| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të fondacionit gjerman “Hanns Seidel”

Kryetari i Gjykates Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij përfaqësuesin e Fondacionit gjerman “Hanns Seidel” Dr. Klaus Fiesinger, Drejtor i Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazet dhe Azinë Qendrore, i cili shoqërohej nga Znj. Nertila Mosko, drejtuese e zyrës së fondacionit në Tiranë. Kryetari Bashkim Dedja, pasi i shprehu falënderimet përfaqësuesve të fondacionit gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, bëri një prezantim të përbërjes dhe funksionimit të Gjykatës si dhe të aktivitetit të saj për vitin që kaloi. Z.Dedja i njohu përfaqësuesit e Fondacionit gjerman me përgatitjet për organizimin e 20- vjetorit të themelimit të Gjykatës, duke i adresuar  të ftuarve dhe një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen me këtë rast. Z. Klaus Fiesinger falenderoi për ftesën dhe siguroi për pjesëmarrjen e përfaqësueve të fondacionit në këtë jubile.

Në vazhdim të takimit Z.Klaus Fiesinger kërkoi të informohej mbi marrëdhëniet midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërise dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës si dhe vlerësoi ndihmën që gjykata  ka dhënë për konsolidimin e  bashkëpunimit profesional midis dy gjykatave kushtetuese.

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.