Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me përfaqësues të Komisionit të Venecias, 02 Nëntor 2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti në një takim, me kërkesën e tyre, një grup përfaqësuesish të Komisionit të Venecias, të cilët gjenden në Shqipëri për të diskutuar me aktorët politikë dhe institucionalë për reformën në drejtësi.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë ndryshimet kushtetuese të hartuara nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, kryesisht ato ndryshime që prekin institucionin e Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesit e delegacionit të ekspertëve kërkuan mendime lidhur me këto ndryshime, njëkohësisht ata prezantuan eksperienca të vlefshme nga fusha e jurisprudencës  Kushtetuese të vendeve te BE-së.

Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve që delegacioni i ekspertëve po kryen gjatë këtyre ditëve me përfaqësues të lartë shtetit, politikës dhe të institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësorit.

Në fund të takimit, zoti Dedja, pasi vlerësoi bashkëpunimin mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias në fushën e drejtësisë kushtetuese, shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vyer dhe ekspertizën e dhënë nga ky Komision.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.