Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Shkolla e 6-të Verore e Qendrës për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, Ankara, Turqi, 17 – 21 shtator 2018

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Zühtü ARSLAN, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga znj. Kaliona Nushi dhe z. Ermal Tauzi, këshilltarë ligjorë, mori pjesë në programin e Shkollës së 6-të Verore të organizuar nga Qendra për Trainimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente. Programi i këtij viti kishte temën “E drejta për liri dhe siguri” dhe u zhvillua në Ankara, Turqi, në datat 17 – 21 shtator 2018.

Secili prej pjesëmarrësve në program mbajti një prezantim në lidhje me temën: “E drejta për liri dhe siguri” duke analizuar shkurtimisht të drejtën dhe praktikën në vendet e tyre respektive, si dhe duke ofruar një përmbledhje të vendimeve të mëparshme të gjykatave që pasqyrojnë praktikën gjyqësore të vendosur.

Pjesëmarrja në këtë lloj veprimtarie u vlerësua si një shkëmbim i frytshëm i informacionit dhe përvojave, si dhe një mundësi për të dëgjuar mendime të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë për të përmirësuar cilësinë e gjykimeve të ardhshme.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.