Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seminar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor dhe Ndërkombëtar”, 27-28 prill 2017

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, IRZ”, organizoi seminarin me temë “Ankimi kushtetues në teori dhe praktikë” në datat 27-28 prill 2017.
 
Në seminar morën pjesë këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ i Gjykatës Kushtetuese. Lektor i seminarit ishte Prof. Dr. Jan Bergmann, kryetar i Senatit pranë Gjykatës Administrative të landit Baden-Würtemberg, Gjermani dhe profesor i së drejtës europiane.
 
Në seminar u trajtuan tema të ndryshme si dogmatika europiane e të drejtave të njeriut, të drejtat e njeriut si shprehje e sistemit të vlerave, të drejtat e njeriut si të drejta mbrojtjeje, të drejtat e njeriut si të drejta kontribuese ose pjesëmarrjeje; kategoritë e të drejtave të njeriut, liritë themelore, të drejtat themelore të barazisë, të drejtat themelore procedurale; konkurrenca e të drejtave themelore dhe përplasja e të drejtave themelore.
  

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.