| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seminar me temë “Kontrolli i vendimeve të Gjykatës së Lartë” Prishtinë, Kosovë, 12 qershor 2013

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit Z. Aleksandër Toma, mori pjesë në seminarin me temë “Kontrolli i vendimeve të Gjykatës së Lartë”, që u zhvillua në Prishtinë, në 12 qershor 2013.

Seminari u organizua nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme e Kosovës, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Fushën Ligjore (IRZ), dhe me pjesëmarrjen e gjyqtarëve kushtetues dhe të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Hamburgut në Gjermani, Prof. Dr. Ulrich Karpen, prezantoi disa tema lidhur me ankimin kushtetues ndaj vendimeve të gjykatave në rajon – kontrollin gjyqësor të vendimeve të Gjykatës Supreme dhe të gjykatave të tjera të zakonshme nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës; zbatimin e standardeve për të drejtat e njeriut, të parashikuara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.