| Bookmark and Share

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST/E)

stema_republikes
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST/E)

 
Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore”
Niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Në zbatim të neneve 22 dhe 23, të Ligjit 152/2013, “për nëpunesin civil”, si dhe të Kreut II, IV dhe VI, te Vendimit nr.143, datë 12.03.2014, të Këshillit të Ministrave, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqiperise shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
 

1(një) specialist/e i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë në administratën e Gjykatës Kushtetuese-kategoria IV-A(ish III-B).

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
 
Vetëm në rast se për këtë pozicion, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
 
Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Data e fillimit te njoftimit:
 
05 shtator-2014
 
Data e mbarimit te njoftimit:
 
03 nëntor-2014
 
Data e fundit e dorëzimit të dokumentave:
 
04 tetor-2014
 

*Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja proçedurat.

Lexo shpalljen e plotë
Lista e verifikimit paraprak për levizje paralele
Njoftimi i fituesit
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.