| Bookmark and Share

Takim i Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me Sh.S.Znj. Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot, më 19.01.2021, Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, është pritur në një takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S.Znj. Yuri Kim.
Në fokus të këtij takimi ka qenë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe ecuria e veprimtarisë së saj. Znj. Tusha shprehu edhe një herë falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e dhënë nga SHBA, si dhe angazhimin institucional për të përmbushur me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm sa më të lartë misionin e caktuar nga Kushtetuta. 

foto19

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.