë të dokumentacionit dhe sekretarisë gjyqësore në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit-kategoria III-b.


2)  Znj. Fiorela Dervishi është fituese me 94,4 pikë për  pozicionin e specialistes së nivelit të lartë të redaktimit gjuhësor në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumen-tacionit, kategoria III-b.


3)  Znj. Ervina Qëndro është fituese me 87,4 pikë për  pozicionin e specialistes së nivelit të lartë për marrëdhëniet me publikun dhe ato protokollare në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë-kategoria III-b.


4)  Znj. Rovena Koçi(Zyko) është fituese me 84,0 pikë për  pozicionin e specialistes së nivelit të lartë të prokurimeve dhe i burimeve njerëzore në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria III-b.

DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE


Datë, 20.04.2018.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.